Besëlidhja e Lezhës
Besëlidhja e Lezhës
 
Në 1444, në qytetin e Lezhës. Gjergj Kastrioti Skënderbeu mblodhi në një kuvend historik prijësit shqiptarë për t'i bashkuar e për t'i përballuar kështu invazionit osman, që ishte invazioni më i tmerrshëm për kohën. Kuvendi i Lezhës qe një shprehje e fuqishme e vullnetit dhe e unitetit të popullit shqiptar.
Menjehere pas fitores se madhe te vitit 1443 Skenderbeu filloi takimet me princer e fisnike te tjere shqiptare per te gjetur rrugen e bashkimit, pa te cilen s'mund ti behej balle ushtrise me te fuqishme te asaj kohe.
Per kete qellim ne 2 mars te vitit 1444, ne Katedralen e Shenkollit te qytetit te Lezhes u mbajt i pari kuvend kombetar i Princerve dhe i Fisnikeve shqiptare te shek. XV, disa prej te cileve kishin udhehequr kryengritjet e viteve 30. Ne kuvend moren pjese: Skenderbeu, Gjergj Araniti, Andrea Topia (bashke me dy djemte e tij), Gjergj Strazimir-Balsha, Nikolle e Pal Dukagjini, Teodor Muzaka i riu (dhe disa pjestare te tjere te kesaj familjeje), Leke Zaharia, Pjeter Spani (bashke me kater djemte e tij), Leke Dushmani, Stefan Gojcini (Cernojevici) etj.
Skenderbeu, si drejtues i kuvendit, mbajti fjalen e hapjes ne te cilen theksoi domosdoshmerine dhe rendesinee bashkimit te shqiptareve.
Kuvendi vendosi qe bashkimi te behej ne formen e nje beselidhjeje, te nje aleance ushtarake nepermjet drejtuesve te principatave dhe te krereve te vendit, qe njihet me emrin Lidhja Shqiptare e Lezhes. Si kryetar i saj u zgjodh Skenderbeu. Vendim tjeter i rendesishem ishte krijimi i ushtrise se perbashket dhe caktimi i Skenderbeut si komandant i pergjithshem i saj. Per te perballuar shpenzimet e ushtrise, te armatimit te saj etj., Kuvendi vendosi gjithashtu te krijoje nje arke te perbashket qe do te administrohej nga Skenderbeu. Te ardhurat e saj do te vinin nga kuotat qe do te jepnin antaret e Lidhjes. Me vendimin e kuvendit te Lezhes u be nje hap i madh e vendimtar drejt bashkimit politik te vendit dhe krijimit te nje pushteti qendror te perfaqesuar nga Gjergj Kastriot Skenderbeu, te cilin ai e fuqizoi gjithnje e me shume per te bashkuar sa me organikisht shqiptaret e viseve te lira shqiptare.

Bajnë kuvend  burrat e dheut,
tuj dhanë besën Skcënderbeut,
tuj dhanë besën me luftue,
shpatën turkut me ja vue.
 
Ora
 
Data
 

Web design tools, Small Website Calendar, ArtDigitalDesign.com

Lajmet
 
Vizitorë
 
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden