Fjala hyrëse

 


K A N U N O R J A

E            
LËVIZJES  BESËLIDHJA KOMBËTARE
DEMOKRATIKE SHQIPTARE
B.K.D.SH.
 
 
 
- Parimet Themelore
- Programi
- Statuti
- Rregullorja e Brendshme e Punës së
 Komitetit Kombëtar të B.K.D.SH.
- Dokumenta të tjerë
- Fakte e shënime historike: 1943-1996
 
 
 
Tiranë - Prishtinë - Shkup - Preshevë - Prevezë- Tivar
 
1996
 
KOMITETI KOMBËTAR
 
I BESËLIDHJES KOMBËTARE
DEMOKRATIKE SHQIPTARE
 
Lexues të nderuar!
 
Besëlidhja Demokratike Shqiptare vendosi të publikojë programin e saj politik dhe strategjik i cili njihet me emrin e përbashkët KANUNORJA dhe të cilën ne ua vëmë në dispozicion lexuesve që ata vetë të gjykojnë se çfarë vlerash morale, shoqërore dhe kombëtare përmban i gjithë ky material. Dhe sapo ta lexoni me vëmendje, ju lutemi, krahasojeni përmbajtjen e këtij botimi me të gjitha ato “programe” “statute”, “rregullore”, etj., të të gjithë asaj morie partish politike, “lëvizje”, organizatave “qeveritare” e “joqeveritare” dhe gjykoni se sa kanë vlerë të gjitha ato me këtë program të plejadës së sakrifikuar për ribërjen e Shqipërisë Etnike. Pra, të çlirimit të atyre trevave shqiptare që ende rënkojnë nën robërinë e shteteve fqinje. Me këtë, nuk nënvlerësojmë asnjë subjekt politik që përpiqet të jetojë e mbijetojë, por qëllimi ynë është që masave të gjera shqiptare t’ua tregojmë rrugën e drejtë, rrugën e vetme drejt LIRISË dhe PAVARËSISË dhe TËRËRSISË KOMBËTARE dhe ETNIKE TË MBARË KOMBIT SHQIPTAR. Ju lexojeni me kujdes, vetëm, me shokë, miq e dashamirë dhe nëse konstatoni se kjo KANUNORE ua ofron atë çka e keni kërkuar vite me radhë, mos hezitoni, krijoni grupe sado të vogla qofshin edhe “treshe”, për të mundur që brenda pak kohe të zgjeroni radhët tuaja AKTIVE, NËNDEGË, DEGË dhe në këtë mënyrë t’i bashkangjitemi KOMITETIT DREJTUES TË BKDSH për Kosovën që ekziston dhe vepron vite me radhë. Vetëm një riorganizim i mirëfilltë me zgjerimin e radhëve të BESËLIDHJES sonë mund të krijojmë kushtet që brenda një kohe, jo shumë të largët, kjo besëlidhje të bëhet faktor i rëndësishëm, në skenën politike të trevave shqiptare anë e kënd trojeve tona etnike. Pra, mos ngurroni!. ZGJOHUNI nga gjumi letargjik që iu kanë vënë disa “lidershipa” të zhurmshëm por, pa asnjë kredibilitet për çlirimin e trojeve tona etnike dhe rikrijimin e SHQIPËRISË SË LIRË ETNIKE E DEMOKRATIKE!. Është e vetmja, BESËLIDHJA JONË SHQIPTARE QË E NDJEK me besnikëri këtë rrugë dhe nga e cila nuk shmanget për kurrfarë çmimi në jetë. Tani është radha juaj lexues të nderuar. Është radha e rinisë shkollore dhe asaj studentore që të jeni avangarda dhe PARAROJA e kësaj ideje e cila nuk është aspak e re, sepse i ka rrënjët e saja thellë në trungun e historisë, që iu ofron një PROGRAM politik, ekonomik, kulturor, social dhe human, të cilin bashkërisht mund ta realizojmë dhe ta vëmë në zbatim të plotë nëse në radhët tona zhvillohet ndërgjegje dhe VETËDIJA kombëtare e sendërtuar me BESË, NDER E BURRËRI. Presim pra përkrahjen dhe mirëkuptimin e të gjithë juve. Ne i kemi dyert e hapura për secilin prej jush: burra dhe gra, djem e vajza, pleq e të rinj, sepse ATDHEU ËSHTË I TË GJITHËVE E MBI TË GJITHA! Ju faleminderit!
 
Komiteti Kombëtar i BKDSH!
 

 
Ora
 
Data
 

Web design tools, Small Website Calendar, ArtDigitalDesign.com

Lajmet
 
Vizitorë
 
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden