Për përfundim



NË FORMË TË PËRFUNDIMIT PËR DISA ÇËSHTJE THELBËSORE

 
Duke përfunduar radhitjen e kësaj Kanunorje, linden shumë pyetje dhe dilema. E ato ishin mbi mjegullimin e disa çështjeve thelbësore që kanë karakter historik dhe nuk mund të keqtrajtohen për shkak të keqinformimit apo devijimeve të qëllimshëm nga e kaluara jonë.
 
Një gjë duhet saktësuar përfundimisht se ne Kosovë dhe viset e saja të robëruara gjatë dhe pas Luftës se Dytë Botërore, Organizata BALLI KOMBËTAR nuk ka mbajtur kurrfar kongresi. I vetmi Kongres ka qenë ai që u mbajt në fillim të Janarit 1944 në Berat, kurse Kongresin e Dytë, të Tretë, Katërt ...etj. i ka mbajtur ne mërgim, fillimisht në Bagnpli të Italisë , pastaj në Amerikë. Nga kjo del fakti i pamohueshëm se Kongreset e LËVIZJES për LIRIMIN e TOKAVE SHQIPTARE-LpLTSH, gjegjësisht LËVIZJES NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE – LNDSH në asnjë mënyrë nuk mund dhe nuk duhet të quhen “Kongreset e Ballit Kombëtare” sepse Balli Kombëtar në Kosovë ka mbajtur Kongrese vetëm pas vitit 1991 e kurrsesi me 1945-46. Prandaj është koha që të vejmë piken mbi “I” dhe te kristalizohen punët për shkak se ato Mbledhje, Kuvende dhe Kongrese nuk janë thirr as mbajtur nga Balli Kombëtar por nga Lëvizja NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE. Andaj duhet riradhitur kronologjikisht si vijon:
1.     KONGRESI I PARË i Organizatës “BESA KOMBËTARE”, Organizatë kjo Politiko – ushtarake që do të luaj rrolin kryesor në luftën e LpLTSH-LNDSH, themeluar nga Prof Ymer Berisha, u mbajt me 28 Nëntor 1944 në fshatin ABRI të Skenderajt në Drenicë;
2.     Kongresi i DYTË apo “KUVENDI I DOBËRDOLIT” në Llapushë, u mbajt me 4 e 5 gusht 1945 po nga Prof. Ymer Berisha me shokë;
3.     Kongresi i Tretë, është ai i Kopilakes që u mbajt më 14 e 15 gusht 1945 nën kryesinë e Adem Gllasvicës, Prof. Ibrahim Kelemendi, Hysen Tërpezës dhe të tjerëve;
4.     KONKGRESI I KARTËRT = është ai i Shkupit që u mbajt me 1 qershor 1946 siç është cekur në materialin e botuar r në këtë libër;
5.     KONGRESI I PESTË është ai i Lipovicës apo BLINAJES        që u mbajt me 25 korrik 1946.
 
Nga kjo del se gjitha këto Kongrese apo Kuvende i ka organizuar dhe mbajtur LËVIZJA NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE, nga e cila, pas shumë vitesh dhe ristrukturimeve duel BESËLIDHJA jonë KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE = B.K.D.SH., Pra në asnjë mënyrë nuk mund të thuhet se në Kosovë luftuan vetëm ballistat kundër riokupimit sllavokomunist, sepse luftën kryesore e udhëhiqen pjesëtaret e LNDSH, ata te RINISË NACIONALISTE SHQIPTARE, VULLNETARET dhe pjesëtaret e LIDHJES SË DYTË TË PRIZRENIT, e cila Lidhje ne asnjë mënyrë nuk mund të quhet balliste, kur dihet se LDP e formoi XHAFER DEVA, me ndihmesen e gjermanëve. Ndërsa dihet botërisht se Balli Kombëtar ne fillim e ka luftuar nazifashizmin, sidomos në Shqipërinë jugore. Jam i bindur se vetëm në këtë mënyrë mund ti shmangemi galimatiasit qe kanë krijuar disa historian e artikullshkrues nëpër libra dhe gazeta te ndryshme, qoftë në Kosovë, në Maqedoni dhe në Shqipëri duke i quajtur këto Kongrese me nga dy emra, çka është një nonsens i paprsedan. Nuk ka logjike te shkrauash “Kongresi i Parë i LpLTSH – gjegjësisht: Kongresi i Tretë i Ballit Kombëtar” ... Kjo nuk përputhet me logjikën e shëndosh dhe me argumentet historike.
 
Urojmë që ky “dualizëm” historik të korrigjohet dhe punët të bien në binarë të shëndosha.
 
Më 21 gusht 2008
 
BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE – B.K.D.SH.
 
 
Ora
 
Data
 

Web design tools, Small Website Calendar, ArtDigitalDesign.com

Lajmet
 
Vizitorë
 
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden