Agim Ramadani

Agim Ramadani

 
Agim Ramadani (1964-1999) lindi në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit, në Kosovë, me 3 maj të vitit 1964. Shkollimin filor e kreu në vendlindje, të mesmen shkollën teknike në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.
 
Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë i mbetën të shpërndara nëpër revista të ndryshme e në dorëshkrim, si piktor organizoi ekspozita kolektive e përsonale në Kroaci, ku punoi si ushtarak e në Zvicër, ku jetoj si emigrant politik, mëqe me fillimin e luftës në Kroaci, ai braktisi ish Armatën Jugosllave ku punonte si oficer. Në vitin 1998 pranohet antarë nderi në Akademinë Evropiane të Arteve.
 
Ndonëse kishte të rregulëuar statusin e emigrantit, Agim Ramadani në vitin 1998, iu përgjigj thirrjës së atdheut dhe u inkuadrua në radhët e Ushtrisë për Çlirimin e Kosovës, duke lënë në Zvicër tre fëmijë dhe gruan.
 
Gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerrjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët e vet. Ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare. Pas thyerrjës së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, tek vendi i quajtur Rrasa e Zogut, ai ra heroikisht- duke mos vdekur kurr. Njihet me emrin konspirativ-Katana. Llogaritët si një nga heronjt më të njohur të historisë së re shqiptare. Në Gjilani para Teatrit Kombëtar i është ngritur një shtatore, në të cilën janë komponuar të gjitha elementet artistike dhe luftarake të Agim Ramadanit-Katanës.Është përfaqësuar në disa leksikone dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë, të botuara pas vitit 2000. Agimi la pas vetes tre pasardhës, djemt Jetonin e Edonin, dhe vajzën Laurinën.
 
 
Ora
 
Data
 

Web design tools, Small Website Calendar, ArtDigitalDesign.com

Lajmet
 
Vizitorë
 
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden