Programi i B.K.D.S.H


 

P R O G R A M I
 
I LËVIZJES BESLIDHJA KOMBËTARE
DEMOKRATIKE   SHQIPTARE B.K.D.SH.
 
PJESA E PËRGJITHSHME
 
Neni 1:   
 
   Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare (lexo BKDSH), është levizja politike që lindi në gjirin e popullit shqiptar e që, në radhët e veta tubon të gjithë shtetasit, pa dallim gjinie, përkatësie fetare, intelekti dhe gjendje ekonomike, nëse anëtari - ja e pranon Programin dhe Parimet Themelore si dhe Statutin e kësaj Besëlidhje.
 
1.         BKDSH synon që me mjete politike, në kushte të parlamentarizmit shumëpartiak t’i realizojë synimet e mbarë kombit shqiptar për liri, tërësinë territoriale dhe etnike të kombit shqiptar, drejtësi, paqe, demokraci të vërtetë, mirëkuptim dhe mirëqenie për të gjithë nënshtetasit e Shqipërisë Etnike.
2.         Bazë të aktivitetit politik, BKDSH ka sovranitetin dhe integritetin e subjektivitetit të kombit shqiptar, si dhe të çdo populli tjetër që e njeh sovranitetin dhe legjitimitetin e shtetit të ribashkuar shqiptar.
3.         BKDSH është subjekt i pavarur e cila legjitimitetin e vet dhe veprimin partiak e mbështet në popull.
4.         Legjitimitetin, BKDSH e fiton përmes zgjedhjeve të lira e demokratike në konkurrencë me partitë e tjera politike.
5.         BKDSH zgjedhësve u ofrohet me Program, me Parime Themelore, me njerëz, me opsione politike, me qëndrime konkrete ndaj çështjeve më kryesore, BASHKIMIT të të gjitha trojeve shqiptare, në një shtet të lirë, sovran, të pavarur dhe demokratik-pluralist.
6.         BKDSH selinë e ka në Tiranë dhe vepron në mbarë territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu për shkak të rrethanave që dihen, kjo besëlidhje, ka edhe dy seli të tjera në Kosovë dhe në mërgim. Kjo “trini” do të përfundojë atë ditë që trevat shqiptare do të çlirohen nga okupatorët e huaj dhe të ribashkohen me shtetin amë – SHQIPËRINË. Atëhere do të kemi vetëm një seli, atë qendrore me Komitetin Kombëtar të BKDSH-së dhe kryetarin e saj. 
 
 Adresa e selisë e BKDSH-së për Kosovë (përkohësisht): Rr. “Ismail DUMOSHI” nr. 36, Banesa nr. 8, KS-10040 Prishtinë.
 
 
PROGRAMI POLITIK i B.K.D.SH.
 
Neni 2:         
 
BKDSH është lëvizje politike, e cila në bazë të kushteve të krijuara të parlamentarizmit shumëpartiak, pas 50 vjet ilegaliteti të madh, tani vepron legalisht në Shqipëri dhe në Kosovë.
 
Neni 3:
 
Baza e veprimit politik, ekonomik e kulturor të BKDSH është: njeriu, liritë, të drejtat dhe mirëqenia e tij shpirtërore, shëndetësore dhe materiale. Të drejtat dhe liritë individuale janë bazë e çdo rregullimi shoqëror.
 
Neni 4:
 
BKDSH angazhohet për respektimin e plotë të të gjitha lirive dhe të drejtave të njeriut; lirinë e fjalës, lirinë e shtypit, të organizimit politik, lirinë e bindjeve dhe shprehjeve të tyre, lirinë e besimit sipas ndërgjegjes personale dhe lirinë e qarkullimit.
 
Neni 5:
 
Organizimi i jetës shoqërore dhe politike bëhet sipas parimeve politike të së vërtetës, të drejtës, lirisë, shpresës, dashurisë njerëzore dhe paqes.
 
Neni 6:
 
Parimet e SINQERITETIT, NDERSHMËRISË dhe SOLIDARITETIT janë bazat themelore për angazhim dhe veprimtari të BKDSH-së.
 
Neni 7:
 
Synohet organizimi i jetës shoqërore dhe politike sipas parimeve të demokracisë moderne në të gjitha institucionet e pluralizmit politik dhe të veprimit të lirë.
 
Neni 8:
 
 BKDSH angazhohet për të drejta dhe liri të barabarta për të gjithë nënshtetasit e shtetit të ribashkuar shqiptar pa kurrfarë dallimi sepse sipas bindjeve tona politike dhe morale, nënshtetasit e Shqipërisë Etnike, gëzojnë të drejta dhe kanë obligime të barabarta ndaj organeve shtetërore dhe Kushtetutës së shtetit të tyre, Shqipërisë së Bashkuar.
 
Neni 9:
 
BKDSH nuk e pranon dhe as respekton kufirin territorial të ish-Jugosllavisë i cili është caktuar padrejtësisht e në dëm të kombit dhe shtetit shqiptar qysh në “Konferencën e Ambasadorëve”, më 1913-ën në Londër. Ajo vijë kufiri ka qenë e caktuar padrejtësisht e në dëm të kombit shqiptar qoftë sa i përket ish-Jugosllavisë, po ashtu, BKDSH ka pretendime të drejta territoriale edhe ndaj Greqisë, sepse të njëjtat fuqi diplomatike kanë qenë shkaktare që, më 1913 ka mbetur krahina jugore e Shqipërisë - ÇAMËRIA nën okupatorin grek.
 
PA KOSOVË E ÇAMËRI NUK KA SHQIPËRI !
dhe
PA SHQIPËRI NUK KA AS KOSOVË AS ÇAMËRI!... është motoja e kësaj Besëlidhje.
 
Neni 10:
 
Pas shpërbërjes së Jugosllavisë e cila nuk ekziston më si shtet federativ, si dhe duke u bazuar në Parimet Themelore, BKDSH kërkon nga faktorët ndërkombëtarë që popullit shqiptar t’i njihet e drejta e vetëvendosjes në mënyrë paqësore e pa gjakderdhje, të shkëputur nga prangat e robërisë sllave dhe kjo pjesë e kombit shqiptar me vota të lira të vendosë për fatin e vet në mënyrë sovrane si dhe të territoreve në të cilat ai jeton shekuj me radhë, duke shfrytëzuar të drejtën legjitime për shkëputjen përfundimtare nga mbeturinat e ish-Jugosllavisë (Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë) dhe ribashkimin e Kosovës, viseve të saj etnike, mëmës Shqipëri. Nga kjo kërkesë, BKDSH nuk heq dorë në asnjë mënyrë dhe nuk pranon kurrfarë kompromisi që cënon këtë kërkesë të shenjtë mbarëkombëtare.
 
Neni 11:
 
BKDSH angazhohet për:
1.      shoqërinë civile dhe shtetin juridik;
2.      sistemin shumëpartiak parlamentar në Kosovën demokratike;
3.     shoqërinë që garanton sigurinë personale dhe sociale;
4.      depolitizimin e armatës, policisë, gjyqeve dhe të gjitha institucioneve klasike shoqërore;
5.      organizimin e jetës sipas standardeve evropiane dhe traditave të shëndosha evropiane;
6.      amnistinë dhe rehabilitimin e plotë të të gjithë veprimtarëve që u ndoqën apo u dënuan për shkak të bindjeve të tyre politike;
7.      riatdhesimin e emigracionit politik shqiptar dhe adaptimin e tij në jetën politike e shoqërore me të drejta të barabarta qytetare e shoqërore;
8.      sindikatat e lira dhe organizimin e lirë të punëtorëve;
9.      pozitë të barabartë të femrës me mashkullin në shoqërinë shqiptare;
10.BKDSH angazhohet që kombi shqiptar të hyjë në Bashkësinë e Popujve të Evropës si popull sovran, i bashkuar dhe i barabartë me kombet dhe shtetet e tjera evropiane;
11.BKDSH angazhohet për afirmimin e identitetit kombëtar të popullit shqiptar në botë;
11.12. BKDSH do të bëhet anëtare e UNIONIT     DEMOKRATIK TË EUROPËS.
 
PROGRAMI EKONOMIK i B.K.D.SH.
 
Neni 12:
 
BKDSH me planin ekonomik angazhohet për:
1.      zhvillimin e ekonomisë së tregut;
2.      2. qarkullimin e lirë të njerëzve, ideve, punës dhe       kapitalit;
3.      pronën private, pronën e përzier aksionare, pronën shtetërore;
4.      ruajtjen e sovranitetit ekonomik të Shqipërisë Etnike;
5.      shfrytëzimin me plan dhe sipas standardeve evropiane të pasurive natyrore;
6.      për zhvillim të përparuar të bujqësisë dhe të fshatit duke u bazuar në Parimet Themelore të BKDSH - (neni 4 i P. TH.);
7.      BKDSH angazhohet për një ekonomi, e cila do t’i plotësojë të gjitha nevojat shpirtërore kulturore, sociale, ekonomike, etj., të shtetasve të Shqipërisë së ribashkuar Etnike.
 
 
PROGRAMI I EDUKIMIT DHE ARSIMIMIT
 
Neni 13:
 
BKDSH në planin e edukimit dhe arsimit angazhohet për:
 
1.      arsimin e gjerë të të gjitha shtresave popullore pa asnjë dallim të shtetasve tanë;
2.      për shkollimin e gjerë pa pagesë;
3.      shkollimin e obliguar fillor dhe tetë - vjeçar;
4.      mësimin e paideologjizuar në të gjitha nivelet;
5.      universitetet e pavarura shqiptare në të gjitha krahinat e Shqipërisë së ribashkuar Etnike e Demokratike
6.      të drejtën e themelimit të shkollave private dhe atyre fetare nëse u përmbahen normave ligjore dhe Kushtetutës së shtetit të ribashkuar shqiptar – SHQIPËRISË ETNIKE;
7.      bashkëpunim të lirë dhe të hapur me të gjitha institucionet arsimore në vend dhe në botë;
8.      kushte të njëjta mësimi dhe banimi për të gjithë nxënësit dhe studentët;
9.      shkollimin në gjuhën amtare të nënshtetasve të shtetit tonë të ribashkuar shqiptar në të gjitha nivelet;
10.integrim në sistemin bashkëkohor të arsimit dhe edukimit.
 
 
PROGRAMI I POLITIKËS SOCIALE
 
Neni 14:
 
 BKDSH në planin e politikës sociale angazhohet për:
 
1.      mbrojtjen e të gjithë personave të rrezikuar;
2.      mbrojtjen e të gjithë personave të moshuar, të vetmuar dhe personave me të meta fizike;
3.      mbrojtjen e personave të sëmurë mentalisht;
4.      mbrojtje dhe ndihmë materiale të të gjithë personave pa punë dhe të personave pa mjete themelore për jetesë;
5.      kushte të barabarta shëndetësore, invalidor dhe të sigurimit pensional për të gjithë të punësuarit;
6.      sigurimin shëndetësor për të gjithë personat, për të gjithë nënshtetasit e Shqipërisë Etnike pa marrë parasysh statusin e tyre;
7.      shërimin pa pagesë të të gjitha sëmundjeve në të gjitha kategoritë;
8.      mbrojtjen e nënës dhe fëmijës dhe për planifikimin e lirë të familjes;
9.      luftën kundër devijimeve në shoqëri: kundër alkoolizmit, drogës, prostitucionit dhe dukurive të tjera asociale;
10.kushte të shëndosha banimi dhe ushqimi;
11.masat preventive për ruajtjen e shëndetit të njeriut;
12.luftën e pakompromis kundër të gjitha llojeve të kriminalitetit. Posaçërisht BKDSH angazhohet për zhdukjen e traditës së imponuar nga të huajt të vëllavrasjes dhe hakmarrjes që nuk janë veti të kombit shqiptar;
           
Kjo vlen për të gjithë nënshtetasit e Shqipërisë Etnike pa asnjë përjashtim!
 
 
PROGRAMI i MBROJTJES SË NATYRËS
DHE RRETHIT SHOQËROR
 
Neni 15:
 
BKDSH në lëmin e mbrojtjes së natyrës dhe ruajtjen e rrethit shoqëror angazhohet për:
 
1.      ndërtimin e objekteve ekologjike në industri dhe përgjithësisht në ekonomi;
2.      mbylljen graduale të objekteve të cilat ndotin natyrën;
3.      respektimin e normave dhe standardeve evropiane gjatë investimeve dhe ndërtimeve të objekteve të reja;
4.      politikë humane urbanistike, politikë gjegjëse të banimit me të gjitha objektet e nevojshme përcjellëse;
5.      respektimi i arkitekturës tradicionale, zgjedhjen adekuate të urbanizmit gjatë ndërtimit të vendbanimeve të reja;
6.      gjallërimin dhe ndërtimin e fshatrave, si bashkësi moderrne urbanistike me ndërtim të gjithanshëm të infrastrukturës.
 
PROGRAMI I RREGULLORES SË BRENDËSHME TË PUNËS SË B.K.D.SH.
 
Neni 16:
 
BKDSH me rastin e legalizimit të saj si Livizje  politike, do të mbledhë një Kuvend të Përgjithshëm kombëtar të kësaj Besëlidhje në të cilën përveç të tjerash, do të shqyrtojë Projektin e Rregullores së Brendshme partiake që do t’i paraqitet atij Kuvendi dhe pas shqyrtimeve do ta aprovojë atë e në bazë të saj do të veprojë në të ardhmen.
 
 
 
DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE
 
Neni 17:
 
Propozimin për plotësimin apo ndryshimin e këtij Programi e jep Kuvendi Kombëtar i BKDSH, të tri Kryesitë, (apo secila veçmas) e komiteteve drejtuese (të Shqipërisë, Kosovës dhe Diasporës), Kryesia e Komitetit Kombëtar të BKDSH, degët dhe anëtarët e BKDSH. Këta të fundit (anëtarët), kërkesën e tyre e paraqesin në formë kolektive me më së paku 150 nënshkrime, duke argumentuar kërkesën e tyre në formë juridike.
 
Ndryshimet, plotësimet apo anulimi i ndonjë Neni apo Kreu të këtij Programi, bëhen vetëm në Kuvendin e Përgjithshëm Kombëtar të Levizjes  sonë “BESLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE”.
 
Pa aprovimin e Kuvendit (Kongresit) të Përgjithshëm Kombëtar të BKDSH, të gjitha ndryshimet, shtojcat apo çfarëdo qoftë shkurtimi, janë të paligjshme dhe nuk kanë vlerë juridike dhe për pasojë, as që e obligojnë Partinë (Besëlidhjen) tonë, apo anëtarët e saj për zbatim.
 
Neni 18:
 
Ky Program është aprovuar nga Këshilli Nismëtar i BKDSH në Mbledhjen konstituive mbajtur më 28 korrik 1991 në Tiranë. Si i tillë, ky program është aprovuar tërësisht nga Kuvendi i 6-të (i jashtëzakonshëm) i BKDSH-së në Mërgim, i mbajtur më 16. 05. 1992 në Shtutgard të Gjermanisë.
 
Gjithashtu të njëtin program e ka aprovuar edhe Këshilli nismëtar për legalizimin dhe konsolidimin e BKDSH-së në Kosovë, mbajtur më 15 qershor, 1992 në Prishtinë.
 
Ky program hyri në fuqi dhe mori formën e prerë në Kongresin e 7-të kombëtar të BKDSH mbajtur në 3 – 4 mars 1994 në Tiranë.
 
 
Ora
 
Werbung
 
Data
 

Web design tools, Small Website Calendar, ArtDigitalDesign.com

Lajmet
 
Vizitorë
 
 

=> Willst du auch eine kostenlose Homepage? Dann klicke hier! <=