Sylejman Lleshi
Nje klithme nga kulla e Sheremetit
 
 
Figura e panjohur e intelektualit dhe atdhetarit Sulejman Lleshi. Studioi ne Itali, u burgos nga fashistet, mori dy doktoratura, ishte nje nder themeluesit e Ballit Kombetar. Arsimtari qe idene atdhetare e shihte pa guacken komuniste, drejtoi gjimnazin e Gjakoves derisa e arrestuan dhe masakruan bashke me 100 shqiptare te tjere
 
nga Albert Kotini
 
Quhej “burgu i Sheremetit”, ndodhet ne Peje te Kosoves dhe ngjarjet e gushtit 1947 ne ate ndertese, kane mbetur te gjalla ne kujtesen e njerezve edhe sot e kesaj dite. Pavaresisht se kane kaluar 60 vjet; pavaresisht se Kosoven e kane munduar masakra shume me te fresketa se ngjarjet e asaj kohe te larget. Inskenimi i hapjes se burgut te Sheremetit me 11 gusht 1947, ishte pjese e nje skenari te paracaktuar per “heqjen qafe” nje here e mire te kokecarjes qe sillte per sherbimet sekrete jugosllave, mbetja gjalle e intelektualeve, politikaneve dhe nepunesve te larte shqiptare nga Kosova e Shqiperia, te cilet kishin nje “te mete te madhe” te perbashket: Ishin antikomuniste, atdhetare ose te pakten, e shihnin me shume dyshim regjimin e ri te instaluar ne te dyja anet e kufirit. Ndaj dhe u shfarosen rrugeve te Pejes dhe rrethinave, disa dhjetra “te arratisur” kufomat e te cileve u lane te kalbeshin me dite te tera: Skender Curri, Xhelal Preveza, Muharrem Mitrovica, Mustafe Muriqi, Jahe Sali Elezaj etj. Vetem pas dy javesh, kur era e keqe u be problem e padurueshem, komunes iu dha leja te mblidhte kufomat, per t’i varrosur pa emer ne nje varr te perbashket, tek vendi jashte qytetit i quajtur “gropat e zeza”. Mes tyre ishte edhe shkencetari i veterinarise, studiuesi i letersise dhe njeheresh profesori nga Tirana, Sulejman Lleshi.
 
Datelindje e 1914-es, shkollen e mesme ai e mbaroi shkelqyeshem ne gjimnazin e Tiranes. Ne konkursin kombetar per letersi qe organizoi ministri i atehershem i arsimit Mirash Ivanaj, fitoi cmimin e dyte. Personazh i gjithanshem, sportist ne volejboll, futboll, atletike etj, sic ish atehere ne mod, Sulejman Lleshi ishte anetar i klubit futbollistik “Sport-Klub Tirana”, nderkohe qe me 1932, fitoi edhe medaljen e arte ne hedhje shtize. Ne qershor te vitit 1935, drejtori i gjimnazit “Karl Gurakuqi” e emeron sekretar dhe nje vit me vone e ndihmon per te studiuar jashte shtetit me burse ne degen e veterinarise. Nuk iu “shmang dot” prirjes se tij per letersi, ndaj ne vitin 1936, Sulejmani rregjistrohet ne dy dege ne Torino te Italise: Ne veterinari dhe letersi. Studimet i mbaron me nderprerje, per shkak te burgosjes dhe internimit nga italianet. Okupimi i Shqiperise me 7 prill 1939, e gjen ne Torino, se bashku me studente te tjere nga Shqiperia (Abdulla Shehri, Hamit Shehu, Halim Begeja, Ismail Karapicin, Seit Kazazin, Xhezmi Dellin, Avdyl Kellezin e Petro Llucanin). Ne nje ngjarje qe meriton trajtim me vete, ky grup te rinjsh me 14 maj 1939, kur Benito Musolini do te mbante nje fjalim ne Torino, planifikuan nje atentat qe deshtoi. Me 10 gusht 1939, burgoset dhe pas nje muaji e internojne ne ishullin San Nikola di Tremiti te Italise, buze bregdetit Adriatik, ku qendron deri ne korrik te vitit ’41, kur e lirojne. Ne kete internim mesoi edhe gjermanisht e anglisht, pasi kishte mesuar ne gjimnaz gjuhet frengjisht dhe italisht. Ne tetor te vitit 1941, Sulejman Lleshi u emerua veteriner ne Bashkine e Tiranes dhe po ate vit shkoi ne Torino, ku perfundoi studimet e larta. Fitoi gjithashtu doktoraten ne letersi. Me dy doktoratura, kthehet ne Tirane dhe vazhdon veprimtarine me fokus te pandryshuar, nacionalizmin. Aspak cudi pra, pse Sulejman Lleshi lidhet me nacionaliste te tjere, te cilet, te drejtuar nga Mit’hat Frasheri, krijojne me 29 shtator 1942 Ballin Kombetar. Ishte koha kur ne Tirane do te qarkullonte trakti i pare jokomunist, dekalogu i mirenjohur te “Ballit Kombetar” me thirrjen per bashkim gjithekombetar, kunder pushtuesit italian. Ne perberje te qarkorit te Ballit per Tiranen, ishin Halim Begeja, Hamit Shehu, Sulejman Lleshi e Abdulla Shehri. Me 1 korrik 1943 u mbajt Konferenca e Mukjes, ku mori pjese edhe Sulejman Lleshi. Nga kjo kohe ai u arrestua, ndersa i vellai, Islami, u internua ne kampin e perqendrimit ne Porto Romano.
 
Ne maj te vitit 1944, mori dhene lajmi i masakrave te dyta ne Bihor, zone shqiptare sot ne Malin e Zi, nga bandat cetnike serbe (mbeshtetes te armatosur te monarkise) te komanduara nga Drazha Mihajllovici. Dihet qe masakra te merrshme ne Bihor ishin bere edhe ne pranveren e vitit 1943, por kjo e nje viti me pas ishte me e tmerrshmja. Flitej se serbet i kishin lidhur dore per dore rreth nje mullari te gjitha grate dhe u kane vene zjarrin, duke vallezuar dhe kenduar. Pastaj kane vrare burra, gra dhe femije, dhe u kane prere kokat. Rreth 5-6 koka burrash te prera u derguan ne Tirane. Kjo krijoi zemerim te madh tek shqiptaret dhe nacionalistet bene thirrje, qe te shkojne vullnetare ne mbrojtjen e tokave te popullsise shqiptare. Me iniciativen e Mit’hat Frasherit, Sulejman Lleshit, Seit Kazazit e Halim Begese, u formua nje batalion vullnetaresh me te rinj nga Balli, partizane, irredentiste etj, qe u pagezua me emrin e deshmorit “Besnik Cano”. Ne kete batalion moren pjese Sulejmani dhe Islami. Komandant batalioni u caktua Seit Kazazi (jurist), zevendes i tij Halim Begeja, ndersa Sulejmani ishte anetar i shtabit. Edhe veprimtaria e ketij batalioni kerkon trajtese me vete: Sic dihet, ne luftime u vra Hamit Troplini nga Tirana qe u varros ne Peje me nderime te medha. Ne shtator te vitit 1944, batalioni u kthye ne Tirane dhe pushoi se ekzistuari si formacion, nderkohe qe pritej zbarkimi i premtuar i aleateve. Ne ate kohe Sulejman Lleshi krijoi me rinine e Ballit, nje cete 50-60 vetash. Ishte periudha kur Abaz Kupi do te propozonte veprime te perbashketa me Ballin kunder gjermaneve, per t’u provuar anglezeve se Shqiperia e meritonte vemendjen e aleateve. Por kjo do te pengohej me cdo kusht nga partizanet, e keshilluar nga Miladin Popovic dhe Dushan Mugosha. Dhe nje fakt i tille, i ndodhi edhe Sulejman Lleshit ne fshatin Preze te Tiranes. Ngjarja tragjike ishte se kjo cete me rinine e Ballit te Tiranes, u nis per ne fshatin Mezez per t’u takuar me shtabin e Abaz Kupit dhe te Abaz Ermenjit, qe te bashkevepronin. Per te mos ndodhur kjo, partizanet e Brigades se Trete rrethuan fshatin Preze, ku Sulejmani dhe Musa Demneri po kalonin naten, deri sa te vinin te takoheshin me forcat e Kupit dhe Ermenjit. Ndersa nje batalion i kesaj brigade i rrethon ne fshat, gjermanet qe ishin 4-5 km larg qelluan me artileri duke vrare 50 veta, prej te cileve edhe nje djalosh 15 vjecar, Imran Bauken; plagoset Ahmet Kalaja e Engjell Akiraj. Per te mos u kapur nga partizanet, ceta u largua, ndersa Sulejman Lleshi dhe Demneri mbeten te rrethuar. Sulejmani dhe Musai, kur degjuan se komandanti i batalionit ishte Hamit Keci, shok gjimnazi dhe bashkestudent ne Itali, u dorezuan ne bese te tij.
 
Sipas nje rrefimi te pas viteve 90-te te Musa Demnerit, “mbasi u dorezuam, na cuan se bashku me te plagosurit edhe 10 tregtare te ndodhur atje se bashku me ceten per t’iu bashkuar Abaz Kupit, dhe na grumbulluan ne Priske. Kur mori vesh Gogo Nushi, se kush ishte kapur, erdhi menjehere per te na bere gjyqin, bashke me komandantin e brigades III Hulusi Spahiu. Pyetjes “perse dolet ne mal”, iu pergjigjem, per te luftuar kunder gjermaneve. Atehere, na bene pyetjen: Perse nuk e luftoni gjermanin me ne? U thame se “edhe me ju e luftojme gjermanin, sepse per ne nuk ka rendesi se me cilen pale luftojme”. Gjyqi vendosi te na liroje. Po te kishim folur ndryshe, na kishin pushkatuar”. Hulusi Spahiu i shenoi per ne brigaden e 4-ert, por ata kembengulen per te 3-ten, sepse “kishte me shume partizane tiranas”. Keshtu ndodhi episodi i kalimit te Sulejman Lleshit nga “ballist” ne “partizan”, nje teme me te cilen eshte spekulluar jo pak, e cila megjithate eshte sqaruar shume mire me fakte e deshmi, nga autori kosovar Hysen Rroka. Pas dy javesh, brigada e 3-te do te merrte urdher per te shkuar ne Kosove.
 
“Ish ballistet” tiranas te survejuar ne cdo hap, mberrijne bashke me brigaden ne Kosove, dhe ne fillim te nentorit 1944, ndodheshin ne Prizren. Sulejman Lleshi vuante shume nga reumatizma, calonte, ndaj ecte me nje bastun. Me te mberritur ne qytet, kerkoi qe te lirohej nga brigada. Nga ana tjeter, profesor Zekiria Rexha, ish inspektor arsimi per Kosoven, mesoi ardhjen e Sulejmanit dhe nderhyri ne shtabin e kesaj brigade per ta emeruar drejtor gjimnazi ne Gjakove. Ky eshte nje version, te cilin ish partizani Hamit Keci nuk do ta mbeshteste pas clirimit. Sepse gjate nje vizite ne shtepine e Mustafa Lleshit (deshmor i vrare se bashku me Kajo Karafilin, si partizan), u shpreh se Sulejman Lleshi “ka tradhetuar”, dhe ai nuk e dinte akoma qe kishte mbetur ne Gjakove. Nje version tjeter thote se drejtuesit partizane e lane intelektualin me dy doktoratura ne Gjakove, me udhezime qe te mbante ligjerata mbi marksizem-leninizmin per udheheqesit shteterore partiake te Kosoves se asaj kohe. Por pavaresisht detajeve mbi menyren e shkeputjes se tij prej partizaneve, qendrimi i Sulejman Lleshit ne Kosove pershkohet nga nje linje e paprere veprimtarie patriotike dhe mbi te gjitha, deshire per te ndihmuar ne arsimimin e ketij vendi. Keshtu qe hapja e progjimnazit te Gjakoves u be per here te pare prej profesor Sulejmanit nga Tirana, ne janar te vitit 1945. Pervecse ishte drejtor shkolle, ai jepte edhe mesim ne frengjisht, gjeografi dhe higjene. Pervec tij ishin dhe tre arsimtare te tjere: Skender Curri e Nevruz Nura nga Gjakova, Zef Nekaj nga Mirdita. Nxenesit e Sulejmanit, qe me vone u bene profesore me ze ne Kosove e kujtojne si pedagog te lindur, arsimtar te dashur, drejtor te palodhur dhe mbi te gjitha si propagandues i jetes dhe vepres se figurave te njohura kombetare. Kishte kontakte me njerez te njohur te qytetit me intelektuale e patriote te asaj kohe, si me Hasan Efendi Gashin, Ramiz Efendi Binishin, Abdurrahman Buzen, Xheladin Ollonin etj. Te paharruara jane ligjeratat qe mbante ne qytetin e Gjakoves dhe rrethinat. Po ketu, ai do te formonte organizaten “Nacional-Demokratike Shqiptare”.
 
Sabile Kecmezi-Basha ne librin e saj “Levizja ilegale patriotike shqiptare ne Kosove 1945-1947”, flet vecanerisht per rolin e kesaj organizate, Komiteti i ri qendror i te ciles aktivitetin e vet e orientoi ne formimin e degeve ne komuna e rrethe; ne rrethet e Gjakoves, Prizrenit, Istogut dhe Drenices. Komitetet e komunave u formuan ne Kijeve te Rahovecit, ne Has te Prizrenit, ne Ponoshec te Gjakoves, ne Pollac e Gllanasele te Drenices, ne Klinen e Poshtme e te Eperme dhe Runik. Sic shkruan ajo, “kryetari i komitetit te Gjakoves ishte profesor Sulejman Lleshi e anetare ishin Zef Nekaj, Nevruz Nuraj, Skender Curri, Hilmi Dyla e Myrteza Kryeziu dhe Nestret Zeka nga Shqiperia”.
 
Keto aktivitete nuk do te zgjasnin shume. Nje nate shkurti te vitit 1946, Sulejmanin e burgos OZNA (sherbimi sekret jugosllav i ushtrise) ne banese. Te nesermen, kur u rreshtuan nxenesit e progjimnazit, Zef Nekaj u tha: “Drejtorin tone mbreme e kane burgosur ne banese. A doni te hyni ne mesim?”. Keshtu te gjithe nxenesit, mesuesit dhe autoritetet e Gjakoves protestuan te shqetesuar. Te nesermen skenari ndryshoi. Sulejman Lleshi lirohet dhe vazhdon per disa dite mesimin ne shkolle, derisa e derguan ne Decan, “per te mbajtur ligjerata para popullit”. Prej ketu OZNA e arreston ne fshehtesi dhe e dergon ne burgun e Pejes (kulla e Xhevat Begut), ku ishte instaluar zyra lokale e organizmit famekeq. Pas disa javesh u burgosen Skender Curri e Zef Neka, qe te dy arsimtare te progjimnazit, qe derguan ne burgun e Pejes, ku mbahej profesor Sulejmani. Pas nje viti, me 1947, burgoset edhe Nevruz Nura, por kete e derguan ne burgun e Prishtines, ku u mbajt dy vjet; qe te kater arsimtaret patriote te gjimnazit te Gjakoves u futen ne burg dhe ne vend te tyre erdhen arsimtare te tjere nga Shqiperia. Nderkohe, me kalimin e diteve burgu i Gjakoves u mbush plot me “te dyshuar”, dhe mbi 100 prej tyre transferohen pikerisht ne burgun e Pejes. Pas nje hetimi prej 5-6 muajsh te shoqeruar me tortura, grupi i NDSH-se doli ne gjyq, ku denimet ishin paracaktuar edhe pse s’kishte fakte. “Gjykimi i profesor Sulejmanit dhe te tjereve”, sipas Ymer Ismail Ukshinit nga fshati Morine i Gjakoves, qe tani eshte 82 vjec, “u mbajt ne maj te vitit 1947, ne gjykaten e qarkut te Pejes dhe zgjati 3 dite. Trupi gjykues perbehej prej gjykatesit Shoshkovic, prokurorit dhe dy poroteve. Ne gjykatore, ku i kishin sjelle te gjithe te burgosurit, moren pjese edhe familjaret. Pra, gjykimi ishte i hapur. Diten e pare u moren ne pyetje, Sulejman Lleshi dhe Skender Curri. Gjykatesi pyet te parin Sulejmanin: “Ku i ke njohur keta te burgosur?”. Sulejmani pergjigjet: “Ketu ne burg i njoha”. Prape gjykatesi e pyet: “Pse nuk ke bashkepunuar me komuniste?”, e ai u pergjigj: “Sepse ideja ime ishte per nacionalizem”. Diten e dyte u moren ne pyetje Ibrahim Ukshini, Ahmet Ibrahimi nga Peja dhe Bajram Morina nga Gjakova. Te gjithe mohuan akuzat dhe nuk pranuan asgje”.
 
Pas perfundimit te seances gjyqesore, Ismet Komoni nga Gjakova, bisedoi me gjykatesin Shoshkovic dhe e kishte pyetur nese kishte mundesi te ndihmonte per kete ceshtje. Gjykatesi i ishte pergjigjur: “Po mundem t’iu ndihmoj nese do te me jepni 20.000 dinare, e ato te m’i jepni pasi te lirohen. Mund t’i liroj, sepse nuk kemi fakte per denim e ata asgje nuk kane pranuar”. Ismeti u gezua shume se i vellai i tij Sefedini ishte i akuzuar, po ashtu edhe Ymeri, si djali i xhaxhait te tij. Vendimi i dhene denoi vetem te akuzuarit qe u moren ne pyetje, ndersa te tjeret jo. Keshtu, Sulejman Lleshi u denua 12 vjet, Skender Curri 19 vjet, Ibrahim Ukshini 20 vjet burg te rende e 10 vjet heqje lirie, Sefedin Komoni 16 vjet, Ahmet Ibrahimi 18 vjet, Xai Kryeziu, 14 vjet, Ram Collaku 8 vjet, Mustafe Dylazeka 5 vjet dhe Bajram Morina 5 vjet. Kur Ismeti i doli perpara gjykatesit dhe e pyeti, “Si u be keshtu?”, gjykatesi iu pergjigj: “Mua askush nuk me ka pyetur, keshtu me erdhi urdhri prej se larti”. Pas shpalljes se denimeve, te burgosurit i tranferuan nga kulla e Xhevat Begut, ne kullen e Sheremetit.
 
Mjaft figura shqiptare me kontribut te shquar per atdheun, kane mbetur “ilegale” ne opinionin publik shqiptar. E tille eshte dhe figura e Sulejman Lleshit, qe me disa bashkekohes te tij kontribuan per arsimimin, kulturen, lirine e Kosoves, edhe me jeten e tyre. Zekeria Canaj, me fjalen e lamtumires per nderimin e profesor Nevruz Nuros ne Prishtine, me 8 nentor 2001, ndermjet te tjerave tha: “Shqiperia sllavo-komuniste, Kosoven e ka shkelur dhe tradhetuar ne menyre mizore. Dhe ne e ndoqem aq sa mundem ate rruge, qe e deftove me ate fanar, me ate mendje te ndritur. Nuk pate ne Gjakove shume shoke te mendimit dhe te idealit. Pate vetem vetem kater a pese: Sulejman Lleshin, doktor shkence nga Tirana, Skender Currin nga familja e madhe e Bajram Currit dhe Zef Nekajn. Kater veta ishit, po bete me shume. Dy te paret do te vriten ne menyre mizore ne burgun e Sheremetit ne Peje… Une jam krenar, qe pata fatin qe te jem nxenesi yt”.
 
Inskenimi i masakres se Pejes, ku disa persona te udhezuar lane dyert e burgut hapur dhe nxiten te burgosurit te largoheshin se “ishin denuar gabimisht”, ka lene prapa nje peng te madh, qe mbetet i tille edhe pas kaq dekadash. Sepse pothuajse ne te gjitha shkrimet e botuara ne Kosove per kete figure te patrajtuar ne Shqiperi, haset i njejti merak: “Eshte fatkeqesi nese nuk gjejme dot varrin e patriotit, prof.dr. Sulejman Lleshi”.
Ora
 
Data
 

Web design tools, Small Website Calendar, ArtDigitalDesign.com

Lajmet
 
Vizitorë
 
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden