Parimet themelore

 

PARIMET THEMELORE
TË LËVIZJES
 
BESLIDHJA KOMBËTARE
 
DEMOKRATIKE SHQIPTARE
 
 
Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare - (BKDSH), besnike e kujtimit dhe e frymës së burrave të Rilindjes Kombëtare si dhe dëshmorëve të kombit shqiptar të rënë në fushën e nderit gjatë periudhave të ndryshme të rezistencës kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e tërësisë së trojeve arbërore, besnike e virtyteve të kulturës shqiptare, trashëguese e traditave të Besës, Nderit dhe Burrërisë, mbështetur në fuqinë e shenjtë morale të Familjes, në zakonet më të shëndosha të vendit, me baza ideje dhe veprimi, SHQIPËRIA ETNIKE E SHQIPTARËVE, doli në sheshin e ndeshjeve politike të Shqipërisë natyrore në çastin dhe rrethanat jashtëzakonisht të vështira për kauzën kombëtare, përkrah lëvizjeve të tjera kombëtare e liridashëse për të luftuar për çlirimin e atdheut tonë nga robëria, si dhe nga çdo terror e anarki dhe të bëhet mburojë e lirisë dhe pavarësisë së popullit dhe vendit shqiptar.
 
Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare, është një lëvizje mbarëkombëtare politike e përbërë nga të gjitha shtresat e banorëve apo shtetasve të vendit tonë; pa dallim feje, gjinie, krahine, intelekti dhe bindjeve filozofike, prej atyre që kanë pranuar si bazë themelore principet e shëndosha të Lëvizjes gjithëkombëtare të udhëhequr nga Besëlidhja Shqiptare e Prizrenit (1878), si dhe nga idetë për çlirimin e kombit shqiptar të proklamuara në Kuvendin historik të Dobërdolit më 4 - 5 gusht, 1945, nga i pavdekshmi, prof. Ymer Berisha kur iu vunë themelet juridiko – politike Besëlidhjes sonë që aso kohe quhej “Besa Kombëtare”. Ndaj për t’i vënë në jetë këto aspirata, BKDSH shpall PROGRAMIN e vet POLITIK. Të luftojë me të gjitha mjetet e pranuara nga ORGANIZATA E KOMBEVE TË BASHKUARA - (OKB), kundër okupatorëve dhe shkelësve të lirisë dhe pavarësisë së shtetit shqiptar (SHQIPËRISË ETNIKE) dhe shtetasve të saj, në radhë të parë duke u bazuar në principet e lirisë së individit dhe paraqet PROGRAMIN e vet POLITIK që bazohet në këto parime themelore.
 
PARIMET THEMELORE
 
1.     Lufta vendimtare për çlirimin dhe ribashkimin e të gjitha trojeve të pushtuara shqiptare dhe vendosjen e pavarësisë, lirisë dhe demokracisë duke u mbështetur në principet e përparuara shoqërore, të cilat do t’i përshtaten më së miri kohës aktuale, kulturës dhe mentalitetit shqiptar;
 
2.     Mbrojtja e Simbolit kombëtar, FLAMURIT KUQ E ZI (me shqiponjën dykrenore të vendosur në mesin e fushës së kuqe), të gjakut të derdhur për lirinë e kombit dhe atdheut pa asnjë shenjë tjetër;
 
3.     Zbatimi në vepër të parimit që, në Shqipërinë Etnike të sundojë liria e vërtetë e fjalës, mendimit, shtypit, tubimeve, radhitjes (organizimit) në organizata dhe parti të pavarura opozitare si dhe Sindikata të lira, të sigurohet e drejta e besimit sipas ndërgjegjes së individit dhe e çdo të drejte tjetër që nuk bie në kundërshtim me interesat e përgjithshme kombëtare.
 
4.     Të kontribuohet për ndërtimin e një ekonomie të lirë dhe të shëndoshë të Shqipërisë së RIBASHKUAR ETNIKE, gjithmonë duke pasur parasysh që në shoqërinë tonë të mos ketë shfrytëzues dhe të shfrytëzuar dhe që vendi ynë të bëhet një vend me ekonomi të përparuar e cila do të bënte që brenda një kohe mundësisht sa më të shkurtër të eleminohen të gjitha pasojat e trashëguara nga prapambetja historike dhe gabimet që janë bërë nga politika e deritashme e gabuar.
 
5.     Angazhimi ynë maksimal për t’i bërë realitet principet e BKDSH-së, të cilat njëherit janë si moto e kësaj Partie, si vijon:
 
a)    - Atdheu i shqiptarëve është: SHQIPËRIA E LIRË ETNIKE;
 
b)    - Programi ynë është që: Kosova dhe tokat e tjera shqiptare, të cilat ende mbahen të pushtuara nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Çamëria nga Greqia, të çlirohen dhe ribashkohen me tokat e Shqipërisë, e cila është njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si shtet i pavarur (ndërsa një pjesë e popullsisë, më e madhe në numër, është lënë jashtë kufijve të saj).
 
c)     - Prijësi ynë është: Populli i lirë shqiptar, i cili udhëhiqet nga sistemi politik parlamentar (i trashëguar nga ODA E HAPUR SHQIPTARE).
 
d)    - Ideologjia jonë është: Jeta e lirë e frymëzuar dhe e mbështetur nga traditat dhe kultura jonë shumëshekullore sipas Kuvendit Popullor (të Odave), pasuruar me norma të reja ideologjike përparimtare dhe bashkëkohore si dhe duke e njohur lirinë dhe të drejtën edhe të minoritarëve të tjerë që jetojnë si pakicë në atdheun tonë, Shqipërinë Etnike.
 
6.  Besëldhja jonë, BKDSH, lufton dhe do të luftojë që pas ribashkimit të trojeve të shkëputura, të krijohen kushtet për riatdhesimin dhe marrjen nën mbrojtje të të gjithë atyre shqiptarëve që të detyruar nga kushtet e vështira ekonomike dhe të nxitur nga shtypja e egër politike dhe fizike, janë detyruar t’i braktisin trojet e tyre. Njëkohësisht do të bëjmë çmos që këta individë apo familje, të integrohen sërish sa më shpejt në shoqërinë e lirë dhe demokratike të Shqipërisë së ribashkuar.
 
7. Luftojmë për një Shqipëri Etnike, ku pas çlirimit dhe ribashkimit të plotë të atdheut me vota të lira do të zgjidhet forma konstitucionale e shtetit të lirë shqiptar. Gjithashtu do të përqëndrohemi për gjetjen dhe formulimin e ideve më të mira për rregullimin konstitucional të shtetit të ardhshëm të lirë shqiptar, për formën e rregullimit të tij si shtet. Sepse natyrisht që shoqëria jonë ka nevojë të lirohet nga kontradiktat politiko-ideologjike dhe të integrohet në një rregullim shoqëror të ri gjithëkombëtar.
 
8. Besëlidhja jonë lufton për eliminimin dhe zhdukjen e të gjitha ndasive (për pajtim gjithëkombëtar), dhe për krijimin e kushteve për të mbështetur të gjithë shtetasit e Shqipërisë Etnike (njëlloj edhe minoritarët) në mënyrë që ata të mund t’i zhvillojnë dhe dëshmojnë lirisht aftësitë e tyre krijuese.
 
9. BESLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE lufton për emancipimin e plotë të gruas shqiptare duke ia njohur të gjitha të drejtat, si ato që gëzon mashkulli dhe për krijimin e kushteve shumë të mira për nënat tona dhe foshnjat (duke pasur parasysh se tek ne, është lindshmëria më e madhe në Evropë) si dhe mbrojtjen e familjes që është institucioni më i lartë e i shenjtë shqiptar.
 
10. Pasi të jetë të ribashkuar dhe formuar shteti i ri shqiptar, i lirë dhe demokratik, do të punojmë në ndërtimin e një mbrojteje të fortë ushtarake, në mënyrë që të mos përsëriten më tragjeditë historike, kur tokat tona copëtoheshin sipas dëshirës së të tjerëve.
 
11. BESËLIDHJA jonë KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE lufton për formimin dhe mbështetjen e inteligjencës shqiptare, për zhdukjen e plotë të analfabetizmit, për zhvillimin e vrullshëm të letërsisë dhe artit shqiptar dhe për zënien e hapit me shoqëritë e zhvilluara kulturore, politike e ekonomike të botës.
 
12. Luftojmë për të bashkuar dhe harmonizuar energjitë përparimtare të kombit, për të gatuar bashkimin mendor dhe shpirtëror të të gjithë atyre shtetasve tanë që e dëshirojnë me zemër dhe pa kurrfarë interesi personal RIBASHKIMIN e trojeve të shkëputura shqiptare, atdheut legjitim - Shqipërisë.
 
13. Luftojmë për mobilizimin e të gjitha fuqive të gjalla të kombit kundër çdo pushtuesi të huaj që synon t’i shkelë dhe të robërojë trevat tona etnike si dhe kundër çdo uzurpatori të të drejtave kombëtare dhe njerëzore të kombit shqiptar, për realizimin e idealit më të lartë dhe të shenjtë kombëtar, SHQIPËRIA E LIRË ETNIKE PËR SHQIPTARËT E LIRË DHE TË RIBASHKUAR!
 
14. Pranojmë në radhët e “BESLIDHJES KOMBËTARE
DEMOKTARIKE SHQIPTARE” - (BKDSH) të gjithë ata persona me origjinë shqiptare pa dallim gjinie dhe moshe, besimi dhe intelekti, krahine ose vendi, nëse i përvetësojnë këto PARIME THEMELORE si dhe Statutin dhe Programin e kësaj Besëlidhje dhe deklarojnë sinqerisht se do të angazhohen me zbatimin e tyre me jetë dhe veprim konkret si dhe nëse i kanë mbushur 18 vjet dhe nënshkruajnë akt - betimin e anëtarësimit në radhët tona.
 
Anëtar-e, quhet vetëm ai person që sinqerisht angazhohet për zbatimin e këtij programi politik në jetë dhe është i gatshëm të sakrifikojë çdo gjë në jetën e tij për realizimin e këtyre qëllimeve të shenjta duke mos kursyer as jetën e vet, sepse IDEALI PËR RIKRIJIMIN E SHQIPËRISË SË LIRË ETNIKE, kërkon besnikëri, vetëmohim, sakrificë dhe gatishmëri të plotë për ruajtjen dhe mbajtjen e betimit, besës së dhënë shqiptare.
 
Anëtari-ja e kësaj Besëlidhje ka për detyrë të luftojë jo vetëm për çlirimin e trojeve të pushtuara por, lufta e tyre vazhdon edhe pas çlirimit dhe ribashkimit kombëtar e ajo luftë zhvillohet për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit etnik, gjeografik dhe historik të SHQIPËRISË SË LIRË ETNIKE, DEMOKRATIKE - SHQIPËRISË SË SHQIPTARËVE.
 
Prishtinë, 16 gusht 1972   Tiranë, 28 korrik 1991
 
Ora
 
Data
 

Web design tools, Small Website Calendar, ArtDigitalDesign.com

Lajmet
 
Vizitorë
 
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden