Marie Shllaku

 

Marie Shllaku (1922 - 1946)





Marie Shllaku është lindur në Shkodër, më 22 tetor 1922.
Babai i Maries quhej Mark, kurse nëna Dila. Prindërit i kishin kushtuar kujdes të madh shkollimit të Maries. Në saje të përkujdesjes të atdhetarit At Gjergj Fishta,i njohur si shkrimtar me orientime patriotike, Maria kishte mësuar mjaft mirë historinë shqiptare, gjuhën frënge, gjermane,latine, si dhe gjuhën e
vjeter greke. Më me vështirësi, Maria e fliste gjuhen serbokroate.
Fjala është, pra, për një studente të pasionuar, të aftë dhe deri në ekstreme të vendosur t'i realizojë idealet e veta.


Marie Shllaku,një vajzë e re shqiptare,pati fatin të gjindet midis burrash të mëdhenjë të kombit shqiptarë dhe veçanërisht midis burrash dhe luftëtarësh të njohur shkodran,ndër të cilët ishte edhe i madhi At Gjergj Fishta, Bernard Llupi etj.

Marie Shllaku,ndonëse shumë e re në moshë, vetëm 20 vjeçare, ishte studente, gjë që ishte rastë i rrallë për femrat shqiptare të asaj kohe,dhe që u angazhua me tërë qenien e vet, me të gjitha forcat dhe me tërë potencialin që kishte për ta vënë në jetë idealin e lartë të bashkimit kombëtarë të të gjitha trojeve etnike, pavarësisht se në ç’kushte apo rrethana do të arrihej ajo sepse kryesorja mbeti, arritja e këtij qëllimi të shenjtë kombëtar, për çka u derdh kaq shumë gjak, bile edhe gjaku i Marie Shllakut.
Ajo vazhdoi rrugën madhështore të luftës për vatan dhe për çlirimin kombëtar, rrugën e atyre burrave shkodran,siç ishte Hamzë Kazazi që luftoi kundër pashallarëve të Turqisë dhe Oso Kuka që luftoi në trojet e Vraninës kundër cubave të Cvetinës.
Në luftën për çlirimin e atdheut nga ripushtimi sllavokomunist, Marie Shllaku u gjend edhe në Drenicë, ku dy dekada më parë, luftoi dhe qëndroi për 12 vite me rradhë heroina e popullit-Shotë Galica. Po kështu, edhe pse ishin kohë të turbullta ato kur Shaban Polluzha doli kundër tradhëtisë serbosllave, Maria pa kurrëfarë hamendje, që në ditët e para doli në anën e tij dhe përkrahu deri ne fund me gjithë ç’pati, duke ju bërë krah përpjekjeve vigane të fundit të luftës antifashiste, që të hiqej qafesh një herë e përgjithmonë zgjedha sllave.
Marie Shllaku i rrëmbeu armët në ditët më të vështira; në ato ditë kur e tër ëKosova digjej flakë nga zjarri i ri i tradhëtisë.
Ata që nuk i njohin rrethanat e formimit të kësaj atdhetare, mund të pyesin me habi, se përse e bëri këtë një trimëreshë që nuk ishte nga viset e Kosovës-një trimëreshë shkodrane?!
-Marie Shllaku, si paraardhësit e saj pati dhimbje të madhe për fatin tragjik të shqiptarëve të Kosovës. Ajo ndjeu atë dhimbjku po shpërnguleshin me dhunë qindra e mijëra shqiptarë jashtë trojeve të tyre etnike. Prandaj, ajo, pa mëdyshjen më të vogël, doli në anën e luftës për çlirimin e Kosovës martire.
Marie Shllaku edhe në momentet më vendimtare, në kohën më tragjike të luftës iu bshkangjit krahut me atdhetarë të asaj kohe-rreth 100 intelektualëve që u angazhuan në rezistencën shqiptare të fundit të luftës antifashiste. Ndër këto figura më të ndrituar ishin: Bernard Llupi,Shaban Polluzha,Ymer Berisha, Mehmet Gradica, Gjon Sereqi,Metë Dina,Ukë Sadik Lutani... të cilët qëndruan deri në fund të pa mposhtur dhe u vranë në luftë, ose u pushkatuan nga pushtusi serbo-malazez.
Makinerija propaganduse serbosllave,duke parë rolin aktiv dhe të rëndësishëm të Maries në rezistencën shqiptare, për ta njollosur fetarisht Marien dhe për të shkaktuar përçarej mbi baza fetare,nisi të shpif kundër saj, gjoja se Maria po angazhohet kryesisht me shqiptarët e besimit mysliman.
Ishte e vërtetë se Maria qe lidhur krysisht me shqiptarët mysliman, natyrisht, jo për shkak të fesë apo të ndonje shkaku tjetër, po pikërisht se ishte një atdhetare e shquar,e cila dinte se shpëtimin i kombit mund të vijë vetem po qe se do bashkohen të gjithë shqiptareë, pavarësisht nga feja dhe ndarja krahinore.Ajo, natyrisht, i kishte të qarta edhe qëllimet përqarëse të serbosllavëve dhe e dinte mirë se po këta ishin edhe burim i të gjitha shpifjeve kundër saj. Prandaj,ajo nuk i përfillte ato.
Në luftën për pavarsinë kombëtare dhe bashkim të trojeve të pushtuara Maria u angazhua në mënyrë të gjithanshme..
Ajo, poashtu luajti një rol aktiv në frymëzimin e luftëtarëve: në shumë takime e kuvende, mbante fjalime të zjarrta,sipas nevojës dhe të gjata, me qëllim që ta mbante të gjallë dhe t’i jepte flakë zjarrit çlirimtar në shpirtin e çdo luftëtari, duke i shërbyer kështu rezistencës shqiptare.

Atë nuk arritën që kurrën e kurrës ta dorëzojnë, e para aktit të pushkatimit, në vend të shprehjes së dëshirës së fundit, ajo nisi dhe këndon Hymnin Kombëtar.

Para gjykatës kriminale të Prizrenit, ajo tha:
-"Ne luftuam që pjesët më të dhimbshme të atdheut t’ia ktheni nënës së vet,
por e kuptoj se kjo gjë s’do të bëhet sot. Megjithatë, edhe pas vdekjes sonë, djemtë dhe vajzat shqiptare do ta vazhdojnë luftën derisa Kosovën të ia bashkoni Shqipërisë."
Historia, ende ka për të thënë e shkruar, për këtë përsonalitet historik në të ardhmen, mbasi ka lënë gjurmë të pashlyeshme, në vetëdijen e popullit tonë dhe si e tillë përkujtohet me krenari dhe respekt të veçantë, si qytetare nderi e trojeve etnike shqiptare.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dëshira janë armët kryesore dhe triumfuese në duart e atij që dëshiron ta braktis duhanin.
 
Ora
 
Data
 

Web design tools, Small Website Calendar, ArtDigitalDesign.com

Lajmet
 
Vizitorë
 
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden