Xhemë Gostivari
XHEME GOSTIVARI NJERIU QE LUFTOI PER IDEALIN KOMBETAR

LUFTA E XHEMË-GOSTIVARIT PËR ÇLIRIM E BASHKIM KOMBËTAR

Porf. Dr.Vebi Xhemaili,
T E T O V Ë



Lufta e Shqiptarëve të Maqedonisë në radhët e Ballit Kombëtar si synim drejtë ribashkimit kombëtar (1943-2003)



Pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore në korik të vitit 1941, një delegacion i lartë Bullgar, në përbërjen e të cilit gjendeshin Kryetari i qeverisë Fashiste bullgare Bogdan Filov dhe ministri i punëve të Jashtme të Bullgarisë Ivan Popov, e vizituan Romën.
Delegacioni u pranua personalisht nga vetë Musolini dhe Konti Çano. Në këtë takim u bisedua për Ballkanin dhe si pikë e dytë ishte çështja e kufizimit të tyre në Maqedoninë Perëndimore. Bullgaria kërkonte edhe tokën shqiptare të Dardanisë, që sot ata dhe sllavët e vendit e quajnë Maqedoni Perëndimore.V.Xh).

Për këtë qëllim u formua një komision qeveritarë bullgaro-italian për caktimin e kufijve. Ky komision filloi punën gjatë vitit 1942, takimin e parë e patën në Tiranë, ndërsa të dytin në Shkup më 7 shtator 1942. Por pas caktimit të kufirit në terren erdhi deri te një incident i rëndë në mes ushtrisë bullgare dhe italiane në vijën kufitare mbi fshatin Zhelinë, ku pati disa të vrarë nga të dy palët. Ky kufi i caktuar nga pushtuesit italo bullgarë kurrë nuk do të pranohet nga forcat nacionaliste shqiptare, në krye me Komandantin e njohur të Pollogut Xhemë Hasë Gostivarin, që më vonë me formimin e aradhave të para të ushtrisë së ”Ballit Kombëtar” të udhëhequra nga ky Komandantë do të jetë territori më i sigurtë në aspektin e shtetësisë, të ashtuquajtur ”Shqipëria e lirë”. Në këto rrethana ekzistuese, duke filluar nga gryka e Dërvendit mbi fshatin Zhelinë, duke përfshirë pikën më strategjike të gjitha kohërave kështjellën e Skënderbeut, në fshatin Orashje e deri në Radushë me qytetet: Tetovë, Gostivar, deri në Dibër e Strugë. I njohur si vend i lirë i shqiptarëve ose shpeshëherë si zonë më e sigurtë në aspektin e sigurisë gjatë lëvizjeve nëpër rrugë, falë komandantit Xhem Has Gostivarit, Musli Hasës, Shaban Koritës, Arif Brodecit, Arif Kapetan Globoçica Lokë Llakavica Aqif Reçani, e shumë të tjerëve.[1]

Ndërsa në anën e Kërçovës ushtarakisht ka bashkëpunuar me Mefailin e Madh dhe Mefailin e Vogël, ndërsa në Strugë me rrethinë Komandant Xhema ka bashëpunuar me: Nazim Tateshin, Faik Dobovjanin, Murat Labunishtën e shumë të tjerë V.Xh.)

Në fillim të luftës së Dytë Botërore situata politike dhe ushtarake dita ditës bëhej shumë e ndërlikuar në fushën e Pollogut. Qarqet sunduese bullgare asesi nuk mund të pajtoheshin me caktimin e kufijve, pasi me këtë ndarje fusha e Pollogut i takonte Italisë, e jo Bullgarisë, e cila ëndëronte krijimin e Bullgarisë së Shën Stefanit, të krijuar nga diplomacia ruse më 3 mars 1878, ku nën patronatin e saj bënin pjesë pastër territore shqiptare nga Shkupi deri në Elbasan. Poashtu duhet theksuar se edhe emisarët sllavo maqedonas që jetonin në këto treva edhe pse në një numër simbolik, nuk pushonin me protesta e memorandume, duke bërë publike kërkesë se me ”vullnet të vetin dëshirojnë të hynë nën sundimin Bullgar”.

Por veprimtaria e patriotëve shqiptarë ishte shumë më specifike, por e organizuar mirë nga veprimi i hapur, antishqiptar, të sllavëve të vendit, që ishin të ndarë në dy formacione: Njëri formacion përkrahte qarqet fashiste bullgare dhe rryma e dytë proserbe ishte e lidhur ngushtë me ideologjinë komuniste, që në atë kohë kordinohej nga politika hegjemoniste serbe, me qendër në Beograd.

Kah fundi i vitit 1941 u riformua Fronti Nacional ”Balli Kombëtar” dhe bijtë më të mirë të saj nuk e kursyen as veten as fëmijët e tyre, kurrë nuk u dorëzuan para armikut shumë të fuqishëm Italo-Bullgarë dhe nga veprimi i mbrendshëm komunist, ku bënin pjesë edhe një numër i konsideruar shqiptarësh. Ky veprim i mbrendshëm komunist e çonte popullin në gojë të një sistemi apsolutist. Pasi ky sundim i Ri 50 vjeçar nuk ndryshoi fare nga sundimi i vjetër Jugosllav, vetëm e ndëroi emrin në sundim ”proletar komunist-titist”.

Por forcat më të shëndosha të Kombit tonë edhe kësaj radhe ishin në nivel të lartë të detyrës kombëtare. Ata nuk u gjunjëzuan përpara propagandës komuniste, por vendosën të organizojnë mbrojtjen e vendit nga sulmet e papritura bullgare që të mos coptohej ndonjë pjesë toke nga trungu i saj etnik.

Duhet theksuar edhe njëherë se politika Italiane ishte e padefinuar si duhet edhe gjatë luftës së Dytë Botërore, që nuk dallohej shumë nga ajo e Luftës së Parë Botërore.[2]

Kjo shprehet shumë qartë me veprimin e ushtarëve italianë në Pollog e më gjërë, se ajo mbante një politikë poltroniste pasi haptazi ushtarët e sajë mbështetnin veprimet politike të sllavëve të Maqedonisë, që e identifikonin veten si Bullgarë dhe konsideronin se këto toka duhet ti takojnë Bullgarisë[3]

Poashtu situatën e rëndonin elementi i ardhur në fushën e Pollogut, ”kolonistët”, që shpeshëherë e quanin veten ”drazhist”, që jetonin në disa fshatra të Pollogut të ardhur pas luftërave ballkanike si të ”merrituar”, si psh. të vendosur në disa fshatra: në Bervenicë, Sedllarcën e Poshtme, Falishtë, Çellopekë, Vratnicë, Xhepçishtë, Ratajë, Gllogjë, Shemshovë, Pallçishtë, Vrapçishtë, Vrutokë etj. Ky element edhe sot e kësaj dite është i pa definuar, herë shitet si serb e herë si maqedon, pasi me forcimin e trendeve demokratike dhe shpalljen e Maqedonisë si shtet në vete, ky element me të madhe po deklarohet si sllav të Maqedonisë me përkatësi maqedone.V.Xh.).

Kontribut të çmuar patriotik dhe udhëheqës i denjë i çështjes kombëtare duhet përmendur Udhëheqësit e Komitetit të Qarkut të Tetovës: Shuaip Kamberin, Jusuf Jahja dhe Islam Izairin nga Tetova, nga Gostivari Kadri Saliu e Mexhit Cana, ndërsa ga Kërçova: Shaban Saliu e Nuredin Mexhiti, të cilët ishin edhe anëtarë të Komitetit.[4]

Kundër sundimit serb në këto troje ishte Lëvizja Kombëtare e udhëhequr nga ”Balli kombëtar”, i cili në këtë kohë ishte mbështetës i fortë i idesë dhe programit kombëtarë të Lidhjes së II të Prizrenit për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të përbashkët. Në këtë periudhë lufte ishin dy udhëheqës të denjë në Pollog, Shaip Mustafa në Tetovë.[5] Ndërsa në Gostivar Kadri Saliu, i cili haptazi deklaronte në tubimet me qytetarët e Gostivarit dhe më gjërë, që mos të përkrahet veprimtaria e përbashkët komuniste e shqiptarëve që bashkëpunonin me maqedonasët dhe serbët.[6]

Ky atdhetarë i pa thyeshëm hapatazi në një takim të qytetarëve të Gostivarit tha:”se dëshira e komunistëve është për sjelljen e sërishme të Serbisë së Vjetër në këto anë”[7].

Xhemë Hasa pasi gjeti një përkrahje nga paria e qytetit në krye me Kadri Saliun, por edhe nga masa e gjërë popullore, hyri në qytet. Ky së bashku me parinë e qytetit filloi riorganzimin e pushtetit lokal, duke kërkuar nga qytetarët e Gostivarit që të respektohen ligjet tona kombëtare të njohura sipas Kanunit të ”Lekë Dukagjinit”. Ky menjëherë urdhëroi që këto rregulla të respektohen edhe në anën e Tetovës, pasi në Pollog, deri në atë kohë kishte shumë trazira, vrasje, plaçkitje, vjedhje. Pasi çetat që vepronin në anën e Tetovës, si ajo e Sherif Zhelinës, Selim Bokës dhe ca grupe tjera, nuk ishin në nivel të kërkesave ushtarake dhe në vijë të drejtë për mbrojtjen e popullsisë së pa aramatosur. Prandaj ky në emër të Komandës Operative për Tetovë dha urdhër: ”Kushdo që do të bëje ndonjë vrasje, vjedhe, plaçkitje, grabitje e të çnderoje, do të varet në mes të qytetit”.[8]

Këto çeta të rebeluara fusnin frikë dhe pasiguri te masa e gjërë e kësaj ane. Qytetarët e e këtyre vendbanimeve ndiheshin shumë të pasigurtë, bile edhe lëvizjet nga fshati në fshat ishin shumë të rrezikshme, mund ti kushtonin ndonjë qytetari me kokë.

Këto dukuri negative të paraqitura në fushën e Pollogut, u ndërprenë kur u përhap lajmi se Xhemë Gostivari po udhëheq me popullin. Mund të konkludojmë në bazë të deklaratave të luftëtarëve të tij se këto dukuri negative u ndërprenë në tërësi në bazë të udhëresës që lëshoi nëpërmes gazetës ”Zani i Sharrit”, që në atë kohë botohej në Tetovë ku thuhej, ”Kërkoj nga të gjithë qytetarët e zonës së lirë që të respektohet rregulli dhe qetësia”.[9]

Këtë rregull dhe qetësi që u solli qytetarëve të zonës së lirë nga Tetova deri në Dibër, qarqet komuniste mundohen në të gjitha fushatat ta minimizojnë, duke tentuar të rrisin veprat plaçkitëse në një anë dhe në anën tjetër tentuan ta paraqesin Komandantin Shqiptar të kësaj zone se po lufton për pasurim personal. Krahas komandantit të ushtrisë së ”Ballit Kombëtar” u sulmuan ashpër edhe ata udhëheqës të Gostivarit dhe disa njerëz me influencë me të cilët bashkëpunonte si: Xhevat Kallajgjiu, Kadri Saliu, Ibrahim Trshana, Rakip Raça, Zihni Fiqeriu, Abdi Gola dhe shumë të tjerë.[10]

Pasi u formua Fronti Kombëtar i Shqipërisë, qendër e ”Ballit Kombëtar” në Maqedoninë Perëndimore ishte Gostivari, nën udhëheqjen e Kadri Saliut, ndërsa për Tetovë udhëheqës i organizatës së ”Ballit Kombëtar” ishte caktuar Shuaip Kamberi. Këta dy ishin edhe anëtarë të Komitetit të Qarkut të Kosovës.[11]

Në organizimin e II të Lidhjes së Prizrenit me qendër në Prizren, edhe kësaj radhe gjeti fushë veprim të fortë posaçërisht në Tetovë e Gostivar. Në Kongresin e II, morrën pjesë edhe delegatë nga Tetova e Gostivari.

Udhëheqësit e Ballit nga këto qytete, në bashkëpunim me administratën e vendit, zbatuan vendimin e marrë në Kongresin e II të Lidhjes së Prizrenit, për formimin e aradhave vullnetare, ”Për ruajtjen e paqës dhe mbrojtjen e atëdheut”. Duhet theksuar se aktivitet të posaçëm në këto rrethana lufte zhvillonte Komiteti Ekzekutiv Shqiptar me seli në Tetovë.[12]


Emërimi i Xhemës Komandant i Forcave të Balllit

Në vitin 1940 Xhema kthehet nga Elbasani, ku qëndronte nga viti 1938. Pushteti italian e thërret dhe e ngarkon me detyrën e gardianit të burgut pranë Nën Prefekturës së Gostivarit. Në burg ndodhej atdhetari Shefqet Presheva. Pas një periudhe të shkurtë në mes tyre u lidhë besa që të luftohet për Kombin dhe bashkim të trojeve shqiptare. Komandant Xhema e lëshoi prej burgu shokun e idealeve dhe së bashku aratisen në mal, ku organizojnë një çetë të pamvarur.[13] Kjo ndodhi në vitin 1942, ku Xhemë Gostivari, si përgjegjës i burgut të Gostivarit, i çeli dyert e burgut dhe i lëshojë të gjithë të burgosurit. Ai me shokët e idealit Shefqet Preshevën, Hajvaz Kalishtin dhe Bajram Dobërdollin, për tu fshehur me çetën e tij nga ushtria italiane, u vendosën te Lok Llakavica.[14]

Ky i vendosi këta atdhetarë në stanet e Koshares, ku qëndruan për tre muaj, duke bërë parapregaditje për luftë kundër ushtrisë italiane. Armët e para kjo çetë i pagëzoi në fillim të vitit 1943. Në luftë kundër ushtrisë fashiste italiane në rrugën Gostivar Tetovë, në të cilin aksion jo vetëm që vranë ushtarët e saj, por u paisën me material luftarak. Nga kjo krismë e parë u çarmatosën shumë ushtarë italianë. Me këtë aksion të papritur por tejet të suksesshëm fillon një fazë tejet e sukseshme e forcave të Ballit Kombëtar, duke tronditur thellë komandën italiane.[15]

Në këtë kohë Xhemë Gostivari emërohet komandant i ”Ballit Kombëtar”. Në këto rrethana lufte në kordinim me Shtabin Kryesor të Ushtrisë së ”Ballit Kombëtar” me Qendër në Prizren, duke e afirmuar gjithmonë kombëtaren kundër intercionalizmit të rrejshëm sllavo-komunist.V.Xh.)

Në atë kohë në Gostivar me rrethinë vepronte një çetë partizane e udhëhequr nga Tomë-Gjel Shumski, i cili ishte i ardhur nga Tirana por në bazë të dokumentacionit ekzistues ai ka një biografi të paqartë në aspektin nacional dhe fetar.?.V.Xh).

Për organizimin e luftës së përbashkët me partizanët, Xhemë Hasa pati një takim me Tomën në malin Smilojcë të fshatit Llakavicë. Tema e bisedës ishte lufta e përbashkët për çlirimin e trojeve shqiptare kundër okupatorit italian. Në këtë takim Tom Gjela i tha Xhemë Gostivarit: ”se ne na kanë dërguar nga Tirana që tua çelim sytë se i keni të mbyllur”. Xhema kësaj pyetje provokative i përgjigjet,”Ne i kemi të mbyllur por do ti hapim vetë se ju nuk jeni të gjithë njësoj. Disa prej jush janë duke punuar për komunizmin, që është në kundërshtim me çështjen tonë kombëtare”.[16]

Pas këtij takimi duhet theksuar se krerët e ”Ballit Kombëtar” u informuan për qëllimet e aradhës së Tom Gjelës, i cili angazhohej për idealet sllavo-komuniste, të ashtuquajtur ”Internacionalizëm”, që nuk përputhej fare me përcaktimet kombëtare të programit të Ballit .


Ndarja definitive e Ballit-nga forcat partizane

Ndarja definitive në mes ushtrisë së Xhemës dhe Tom Gjel Shumskit, u bë pas kapitullimit të Italisë më 8 shtator 1943, kur forcat partizane tradhtuan në sulmin e përbashkët kundër italianëve në fshatin Raven, pasi duhej të mirrej Gostivari, por në sulmin që do të pasonte Zhivku i Beliçicës që ishte edhe zavendës komandant i aradhës së Tom Gjel Shumskit, kërkoi që në krahun e djathtë të valojë flamuri i Jugosllavisë, ndërsa në në krahun e majtë flamuri shqiptar. Por me këtë propozim nuk u pajtua Komandanti i Ballit Kombëtar Xhemë Gostivari. Këtu erdhi deri te përleshja e parë në mes forcave të Ballit dhe partizanëve. Xhemë Gostivari nuk i lejoi rrugën aradhës partizane dhe çetës së Tom Gjelës, që të hynë në Gostivar, me flamurin jugosllav, dyshimi i Xhemës në çetën e Tomë Shumskit ishte tejet i arsyeshëm, pasi shumica e ushtarëve të këtij njësiti ishin ushtarë sllav, që në këto anë vepronin së bashku serb e maqedonas.V.Xh.).

Komunistët shqiptarë që ishin përkrahës të fortë të ideologjisë sllavo-komuniste, ndarjen e Xhemës dhe ushtarëve të”Ballit Kombëtar” nga çeta e Tom Gjelës e përshkruanin në mënyrë tejet ofenduese ”Xhema kaloi krejtësisht në anën e armikut italo-gjerman, dhe u bë hyzmeqar i okupatorit”. Pranë Xhemës u radhitën bashibozukë, njerëz që kishin bërë të këqija nëpër fshatrat, individë të koruptuar, duke formuar kështu bandën tradhëtare të Xhemë Gostivarit. Sipas fjalëve të autorëve të monografisë për Gostivarin, ”Xhema u cilësua nga ideologjia komuniste dhe njerëzit e kësaj partie, si tradhëtar dhe bashkëpunëtor i okupatorit”.

Pas këtij momenti komunistët Selman Kasapi dhe Kiço Progri, u larguan nga çeta e Xhemës dhe përkohësishtë u vendosën në Gostivar. Por së shpejti, kinse nga rreziku që u kanosej nga njerëzit e Ballit, u larguan nga Gostivari, mbasi mund të prisnin ndonjë të keqe. Propaganda komuniste edhe kësaj radhe si përpara ishte tejet e ulët dhe fyese dhe merrej me cikrime kundër vllezërve të vetë shqiptarë dhe në të shumtën e rasteve ata zbatonin diktatin e komunistëve sllav duke minimizuar heroizmin e Ballit dhe komandantit të saj. Ata deklaronin në memoaret e veta: me gjithëse u kthye Xhema, por kurrë nuk guxonte të bënte të keqe për komunistët pasi ishte frikacakë dhe e dinte forcën e partizanëve.?… Ata deklaronin: Xhema me ”bandën e tij” u dëgjua jo për të luftuar hajdutët, por partizanët në Dibër, Bukoviq, Pogradec etj. Ai luftoi përkrah ushtrisë italiane.”.[17]

Situata bëhet edhe më e tendosur në Pollog dhe më gjërë pas mbajtjes së Konferencës së Pezës më 16 shtator 1942. Në këtë mbledhje nga Gostivari kanë marrë pjesë mësuesit e ardhur nga Tirana, Kiço Progori dhe Ahmet Pere, të cilët pasi u kthyen nga konsultimi i Pezës, filluan ashpër me propagandën e tyre komuniste kundër programit të ”Ballit Kombëtar”.

Kthimi i këtyre dy komunistëve në Maqedoni ”krijoi te masa një entuziazëm dhe besim për të ardhmen”, nënvizojnë autorët e monografisë për Gostivarin, Amet Pere dhe Selman Kasapi.[18]

Këta pasi u kthyen në Gostivar e filluan detyrën e shejtë në shërbim të sllavo-komunistve, për demaskimin e programit të ”Ballit Kombëtar” duke shpallur tradhëtarë, bajraktarët dhe gjithë politikanët, simpatizuesit dhe pjesëmarrësit e ”Ballit Kombëtar”. Këta komunistë të Shqipërisë të dërguar me diktat të Enver Hoxhës për veprim në Maqedoni, ”lavdrohen se kanë pasur sukses në demaskimin dhe largimin e popullatës shqiptare nga dredhitë që bënin antarët e Komitetit të Ballit në Gostivar”, si Xhevat Kallajgjiu, Kadri Saliu, Ibrahim Trshana, Rakip Raça, Zihni Fiqriu, Abdi Golja, e shumë të tjerë.[19]

Më 10 maj 1943 në fshatin Reçan të Gostivarit në veri të Vrutokut, te burimi i lumit Vardar, u mblodhën të gjithë udhëheqësit e partizanëve, si Hamdi Dema, Tom Gjela Mahmut Gjenovica e shumë të tjerë. Këta për komandant të përgjithshëm e emruan Jelisie Popovskin. Por nuk guxuan të hynë në Gostivar, pasi Xhemë Hasa, kishte lajmëruar që nisja në drejtim të Gostivarit do të ishte katastrofale për partizanët. Prandaj ata duke patur frikë nga forcat e Ballit në krye me Komandant Xhemën, nuk guxuan të marshonin drejtë Gostivarit. Këta forca të përziera shqiptaro-sllave e ndryshuan marshimin dhe u nisën nëpër male kah Mavrova, në drejtim të Dibrës.

Ndërsa aradha e Xhemë Has Gostivarit dhe komanda e saj i lëshuan pozicionet e luftës të udhëhequr nga Lok Llakavica, Aqif Reçani, Ilmi Trnova dhe Merr Sërmnova hynë në Gostivar triumfalisht, duke mbajtur lart flamurin kuq e zi të Skënderbeut.

Pas hyrjes në Gostivar u mbajtë një takim me kryetarin e Komunës Sali Kadriun, ku u muarr vendim për veprim të mëtutjeshëm të Ushtrisë së ”Ballit Kombëtar”. Në këtë takim u vendosë të luftohet kundër çdo kujtë që rrezikon interesat kombëtare shqiptare. Kjo ishte njëherit edhe ndarje përfundimtare e Ballit me ideologjinë sllavo-komuniste. Kjo ndarje nga komunistët të udhëhequr nga ”Balli Kombëtar” para 60 viteve na dëshmon edhe një herë se populli shqiptar gjithmonë në mesin e vetë ka pasur udhëheqës të denjë e të formuar në aspektin kombëtar që kanë ditur të rezonojnë drejtë, se lufta e Dytë Botërore nuk mund të quhet për shqiptarët e Maqedonisë, Kosovës, Malit Të Zi, Çamërisë, ”Luftë Nacional-Çlirimtare”. V.Xh).

Me pjesëmarrjen në këtë luftë shqiptarët edhe më tutje ngelën të ndarë në mes veti, me pranga prej hekuri edhe nga Shqipëria edhe nga sistemi titist-komunist. Shqiptarët që ngelën nën sundimin jugosllav pas luftës së Dytë Botërore, në emër të ”Internacionalizmit”, vetëm u terrorizuan edhe më fortë nën sistemin e ri sllavo komunist. Prandaj askush prej shqiptarëve nuk ka të drejtë morale që luftën e Shqiptarëve të Maqedonisë ta pagëzojë si ”Luftë-Nacional-Çlirimtare”.V.Xh.).

Nga mos respekti i luftës së drejtë që bëri vetëm ”Ballit Kombëtar”, do tu rotullohen eshtrat luftëtarëve të ”Ballit Kombëtar” dhe të gjithëve atyre trimave që ranë në luftë për çlirimin e bashkimin e trojeve shqiptare.V.Xh.).

Por këtë term politiko-historik, të ashtuquajtur lufta ”nacional-çlirimtare”, mund ta përdorin ata që përfituan nga lufta vëllavrasëse e shqiptarëve, në radhë të parë maqedonasit, Boshnjakët, Malazezët e popuj të tjerë. E në veçanti ajo i ka plotësuar normat juridiko-shtetërore vetëm për sllavët e Maqedonisë, të cilët u njohën si popull.

Ndërsa pas luftës shqiptarët ngelën si pakicë në trojet e veta historike. Këtë luftë të padrejtë për historikun e shqiptarëve, sllavët e Maqedonisë e shfrytëzuan hegjemonizmin e tyre edhe në viset ku jetojnë me shumicë shqiptarët, duke e shpallur shtet vetëm të maqedonasve. Pra me mbarimin e luftës së Dytë Botërore, shqiptarët nuk u çliruan por u okupuan nga forcat sllavo maqedone dhe bashkëpunëtorët e tyre.V.Xh.)

Komanda maqedonase pranon:”se deri në fund të luftës Gostivari dhe Tetova me rrethinë mbeti kështjellë e pa thyer për forcat partizane. Pra ky si problem kryesor ngeli deri në fund të ”çlirimit” të vendit.”[20]


Luftërat e Xhemës kundër partizanëve

Pas kësaj ndarje kemi disa beteja , në Dibër, Zdunjë, e Kërçovë. Më 2 tetor të vitit 1943, në bashkëpunim me Mefail Shehun u çlirua Kërçova nga forcat komuniste.[21] Pas fitores së shkëlqyer të Ballit në Kërçovë, erdhi deri te beteja e njohur në Bukoviq. Në këtë betejë të shkëlqyer të Ballit dhe komandantit të saj Xhemë Hasës, pësoi humbje të madhe çeta e Tom Gjelës në të cilën betejë vetë ai u vra, e që sot e kësaj dite vrasja e tij ka ngelur enigmatike.[22] Por, këtë vrasje enigmatike e vërteton edhe udhëheqësi i brigadës së VII-shqiptare dhe bashkëluftëtari e tij nga fshati Dobërdoll i Gostivarit. Ai haptazi pranoi se vrasja e Tom Gjelës nuk dihet se nga cilët ushtarë u vra, nuk.dihet se prej cilës anë erdhi plumbi që e vrau atë ”Por trupin e tij unë i pari e preka (Qemal Agolli) dhe e varosa në fshatin Zajaz. Ai ishte i vrarë pas shpine.[23] Tomë Gjela ky luftëtar i dejnë për çështjen shqiptare shpeshëherë deklaronte se nuk duhet të luftojmë kundër ushtarëve të ”Ballit Kombëtar” që u p engonte me të madhe ushtarëve sllav dhe komandantëve të tyre.[24]

Komanda e ”Ballit Kombëtar” që udhëhiqej nga Xhemë Gostivari e Mefail Kërçova e asgjësuan për një brigadën 1 dhe 15 maqedonase. Shtabi kryesor i Maqedonisë intervenoi me të shpejtë që të dërgohen përforcime të reja duke e dërguar njësitin e VI sllavo-maqedonase, dhe brigadën e IV shqiptare. Por burrëria e Xhemës dhe Mefalit kur panë se në drejtim të tyre kah fshati Zajas po marshonin ushtarë shqiptarë të brigadës së IV shqiptare për të mos u derdhë gjak vëllau, Xhema dha urdhër që mos të vritet asnjë nga vëllezërit shqiptarë dhe të lëshohen të lirë të kalonin.

Ky është fakt i pa mohueshëm i veprimit kombëtar të Xhemës dhe bashkëluftëtarëve të tij, që sa po futeshin në veprim forca partizane të nacionalitetit shqiptar, vullnetarët e Xhemës e të Mefalit hapnin rrugën e largoheshin me një qëndresë e zjarr disi të zvogëluar. Më në fund autorët e monografisë për Gostivarin që ishin komunistë të përbetuar pranojnë largëpamësinë strategjike të Komandant Xhemës dhe bashkëpunëtorëve të tij. ”U vinte keq të dy palëve që kishin gjak shqiptari që të përplaseshin me njeri tjetrin pa e ditur se në mulli të kujtë shkonte gjaku e trimria e tyre, se në të ardhmen do të jetonin në të njëjtat kushte diskriminuese..? sigurisht se po”.[25]

Sipas gazetës ”Zani Sharrit” një betejë e shkëlqyer e Xhemës u zhvillua kur forcat sllave tentuan nga Shkupi përreth lumit Treska, përgjatë Malit të Thatë mbi fshatin Gurgunicë e Sedllarevë, të hynë në Pollog.

Këto forca çetnike pasi hynë në këto dy fshatra malltretuan shumë gra fëmijë duke vrarë 9 burra të fshatit Sedllarevë. Por forcat e Arif Arifit, Shaban Koritës dhe Xhemë Hasës i dhanë një leksion të fortë ushtrisë sllavo maqedonase e cila numronte 500-600 vetë, se nuk shkelet lehtë kjo tokë shqiptare, që dikur këto treva i kishte çliruar Skenderbeu.[26]

Një Aradhë e Ballit Kombëtar që ka vepruar në Pollog

Sipas gazetës ”Zani Sharrit” një betejë e shkëlqyer e Xhemës u zhvillua kur forcat sllave tentuan nga Shkupi përreth lumit Treska, përgjatë Malit të Thatë mbi fshatin Gurgunicë e Sedllarevë, të hynë në Pollog.

Këto forca çetnike pasi hynë në këto dy fshatra malltretuan shumë gra fëmijë duke vrarë 9 burra të fshatit Sedllarevë. Por forcat e Arif Arifit, Shaban Koritës dhe Xhemë Hasës i dhanë një leksion të fortë ushtrisë sllavo maqedonase e cila numronte 500-600 vetë, se nuk shkelet lehtë kjo tokë shqiptare, që dikur këto treva i kishte çliruar Skenderbeu.[27]

Ushtria partizane pati një numër të vrarësh e të mbytur në Treskë. Kjo ushtri çetnike u tërhoqë nga Poreça.[28] Në këtë betejë ka pasur nga ana e ushtrisë së ”Ballit Kombëtar” mbi 20 të vrarë, që ishin mbrojtës së zonës për rreth fshatit: Gurgurnicë, Sedllarevë Strimnicë etj.[29]

Xhemë Hasa deri sa ishte Komandantë vepronte në të njëjtën taktikë si në kohën e Skenderbeut, atje ku lypte nevoja, nga gryka e Dërvendit që lidhë Pollogun me Shkupin e deri në Dibër e Pogradec.[30] Xhemë Gostivari gjatë kësaj periudhe kishte krijuar territorin e lirë dhe ishte i mendimit të shpallë ”shtetin e vet të pavarur shqiptar”.[31]

Xhemë Gostivari për këtë ide të shtetësisë shqiptare ka pasur bashkëpunëtor të denjë në Strugë: organizator kryesor ishte ”Rinia Shqiptare” në krye me Remzi beun, e ky njëkohësisht ishte edhe komandant në këto anë. Në rrethin e Strugës kanë vepruar Rizvan Koreshtishta, Mentor Çoku etj.[32] Në anën e Strugës dhe Dibrës kanë vepruar në luftë kundër lëvizjes komuniste edhe Beqir aga, Nazmi Tateshi nga fshati Tatesh i Poshtëm, Hysni Dema nga Dibra, Faik Dobovjani nga fshati Dobovjan, Sherif Ibrahimi nga Struga e të tjerë.[33]

Poashtu forca që nuk pranonin të bashkëpunonin me lëvizjen komuniste kishte edhe në Dibër, Miftar Kaloshi, Azis Kaloshi, Ali Maliqi Ramadan Hoxha, Ukë Cami dhe të tjerë.[34] Poashtu është i njohur edhe komandanti i organizatës së drejtësisë Murat Llabunishta.[35]

Masakrimet partizane në fshatin Bogovinë

Një ndër aksionet e shkëlqyera përmendet lufta e Xhemë Hasës te vendi i quajtur ”Dukat” mbi Bogovinë ose më saktësisht në mes Novo Sellës dhe Rakovecit. Për këtë betejë të shkëlqyer rrëfen luftëtari i Xhemës Emin Xhemaili.[36] I cili thotë: ka fundi i vitit 1944 forcat partizane pasi kishin hyrë në Tetovë e Gostivar, kishin vendosur të sulmonin Xhemën i cili në këtë kohë kishte vetëm 150 luftarë, ndërsa ushtrinë tjetër e kishte shpërndarë të lirë që të vendoset nëpër shtëpitë e veta. Komanda partizane e sulmoi Xhemën nga Sellca dhe Novosella, përgjatë lumit të Bogovinës. Por falë banorëve të këtyre fshatrave për rrethë dhe barijve, Xhema u informua me kohë për sulmin që përgaditej nga partizanët. Sulmi u bë nga fundi i nëntorit. të vitit 1944. Këtë betejë e ka udhëhequr vetë Xhema, duke zënë pozicione sipas taktikës së tij të njohur, duke urdhëruar që vetëm ai të jepë shenjë për sulm dhe kështu ndodhi. Nga sulmi i papritur forcat partizane lanë një numër të madh të vrarë dhe të plagosur. Sipas të dhënave që disponojmë në bazë të dëshmive ekzistuese dhe të njerëzve që morrën pjesë në këtë betejë numri i të vrarëve partizanë arrinë mbi 50-70 të vrarë.[37]

Pas kësaj humbje katastrofale partizanët dhe komanda e saj nuk hoqën dorë për tu hakmarrë banorëve të Bogovinës. Kah mesi i marsit më 17-18 mars 1945, Bogovina rrethohet nga forca të mëdha partizane nga të gjitha anët dhe kërkojnë nga qytetarët e Bogovinës të tregojnë se ku ndodhet Xhema. Pasi qytetarët e Bogovinës nuk i pranojnë urdhërat e komandës partizane, e në veçanti duhet të përmendet bujaria kombëtare e bashkësisë lokale e vendit, e cila ka qenë në nivel të detyrës duke vepruar në vijën kombëtare si i ka hije shqiptarit, për përkrahjen pa rrezevë që i kanë ofëruar Ballit Kombëtar. Këta atdhetarë torturohen tërë ditën te mejtepi i fshatit në qendër të Bogovinës, me preteks se nëqoftëse nuk tregojnë se ku ndodhet Xhema me shokë dhe se kush i përkrah ata, do të vriten të gjithë dhe fshati do të digjet. Këta burra i durojnë këta tortuara dhe nuk pranojnë asesi kërkesat e komandës partizane. Më në fund pas këtyre torturave të papara të cilat nuk dhanë rrezultate, komanda e saj jep urdhër që të digjet fshati dhe banorët e saj të grumbullohen në qendër të fshatit. Fillon bastisja nëpër çdo shtëpi, në këtë rëmujë digjen pesë shtëpi deri në themel.[38]

Në këto rrethana kur fshati ishte i rrethuar nga të gjitha anët, në mes të fshatit para qytetarëve të Bogovinës nxiret Kryetari i Bashkësisë lokale për ta pushkatuar, me akuzë se ka qenë bashkëpuntor i ngushtë i Xhemës dhe se djali i tij Bajrami bënte pjesë në ushtrinë e Ballit Kombëtar. Ushtari merr urdhër për ekzekutim të Iljaz Bogovinës. Por ky trim fare nuk i frikësohet vdekjes dhe i mëshon me shkop ushtarit që mori urdhër të vriste. Në këtë tollovi kryetari i Bogovinës u vra më 18 mars 1945, nga disa ushtarë tjerë.[39]

Në këto rrethana të jashtëzakonshme komanda partizane e lidhi parinë e fshatit dhe i nisi për në Gostivar. Por gjatë rrugës ecnin duar lidhur, nëpër fshatrat: Pirok, Gradec, Sanakos, Negotinë, mbrenda kohës këta e ndruan vendimin dhe i vranë afër fshatit Dobërdoll, te vendi i quajtur ”Bota e Kuqe”afër gështenjave të fshatit. Në këtë akt trishtues u vranë pa pikë faji këta udhëheqës të fshatit Bogovinë: Sekretari i bashkësisë lokale, Lazim Misimi, me anëtarët e Kryesisë: Rushan Dehari, Garip Beluli, Mehmet Veseli. Në këtë masakër kanë qenë prezent edhe disa qytetarë të fshatit Sellcë dhe Novo Sellë. Këtij masakri i shpëton vetëm Hazir Vahiti nga fshati Sellcë e Keqe.[40]

Komandanti i ”Ballit Kombëtar” në Pollog e më gjërë, gjithmonë ka kërkuar nga luftëtarët e vetë që të jenë shumë të kujdesshëm që mos të vijë deri te vrasja në mes të shqiptarëve. Vetë ky komandantë shpeshëherë deklaronte se ne nuk guxojmë të derdhim gjak në mes veti dhe të kënaqim shpirtin e sllavëve.[41]

Dorëzimi i qyteteve shqiptare dhe terrorizimi i tyre nga Partizanët



Ushtritë sllavo maqedonase bënë një shëtitje nëpër qytetet shqiptare të Maqedonisë pas mbarimit të luftës, duke ”çliruar”më 16 nëntor Kërçovën, hynë në Gostivar më 18 nëntor pa luftë. Në krye të kolonës, mbi kalë të bardhë, gjendej komandanti i Brigadës së IV shqiptare Nafi Sulejmani, që mund të merret si disfatë e fundit e ”Ballit Kombëtar” në luftë për çlirim e bashkim kombëtar.

Kjo brigadë qëndroi pak kohë në qytet dhe mori urdhër nga Shtabi Kryesor Maqedonas që ta lëshonte qytetin dhe të vendosej në fshatrat për rreth fshatit Çajlë. Kurse në qytet u vendosën Brigada I dhe e XV, maqedonase. Prej kësaj kohe fillon një epokë më e vrazhdë e terrorizimit dhe e zhdukjes kundër popullit të pa fajshëm shqiptar, me pretekst se po kërkonin armë.?…V.Xh).

Ndërsa Brigada IV Shqiptare vazhdonte luftën për pastrimin e terrenit kundër ”armikut”, (kështu quheshin nga partizanët forcat e Ballit Kombëtar). Brigada Shqiptare nga Gostivari hyri në Tetovë, ku poashtu qëndroi disa ditë dhe mori urdhër që të niset për rrugë, që të pastronte terrenin në zonën e Shkupit, ndërsa brigadat Maqedonase nga Gostivari e Shkupi me të madhe hynë në Tetovë pa luftë.

Brigada e IV shqiptare i la ato: ”deri në fund që ta kryenin detyrën” dhe vetë me 5 mijë luftëtarë arriti në Kumanovë, për ta pastruar terrenin nga forcat e Sulë Hotlit dhe Mulla Idrizit, që deri tani kishin pastruar disa ushtri bullgare dhe kishin zvogëluar brigadën e XVII sllavo-maqedonase, që kishin bërë masakra të pa para në këto anë, posaçërisht ishte shquar në këto masakrime barbare komandanti i saj Zufer Musiqi.[42]

Ndërsa Qazim Luzha, që vetë e mbante të çliruar Tetovën ua dorëzoi partizanëve shqiptarë. Këtë vepër e kreu komandanti i artilerisë partizane Sabri Voci nga Elbasani, oficer i karrierës, në bashkëpunim me shumë të rinjë nga Tetova, muarrën në dorëzim qytetin duke krijuar një administratë nga vetë tetovarët shqiptarë. Kjo vepër e partizanëve shqiptarë, si ngjarje i shqetësoi pa masë pushtetin sllavo-maqedonas dhe kërkuan nga shtabi i divizionit të merreshin masa karshi këtij akti të pa pranueshëm. Pas ca ditëve Sabriu u burgosë, me disa oficerë tjerë shqiptarë. Poashtu u burgosën edhe shumë të rinjë tetovarë në kampin e ”Monopolit të duhanit”, të cilët u dorëzuan pushtetin maqedonasve. Pas disa javësh vjen në Gostivar një letër e dërguar nga Xhemal Voci nga Elbasani, i cili gjatë kohës së okupacionit fashist ka qenë mësues në Gostivar së bashku me Ahmet Peren i cili ishte edhe themelues i qelizave të para komuniste, këto mbledheje konsultative shpeshëherë mbaheshin në shtëpinë e tij. Por duhet theksuar se edhe këtij komunisti pushteti maqedonas nuk i ngeli borxh. Procesi gyqësor është udhëhequr nga prokurori Llazar Mojsov. Këtë e dënoi në fillim me 20 vite burg, por më vonë i zvogëloi dënimin në 18 vite, duke ia shkatëruar tërë familjen në Gostivar, gruan ia larguan për Turqi, ndërsa vajzën e vetme legjitime e ndajtën nga Ahmet Pere, rrëfen vetë Ahmet Pere.[43]

Ky në letër kërkonte nga Ahmeti që ta lajmërojë për djalin e vetë Sabriun. Ahmeti kërkoj nga Gafur Paçuku që ta informonte për gjendjen e Sabriut, pasi i ati ishte i interesuar që ta shohë të birin, por mori përgjigje negative pasi në burg nga tortura që i kishin bërë sllavo-komunistët, dukej si me dy koka. Babai i Sabriut u kthye prapë për në Elbasan pa e parë djalin. Ndërsa me urdhër të Gafurit, Sabriun e vizitoi Ahmet Pere, pasi e kishte edhe shok të normales. Si e përshkruan Ahmeti vizitën e Sabriut në Burg: ”Sabriu nuk njiheshte fare ai ishte i ejntur në fytyrë, dhe dukej sikur kishte dy koka, nga këmbët nuk ecte dot, por e mbanin për krahu dy partizanë. Pas ca kohe Sabriu u dënua me vdekje [44]

Ushtria sllavo maqedone bënë masakra të pa parë në rrugën Gostivar Çegran për rreth Vardarit, ku vranë mbi 300 vetë, ndërsa pasi hynë në Tetovë burgosën djemtë më të mirë të.popullit shqiptar. Në Monopol të Duhanit kishte të vrarë mbi 2000 vetë nga 6000 sa ishin të burgosur.[45]

Të burgosur dhe shumë të vrarë ka pasur edhe në kampin e shkollës bujqësore në Tetovë. Poashtu pati shumë të vrarë në fshatin Saraqinë, që ishte inprovizuar si kamp në mes të fshatit i banuar me shumicë me maqedonas e kolonist serb. Poashtu nuk dihet edhe sa të vrarë kishte në shkollën e fshatit Zhelinë, ku ka pasur të burgosur mbi 600 vetë.V.Xh.).

Në Tetovë me rrethinë u bë një kasap-hane e vërtetë u vranë dhe u masakruan heronjtë e popullit dhe njerëzit më të devotshëm të kombit Shuaip Kamberi, kryetar i Komunës së Tetovës dhe redaktor i gazetës ”Zani i Sharrit”,u vra me një grup shokësh, duke i hudhur në gypin e hidrocentralit me Jusuf Kulikun. Ndërsa të gjallë Ozna i ka djegur afër familjes, Afës Sulejman Shaipin, Mulla Sylë Jakupin. U torturuan komandantët e Xhemës për Tetovën, Arif Kapetani, e Arif Brodeci dhe u burgosën Xhafer Tetova dhe Gajur Derralla si organizator të xhandarmerisë për zonën e lirë shqiptare.[46]

Marrëveshja e Kalishtës në mes Xhemë Gostivarit dhe Lok Llakavicës kurrë nuk u realizua për vazhdimin e luftës në pranverë të vitit 1945. Nga Ozna u vra Aqif Rexhani, Lok Llakavica duke ikur nga ndjekja e Oznës u largua për Shqipëri. Në malet e Sharrit ngeli vetë Xhema me disa shokë duke kaluar dimrin në malet e ftohta të Sharrit.

Ushtria e ”Ballit Kombëtar” ndiqej në çdo skaj nga partizanët dhe komunistët e saj. Në këtë kohë OZNA, famkeqe jugosllave arriti ti bënë për vete disa bashkëluftëtarë të Xhemës, duke u premtuar liri dhe para. Këta arritën së pari ta helmojnë me petulla, (por ky version nuk mund të merret si i saktë), e pastaj e vrasin Komandantin dhe trimin e shquar të ”Ballit Kombëtar” i cili vdiq në malet e Sharrit më 2 prill 1945.[47]

Një bashkëluftëtar i Xhemës vdekjen e Xhemë Gostivarit e përshkruan me një pikëllim shpirtëror duke i përkujtuar ato momente tragjike të vdekjes thotë: ”Xhema çohet në këmbë e rroku automatikun dhe gjëmoi mali me piskamën e tij më helmuat ?…unë me bukë e ju me helmë”.[48]

Në ato momente i shkrepi disa plumba, por ato kësaj radhe fluturuan për herë të parë në drejtim të panjohur. Më vonë pasi i pushoi trupi kërkush nuk guxonte ti afrohej, iu pre koka dhe u dërgua në Gostivar ku qëndroi për dy ditë në sheshin e Gostivarit.
Por falë luftëtarëve të tij koka e tij u grabitë në drejtim të panjohur.[49]

Për këtë rast tragjik një grua maqedonase e Gostivarit rrëfen: kjo është turp i llojit të vetë, njerëzit edhe pas vdekjes duhet thënë të vërtetën se Xhema nuk e merritonte këtë vepër çnjerëzore, se gjatë komandimit të tij të gjithë qytetarët e Gostivarit dhe rrethinës me të vërtetë falë tij, kanë qenë mjaftë të sigurtë dhe të lirë, në lëvizjet prej një vendi në tjetrin, pa marrë parasysh përkatësinë nacionale ”E sot pa fije turpi mundohen ta shajnë edhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë”.[50]

Pra, për Familjen e Xhemës u përsërit historia, kjo familje patriotike që përkrahu me tërë familjen kryengritjen e Shtatorit më 1913. Për këtë kontribut të familjes patriotike të Xhemës tregon edhe ngjarja kur Komandanti serb e gjymtoi në vitin 1913, gjyshin të Xhemës, Esat Ali Hasën si pjesëmarrës në kryengritje dhe e hudhi të gjallë në zjarr, ndërsa gjashtë antarë tjerë të Familjes Hasa i vrau.[51]

Me këtë tradhëti kombëtare u kënaqën aspiratat e pushtetit sllavo maqedonas me tradhëtinë që bënë vetë shokët e Komandantit të ”Ballit Kombëtar”. Por kjo kënaqësi shpirtërore nuk do të zgjas shumë kohë, pasi organet maqedonase dhe Ozna famkeqe shumë shpejtë këta shërbetorë të sllavit do ti pastrojë, që u shitën shumë lirë duke tradhëtuar vëllaun, shqiptarin dhe tërë Kombin.

Në fund mund të konstatojmë si dje ashtu edhe sot të gjithë në kuriz i kemi përjetuar pasojat e komunizmit e të shovinizmit sllav. Ne shqiptarët këtë disfatë të rëndë kombëtare që shpeshëherë kemi pasur edhe përleshje në mes vedi, vëllau kundër vëllaut, pa paragjykime duhet ta kërkojmë në mesin tonë duke filluar nga Konferenca e Mukjes e këndej, që kurrë më mos dhash zoti, të na përsëritet.V.Xh).

Pra, ne duhet të pranojmë se Ballistët ishin atdhetarë Kombëtarë, vizionarë të përpiktë, në rrugën që çonte drejtë Bashkimit Kombëtar. Pra krejtësisht në fund ideologjia komuniste, popullit shqiptar i zhduku disa virtyte të larta me të cilat mbureshim dhe dalloheshim nga popujt tjerë, ndërsa Shqipërinë e solli buzë të Greminës.V.Xh.).



Por do të ishte e rrugës për të gjithë ata që kanë bërë mëkate ndaj Ballit dhe djemve më të mirë të kombit të kërkojnë falje publike, duke u ngritur nga një lapidarë, në çdo vend të tokës shqiptare atje ku ka pasur heronj dhe atdhetarë të tillë, që kanë flijuar jetën për liri të Kombit .



Kontribut i Xhemë Gostivarit në luftën e popullit shqiptarë për çlirim e bashkim kombëtar, është një kontribut i jashtëzakonshëm i programit të përbashkët i Frontit për Bashkim Kombëtar, që me vizionin e tyre që patën kurrë nuk u përkulën përpara huntës komuniste të udhëhequr nga Moskva Beogradi dhe Tirana.



Fronti i ”Ballit Kombëtar” që nga fillimi i luftës së Dytë Botërore i bëri thirje popullit se është momenti në luftë për çlirim e bashkim kombëtarë kundër sunduesëve sllav të Beogradit. ”Balli kombëtar” si forcë e shëndoshë kombëtare kurrë nuk u gjunjëzua përpara propagandës dhe ideologjisë komuniste.



Krerët Ballit: ishin pikësëpari atdhetarë, kombëtarë vizionarë dhe strategë të përpiktë për të ardhmen e kombit, në pikë të parë ishin kundërshtarë më të vendosur të pushtetit të egër sllavo komunist. V.Xh)



Kjo ideologji i ktheu prapa shumë popuj të përparuar për disa shekuj, ndërsa popullit shqiptar i zhduku shumë virtyte të larta që posedonte ky popull kreshnik gjatë shekujve në Ballkan e më gjërë, që dallohej nga popujt tjerë me virtyte të larta humane e njerëzore.



Por në fund duhet theksuar se ideologjisë komuniste si në Jugosllavi, poashtu edhe në Shqipëri i ka interesuar vetëm grabitja e pushtetit. Që me rrëzimin e fashizmit me çdo kusht të vinë në pushtet, pa marrë parasyshë sakrificat njerëzore e materiale.V.Xh.).

Prandaj sot me plotë të drejtë morale mund të konstatohet, se Balli Kombëtar gjatë luftës së Dytë Botërore, ka qenë e vetmja forcë patriotike që ka përkrahur me përpikëni programin e Lidhjes Shqiptare të trasuar nga i madhi Abdyl Frashëri dhe i shpallur në Kuvendin Gjithkombëtar në Prizren më 1878. Kjo luftë për çlirim e bashkim kombëtar vazhdon pandërprerë, për ribashkimin e tokave të Shqipërisë Etnike. Kjo Lëvizje Gjithkombëtare e forcave më të shëndosha atdhetare vepron në vazhdimësi pa ndërprer (kurr), deri më sot aktivitetin e vetë patriotiko-atdhetar, deri në arritjen e plotë të qëllimeve tona mbarë komëtare. Kjo luftë do të zgjasë deri në çlirimin e çdo pllëmbe toke-Ilire, nga sunduesit e huaj.
Ora
 
Werbung
 
Data
 

Web design tools, Small Website Calendar, ArtDigitalDesign.com

Lajmet
 
Vizitorë
 
 

=> Willst du auch eine kostenlose Homepage? Dann klicke hier! <=