S T A T U T I
I LËVIZJES BESËLIDHJA KOMBËTARE
DEMOKRATIKE SHQIPTARE B.K.D.SH.
Kreu i I-rë
Neni 1:
Levizja BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE (më tutje lexo:BKDSH) është një Lëvizje mbarëkombëtare e strukturuar si parti politike, ndërtuar mbi parime demokratike me karakter luftarak dhe disiplinë të fortë e cila lufton për çlirimin e trojeve tona etnike që gjenden nën okupatorin e huaj dhe ribashkimin e tyre shtetit legjitim, Shqipërisë. Ndaj BKDSH është parti politike, e themeluar me qëllim që të realizojë detyrat e veta sipas Parimeve Themelore dhe Statutit të saj.
Neni 2:
Emri i Levizjes është : BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE, shkurt: BKDSH, kurse në tekstin e mëtejshëm: BESËLIDHJA SHQIPTARE.
BKDSH qendrën e ka në Tiranë, në Mërgim dhe, njëkohësisht vepron në Kosovë me seli në Prishtinë. Atë ditë që do të çlirohen trevat e pushtuara shqiptare dhe të ribashkohen me nënën Shqipëri, BESËLIDHJA jonë do t’ia fillojë riorganizimit të saj në mënyrë të tillë që së shpejti do t’i krijojë kushtet për RISTRUKTURIMIN E BKDSH me një qendër të vetme partiake që do ta caktojë Kuvendi Kombëtar i kësaj besëlidhje.
Neni 3:
Emri KOSOVË për pjestarët e kësaj Besëlidhje ka kuptimin gjeografik, antropogjeogarfik dhe historik të integritetit tokësor e kombëtar (demografik) shqiptar të të gjitha trevave shqiptare që ende gjenden nën okupimin e republikave të ish-federatës pansllaviste të quajtur “Jugosllavi”. Pra, këtu janë përfshirë të gjitha ato treva, pëllëmbë për pëllëmbë që janë pushtuar nga sllavët pa e marrë parasysh se si quhen ato njësi territoriale të okupatorëve jugosllavë, sepse dihet botërisht që krahina e Kosovës (tani republikë) ka pasur për kryeqytet që nga kohërat e lashta antike, pra që nga mbretëria dardane, SHKUPIN dhe jo Prishtinën që e caktuan padrejtësisht okupatorët e fundit, sllavo – titistë në 1947.
Neni 4:
Emri ÇAMËRI, gjithashtu për pjesëtarët e kësaj besëlidhje mbarëkombëtare ka po atë kuptim gjeografik, antropogjeografik dhe historik të integritetit tokësor dhe kombëtar shqiptar të të gjitha atyre trevave shqiptare që ende gjenden nën okupatën e huaj greke që nga viti 1913, dhe që besëlidhja jonë, me kërkesat e saj të drejta ka përfshirë çdo pëllëmbë tokë shqiptare të ÇAMËRISË duke filluar nga Preveza dhe Gjiri i Artës anë e kënd ku quhet ÇAMËRI. Besëldihja jonë kërkon që t’ i rikthehet pavarësia e plotë ÇAMËRISË shqiptare me kryeqendrën e saj Janinën dhe e drejta legjitime për t’iu ribashkuar shtetit amë, Shqipërisë.
Neni 5:
BKDSH është Lëvizja politike me cilësi të personit juridik, e regjistruar në Regjistrin e “partive politike dhe të organizatave shoqërore” në Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë si dhe të Republikës së Kosovës dhe pranë OSCE dhe UNMIK-ut. Gjithashtu BKDSH është e regjistruar edhe pranë Ministrisë së Drejtësisë të Republikës Federale të Gjermanisë në datë 05. 06. 1980.
Neni 6:
BKDSH vepron në territorin e Shqipërisë, të Kosovës dhe viseve të saja të okupuara nga sllavët, të ÇAMËRISË si dhe, duke iu falenderuar rrethanave të favorshme për njohjen e të drejtave njerëzore, vepron edhe në mërgim ku jetojnë shqiptarët si refugjatë politikë apo edhe ekonomikë.
Neni 7:
Besëlidhjen tonë shqiptare e përfaqëson kryetari i kryesisë së Komitetit Kombëtar dhe personat e autorizuar nga kryesia e Komitetit Kombëtar të BKDSH.
Neni 8:
1. BKDSH ka Vulën dhe Stemën e vet partiake;
2. gjithashtu kjo Livizja ka xhirollogaritë e veta
për Shqipëri, pranë bankës “Dardania”. “Besëlidhja
Kombëtare Demokratike Shqiptare”
xhirollogaria: 3720 – 04 – 0145
telexi: 22 98 DB Bank AB, Frankfurt am Main
Kontonumri i “Dardania” bank: 08 000. 931 00.
Kjo llogari vlen për lekë dhe për deviza.
b. BKDSH në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare nën
ish- Jugosllavinë ende nuk posedon xhirollogari të
veçantë për shkak të ristrukturimit të saj në vazhdimësi.
c. Xhirollogaria e BKDSH në mërgim është:kontonumër 138
142 009 volksbank, GOEPPINGEN, ( BLZ.: 61060500) ose
pagesa nëpërmes Arkëtarit përkatës me dëftesë pagimi.
Neni 9:
SHTYPI
BKDSH ka shtypin e vet që është organ kryesor i Lëvizja dhe quhet “BESA SHQIPTARE”.
Besëlidhja jonë është për një shtyp të lirë e demokratik dhe edukativ duke iu përmbajtur Programit dhe Statutit tonë që i shërbejnë interesave të përgjithshme kombëtare.
Degët e Partisë si dhe mërgimi kanë të drejtë të kenë organet (shtypin) e veta. Kjo për shkak të informimit sa më efikas të anëtarëve dhe opinionit të gjerë kombëtar.
Neni 10:
1. BKDSH bashkëpunon me partitë, organizatat dhe shoqatat politike simotra në vend dhe jashtë, kur është në interes të përgjithshëm kombëtar si dhe anëtarësohet në Unionin Demokratik të Evropës, Shoqatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut - ((I.G.F.M = International Geselschaft fuer Menschenrechte); si dhe UNO - MENSCHENRECHT ORGANISATION - (Organizatën e OKB për të drejtat njerëzore) dhe atë E.K.M.S. - (europeishe konference für menshenrehte und selbst beshtimung - Konferenca Evropiane për të Drejtat Njerëzore dhe vetëvendosje).
2. BKDSH bashkëpunon dhe mund të hyjë në koalicion me
partitë e tjera shqiptare që kanë Program të ngjashëm me
programin tonë për çlirimin e të gjitha trevave shqiptare dhe
ribashkimin e tyre.
Negociatat për koalicion i kryen Kryetari i LBKDSH në bashkëpunim me anëtarët e Kryesisë së Komitetit Kombëtar, ndërsa koalicionin e miraton vetëm Kongresi apo Kuvendi i Përgjithshëm Kombëtar i BKDSH.
Neni 11:
Organizimi jonë do të jetë një strukturë e shëndoshë e elementeve njerëzore të çdo shtrese popullore me vlera dhe virtyte të larta kombëtare.
Të gjithë anëtarët e BKDSH janë njëlloj të BARABARTË përpara Statutit dhe Kanunores së Përgjithshme të BKDSH pa dallim shkalle dhe hierarkie.
Neni 12:
BKDSH, si Lëvizja politike me parime thellësisht demokratike dhe strategji çlirimtare, e rregulluar me një disiplinë të shëndoshë dhe që përbëhet nga shqiptarë të shtresave të ndryshme të cilët kanë për ideal SHQIPËRINË E LIRË DHE DEMOKRATIKE SI DHE MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT dhe të shtetasit tonë, sidomos ato të punëtorisë dhe fshatarësisë, mbi të cilat bazohet ekonomia kombëtare dhe që formojnë pjesën më të gjerë të popullit shqiptar brenda kufijve të Shqipërisë Etnike.
Neni 13:
BKDSH duke u bazuar në fuqitë lëndore dhe të krahut të kësaj mase të bashkëpunimit të shtresave të ndryshme e të intelektualëve vullnetmirë, dëshiron që kjo masë punëtore të jetë vepruese dhe pjesëmarrëse në vendimin politik, shoqëror, kulturor, ekonomik dhe demokratik të mbarë atdheut dhe të mos bëhet vegël e askujt, ashtu si botërisht janë vërtetuar në Parimet Themelore të kësaj Besëlidhje.
Neni 14:
ANËTARËSIA
BKDSH është Lëvizja politike e pavarur e shtresave të gjera shqiptare. Ajo kërkon që të marrë pjesë në veprimtarinë politike, ekonomike e shoqërore të vendit duke synuar që, qëllimet e larta liridashëse e përparimtare të saj, t’i arrijë përmes rrugës parlamentare. Dhe në raste të veçanta kur nuk ka rrugëdalje tjetër, atëhere edhe me forcë.
Në Lëvizja e BKDSH mund të bëjë pjesë (anëtarësohet) çdo shqiptar që i plotëson këto kushte:
1. t’i ketë mbushur 18 vjet jete;
2. i ndershëm dhe nuk ka asnjë njollë morale apo politike;
3. nuk u ka shërbyer të huajve kundër popullit e kundër trojeve shqiptare – Shqipërisë Etnike;
4. nuk ka bashkëpunuar me organet e dhunës së diktaturës as si urdhërdhënës, as si zbatues, as si shërbëtor apo dhe ekzekutor viktimash;
5. nuk ka spiunuar te të huajt kudër kombit dhe atdheut tonë shqiptar;
6. që ka përgjegjësi juridike;
7. pranon Programin dhe Statutin e BKDSH, punon për ta vënë në jetë, lufton për të mirën e atdheut, kombit dhe demokracisë;
8. paguan rregullisht anëtarësinë vjetore të caktuar me Rregulloren e Brendshme të Punës;
9. pranimi në radhët e BKDSH bëhet në mënyrë individuale. Për këtë paraqitet kërkesa me shkrim në një nga Aktivet, Nëndegët, Degët apo të autorizuarit të BKDSH të ngritura në qendrën e banimit ose ndërmarrje, ku deklarohet pranimi dhe plotësimi i kushteve të pranimit në Partinë e BKDSH;
10.pranimi bëhet vetëm atëherë kur kërkuesi ka nënshkruar Dëshminë e Betimit dhe ka plotësuar Fletëparaqitjen që ka rubrikat standarde të miratuara gjatë këtyre 60 viteve. Me pranimin në Parti bëhet regjistrimi në Librin Themeltar të Degës dhe anëtari pajiset me librezë anëtarësie.
(shiko tekstin e bashkangjitur të fletëparaqitjes për
pranimin e anëtarëve të rinj në radhët tona)
FLETËPARAQITJE PËR
PJESËTARËT AKTIVË TË L.B.K.D.SH.
SHËNIME PRSONALE Nr.-
Foto______
Emri dhe mbiemri:_________,datëlindja:________,vendlindja:_______
Emri i babës dhe i nënës:____________,profesioni:________,shkolla e kryer:__________
Gjendja familjare:i-(e)martuar, i-(e) pamartuar, i- (e) vejë/an:_____________
Sa fëmijë i ka?________, emrat e fëmijëve : _________, emri i bashkëshort/it/es dhe ditëlindja e tij/saj:___________, Grada ushtarake:_________, A bën pjesë në ndonjë Organizatë apo parti politike tjetër?_____,nëse “po” në cilën dhe prej sa kohësh?________, Funksioni në radhët e BKDSH:________, Kush e ka propozuar për anëtar tonin?_________, A e ka kryer betimin dhe kur?________, Kur është pranuar faktikisht në radhët tona?_______ ,Nr. i Dokumentit për identifikim:______, Data dhe emri i Entit që e ka lëshuar atë dokument?_________, A ka qenë i dënuar politikisht ?______, nëse “po”, kur?,ku?,sa?, Akt-akuza?__________, Adresa e plotë në atdhe:_________, Adresa e plotë e vendbanimit momental:__________, rruga:_____, posta:_____, shteti:_______, Nr. i regj.:________, shifra:_______, Nr. i librezës:_________, Data e regjistrimit:_______, Nënshkrimi i anëtarit/res:____________
Çdo anëtar i BKDSH mund të transferohet nga një Degë në një tjetër të kësaj Partie, duke njoftuar me shkrim Kryesinë e asaj Dege, Nëndege apo Aktivi;
(STEMA)
DËSHMIA E BETIMIT
PËR ANËTARËT AKTIVË TË
B.K.D.SH.
Me datën:___________
Nr. i protokollit:_______
Dega:_______________
Nëndega:____________
Aktivi:_______________
B E T I M I
Me dëshirë të flaktë e të sinqertë që të pranohem për anëtar aktiv në radhët e Lëvizja BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE - (B.K.D.SH.), kam nderin që unë i-(e) quajturi-(a):_________________ (Shëno emrin dhe mbiemrin si dhe adresën e plotë të vendbanimit momental).
Të betohem në Flamurin Kombëtar shqiptar, në Flamurin e Skënderbeut, në Zotin e Madhnueshëm si dhe në nderin dhe ndërgjegjen time personale, se jam i-(e) gatshëm-(e) që po ta kërkojë nevoja të jap jetën time për Çështjen e shenjtë të mbrojtjes së Kosovës dhe viseve të saja të okupuara, të Çamërisë dhe të gjitha tokave të tjera shqiptare, për çlirimin e tyre nga robëria e huaj dhe ribashkimin e gjitha trojeve etnike, atdheut amë - Shqipërisë; si dhe pas çlirimit, për të luftuar për mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit kombëtar e tokësor të tërësisë Arbërore.
Betohem se do ta respektoj Programin, Statutin dhe Parimet Themelore të kësaj Besëlidhje dhe kurrë në jetë nuk do të pranoj të bëhem shërbëtor i huaj e kundër interesave të përgjithshme kombëtare. Do të luftoj çdo individ që cënon nderin dhe ndërgjegjen kombëtare shqiptare pa marrë parasysh se cilës parti politike i takon dhe çfarë funksioni shtetëror ushtron.
Betohem se nuk do të merrem me kurrfarë spiunazhi, kurrfarë tradhtie, as farë sabotimi që dëmton interesat e larta mbarëkombëtare, por do të përpiqem që brenda kuadrit të kësaj Besëlidhje edhe unë si pjesëtar i saj të jap kontributin tim moral, fizik dhe material për interesat e larta dhe të përgjithshme mbarëkombëtare, do të mbetem besnik-(e) e Idealit për ribashkimin e Shqipërisë me tokat etnike.
Këtë deklaratë betimi e nënshkruaj me dorën time dhe pa kurrfarë presioni nga askush por vullnetarisht e me ndërgjegje të pastër kombëtare e njerëzore si vijon: _______________________________
(Nënshkrimi i personit që sapo kreu Betimin)
Në:_____________________
Data:____________________
Këtë deklaratë e pranuan si të vërtetë:
11.Çdo anëtar i BKDSH mund të transferohet nga një degë në një degë tjetër të kësaj Besëlidhje, duke njoftuar me shkrim kryesinë e asaj dege, nëndege apo aktivi.
12.Anëtari-ja, i-(e) BKDSH, mund të ç’regjistrohet nga Partia jonë me dëshirë; të çregjistrohet sipas Statutit kur humb aftësinë e veprimit, apo të largohet për shkak të veprimit kundërstatutor dhe kundërprogramor.
Anëtari i BKDSH që vullnetarisht largohet nga radhët tona, duhet të njoftojë me shkrim Kryesinë e Aktivit që i takon, apo, Organin partiak që e ka pranuar në radhët tona. Bashkë me shkresën ai duhet të kthejë edhe librezën e anëtarësisë.
13.Aktivi ka të drejtë të përjashtojë anëtarin e BKDSH kur ai kryen akte që shkelin rëndë Programin, normat e këtij Statuti, si dhe kur nuk paguan për më shumë se gjashtë muaj anëtarësinë e detyrueshme. Vendimi përfundimtar i përjashtimit miratohet nga Kryesia e Degës së BKDSH; Anëtari i përjashtuar i BKDSH nga instancat e ulta (aktivi, nëndega), ka të drejtë të ankohet deri në Kryesinë e Komitetit Drejtues të BKDSH. Jo më lart.
Nëse vendimi miratohet nga ky organ, anëtari konsiderohet i përjashtuar. Mënyra dhe forma e pushimit të antarësisë do të rregullohet me akte të posaçme, të cilat i nxjerr Kuvendi (Kongresi) i Përgjithshëm i BKDSH-së.
14. BKDSH pranon në gjirin e saj :
- anëtar aktiv,
- anëtar simpatizues ose përkrahës
- si dhe anëtar të nderit
14. 1. Çdo anëtar aktiv i BKDSH është njëkohësisht edhe
ushtar i kombit dhe i atdheut i cili zhvishet nga të gjitha
cilësitë e anëtarit të ndonjë organizate, grupi, shoqërie
apo lëvizje politike që nuk është përfshirë në kuadrin e
BKDSH, sepse bëhet anëtar - e, aktiv - e, i një levizje
apo Besëlidhje të vetme (të bashkuar) që nuk toleron
anakronizma dhe anarki në radhët e saj.
14.2. Cilësitë e anëtarëve simpatizues (përkrahësve) dhe atyre
të Nderit, janë rregulluar në “Rregulloren e Brendshme
të Punës së BKDSH”;
15. Anëtari i BKDSH ka këto të drejta:
a) Të marrë pjesë në të gjitha mbledhjet e bazës (Aktivit) ku bën pjesë dhe të shprehë lirisht mendimet e tij për të gjitha çështjet e veprimtarisë së BKDSH, të jetës së saj dhe të cilitdo anëtar të saj;
b) Të jetë i pranishëm në mbledhjet e Lëvizjes, të të gjitha niveleve ku shqyrtohen probleme që kanë të bëjnë me personin e tij;
c) Të informohet për çdo vendim të marrë nga Organet e Lëvizjes dhe me të gjitha veprimtaritë e tjera të tyre.
ç) Të drejtohet për çështje personale dhe të Lëvizjes në të
gjitha ORGANET DREJTUESE të saj.
d) Të zgjedhë e të zgjidhet në të gjitha organet drejtuese të Lëvizjes , BKDSH.
16. Anëtari i BKDSH ka këto detyra:
a) Të mbrojë e të punojë për realizimin e qëllimeve të Programit, Parimeve Themelore, të zbatojë vendimet e Komitetit Kombëtar, si dhe Organeve të tjera Drejtuese të kësaj Lëvizja e të respektojë kërkesat e këtij Statuti.
b) Të zbatojë disiplinën e Lëvizjes sonë, BKDSH;
c) Të bëjë pjesë në një Aktiv të BKDSH dhe të marrë pjesë rregullisht në veprimet e tij;
ç) Të ruajë pastër figurën morale duke mos e cënuar
autoritetin e Lëvizjes;
d) Të paguajë rregullisht anëtarësinë vjetore dhe të kontribuojë sipas mundësive të tij materiale në rastet e domosdoshme për ndonjë fushatë të përbashkët partiake.
Neni 15:
Vendimin për regjistrim, shkallë të regjistrimit apo për shuarjen e BKDSH, e merr Kuvendi i Përgjithshëm Kombëtar (Kongresi i BKDSH).
Çdo veprim tjetër është antiligjor dhe BKDSH nuk obligon për zbatim nëse nuk veprohet konform alinesë ose paragrafit të parë të këtij Neni.
KREU i - II – të
ORGANIZIMI STRUKTURAL i LËVIZJES B.K.D.SH.
Neni 16:
BKDSH, si lëvizje politike, ndërtohet mbi baza territori dhe organizimi i saj bëhet si vijon:
a) anëtarë, individ dhe
b) anëtarë të grumbulluar në Aktive, Nëndegë, Degë dhe
Komitete Drejtuese.
Nga aspekti territorial, BKDSH ka këtë formë organizimi:
AKTIVI; krijohet si njësia bazë. Çdo Aktiv duhet t’i ketë së paku 15 anëtarë aktivë, kurse NËNDEGA përbëhet nga së paku tri Aktive, ndërsa DEGA përbëhet nga së paku tri Nëndegë.
Mënyra e përfaqësimit nga baza (Aktivi) deri në Qendër-(Komitet Kombëtar) bëhet në këtë formë:
Aktivi delegon përfaqësuesit e vet në Kuvendin e Nëndegës;
Nëndega delegon përfaqësuesit e vet në Kuvendin e Degës që i takon rajonalisht.
Dega delegon përfaqësuesit e vet në kuvendin e Komitetit Drejtues që i takon rajonit.
Komiteti Drejtues: kemi tre lloje Komitetesh Drejtuese dhe ato janë:
1. Komiteti Drejtues i BKDSH për Shqipërinë
2. Komiteti Drejtues i BKDSH për Kosovën dhe viset e tjera
shqiptare nën okupacionin e ish – Jugosllavisë,
3. Komiteti Drejtues i BKDSH për Mërgim.
Këto tre Komitete Drejtuese, delegojnë nga 35 anëtarë nga gjiri i tyre në Komitetin Kombëtar të BKDSH.
Neni 17:
1. Organet e kësaj Lëvizjes ndahen në Komitete dhe në Këshilla
Drejtuese apo Qendrore dhe periferike.
2. Komiteti Kombëtar i BKDSH është Organi më i lartë
ekzekutiv dhe legjislativ i BKDSH.
3. Ky Komitet ka nën juridiksionin e vet tre Komitete
Drejtuese:
a) Komitetin Drejtues të BKDSH për Shqipëri,
b) Komitetin Drejtues të BKDSH për Kosovë,
c) Komiteti Drejtues i BKDSH në Mërgim,
4. Organet qendrore të BKDSH janë:
a) Kuvendi ose Kongresi i Përgjithshëm i anëtarëve të
BKDSH;
b) Komiteti Kombëtar i BKDSH;
c) Kryesia e Komitetit Kombëtar të BKDSH;
ç) tri Komitetet Drejtuese të BKDSH (Shqipëri, Kosovë
dhe Mërgim).
Komiteti Kombëtar është Organi më i lartë i BKDSH i cili aktivitetin e tij e zhvillon përmes Kryesisë së Komitetit Kombëtar si dhe Seksioneve të krijuara në gjirin e tij.
Komiteti Drejtues (në të tre rastet) është Organi më i lartë ekzekutiv i BKDSH i cili aktivitetin e tij e zhvillon përmes Kryesisë së Komitetit Drejtues dhe të koordinatorëve të tyre.
Neni 18:
ORGANET PERIFERIKE
Organet Periferike të BKDSH janë Këshillat Drejtues. Këshilli Drejtues është Organi më i lartë ekzekutiv i atij Organi që e ka zgjedhur dhe këto Organe janë:
1. Këshilli Drejtues i Aktivit;
2. Këshilli Drejtues i Nëndegës;
3. Këshilli Drejtues i Degës.
Këto organe zgjidhen në Kuvendet Zgjedhore përkatëse dhe kanë mandat për dy vjet.
Kanë të drejtë rizgjedhjeje nëse gjatë mandatit të tyre kanë treguar sukses dhe aftësi në punë dhe aktivitet të gjallë.
PËRBËRJA E KËSHILLAVE DREJTUES
1. Këshilli Drejtues i Aktivit zgjidhet në këtë mënyrë:
a. 3 anëtarë kur numri i anëtarëve të Aktivit nuk kalon
numrin 15 të regjistruar rregullisht si anëtarë aktivë;
b. 5 anëtarë kur numri i anëtarëve të këtij Aktivi kalon
numrin 15 por nuk e arrin numrin 125;
c. 7 anëtarë kur numri i anëtarëve të këtij Aktivi kalon
numrin 125 të të gjithë anëtarëve aktivë të këtij
A k t i v i
2. Këshilli Drejtues i Aktivit ka këtë përbërje:
a) Kryetari
b) Sekretari
c) Arkëtari dhe dy deri në katër anëtarë të Këshillit Drejtues
të Aktivit nëse numri i anëtarëve arrin nivelin e paraparë
në pikën 2 e 3 të alinesë së tretë të këtij Neni.
3. Këshilli Drejtues i Nëndegës ka këtë përbërje:
a) Kryetari
b) Sekretari
c) Arkëtari dhe dy deri në tetë anëtarë të Këshillit Drejtues
të Nëndegës, çka varet nga numri i Aktiveve që përfshin
në gjirin e vet. Pra, Këshilli Drejtues i Nëndegës ka këtë
përbërje: 5-7-9-11 anëtarë.
Nuk mund të kalojë numrin 11 të anëtarëve të Këshillit Drejtues të Nëndegës.
4. Këshilli Drejtues i Degës ka këtë përbërje:
1. Kryetari,
2. Nënkryetari,
3. Sekretari,
4. Arkëtari,
5. Kryetari i Komisionit kontrollues të Arkës,
6. Anëtari i Komisionit kontrollues të Arkës,
7. Anëtari i Komisionit kontrollues të Arkës,
8. Kryetari i Gjyqit të Nderit të Degës,
9. Anëtari (gjykatësi) i Gjyqit të Nderit,
10. Anëtari (gjykatësi) i Gjyqit të Nderit si dhe, një deri
në nëntë anëtarë të Këshillit Drejtues të Degës.
Nuk mund të kalojë numrin 19 të Anëtarëve të Këshillit Drejtues të Degës.
Mbi strukturën organizative, ofiqet dhe detyrat e secilës Degë, Nëndegë dhe Aktiv, do të rregullohen me një RREGULLORE të veçantë siç është RREGULLORJA E BRENDSHME E PUNËS së Aktiveve, Nëndegëve, Degëve dhe Komiteteve Drejtuese të BKDSH.
Neni 19:
FUSHËVEPRIMI I KUVENDIT (KONGRESIT) TË PËRGJITHSHËM KOMBËTAR TË ANËTARËVE TË L.B.K.D.SH.
Kuvendi apo Kongresi i Përgjithshëm i BKDSH, si organ më i lartë i kësaj Lëvizje:
1. Nxjerr Programin dhe Statutin e BKDSH si dhe të gjitha
aktet e tjera juridike që kanë të bëjnë me aktivitetin e
BKDSH;
2. Zgjedh dhe shkarkon Komitetin Kombëtar të BKDSH si dhe
Organin më të lartë ekzekutiv, Kryesinë e Komitetit
Kombëtar dhe Kryetarin e Lëvizje;
3. Zgjedh dhe shkarkon Seksionet e Komitetit Kombëtar dhe
Shërbimet e tjera siç janë: Redaksia e shtypit, Gjyqin e
Nderit, Komisionin kontrollues të Arkës dhe Shërbime të
tjera konform këtij Statuti;
4. Shqyrton dhe aprovon raportet lidhur me punën e Organeve
të Kuvendit (Kongresit) të BKDSH;
5. Merr vendim për regjistrimin, ç’regjistrimin dhe shuarjen e
BKDSH;
6. Aprovon ose refuzon marrëveshjet e Kryesisë së Komitetit
Kombëtar të BKDSH me partitë simotra për koalicion;
7. Aprovon ose refuzon miratimin e Kryesisë së Komitetit
Kombëtar për kandidatët e pushtetit lokal, krahinor dhe ata
shtetërorë;
8. Aprovon planin financiar dhe llogarinë përfundimtare të
BKDSH, gjatë periudhës së legjislacionit prej Kuvendit në
Kuvend (Kongresi), pra ndërmjet dy Kuvendeve.
Neni 20:
1. Kuvendi i Përgjithshëm - (Kongresi) i Anëtarëve të BKDSH është organi epror i Lëvizjes sonë, i cili mblidhet zakonisht çdo 4 - (katër) vjet. Por, sipas ngjarjeve dhe rrethanave të imponuara politike qoftë nga jashtë apo nga brenda, KUVENDI mund të thirret edhe më parë. Ndërsa, në rast lufte ose ndonjë ndërlikimi me përmasa të gjera kombëtare, Kuvendi mund të shtyhet edhe për më vonë se sa është paraparë me afatin e sipërpërmendur.
2. Kuvendi i P.K. i BKDSH, përveçse zgjedh dhe shkarkon Kryesinë si dhe mbarë Komitetin Kombëtar, ai shqyrton hollësisht veprimtarinë e zhvilluar gjatë periudhës së kaluar katërvjeçare apo nga Kuvendi (Kongresi) i kaluar e deri tek i riu që mbahet; shqyrton gjendjen financiare, jep udhëzime dhe drejtime në fushën politike dhe të iniciativave të ndryshme me karakter shoqëror - ekonomik dhe modifikon Statutin, Programin dhe Normat e tjera ligjore të Kanunores së BKDSH, nëse e gjykon të arsyeshme, në përputhje me gjendjen, rrethanat dhe evolucionin e kohës.
3. Kuvendi (Kongresi) i Përgjithshëm i BKDSH mblidhet ku e ka selinë e vet Komiteti Kombëtar, ndërsa Kuvendet Zgjedhore të Komiteteve Drejtuese të Shqipërisë, Kosovës dhe ai i mërgimit mblidhen dhe mbahen aty ku e konsiderojnë më të përshtatshëm për rrethanat e tyre.
4. Kuvendi i Përgjithshëm i Anëtarëve, në rastet e jashtëzakonshme ftohet në Kuvend:
a) Nga Kryetari i BKDSH sa herë ta shohë të nevojshme, sidomos kur është në pyetje ekzistimi i Lëvizjes;
b) Nga Komiteti Kombëtar i BKDSH kur ky vendos në mbledhjet e veta, qoftë të rregullta apo të jashtëzakonshme;
c) Kur zyrtarisht (me shkrim) kërkohet nga të tre Kryesitë e Komiteteve Drejtuese.
Në rast konflikti, kërkesën mund ta paraqesë vetëm një nga Komitetet Drejtuese duke kërkuar nga Kryetari i Komitetit Kombëtar që ky të kërkojë pëlqimin edhe te komiteteve të tjera drejtuese që nuk i janë bashkangjitur kërkesës së paraqitur nga njëri prej atyre komiteteve drejtuese.
ç) Kur anëtarët e Komitetit Kombëtar të BKDSH së paku
1/2 plus një, nënshkruajnë kërkesën për mbajtjen e
Kuvendit (Kongresit) të Jashtëzakonshëm duke cekur
shkaqet dhe arsyet që i shtyjnë në këtë hap.
5. Në të gjitha rastet e sipërshënuara, Kryesia e Komitetit Kombëtar të BKDSH detyrohet të mbajë Mbledhjen e Kuvendit (Kongresit) të Përgjithshëm të Anëtarëve brenda 60 ditëve.
6. Mbledhjen e Kongresit e thërret Kryesia e K.K. të BKDSH, gjegjësisht Kryetari, e në mungesë të tij, atëherë i autorizuari i tij që zakonisht duhet të jetë njëri nga tre nënkryetarët e K.K të cilët njëkohësisht janë edhe kryetarët e komiteteve drejtuese (përkatëse).
Në raste të jashtëzakonshme, Kuvendin e Përgjithshëm Kombëtar e thërret Sekretari i Përgjithshëm i BKDSH.
7. Mbledhjen e Kuvendit (Kongresit), e udhëheq Kryetari, në bashkëpunim me tre Nënkryetarët dhe të tjerët që zgjidhen në fillim të Kuvendit. Në mungesë të Kryetarit, Kuvendin do ta hapë dhe udhëheqë njëri nga tre Nënkryetarët e Komitetit Kombëtar, ose në mungesë të tyre, atëherë këtë do ta kryejë Sekretari i Përgjithshëm i BKDSH
Kuvendin mund ta udhëheqë edhe ndonjë nga anëtarët me merita të veçanta të Komitetit Kombëtar që zgjidhet me aklamacion nga pjesëmarrësit e atij Kuvendi (Kongresi).
Përveç Kryetarit të Kuvendit që do të udhëheqë punën e atij Kuvendi dhe do të zbatojë Rendin e Ditës, për çdo Kuvend, qoftë i rregullt apo i jashtëzakonshëm, duhet të krijohet Kryesia e Punës e cila përbëhet prej Kryetarit, tre Ndihmësve të tij, Sekretarit të Përgjithshëm, Sekretaria e Procesverbalit të Kuvendit si dhe dy komisioneve:
a) ai i verifikimit të Mandateve të Delegatëve dhe pjesëmarrësve të kuvendit
b) Komisioni për verifikimin e votave e në raste të veçanta kur kërkohet ndryshimi i Statutit, Programit apo Parimeve Themelore, qoftë në tërësi apo pjesërisht, atëherë, formohet Komisioni i veçantë për verifikimin dhe hartimin e dokumenteve juridike, i cili pasi të shqyrtojë lëndën ia paraqet Kuvendit materialin përkatës që duhet aprovuar apo refuzuar nga ai Kuvend.
Kryesia e Punës së kuvendit të përgjithshëm Kombëtar të anëtarëve të BKDSH, ka për detyrë të mbajë në rregull Rendin e Ditës, t’i drejtojë bisedimet, të jetë i paanshëm dhe të shqyrtojë Procesverbalin e punimeve dhe të vendimeve të marra në atë Kuvend.
8. Komiteti Kombëtar i BKDSH mban mbledhje të rregullta gjatë periudhës ndërmjet dy Kuvendeve (Kongreseve) së paku një herë në vit, që kanë karakter të vazhdimësisë së punimeve të Kuvendit që e ka zgjedhur atë Komitet Kombëtar.
9. Kuvendi Kombëtar (Kongresi) i Anëtarëve të BKDSH, vendimet e veta i merr me shumicë votash.
10.Votat janë të fshehta
11.Sipas rastit, votat mund të jenë edhe të hapura - me aklamacion që d.m.th. me ngritje dore.
12.Votat i kontrollon, numëron dhe verifikon vlerësimin e tyre, Komisioni Kontrollues për verifikimin e votave, i cili ia paraqet listën definitive të votimeve, Kryetarit të Kuvendit, e ky e shpall publikisht duke i lexuar rezultatet e votimeve.
13.Çdo Delegat i Kuvendit Kombëtar të BKDSH që vjen nga Kosova dhe viset shqiptare të okupuara nga sllavët si dhe ata që vijnë nga mërgimi, përveç vetes së tyre, ata kanë të drejtë të përfaqësojnë me anë të një Fletëdelegimi - (autorizim me shkrim) edhe anëtarë të tjerë nga Degët, Komitetet Drejtuese si dhe Koordinatorë të ndryshëm që për arsye të justifikuara, nuk mund të marrin pjesë personalisht.
14.Anëtarët e largët të BKDSH që jetojnë në kontinente të ndryshme, mund të delegojnë, kur nuk ekziston Dega e BKDSH në atë vend, shtet ose kontinent ku ai jeton drejtpërsëdrejti, një person (anëtar) të Komitetit Drejtues përkatës nga Mërgimi, por kurrsesi Kryetarin e Partisë.
15.Kuvendi i Përgjithshëm (Kombëtar) i Anëtarëve të BKDSH për zgjedhjen e Komitetit Kombëtar si dhe Kryesisë së këtij Komiteti gjatë zhvillimit të punimeve të veta, kërkon nga tre Komitetet Drejtuese që të paraqesin secili prej tyre listën emërore të kandidatëve që janë zgjedhur paraprakisht nga Kuvendet zgjedhore të tyre e që secili paraqet nga 35 anëtarë të zgjedhur për Komitetin Kombëtar me këtë radhitje:
a) Komiteti Drejtues i BKDSH për Shqipërinë delegon në Komitetin Kombëtar të BKDSH 35 anëtarë;
b) Komiteti Drejtues i BKDSH për Kosovën dhe viset e tjera shqiptare të okupuara nga ish-Jugosllavia delegon në K.K. të BKDSH 35 anëtarë;
c) Komiteti Drejtues i BKDSH për Mërgim në K.K. të BKDSH dërgon 35 anëtarë;
PRA GJITHSEJ 105 anëtarë.
Këta janë zgjedhur nga Komitetet Drejtuese duke i autorizuar që të përfaqësojnë atë regjion të tyre në Komitetin Kombëtar të BKDSH.
16.Këta 105 anëtarë - delegatë, do të votojnë duke propozuar nga radhët e tyre kandidatët për Kryesinë e Komitetit Kombëtar.
Propozimet bëhen drejtpërsëdrejti gjatë Kuvendit duke përshkruar vlerat e secilit që propozohet për anëtar të kryesisë. Propozimi bëhet me gojë ose me shkrim.
17.Pasi të jetë plotësuar lista e kandidatëve të propozuar nga pjesëmarrësit e Kuvendit, Sekretaria e Kuvendit do t’i shtypë listat emërore dhe do t’ua shpërndajë delegatëve të Kuvendit për votim.
Në këto lista votuese shënohen më shumë emra sesa kërkon numri i anëtarëve që do të zgjidhen në Kryesi të Komitetit Kombëtar.
Nuk hyjnë në votime kryetarët e Komiteteve Drejtuese pasi ata sipas detyrës që ushtrojnë, automatikisht janë Nënkryetarë të Kryetarit të BKDSH.
18.Votimi kryhet duke shënuar (rrumbullaksuar) vetëm ata emra që propozohen. Ndërsa ata kandidatë që nuk doni t’i votoni, emri i tyre fshihet me laps.
Fletët e votimit, pasi të kryhet votimi, mblidhen dhe kontrollohen nga Komisioni verifikues i votimeve të Kuvendit, i cili ka për detyrë t’i kontrollojë dhe klasifikojë pikërisht, rezultatet e votimit.
Tani në bazë të shkallëzimit të votave, Kryetari i Kuvendit e deklaron të formuar Kryesinë e Komitetit Kombëtar. Pikërisht bëhet votimi për zgjedhjen e Kryetarit të Lëvizjes BKDSH për tërë trojet etnike shqiptare si dhe Mërgimin në bazë të propozimeve të dhëna nëpër Kuvendet Zgjedhore të Komiteteve Drejtuese si dhe vendimet e marra nga ata në formë të kërkesës me shkrim.
Neni 21:
KOMITETI KOMBËTAR I
L.B.K.D.SH.
1. Komiteti Kombëtar (më tutje lexo K.K) i BKDSH duke zbatuar udhëzimet, drejtimet dhe vendimet e Kuvendit të Përgjithshëm (Kongresit) të BKDSH si dhe duke u bazuar në Parimet Themelore të Kanunores partiake të këtij Statuti, përfaqëson, drejton dhe administron tërë Lëvizjen tonë BKDSH, mbikëqyr respektimin e Parimeve Themelore, aplikimin e Programit, Statutit dhe Rregullores së Brendshme të Punës së BKDSH.
Njëkohësisht, bashkërendon veprimtarinë e të tre Komiteteve Drejtuese të BKDSH si dhe veprimtarinë e Seksioneve siç janë: vjeljen e anëtarësisë vjetore dhe kontributeve të ndryshme si dhe disponon shpenzimet e ndryshme, mbikëqyr të gjitha dikasteret që veprojnë në kuadër të këtij Komiteti e që janë përfshirë në Rregulloren e Veçantë të Punës së Komitetit Kombëtar të BKDSH.
2. Numri i anëtarëve të Komitetit Kombëtar fillimisht është përkufizuar në 105, mirëpo ky numër mund të ndryshojë në çdo Kongres (Kuvend) në varësi, se sa i madh do të jetë numri i tyre për atë periudhë legjislative, pasi varet nga numri i Degëve në terren që kanë deleguar dhe delegojnë në Komitetet Drejtuese si dhe këta të fundit që delegojnë në Komitetin Kombëtar të BKDSH.
3. Anëtarët e Komitetit Kombëtar si dhe ata të Kryesisë së këtij Komiteti zgjidhen në Kuvendin e Përgjithshëm (Kombëtar) të Anëtarëve sipas normave ligjore të Nenit 20 të këtij Statuti; pra me propozim nga Delegatët e Kuvendit Kombëtar ndërsa këta janë deleguar nga Kuvendet Zgjedhore të Komiteteve Drejtuese në të tri rastet.
4. Votimi bëhet i fshehtë.
5. Shprehja e votës sipas rastit, mund të bëhet edhe me ngritje dore, pra me aklamacion.
6. Votat e dhëna anëtarëve që nuk janë propozuar në listën e votimit janë të pavlefshme.
7. Mandati i anëtarëve të K.K. që zgjidhen në Kuvend (Kongres) zgjat 4 (katër) vjet.
8. Anëtarët e Legjislacionit të mëparshëm të K.K. mund të rizgjidhen me propozim të Delegatëve, ose të lirohen nga detyra, në rast se tregohet nevoja për një ndryshim të tillë.
9. Veteranët dhe Themeluesit e kësaj Lëvizje gëzojnë imunitetin e veçantë si Anëtarë të Komitetit Kombëtar të BKDSH por mund të largohen nga K.K. vetëm:
a) nëse ata vetë, për arsye personale, shëndetësore, juridike japin dorëheqje ose kërkojnë me shkrim të lirohen nga ky obligim;
b) gjithashtu Veteranët mund të shkarkohen nga ky benificion edhe në raste të veçanta, kur ai person shkel dhe cënon keq Statutin, Programin dhe Parimet Themelore të BKDSH duke rrezikuar në këtë mënyrë qenien ose ekzistencën e kësaj Lëvizje.
Në raste të tilla ekstreme, në bazë të denoncimit të bërë nga Gjyqi i Nderit, Kryesia e K.K. të BKDSH merr vendim të prerë për këto raste.
Neni 22:
KRYESIA E KOMITETIT KOMBËTAR TË L.B.K.D.SH
Kryesia e K.K. është Organ politiko - ekzekutiv më i lartë i L.BKDSH që vepron në mes dy Kuvendeve (Kongreseve) Zgjedhore;
Kryesia e Komitetit Kombëtar të LKDSH përbëhet nga:
1. Kryetari i PBKDSH i cili zgjidhet në Kuvendin Kombëtar me propozimin e të tre Komiteteve Drejtuese të BKDSH;
2. Tre Nënkryetarë të K.K. të cilët në fakt dekretohen nga ana e Komiteteve Drejtuese, pra Kryetari i K.D. është automatikisht Nënkryetar i Komitetit Kombëtar:
a) Nënkryetari i parë:..............nga Shqipëria,
b) Nënkryetari i dytë:..............nga Kosova dhe viset
shqiptare ...
c) Nënkryetari i tretë:..............nga Mërgimi.
5. Sekretari i Përgjithshëm i L.BKDSH;
6. Arkëtari kryesor i L.BKDSH;
7. Kryetari i i Seksionit për çështje ekonomiko-financiare;
8. Anëtari i Seksionit për çështje ekonomiko-financiare;
9. Anëtari i Seksionit për çështje ekonomiko-financiare;
10. Sekretari i Seksionit për çështje Ideore e politike; +
Zëdhënësi i BKDSH-së,
11. Drejtori i Seksionit për Informim dhe propagandë
(Përgjegjësi kryesor për shtypin partiak);
12. Sekretari i Seksionit për çështje organizative dhe të
anëtarësisë;
13. Sekretari i Seksionit për marrëdhënie me botën;
14. Sekretari i Seksionit për çështje statutore;
15. Sekretari i Seksionit për ruajtjen e ambientit;
16. Sekretari i Seksionit për Politikë Sociale;
17. Sekretari i Seksionit për çështje juridike;
18. Sekretari i Seksionit për kulturë, shkencë, sport dhe
edukatë fizike;
19. Sekretari i Seksionit për çështje fetare-kanunore;
20. Sekretari i Seksionit për çështjen e Rinisë (Forumi rinor i
BKDSH);
21. Sekretarja e Seksionit për çështjen e Gruas në kuadër të
BKDSH;
22. Sekretari i Seksionit për çështje disiplinore;
23. Kryetari i Gjyqit të Nderit të K.K. të BKDSH;
24. Gjykatësi i Parë i këtij Gjyqi nga Shqipëria;
25. Gjykatësi i Dytë i këtij Gjyqi nga Shqipëria;
26. Gjykatësi i Tretë i këtij Gjyqi nga Shqipëria;
27. Gjykatësi i Katërt i këtij Gjyqi nga Kosova ... ;
28. Gjykatësi i Pestë i këtij Gjyqi nga Mërgimi.
Kryesia e Komitetit Kombëtar të BKDSH ka gjithsej 28 (njëzetetetë) anëtarë.
Mbi funksionimin e Gjyqit të Nderit si dhe të gjitha Seksioneve të lartshënuara, janë dhënë udhëzime të detajuara në “Rregulloren e Brendshme të Punës së K.K të BKDSH”.
Mandati i Kryesisë së K.K. zgjat 4 (katër) vjet; me të drejtë rizgjedhje në Kuvendin e ardhshëm nëse propozohen nga kuvendet zgjedhore të të tre Komiteteve Drejtuese (secili K.D. voton veçmas për anëtarët e vet).
Kryetarin dhe Sekretarin e Përgjithshëm e zgjedh Kuvendi (Kongresi) Kombëtar pasi t’i ketë shqyrtuar kërkesat e parashtruara me shkrim të të tre Komiteteve Drejtuese se cilin kanë propozuar për kandidat dhe kundërkandidat, sepse është e domosdoshme që për çdo ofiq të ketë kundërkandidat në mënyrë të tillë që, të funksionojë më mirë forma demokratike e zgjedhjeve.
Ndërsa, tre Nënkryetarët e K.K. nuk zgjidhen por delegohen sipas funksioneve që ushtrojnë nga Komitetet Drejtuese të të tre Qendrave tona, kurse Anëtarët e tjerë të kryesisë zgjidhen dhe emërtohen drejt për së drejti nga Kuvendi Kombëtar, në rast se Kuvendi nuk ia lë këtë kompetencë Kryetarit, që ky t’i zgjedhë dhe emërojë funksionarët për udhëheqjen e Seksioneve të ndryshme si dhe për Redaksinë e organit qendror të BKDSH.
Kjo arrihet në marrëveshje gjatë Kuvendit ose vendoset në Mbledhjet Vjetore të Komitetit Kombëtar.
Kryesinë e Komitetit Kombëtar e zgjedh Kuvendi i Përgjithshëm i Anëtarëve me vota të fshehta.
Zgjidhet ai (ajo) Anëtar (e) i (e) Kryesisë i cili fiton më shumë vota.
Kryetari, tre Nënkryetarët, Sekretari i Përgjithshëm dhe anëtarët e tjerë të Kryesisë së K.K. mund të shkarkohen para se t’iu skadojë afati në rast se:
1. kanë thyer rregullat e Statutit dhe Rregullores së Brendshme të Punës së BKDSH;
2. në rast se japin vetë dorëheqje nga posti;
3. kur bien në konflikt me normat ligjore të shtetit shqiptar dhe arrestohen e dënohen për veprimtari kundërligjore të shtetit shqiptar;
4. kur vdesin ose pësojnë lëndime trupore që nuk janë në gjendje të kryejnë detyrën e besuar;
5. kur nuk tregojnë kurrfarë interesi për kryerjen e obligimeve që kanë marrë mbi vete me rastin e zgjedhjes së tyre në funksione të tilla të larta partiake.
Sipas funksionit që marrin dhe ushtrojnë gjatë legjislaturës së tyre, të gjithë anëtarët e Kryesisë mund të emërohen, secili veçmas, në detyrën e Nënkryetarit të K.K. nëse mungojnë tre të parët, për fushat e caktuara.
Neni 23:
Kryesia e Komitetit Kombëtar të B.K.DSH:
a) merr vendimet politike nga fushëveprimi i kompetencave të veta në emër të mbarë Besëlidhjes sonë;
b) përcakton nomenklaturën për punë teknike të kryesisë;
c) formon Komisionin dhe Seksione të ndryshme profesionale;
ç) harton Raportin e punës së vet dhe ia paraqet Kuvendit
(Kongresit) për shqyrtim dhe miratim.
d) kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i Kryesisë duke u angazhuar edhe në projektimin e veprimtarisë çlirimtare të Këshillit Ushtarak icili vepron në zonat e pushtuara të atdheut, pra në mënyrë ilegale. Kryesia e K. K., në këtë drejtim koordinon aktivitetet e saj në Këshillin Ushtarak “Mbrojtja e Shqipërisë Etnike”.
Neni 24:
KRYETARI I KOMITETIT KOMBËTAR TË L.B.K.D.SH.
1. Përfaqëson Lëvizjen tonë (BKDSH) brenda dhe jashtë trojeve, gëzon besimin e plotë të anëtarësisë së gjerë;
2. Thërret Mbledhjen e Kryesisë së Komitetit Kombëtar si dhe lëshon Dekretin për thirrjen dhe mbajtjen e Kuvendit të përgjithshëm Kombëtar (Kongresit);
3. Në raste të veçanta, kur nuk funksionon Kryesia e njërit nga tri Komitetet Drejtuese, Kryetari i K.K. ka të drejtë të urdhërojë mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të atij Komiteti përkatës për t’u evituar pengesat e lindura në mirëvajtjen e punës partiake;
4. Udhëheq mbledhjet e Kryesisë së K.K., ato të Kuvendit Kombëtar si dhe Mbledhjet Vjetore ndërmjet dy Kuvendeve Zgjedhore të këtij organi të lartë partiak;
5. Nënshkruan aktet e Lëvizjes BKDSH;
6. Depoziton nënshkrimin në bankë dhe Kontabilitetin shoqëror për nevojat partiake të BKDSH;
7. Koordinon punën mes tre Komiteteve Drejtuese: të Shqipërisë, të Kosovës dhe viseve të tjera të okupuara si dhe atë në Mërgim që bashkërisht janë pjesë përbërëse e Komitetit Kombëtar të LKDSH;
8. Kryetari i LBKDSH merr masat e duhura sanksionuese ndaj kryetarit si dhe tërë Këshillit Drejtues të ndonjë Aktivi, Nëndege, Dege apo edhe ndaj Kryesive si dhe Komiteteve Drejtuese, nëse ata, secili në rangun e tyre, nuk i zbatojnë detyrat e ngarkuara, pengojnë zhvillimin e aktivitetit, rrebelohen ose nuk tregojnë jetë partie.
Në raste të tilla, ata shkarkohen nga funksioni me dekret të kryetarit të K.K. dhe njëkohësisht kërkohet nga instancat më të larta që në këto raste të ndërhyjë me thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, qoftë të Aktivit, Nëndegës, Degës apo Komitetit Drejtues dhe këta elementë shkarkohen nga çdo funksion e në vend të tyre zgjidhen njerëz vullnetmirë që i kryejnë obligimet partiake ndershmërisht dhe që nuk shkaktojnë pengesa të panevojshme e dëmprurëse për mbarë Besëlidhjen.
Urdhri i Kryetarit, i lëshuar me shkrim, bëhet ligj partiak i BKDSH i cili duhet zbatuar patjetër.
9. Kryetari i Lëvozjes, me dekret të veçantë miraton listën e kandidatëve të Komitetit Kombëtar dhe atyre Drejtuese të cilat i kanë përgatitur në bazë të propozimeve të marra nga Degët për zgjedhjet lokale dhe parlamentare në vend.
Pa nënshkrimin dhe miratimin e Kryetarit të Lëvizjes, kandidatura e çdonjërit kandidat është e pavlefshme.
10.Në rast se ndonjë anëtar i BKDSH fiton në zgjedhjet lokale apo ato parlamentare dhe gjatë legjislacionit të tij largohet nga vija programore e BKDSH dhe e keqpërdor pozitën e fituar duke dëmtuar Lëvizjes; apo kalon në ndonjë parti tjetër politike, atëherë këtij i merret mandati i Partisë dhe me një shkresë zyrtare të Komitetit Kombëtar të BKDSH njoftohet Parlamenti, gjegjësisht forumi shtetëror lokal se atij personi i është marrë mandati dhe nuk përfaqëson më BKDSH në atë funksion që ky ushtron.
Kjo bëhet e plotfuqishme vetëm atëherë kur shkresa të jetë nënshkruar nga Kryetari i PBKDSH;
11.Çdo anëtar i Lëvizjes, pa marrë parasysh se çfarë funksioni ushtron në radhët e BKDSH duhet patjetër që të ketë nënshkruar Dëshminë e Betimit dhe të pajiset me librezë të rregullt të anëtarësisë të cilën e lëshon Kryesia e BKDSH dhe që mban nënshkrimin e Kryetarit të PBKDSH ose të ndonjë të autorizuari nga Kryetari i PBKDSH.
Nuk u lëshohen libreza vetëm atyre anëtarëve të BKDSH që jetojnë në trojet etnike të okupuara dhe që atje veprojnë ilegalisht. Atyre nuk u jepen librezat për shkak të sigurisë së tyre personale dhe mbrojtja nga represionet eventuale të organeve të dhunës okupatore
12.Kryetari i Lëvizjes së BKDSH gëzon të drejtën që në mënyrë simbolike me anë të ndonjë dhurate apo Fletënderimi të shpërblejë ndonjë anëtar, Aktiv, Nëndegë, Degë apo Komitet Drejtues për veprimtarinë e tyre patriotike dhe kombëtare që kanë zhvilluar në mjediset e tyre. Kjo bëhet në mënyrë publike dhe ceremoniale.
13.Kryetari i BKDSH në bazë të nenit 23, alineja 5, të këtij statuti sipas funksionit që ushtron, merr pjesë aktive në punët konkrete të Këshillit ushtarak “Mbrojtja e Shqipërisë Etnike” dhe bashkërendon veprimtarinë e tij sipas rregullores së veçantë të këtij organi.
Në raste të veçanta, Këshilli i lartpërmendur e emëron edhe për komandant të përgjithshëm të Forcave Luftarake të BKDSH kur komandanti i zgjedhur apo emëruar nga Kryesia e K. K. mungon ose vritet gjatë zhvillimeve të aksioneve konkrete çlirimtare.
Neni 25:
FUSHËVEPRIMI I TRE NËNKRYETARËVE TË KOMITETIT KOMBËTAR TË B.K.D.SH.
1. Nënkryetari i Parë i K.K. nga Shqipëria, në rast mungese të Kryetarit, i merr të gjitha prerrogativat dhe udhëheq Komitetin Kombëtar për aq kohë sa Kryetari i BKDSH të mos jetë në gjendje t’i kryejë detyrat e veta.
Në rast se Kryetari pengohet vazhdimisht në kryerjen e detyrës së vet nga subjekte të ndryshme, qoftë të justifikuar apo të pajustifikuar e të dhunshëm, ai (Nënkryetari i Parë), do ta udhëheqë Komitetin Kombëtar deri në zgjedhjet e ardhshme kur Kuvendi (Kongresi) do të vendosë zgjedhjen e këtij problemi, qoftë me shkarkimin e Kryetarit të deritashëm, apo dorëheqjen ose vdekjen e tij dhe Kongresi do ta zgjedhë me vota të fshehta Kryetarin e ri të BKDSH.
2. Nënkryetari i Dytë i K.K. nga Kosova dhe viset shqiptare të okupuara, përfaqëson dhe jep urdhra në emër të Kryetarit të BKDSH për atë hapësirë që mbulon Komiteti Drejtues i atyre trevave si dhe zhvillon aktivitete me pjesën e anëtarëve të Komitetit Kombëtar që fillimisht ka 35 anëtarë nga ato treva.
3. Nënkryetari i tretë i K.K. nga Mërgimi vepron në Mërgim me pjesën e tretë të Komitetit Kombëtar që ka po ashtu, fillimisht 35 anëtarë, sipas urdhërave që merr nga Kryesia e K.K. dhe vetë Kryetari i BKDSH, si dhe udhëheq aktivitetin politik të Komitetit Drejtues për Mërgim dhe bashkërendon veprimtaritë politike, patriotike, humanitare, kulturore dhe çlirimtare me të gjitha pjesët e tjera të BKDSH në atdhe.
Neni 26:
FUSHËVEPRIMI I SEKRETARIT
TË PËRGJITHSHËM TË B.K.D.SH.
1. Sekretari i Përgjithshëm i BKDSH përfaqëson BKDSH dhe Komitetin Kombëtar kur mungon prezenca e Kryetarit dhe Nënkryetarit të Parë si dhe administron punën e Kryesisë së K.K. në tërësinë e saj;
2. Koordinon punët e Kryesisë së K.K. me ato të të tre Komiteteve Drejtuese: të Shqipërisë, të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare të okupuara dhe të Mërgimit si dhe me Degët e ndryshme të BKDSH kudo që ato gjenden dhe veprojnë;
3. Angazhon bashkëpunimin me partitë politike simotra;
4. Nënshkruan akte të ndryshme zyrtare partiake të cilat bëhen ligj për zbatim nga BKDSH pasi që janë miratuar edhe nga Kryesia e K.K.;
5. Depoziton nënshkrimin në bankë dhe kontabilitetin shoqëror-shtetëror bashkë me kryetarin dhe arkëtarin kryesor të BKDSH;
6. Në gjendje të jashtëzakonshme, kur Kryetari dhe tre Nënkryetarët e K.K. nuk janë në gjendje t’i ushtrojnë detyrat e veta, atëherë Sekretari i Përgjithshëm e merr mbi vete udhëheqjen e tërë Lëvizjes për aq kohë sa këta, katër të lartpërmendurit, të mos jenë në gjendje t’i kryejnë detyrat e veta sipas funksioneve që kanë;
7. Sekretari i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga funksioni para se t’i skadojë afati vetëm atëherë kur:
a. ky shkel rregullat dhe normat ligjore të Statutit, Programit dhe Parimeve Themelore të BKDSH;
b. kur vetë jep dorëheqje me shkrim dhe e arsyeton demisionin e vet;
c. kur humb aftësitë psikike ose sëmuret rëndë dhe si pasojë për shkaqe shëndetësore është e pamundur të kryejë detyrën e vet;
ç. kur qëllimisht nuk zhvillon kurrfarë aktiviteti politik
dhe nuk bën jetë partie.
8. Në raste të tilla, të sanksionuara në pikën 7-të të këtij Neni, Kryetari i Lëvizjes, në marrëveshje dhe me pëlqimin e Kryesisë së Komitetit Kombëtar, emëron ushtruesin e detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm për një periudhë të shkurtër, deri sa të mbahet Mbledhja Vjetore e Komitetit Kombëtar, ku, në rendin e ditës, si pikë e parë do të jetë shqyrtimi i rastit të Sekretarit të Përgjithshëm dhe zgjedhja e këtij problemi duke liruar Sekretarin e Përgjithshëm të deritashëm dhe nominimi i Sekretarit të Përgjithshëm të ri, deri në Kuvendin e Përgjithshëm (Kongresin).
Varet nga vullneti i delegatëve në Kuvendin (Kongresin) e ardhshëm se a do të zgjidhet ky (i nominuari) apo ndonjë tjetër në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të BKDSH.
9. Sekretari i Përgjithshëm, gjatë ushtrimit të funksionit të tij, ndërmjet të tjerash, ka për detyrë të organizojë edhe konferenca shtypi në emër të partisë për masmediat kombëtare dhe ato ndërkombëtare, e posaçërisht të ndërhyjë atje ku duhet, tek organet shtetërore që Kryetari i Partisë me asistimin e S.P., të mbajë konferenca shtypi të rregullta si dhe të organizojë në emër të Partisë mitingje, protesta publike kur shfaqet nevoja për diçka të tillë, manifestime e seminare kulturore, shkencore, politike dhe sportive, etj.
Neni 27:
KOMITETET DREJTUESE TË L.B.K.D.SH.
PËR SHQIPËRI, KOSOVË DHE MËRGIM
1. Komiteti Drejtues i LBKDSH (në të tre rastet) duke zbatuar udhëzimet, drejtimet dhe vendimet e Kuvendit Zgjedhor si dhe ato të komitetit Kombëtar të BKDSH, duke u bazuar në dokumentet partiake dhe të këtij Statuti, përfaqëson, drejton dhe administron atë pjesë të Lëvizjes që bie nën juridiksionin e tij; mbikëqyr respektimin e Rregullores së Punës së BKDSH, bashkërendon veprimtarinë e Degëve, Nëndegëve dhe Aktiveve të asaj hapësire, që mbulon, zhvillon aktivitete propaganduese për zgjerimin e radhëve të veta në ato hapësira, kujdeset për vjeljen e antarësisë vjetore dhe kontributeve të ndryshme si dhe disponon shpenzimet e ndryshme, mbikëqyr të gjitha dikasteret që veprojnë në kuadër të këtij Komiteti;
2. Komiteti Drejtues i LBKDSH ka Kuvendin e vet Zgjedhor i cili është organi epror i asaj pjese të Partisë që mbulon ajo hapësirë e atij Komiteti Drejtues, i cili mblidhet zakonisht çdo 4 vjet. Por sipas ngjarjeve dhe rrethanave të imponuara politike, qoftë jashtë apo brenda, KUVENDI ZGJEDHOR i këtyre K. D. mund të thirret edhe më parë. Ndërsa, në rast lufte ose ndonjë ndërlikimi me përmasa të gjera kombëtare, Kuvendi Zgjedhor i K.D. mund të shtyhet edhe më vonë se sa është paraparë me afatin e sipërpërmendur.
3. Kuvendi Zgjedhor i K.D., përveç që zgjedh dhe shkarkon Kryesinë si dhe Komitetin Drejtues të asaj hapësire që përfaqëson, shqyrton hollësisht veprimtarinë e zhvilluar gjatë periudhës së kaluar katër vjeçare apo nga Kuvendi i kaluar e deri tek i riu që mbahet; shqyrton gjendjen financiare në hapësirën e tij, jep udhëzime dhe drejtime në lëminë politike dhe të iniciativave të ndryshme me karakter shoqëror-ekonomik dhe zbaton urdhrat dhe detyrat e Komitetit Kombëtar të BKDSH.
4. Kuvendi Zgjedhor i Komitetit Drejtues mblidhet dhe mbahet atje ku secili Komitet Drejtues, veçmas, do të gjykojë të arsyeshme në konsiderim të rrethanave të ndryshme por, zakonisht preferohet të mbahen ku i kanë selitë Komitetet Drejtuese në fjalë.
5. Kuvendin Zgjedhor të Komitetit Drejtues (në të tre rastet) e fton Kryetari i atij Komiteti Drejtues në marrëveshje me Kryesinë e K.D. si dhe aprovimin e Komitetit Kombëtar.
KRYESIA (KRYESITË) E KOMITETIT
DREJTUES TË L.B.K.D.SH.
PËR SHQIPËRI, KOSOVË DHE PËR MËRGIM
6. Kryesia (Kryesitë) e Komitetit Drejtues të L.BKDSH është Organ politiko - ekzekutiv më i lartë i L.BKDSH në ato hapësira që përfshin juridiksioni i atij Komiteti, Kryesi e cila vepron në mes të dy Kuvendeve Zgjedhore.
7. Kryesia si dhe tërë Komiteti Drejtues nga këto tre njësi politike, janë nën juridiksionin e Kryesisë së Komitetit Kombëtar të LBKDSH dhe vetëm para saj japin përgjegjësi morale, materiale, politike dhe juridike.
PËRBËRJA E KRYESISË SË KOMITETIT DREJTUES
8. Kryesia e Komitetit Drejtues të L.BKDSH (në të tre rastet) përbëhet nga:
a) një Kryetar i Komitetit Drejtues,
b) një Nënkryetar i Komitetit Drejtues,
c) një Sekretar i Komitetit Drejtues,
ç) një Arkëtar,
d) tre Anëtarë të Komisionit Kontrollues të Arkës,
dh) tre Anëtarë të Gjyqit të Nderit të Komitetit
Drejtues,
e) tre Anëtarë të Sektorit për Shtyp dhe Propagandë.
Pra Kryesia e Komitetit Drejtues të BKDSH përbëhet nga 13 anëtarë, ndërsa çdo Komitet Drejtues i ka së paku 19 anëtarë të zgjedhur në mënyrë të rregullt në Kuvendet Zgjedhore.
Numri i anëtarëve të Komitetit Drejtues (të tre) varet sipas numrit të Degëve (në atdhe) dhe të Nëndegëve e Degëve në Mërgim se sa delegatë do të delegojnë në Komitetin Drejtues përkatës.
9. Mandati i këtyre Kryesive zgjat 4 vjet. Të gjithë anëtarët e këtyre Kryesive si dhe anëtarët e Komiteteve Drejtuese kanë të drejtë kandidimi për rizgjedhje të legjislaturës së ardhshme, pasi të skadojë afati i legjislaturës së parë.
10.Kryetarin e Komitetit Drejtues të BKDSH (në të tre rastet) e zgjedh Kuvendi Zgjedhor me vota të lira dhe të fshehta, pasi bëhen propozime nga Delegatët fuqiplotë të Kuvendit, duke pasur gjithmonë edhe kundërkandidatin e vet për atë post të lartë, ndërsa Nënkryetarin, Sekretarin dhe organet e tjera të kësaj Kryesie që ngarkohen me detyra të udhëheqjeve të ndryshme, i zgjedh dhe i emëron Kryetari i Kryesisë së K.D. në bazë të votave të fituara.
Këtu mund të bëhen lëshime nga ky parim në marrëveshje me të gjithë anëtarët e Kryesisë, kur ata, pasi të kumtohen rezultatet e zgjedhjeve, mblidhen për t’i ndarë ofiqet dhe obligimet; në raste të tilla, Kryetari jep propozime në bazë të aftësive profesionale, intelektuale, vlerave morale të secilit anëtar të porsazgjedhur dhe, në harmoni e mirëkuptim e zgjedhin këtë problem dhe njoftojnë Kuvendin (Kryesinë e Punës) mbi vendimet e marra dhe përcaktimet e ofiqeve. Përndryshe, ai që fiton më së shumti pas Kryetarit, zgjidhet për Nënkryetar e pas tij vjen Sekretari, Arkëtari e me radhë, sipas alinesë 8 të këtij Neni
11.Kryesinë e Komitetit Drejtues (në të tre rastet) prej më shumë kandidatëve sesa zgjidhen, e zgjedh Kuvendi Zgjedhor i atij Komiteti Drejtues me vota të fshehta, e në rast harmonie e mirëkuptimi, Kryesia e Punës së Kuvendit u drejtohet delegatëve duke kërkuar nga ata pëlqimin a mospëlqimin e tyre me ngritje dore (aklamacion), për çka Kryesia e Punës së Kuvendit duhen të numërojë dhe të regjistrojë votat për “pro” dhe “kundër” në procesverbalin e këtij Kuvendi.
Zgjidhet si anëtar i Komitetit Drejtues të BKDSH (në të tre rastet) ai person që fiton më shumë vota.
12.Anëtarët e Kryesisë si dhe ata të Komitetit Drejtues të BKDSH (në të tre rastet tona) që nga Kryetari e deri tek anëtari i fundit mund të shkarkohen nga detyrat që ushtrojnë para se t’iu skadojë afati i caktuar në Zgjedhjet e rregullta.
13.Mënyra e shkarkimit rregullohet me akte të veçanta, të cilat i cakton Kuvendi i Përgjithshëm (Kombëtar) i anëtarëve të BKDSH duke nxjerrë RREGULLOREN E BRENDSHME TË PUNËS veçmas për secilin Komitet Drejtues: të Shqipërisë, të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare të okupuara dhe të Mërgimit.
Rregullorja në fjalë mund të jetë e përgjithshme dhe e përshtatshme për të tre pjesët e Komiteteve Drejtuese duke unifikuar punën, detyrat dhe të drejtat e të gjithëve, në një dokument të veçantë.
Sipas funksionit që marrin dhe ushtrojnë gjatë legjislaturës që janë zgjedhur, të gjithë antarët e kryesisë janë në nivelin e nënkryetarit nëse ai mungon për lamitë e caktuara.
14.Numri i anëtarëve të Komitetit Drejtues të BKDSH (në të tre rastet) mund të jetë prej: 19 deri 29, por mund të jetë edhe më i madh, çka varet nga numri i të deleguarëve në K. D. nga bazat: Degët për Shqipërinë, Kosovën, kurse Nëndegët dhe Degët për Mërgim.
15.Në Komitetin Drejtues në Mërgim bëjnë pjesë si anëtarë fuqiplotë edhe të gjithë Koordinatorët (ndërlidhësit) e BKDSH nga Mërgimi që përfaqësojnë njësitë tona partiake si dhe Degët tona në shtetet e ndryshme të botës.
KRYETARI I NDERIT i B.K.D.SH.
(Rasim ZENELAJ)
16.Kryetari i Nderit që jeton në ekzil, është automatikisht edhe anëtar i përhershëm i Komitetit Kombëtar bashkë me Veteranët dhe themeluesit e kësaj Besëlidhje, të cilët nuk ka nevojë të votohen e as të hyjnë në listat votuese apo të përsëritet emërimi i tyre në çdo kuvend, sepse titujt, Kryetar Nderi dhe Veteran, janë caktuar unanimisht me vendimet e marra në Kongresin (Kuvendin) e tretë të BKDSH, mbajtur në Shtutgart të Gjermanisë më 1984. Kjo u bë për shkak dhe në bazë të meritave të tyre të pakundërshtueshme për çështjen kombëtare si shenjë mirënjohje për punën dhe aktivitetin e tyre politik, kombëtar dhe humanitar.
Neni 28:
KOORDINATORËT E B.K.D.SH. NË MËRGIM
Kryetari i Komitetit Kombëtar të LKDSH emëron me dekret të veçantë Koordinatorin (Koordinatorët) e Komitetit Drejtues të Mërgimit në një shtet të huaj ku gjenden dhe jetojnë shumë shqiptarë që një numër i konsiderueshëm i tyre është përfshirë në radhët e LBKDSH
Detyra e tij është, siç e thotë edhe vetë titulli, t’i koordinojë punët partiake ndërmjet Komitetit Drejtues të mërgimit dhe asaj Dege apo Qendre të BKDSH në atë shtet ku gjendet dhe jeton ky Koordinator.
Posaçërisht Koordinatori angazhohet për mirëvajtjen e punës së asaj Dege, Nëndege apo Grupi anëtarësh të BKDSH në atë shtet ku ai jeton dhe vepron dhe ato aktivitete të zhvillohen në frymën e Statutit dhe Programit të LKDSH.
Këta, ka të drejtë t’i shkarkojë nga detyra Kryetari i BKDSH me shkresë - urdhëruese ku i merret mandati personit të autorizuar për këtë detyre duke ia sqaruar me shkrim shkaqet, të cilat zakonisht mund të jenë mosaktiviteti dhe mosinteresimi për kryerjen e detyrës së dhënë.
KREU I III-të
ORGANIZIMI TERITORIAL i L.B.K.D.SH.
Neni 29:
Format themelore të organizimit të Lëvizjes sonë janë:
1. Aktivi: Aktivi krijohet në vende, rajone, lagje, bashkësi lokale, apo kudoqoftë ku numri i anëtarëve aktivë nuk i kalon 150 por nuk është më pak se 15 anëtarë aktivë.
Aktivi drejtohet sipas normave ligjore të përcaktuara në Nenin 18 të këtij Statuti.
Kryetari i Aktivit e përfaqëson Aktivin e vet në Kuvendin e Nëndegës që rajonalisht i takon.
2. Nëndega: Nëndega e BKDSH formohet në ato mjedise ku veprojnë së paku tre Aktive. Nëndega mund të ketë më tepër se tre Aktive (nuk ka përkufizim), por jo më pak se tre.
Nëndega formohet në bazë të Kuvendit Zgjedhor që caktohet nga të gjitha Aktivet e atij rajoni, lagjeje, bashkësie lokale apo qyteti dhe pjesë të qytetit (në atdhe). Nëndega nuk e ka numrin e përkufizuar të maksimales por vetëm atë minimal: nuk mund të krijohet Nëndega në ato mjedise ku numri i anëtarëve të të gjithë Aktiveve që përfshihen, nuk e tejkalon numrin 50.
Nëndega, me rastin e themelimit të saj krijon Kuvendin Zgjedhor të Nëndegës të cilën e përbëjnë të gjithë anëtarët e asaj Nëndege.
Kuvendi Zgjedhor i Nëndegës thirret zakonisht një herë në çdo dy vjet.
Mandati i Këshillit Drejtues të Nëndegës zgjat dy vjet për të gjithë anëtarët e atij Këshilli Drejtues me të drejtë rizgjedhjeje.
Këshilli Drejtues i Nëndegës përbëhet konform Nenit 18 të këtij Statuti nga 5 - 7 - 9 deri në 11 anëtarë. Nuk mund ta kalojë numrin 11 të anëtarëve të Këshillit Drejtues të Nëndegës.
Këshilli Drejtues i Nëndegës ka këtë përbërje:
a) Kryetari,
b) Sekretari,
c) Arkëtari dhe
ç. dy, katër, gjashtë ose tetë anëtarë të Këshillit Drejtues
të asaj Nëndege.
Kryetari dhe Sekretari i Nëndegës përfaqësojnë Nëndegën e tyre në Kuvendin e rregullt dhe të Jashtëzakonshëm të Degës që rajonalisht i takojnë.
3. Dega: Dega është formë organizative politike e BKDSH e cila përbëhet nga tre ose më shumë Nëndegë si dhe një numri të përcaktuar anëtarësh që nuk janë përfshirë në strukturat organizative të ndonjë Aktivi dhe Nëndege, sidomos kur është fjala për ata anëtarë të BKDSH që jetojnë në Mërgim si të përndjekur politikisht dhe ekonomikisht dhe si të tillë mund t’i kontribuojnë Degës së atij shteti ku jetojnë dhe veprojnë.
Dega në marrëveshje me Kryesinë e Komitetit Drejtues (në tre rastet tona) formon Nëndegët dhe Aktivet e veta në ato mjedise ku numri i anëtarëve arrin numrin e paraparë në këtë statut si dhe në Rregulloren e Brendshme të Punës së BKDSH.
a. Dega e BKDSH e ka Kuvendin Zgjedhor të Degës, të cilën e përbëjnë të gjithë anëtarët e asaj Dege.
b. Kuvendi i Degës është organi më i lartë politiko-legjislativ, i cili ka për detyrë zgjidhjen e të gjitha problemeve të asaj Dege si dhe zbatimin e normave ligjore të këtij Statuti, Programit dhe akteve të tjera juridiko - politike të BKDSH;
c. Kuvendi i Degës mbahet një herë në çdo dy vjet.
ç. Kuvendi i Degës e Zgjedh Këshillin Drejtues të Degës
si dhe Kryesinë e atij Këshilli me një mandat prej dy
vitesh, me të drejtë rizgjedhjeje pas skadimit të afatit të
parë, në rast se i plotësojnë kushtet që i parasheh ky
Statut dhe “Rregullorja e Brendshme e Punës”.
d. Degën e udhëheq Këshilli Drejtues i Degës i cili zgjidhet me vota të fshehta nga radhët e anëtarëve të asaj Dege në Kuvendin Zgjedhor të saj.
KËSHILLI DREJTUES i DEGËS përbëhet nga:
a. Kryetari,
b. Nënkryetari,
c. Sekretari,
ç. Arkëtari,
d. tre Anëtarë të Këshillit Kontrollues të Arkës;
dh. tre Gjyqtarë të Gjyqit të Nderit të Degës;
e. një deri në nëntë Anëtarë të Këshillit Drejtues të asaj
Dege.
Kjo varet sipas numrit të anëtarëve të asaj Dege duke u bazuar në Aktive dhe Nëndegë.
Këshillin Drejtues të Degës e zgjedh Kuvendi zgjedhor i Degës dhe ai mund ta shkarkojë kur:
a. kalon afati i legjislaturës për të cilën janë zgjedhur;
b. Këshilli Drejtues i Degës nuk i kryen detyrat e ngarkuara sipas Statutit dhe Programit;
c. vdesin anëtarët e këtij Këshilli Drejtues;
ç. ata vetë japin dorëheqje dhe nuk dëshirojnë të
kandidohen më për legjislaturën e ardhshme;
d. krijohen rrethana të tilla që duhet shuar apo mbyllur ajo Degë për shkak të shkapërderdhjes së anëtarëve ose kur anëtarët e asaj Dege duhet ta lëshojnë vendbanimin e tyre momental (këtu është fjala vetëm për ato Degë të BKDSH që momentalisht veprojnë në Mërgim dhe se numri dërmues i anëtarëve të tyre janë azilkërkues).
dh. Dega (Degët) e BKDSH e ka statusin e personit
juridik. Ato kanë vulën e vet si dhe xhirollogarinë
përkatëse.
e. Formën dhe përmbajtjen e vulës e përcakton Kryetari i Komitetit Kombëtar.
Vulat e Degëve duhet të jenë në përputhje me “Rregulloren e Brendshme të Punës” dhe patjetër të kenë stemën partiake të BKDSH.
Neni 30:
FUNKSIONIMI ORGANIZATIV I STRUKTURAVE
TË BRENDSHME PARTIAKE TË L.B.K.D.SH.
1. BKDSH aktivitetin e vet politik e zhvillon në atë mënyrë duke u angazhuar me tërë potencialin e vet njerëzor që të krijojë Kuadro të shëndosha partiake me ndjenja të pastra kombëtare, atdhedashëse, humanitare dhe patriotike.
Kjo arrihet më së miri duke zhvilluar seminare të ndryshme, tubime, simpoziume, kuvende, seanca me karakter shkencor e politik, tryeza të rrumbullakëta, konferenca shtypi, botime të ndryshme në kuadër të përhapjes së idesë kombëtare të BKDSH qoftë në organin zyrtar të saj ose të ndonjë vepre të posaçme me karakter shkencor dhe me vlerë të përgjithshme kombëtare.
2. Duke filluar nga Njësia më e vogël partiake: Aktivi, BKDSH, vepron në atë mënyrë që mban mbledhje të rregullta me anëtarët e vet si dhe me popullsinë vendase ku vepron, të cilat kanë karakter informativ dhe edukativ.
3. Mbledhjet mbahen interne pa prezencën e publikut të gjerë.
4. Në çdo mbledhje të cilitdo qoftë organ të BKDSH, duke filluar nga Këshilli Drejtues i Aktivit, Nëndegës, Degës, Komitetit Drejtues e deri te Komiteti Kombëtar, Kryesia përkatëse cakton Rendin e Ditës para se të thërrasë mbledhjen dhe të ftuarit i njeh me Rendin e Ditës, në mënyrë të tiillë që të ftuarit të kenë mundësinë e përgatitjeve të tyre për pjesëmarrje në diskutimet e Mbledhjes që do të mbahet.
Çdo mbledhje, e çdo forumi të BKDSH, duhet të përcillet me Procesverbal përkatës, i cili zakonisht bëhet në dy kopje, një kopje për arkivin e atij organi që mban mbledhjen dhe tjetra, për organin më të lartë që i takon ai formacion partiak, në këtë formë: Aktivi, ia përcjell kopjen e procesverbalit të mbledhjeve të veta Kryesisë së Këshillit Drejtues të Nëndegës, kurse ky i fundit ia përcjell Këshillit Drejtues të Degës; ai i Degës ia përcjell Komitetit Drejtues përkatës, ndërsa ky (këta tre të fundit), secili për dikasterin e vet, ia përcjell Sekretarit të përgjithshëm të BKDSH që ky t’i depozitojë në Arkivin Qendror të BKDSH.
5. Aktivi nuk mund të thërrasë e të mbajë mbledhjet e veta të rregullta pa e informuar Kryesinë e Nëndegës që i takon rajonalisht; duke ftuar ndonjërin nga funksionarët e asaj Nëndege që të marrin pjesë në atë mbledhje të atij Aktivi.
Kryetari i Këshillit Drejtues të Nëndegës, në pamundësi që vetë të marrë pjesë në atë mbledhje të atij Aktivi që e ka ftuar, ai, kryetari, e autorizon me shkrim njërin nga anëtarët e Këshillit Drejtues të asaj Nëndegë që ta përfaqësojë në atë Mbledhje, qoftë ajo mbledhje e zakonshme, qoftë mbledhje e Kuvendit Zgjedhor.
6. Nëndega; edhe Kryesia e Këshillit Drejtues të Nëndegës, vepron në të njëjtën mënyrë ndaj Kryesisë së Degës ashtu siç vepron Kryesia e Këshillit Drejtues të Aktivit ndaj Kryesisë së Nëndegës.
7. Dega; edhe Kryesia e Degës vepron në mënyrë të tillë përballë Kryesisë së Komitetit Drejtues sepse duhet respektuar hierarkia organike e BKDSH. Përndryshe BKDSH nuk mund të quhej Lëvizje mbarëkombëtare me karakter çlirimtar dhe me disiplinë ushtarake.
8. Komiteti Drejtues i BKDSH (në të tre rastet) edhe ky organ i lartë politiko - ekzekutiv, zhvillon aktivitetin e vet në mënyrë hierarkike nga lart-poshtë, kështu që, gjithë aktivitetin e vet e kushtëzon me direktivat dhe urdhrat që merr nga Komiteti Kombëtar si dhe i zbaton sugjerimet që vijnë nga lart dhe i harmonizon aktivitetet e veta me organet e tjera vartëse siç janë: Degët, Nëndegët e deri tek Aktivat.
Neni 31:
SEKSIONET E KOMITETIT
KOMBËTAR TË B.K.D.SH.
Duke u bazuar në Nenin 22 të këtij Statuti, është përpiluar “Rregullorja e brendshme e Punës së Komitetit Kombëtar të BKDSH”, ku është definuar hollësisht fushëveprimi i të gjitha organeve udhëheqëse të BKDSH, e posaçërisht janë përcaktuar detyrat dhe fushëveprimi i të gjitha Seksioneve, pa të cilat Komiteti Kombëtar i BKDSH nuk mund të zhvillojë aktivitetin e vet politik, kombëtar, administrativ, strategjik dhe ekonomik. Prandaj në kuadrin e Kryesisë së K.K. bëjnë pjesë:
31. 1. Seksioni ekonomiko - financiare
31. 2. Seksioni për çështje ideore e politike;
31. 3. Seksioni për Informim dhe propagandë;
31. 4. Seksioni për çështje organizative dhe të anëtarësisë;
31. 5. Seksioni për marrëdhënie me botën;
31. 6. Seksioni për çështje statutore;
31. 7. Seksioni për ruajtjen e Ambientit;
31. 8. Seksioni për Politikë Sociale;
31. 9. Seksioni për çështje juridike;
31. 10. Seksioni për Kulturë, shkencë, sport dhe edukatë
fizike;
31. 11. Seksioni për çështje fetare-kanunore;
31. 12. Seksioni për çështjen e rinisë;
31. 13. Seksioni për Gruan në kuadër të BKDSH - (forumi i
gruas);
31. 14. Seksioni për çështje disipline dhe Gjyqi i Nderit.
Të gjitha këto Seksione varen nga Kryesia e K.K. dhe veprojnë në kuadrin e saj në bazë të Rregullores së Brendshme të Punës së Komitetit Kombëtar.
Janë përgjegjës para Kryetarit të Lëvizjes moralisht dhe juridikisht për çdo veprimtari të tyre.
Zgjidhen dhe shkarkohen nga detyra nga Kuvendi i Përgjithshëm Kombëtar i BKDSH.
Neni 32:
FORUMI I GRUAS SHQIPTARE NË
KUADËR TË B.K.D.SH.
Meqenëse gruaja (femra) shqiptare konforrm Statutit dhe Programit tonë, gëzon të gjitha të drejtat e barabarta me meshkujt, kuptohet se Besëlidhja jonë ka për detyrë morale të angazhohet për organizimin e tyre në mënyrë adekuate që edhe ato të kenë mundësinë që të japin kontributin e tyre për çështjen e shenjtë kombëtare në çdo fushë të jetës shoqërore dhe të asaj shtetërore pa qenë aspak të diskriminuara. Andaj edhe organizohet Forumi i Gruas shqiptare në kuadër të BKDSH si organizatë partiake me të gjitha prerrogativat e persoes juridike që ka dhe gëzon çdo organizatë politike, shoqërore, kulturore e sportive në kuadër të kësaj Besëlidhje.
Sa i përket formës së organizimit struktural dhe territorial të Forumit të Gruas (më tutje lexo: F.G) së BKDSH, ato janë identike me format strukturale e territoriale të mbarë Besëlidhjes.
Organizimi bëhet nga poshtë - lart:
a. krijohet Aktivi në ato qendra e mjedise ku regjistrohen së paku 15 anëtare aktive të BKDSH;
b. krijohen Nëndegët e F. G kur në atë rajon janë krijuar së paku 3 Aktive të FG të BKDSH;
c. krijohen Degët e F. G kur në atë rajon, komunë, qytet, rreth apo prefekturë janë krijuar së paku tri Nëndegë të F. G;
ç. krijohen tre Komitete Drejtuese të F. G në
përputhshmëri me Komitetet Drejtuese që ekzistojnë
për Shqipëri, Kosovë dhe Mërgim.
Komiteti Drejtues i FG për Mërgim dallohet nga dy Komitetet Drejtuese të para, për shkak se ky krijohet jo në bazë të Degëve apo Nëndegëve të F.G por në bazë të numrit të anëtareve aktive që ka në Mërgim, ku numri i tyre nuk mund të jetë më i vogël se 90 anëtare aktive të F. G të BKDSH.
d. të gjitha këto forume të F.G të BKDSH, kanë organet e tyre Drejtuese dhe Kuvendet Zgjedhore përkatëse që janë identike me ato të BKDSH duke filluar nga: Kuvendi Zgjedhor i Aktivit të F. G, Kuvendi Zgjedhor i Nëndegës së F. G, Kuvendi Zgjedhor i Degës së F. G si dhe Kuvendi Zgjedhor i Komitetit Drejtues të F. G të BKDSH.
Këto Kuvende që mbahen konform Statutit dhe Rregullores së Brendshme të Punës së BKDSH, zgjedhin Këshillat Drejtuese Përkatëse si dhe nga ato Këshilla Drejtuese krijojnë Kryesitë përkatëse të cilat udhëheqin çdo aktivitet politik dhe kombëtar në kuadër të atij forumi që i përkasin
dh. kryetarja e Komitetit Drejtues të F. G është
automatikisht anëtare e Komitetit Kombëtar të
BKDSH me të gjitha të drejtat dhe obligimet që ka
secili prej tyre në këtë organ më të lartë dhe legjislativ
të BKDSH.
e. BKDSH do të luftojë që Gruaja në tërë veprimtarinë politike, shoqërore, kulturore e familjare të gëzojë të drejta të barabarta me burrin; të punojë me sistemin 6 orë në ditë dhe të bëjë dy ditë pushim në javë, pa iu prekur paga e plotë ditore dhe javore.
f. të ndalohet me ligj që femra të punojë në turnet e treta si dhe me lëndë kimike që mund të shkaktojnë helmime.
g. për fëmijën e parë të lindur gjallë t’i jepet një shpërblim i veçantë prej një page mujore, ndërsa për fëmijët e tjerë të lindur (gjallë), t’i jepen nga dy paga mujore për secilin fëmijë.
gj. të gëzojë të drejtën e lejes së paralindjes dhe të
paslindjes së pagueshme për dy vjet kohë.
h. shteti të bëjë kompensimin e pagave me qëllim që familjet me shumë fëmijë, të mos ndjejnë vështirësi në nivelin e tyre ekonomik.
i. të punohet për lehtësimin e gruas nga barrët e punëve të rënda të shtëpisë. Për këtë t’i krijohen kushte e mundësi reale për t’u furnizuar me pajisje moderne elektroshtëpiake, me prodhime ushqimore të gatshme dhe gjysmë të gatshme, veshmbathje të përshtatshme të mjaftueshme për të gjitha stinët e motit.
j. gruaja e punësuar të ketë të drejtë pensionimi së paku 5 vjet para meshkujve. Të drejtën e pensionimit do ta vendosë pushteti demokratik kombëtar me ligje përkatëse, i cili në asnjë mënyrë nuk guxon të diskriminojë femrën punëtore. Përkundrazi, ligji duhet t’a privilegjojë gruan shqiptare në punë dhe në jetën shoqërore e politike.
Këto janë opsionet tona politike e partiake të paraqitura në Statut me të cilat i ofrojmë femrës shqiptare kushte duke e grishur që të anëtarësohet në radhët tona dhe bashkarisht të veprojmë për realizimin e këtyre aspiratave tona tejet të drejta, humane dhe përparimtare.
Neni 33:
FORUMI RINOR (F.R) i L.B.K.D.SH.
1. Partia jonë, BKDSH, në qendër të saj do të ketë kujdesin për RININË, sepse rinia është shpresa e ardhmërisë, lulja më e çmueshme e kombit dhe atdheut. Ajo është ARDHMËRIA e Kombit tonë shqiptar. Prandaj do të përpiqemi, jo vetëm në kuadrin e BKDSH por edhe më gjerë - në kuadrin mbarëkombëtar, që rinia shqiptare të fitojë atë vend dhe atë prestigj që i takon.
2. Forumi Rinor (F.R) i BKDSH do të jetë organizatë partiake e BKDSH dhe organizmi i F. R do të zhvillohet në përputhje të plotë të normave ligjore të këtij Statuti.
3. Format organizative të F.R të BKDSH janë të njëjta si ato të mbarë Besëlidhjes duke filluar nga baza: Aktivi, Nëndega, Dega e deri të Komiteti Drejtues i F. R të BKDSH.
4. Të gjitha dikasteret e F. R do të funksionojnë njëlloj e në atë mënyrë si ato të PBKDSH.
5. Kryetari i Komitetit Drejtues të F. R është anëtar i Komitetit Kombëtar të BKDSH në bazë të funksionit që ky ushtron e jo që zgjidhet me propozim të delegatëve në Kuvendin e Përgjithshëm (Kongresin) e anëtarëve të BKDSH.
KREU I -IV- të
VEPRIMTARIA MATERIALE - FINANCIARE E P.B.K.D.SH.
Neni 34:
1. Lëvizja jonë, mjetet financiare i siguron nga pagesa e anëtarësisë së detyrueshme nga çdo anëtar/e i (e) regjistruar rregullisht, si dhe nga ndihmat apo kontributet që japin anëtarët e BKDSH, donatorët, organizatat e ndryshme bamirëse, shtypi partiak dhe veprimtaria e vetë BKDSH;
2. Mjetet financiare i shfrytëzon, në harmoni me këtë Statut, Kryesia e Komitetit Kombëtar për nevojat e përgjithshme të BKDSH, përkatësisht për format e caktuara të veprimit.
3. Mjetet financiare të grumbulluara në bazë: Aktiv si dhe vjelja e anëtarësisë së detyrueshme dhe ndarja e këtyre mjeteve financiare dikastereve të ndryshme partiake, është detajuar në Nenin 27 të “Rregullores së Brendshme të Punës së Komitetit Kombëtar të BKDSH”, dhe ato do të ndahen pikërisht sipas asaj shkalle të skematizuar.
4. Forumi i Gruas si dhe Forumi Rinor i BKDSH kanë të njëjtat obligime financiare ndaj Thesarit së PBKDSH si strukturat e tjera partiake edhe këto dy forume i kryejnë detyrimet e tyre financiare ndaj Arkës së Përgjithshme të BKDSH.
5. Me mjetet financiare të tërë partisë sonë, udhëheq Seksioni për çështje ekonomiko-financiare që me Rregulloren tonë njihet me emrin Thesaria e BKDSH.
Administrimin dhe grumbullimin e mjeteve financiare e udhëheq Arkëtari Kryesor i cili merr dhe jep shuma të hollash vetëm me Fletëpagesa të rregullta.
Çdo pagim, qoftë për hyrje apo për dalje (shpenzime), duhet të pajiset me dëftesë të rregullt me nënshkrim dhe me vulë të arkëtarit si dhe nënshkrimi i marrësit, gjegjësisht dhënësit të shumës në fjalë. Përndryshe, veprohet kundër rregullave financiare dhe shkelet ky Statut dhe Rregullorja e Brendshme e Punës së BKDSH
6. Arkëtari kryesor është i obliguar që, për çdo vit kalendarik t’i paraqesë PASQYRËN E LLOGARISË FINANCIARE Kryesisë së K. K si dhe në Kuvende të përgjithshme (Kombëtare) të BKDSH, paraqitet Raporti mbi gjendjen financiare, i cili në të tre rastet duhet të jetë i verifikuar nga Komisioni Kontrollues i Arkës, qoftë ai nga Komitetet Drejtuese, qoftë Komisioni Kontrollues i Arkës i K. K të BKDSH.
Verifikimi bëhet me shkrim nga këto Komisione dhe nënshkruhet nga Komisioni në fjalë një procesverbal i veçantë i cili shërben si dëshmi për mbulimin e të ardhurave dhe shpenzimeve të bëra.
Neni 35:
Mënyra e sigurimit dhe shfrytëzimit të mjeteve financiare të BKDSH i nënshtrohet kontrollit të rregullt nga ana e Kontabilitetit shoqëror dhe verifikimit publik pranë organeve kompetente shtetërore.
Në mërgim, mjetet financiare të BKDSH e cila e ka selinë në RF të Gjermanisë dhe që është e njohur (regjistruar) edhe zyrtarisht edhe nga shteti gjerman me dekret të posaçëm shtetëror, kontrollohet nga Enti Financiar Gjerman për çdo vit, duke i paraqitur këtij enti dokumentacionin e plotë bankar dhe administrativ për të ardhurat si dhe dokumentacionin për shpenzime. Ky Ent në Gjermani quhet FINANZAMT (Financamt).
KREU I -V-të
PUSHIMI I EKZISTIMIT TË B.K.D.SH.
Neni 36:
1. BKDSH pushon së vepruari me vendim të Kuvendit të Përgjithshëm (Kombëtar) të Anëtarëve të kësaj Lëvizje në pajtim me ligjin shtetëror të Shqipërisë;
2. Shuarja e LBKDSH bëhet vetëm pasi ky vendim të jetë miratuar nga Kuvendi i Përgjithshëm i Anëtarëve (Kongresi) i BKDSH. Përndryshe veprohet kundër ligjit dhe dëmtohet ky Statut.
3. Lidhur me ndërrimin e selisë dhe kushtet e tjera të punës së BKDSH, në rrethana të caktuara, merr vendim Kryesia e Komitetit Kombëtar të BKDSH.
4. Kur BKDSH - pushon së ekzistuari:
a. Kur numri i anëtarëve bie nën numrin e përcaktuar me ligj;
b. Kur nuk ka mjete materiale për veprim të mëtjeshëm;
c. Kur gjatë koalicionit shkrihet në parti tjetër.
KREU I -VI-të
DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE
Neni 37:
Ky Statut është hartuar duke pasur për bazë tre dokumente me rëndësi kapitale për BKDSH e ato janë:
1. Statuti dhe Programi i Organizatës “BESA KOMBËTARE” të Prof. Ymer BERISHA nga viti 1943/44;
2. Kanunoren e Organizatës “VOTRA KOSOVARE NACIONAL - DEMOKRATIKE SHQIPAtri” të datës 6 gusht 1952;
3. Kanunoren e Besëlidhjes Nacionale (Kombëtare) Demokratike Shqiptare të datës 16 gusht 1972;
Si dhe duke u bazar në nenin nr. 10 të ligjit nr. 7502, datë 25. 07. 1991 “Për partitë politike”, të Shqipërisë dhe i është paraqitur për miratim Kongresit të 7 - të Kombëtar të BKDSH që u mbajt më 3 - 4 mars, 1994, në Tiranë dhe që e miratoi plotësisht këtë statut.
4. Propozimet për plotësimin apo ndryshimin e këtij Statuti, e jep Kryesia e Komitetit Kombëtar në bazë të kërkesave të bëra me shkrim duke argumentuar kërkesën me fakte e argumente nga:
a. të tre Komitetet Drejtuese të BKDSH: Shqipërisë, Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare, si dhe të Mërgimit;
b. komiteti Drejtues i Forumit të Gruas së BKDSH;
c. komiteti Drejtues i Forumit Rinor të BKDSH;
ç. këshillat Drejtuese të Degëve kur kërkesën e tyre
e bashkojnë me të njëjtat kërkesa edhe së paku
të 5 Degëve të tjera të BKDSH si dhe;
d. anëtarët e BKDSH kur dalin me iniciativa private - personale duke argumentuar kërkesën e tyre me fakte juridike, historike dhe politike.
5. Iniciativa dhe procedura për ndryshimin e Statutit fillon nëse këto ndryshime deklarohen nga 2/3 e Anëtarëve të Kryesisë së Komitetit Kombëtar; 1/2+1 e Delegatëve të Kuvendit të Përgjithshëm (Kongresit), të BKDSH ose 3 nga 4 Kryesitë e Komiteteve Drejtuese siç janë K. D i Shqipërisë, Kosovës, i Mërgimit, K.D. i Forumit të Gruas si dhe K. D i Forumit Rinor të BKDSH.
6. Ndryshimet, plotësimet apo anulimet e ndonjë Neni, Kryerreshti të ndonjë Neni, “pike” apo Kreu të Këtij Statuti, bëhen vetëm në KUVENDIN E PËRGJITHSHËM (Kongresin) e BKDSH.
7. Pa aprovimin e Kuvendit (Kongresit), të gjitha ndryshimet, shtojcat apo çfarëdo qoftë përmirësimi, janë të paligjshme dhe nuk kanë vlerë juridike dhe as që obligojnë Besëlidhjen tonë apo anëtarët e saj për zbatim.
Neni 38:
Ky Statut hyn në fuqi në ditën e aprovimit në Kuvendin e Përgjithshëm (Kongresin) Kombëtar të BKDSH.
Neni 39:
Ky statut është miratuar në Mbledhjen e parë të Këshillit Nismëtar të BKDSH në Shqipëri, mbajtur më 28 korrik, 1991, në Tiranë, (në hotel “Arbëria”).
Neni 40:
Këtë statut e ka miratuar bashkë me programin, parimet themelore dhe rregulloren e brendshme të punës, Ministria e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, me Urdhërin nr. 4 të datës 4, mars, 1992 nënshkruar nga Ministri i Drejtësisë, z. doc. Kudret Çela.
Gjithashtu edhe Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës me Aktvendimin nr. 01., nr. 009/95, Prishtinë, datë 10. 06. 1995 ka kryer regjistrimin e BKDSH-së në regjistrin e Organizatave Politike të Republikës së Kosovës (duke e nënshkruar këtë aktvendim vetë Ministri i Drejtësisë, z. Halit Muharremi).
Neni 41:
Këtë statut e aprovuan, pasiqë e dëgjuan me vëmendje të madhe, duke analizuar pikë për pikë, delegatët e Kongresit të 6-të të Jashtëzakonshëm të BKDSH që u mbajt në mërgim më 16 maj, 1992 në Shtutgart të Gjermanisë duke nënshkruar dokumentin origjinal i cili gjendet në Arkivin qendror të K. K të BKDSH.
Neni 42:
Këshillin Nismëtar për legalizimin dhe konsolidimin e BKDSH në Kosovë dhe viset e tjera nën okupimin e ish - Jugosllavisë, në Mbledhjen e tij të mbajtur në Prishtinë, më 15. 06. 1992, pasi e shqyrtoi këtë Statut si dhe Parimet themelore dhe Regulloren e Brendshme të Punës së BKDSH -së, të gjitha i aprovoi duke i nënshkruar enkas për nevojat e këtij Këshilli si dhe duke u bazuar në rrethanat politike ekzistuese atje.
Neni 43:
Këtë statut, bashkë me programin, parimet thmelore si dhe rregulloren e brendshme të punës të Komitetit Kombëtar të paraqitur në Kuvendin e 7 - të Kombëtar të BKDSH që u mbajt në Tiranë më 3 - 4 mars, 1994, për aprovim, Kuvendi në fjalë, pas një debiti disa orësh duke analizuar pikë për pikë i ka aprovuar të gjitha këto dokumente dhe ka autorizuar Kryesinë e Punës së atij Kuvendi Historik i cili mbahet për herë të parë pas 51 vite të kësaj Besëlidhje, në kryeqytetin e shtetit të Shqipërisë, që të gjitha t’i nënshkruajë dhe t’i depozitojë në arkivin qendror të BKDSH.
Kryesia e punës së Kongresit të 7 – të Kombëtar të BKDSH ka pasur këtë përbërje:
Emil Kastrioti - Kryetar
Sylajman Sylemjani - anëtar
Remzi Ponari - anëtar
Selim Ahmetaj - anëtar
Besim Doçi - anëtar |