RREGULLORJA E BRENDËSHME E PUNËS
SË KOMITETIT KOMBËTAR TË LËVIZJES: BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKTAIKE SHQIPTARE B.K.D.SH
Neni 1:
Lëvizja BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE -B.K.D.SH - është parti unike mbarëkombëtare e shtrirë në të gjitha trevat e Shqipërisë Etnike, pa marrë parasysh që ende pjesë të atdheut tonë gjenden nën okupimet e huaja sllavo-greke, si dhe kjo Parti vepron edhe në Diasporë: Evropën Perëndimore, Turqi, SHBA, Kanada, Australi, etj.
BKDSH është organizuar në forma të ndryshme, sipas rrethanave ku vepron, por përveç që ka anëtarë të regjistruar nëpër Degë, sidomos në shtetet e huaja perëndimore, kryesisht vepron sipas skemës organizative që fillon nga Aktivi, Nëndega, Dega dhe Komiteti Drejtues
Për shkak të rrethanave të mirënjohura, LBKDSH ka tre Komitete Drejtuese dhe ato janë:
Komiteti Drejtues i BKDSH për Shqipëri,
Komiteti Drejtues i BKDSH për Kosovë dhe vise të tjera shqiptare të okupuara nga republikat e ish-Jugosllavisë, si dhe
Komiteti Drejtues i BKDSH për Mërgim.
Të tre këto Komitete Drejtuese si dhe K.D. i F.G. dhe F.R., bien nën juridiksionin e Komitetit Kombëtar të BKDSH dhe janë përgjegjës para këtij organi më të lartë ekzekutiv dhe legjislativ.
Neni 2:
PËRBËRJA E KOMITETIT KOMBËTAR TË L.B.K.D.SH.
Komiteti Kombëtar i BKDSH formohet në atë mënyrë, që para se të thirret Kuvendi Kombëtar, të tre Komitetet Drejtuese mbajnë Kuvendet e tyre zgjedhore dhe në ato Kuvende, përveç organeve përkatëse të Komitetit Drejtues, zgjidhen edhe kandidatët, gjegjësisht Anëtarët për Komitetin Kombëtar në mënyrë të tillë që secili Komitet delegon në Komitetin Kombëtar nga 35 anëtarë.
Ndërsa Komiteti Drejtues i Forumit të Gruas si dhe ai i Forumit Rinor do t’i zgjedhin anëtarët e tyre për Komitetin Kombëtar vetëm atëhere kur ato formohen dhe funksionojnë si organet e sipërpërmendura. Përkohësisht përfaqësohen vetëm me nga një delegat në Komitetin Kombëtar, të cilët nuk zgjidhen por kooptohen. Pra, Komiteti Kombëtar përkohësisht përbëhet nga 105 anëtarë të zgjedhur nëpër Kuvende Zgjedhore.
Këta 105 delegatë apo anëtarë të Komitetit Kombëtar zgjedhin Kryetarin e tërë Lëvizjes në bazë të propozimeve të bëra nga Komitetet Drejtuese, kuptohet duke pasur në dispozicion edhe kundërkandidatin për këtë post me rëndësi kryesore. Gjithashtu ata zgjedhin edhe Sekretarin e Përgjithshëm nga gjiri i tyre.
Në raste të veçanta, kur nuk ekziston mundësia objektive që të mblidhen këta 105 anëtarë në Kuvendin e Përgjithshëm (Kombëtar) të BKDSH, për shkak të pengesave të justifikuara që shkaktojnë okupatorët duke mos lejuar qarkullimin e anëtarëve tanë nga vendet e tyre që të marrin pjesë në Kuvende të tilla, atëherë Komiteti Drejtues i BKDSH për Kosovën dhe viset e tjera shqiptare nën ish-Jugosllavinë si dhe Komiteti Drejtues i Mërgimit, kanë të drejtë të delegojnë një numër të kufizuar përfaqësuesish, të cilët kanë legjitimitetin e plotë të përfaqësojnë tërë pjesën e Komitetit në fjalë
Sipas së drejtës së sanksionuar në kryerreshtin e parë të këtij Neni, Komiteti Drejtues në fjalë jep propozim me shkrim se cilin person ky Komitet (qoftë ai nga Kosova dhe viset e tjera apo Mërgimi) e propozon nga ana e tij për Kryetar të komitetit Kombëtar si dhe sa vota iu dhanë në Kuvendin Zgjedhor të atij Komiteti Drejtues që dokumentohet me anë të procesverbalit të secilit Kuvend në Fjalë.
Për shkak të gjendjes së rëndë të okupimit të shumicës së trojeve etnike si dhe për shkak të funksionimit sa më të mirë të Komitetit Kombëtar, Kuvendi i Përgjithshëm i BKDSH zgjedh Sekretarin e Përgjithshëm nga radhët e KD të Shqipërisë.
Neni 3:
KRYESIA E KOMITETIT KOMBËTAR TË L.B.K.D.SH
Kryesia është organi politiko-ekzekutiv më i lartë i BKDSH, e cila vepron në mes të dy Kuvendeve Zgjedhore.
Kryesia e Komitetit Kombëtar të BKDSH përbëhet nga:
1. Kryetari i L.BKDSH i cili zgjidhet nga të tre Komitetet Drejtuese të BKDSH;
2. Nënkryetari i parë:..............nga Shqipëria,
tre Nënkryetarë të K.K. të cilët në fakt dekretohen nga ana e Komiteteve Drejtuese; pra Kryetari i K.D. është automatikisht Nënkryetar i Komitetit Kombëtar:
3. Nënkryetari i dytë:..............nga Kosova dhe viset shqiptare ...
4. Nënkryetari i tretë:..............nga Mërgata
5. Sekretari i Përgjithshëm i LBKDSH;
6. Arkëtari kryesor i LBKDSH;
7. Kryetari i i Seksionit për çështje ekonomiko-financiare;
8. Anëtari i Seksionit për çështje ekonomiko-financiare;
9. Anëtari i Seksionit për çështje ekonomiko-financiare;
10. Sekretari i Seksionit për çështje Ideore e politike;
11. Drejtori i Seksionit për Informim dhe propagandë
(përgjegjësi kryesor për shtypin partiak);
12. Sekretari i Seksionit për çështje organizative dhe të
anëtarësisë;
13. Sekretari i Seksionit për marrëdhënie me botën;
14. Sekretari i Seksionit për çështje statutore;
15. Sekretari i Seksionit për ruajtjen e ambientit;
16. Sekretari i Seksionit për Politikë Sociale;
17. Sekretari i Seksionit për çështje juridike;
18. Sekretari i Seksionit për kulturë, shkencë, sport dhe
edukatë fizike;
19. Sekretari i Seksionit për çështje fetare-kanunore;
20. Sekretari i Seksionit për çështjen e Rinisë (Forumi rinor i
BKDSH);
21. Sekretarja e Seksionit për çështjen e Gruas në kuadër të
BKDSH;
22. Sekretari i Seksionit për çështje disiplinore + 6 gjykatës të
Gjyqit të Nderit të K.K. të BKDSH.
Kryesia e K.K. përbëhet nga 28 anëtarë të angazhuar me ofiqe dhe misione të ndryshme, si më lart.
Mandati i Kryesisë së K. K zgjat 4 vjet, me të drejtë rizgjedhje në Kuvendin e ardhshëm, nëse propozohet nga Kuvendi Zgjedhor i tre Komiteteve Drejtuese.
Kryetarin dhe Sekretarin e Përgjithshëm i zgjedh Kuvendi Kombëtar (Kongresi), pasi t’i ketë shqyrtuar kërkesat e parashtruara me shkrim të të tre Komiteteve Drejtuese se cilin e kanë propozuar për këtë ofiq të lartë, ndërsa tre Nënkryetarët delegohen sipas funksioneve që ushtrojnë, nga Komitetet Drejtuese të të tre Qendrave tona, kurse anëtarët e tjerë të Kryesisë zgjidhen dhe emërohen drejt për së drejti nga Kuvendi, në rast se Kuvendi nuk ia lë këtë kompetencë Kryetarit të porsazgjedhur që ky t’i zgjedhë dhe emërojë funksionarët për udhëheqjen e seksioneve të ndryshme si dhe për redaksinë e Organit qendror të BKDSH. Kjo arrihet me marrëveshje gjatë Kuvendit, ose në raste të veçanta, zgjidhet në Mbledhjen e parë vjetore të Komitetit Kombëtar.
Kryesinë prej më shumë kandidatëve sesa zgjidhen, e zgjedh Kuvendi i Përgjithshëm (Kombëtar) me vota të fshehta.
Zgjidhet ai (ajo) anëtar/e i (e) Kryesisë i cili fiton më shumë vota.
Kryetari, Nënkryetarët, Sekretari i Përgjithshëm dhe anëtarët e tjerë të Kryesisë së K.K. mund të shkarkohen para se t’iu skadojë afati në rast se:
a) kanë thyer rregullat e Statutit dhe të kësaj Rregullore,
b) në rast se japin vetë dorëheqje nga posti,
c) kur bien në konflikt me normat ligjore të shtetit shqiptar dhe arrestohen e dënohen për veprimtari kundërligjore të shtetit shqiptar;
ç) kur nuk tregojnë kurrfarë interesi për kryerjen e
obligimeve që kanë marrë mbi vete me rastin e
zgjedhjes në poste të tilla të larta partiake.
Sipas funksionit që marrin dhe ushtrojnë gjatë legjislaturës së tyre, të gjithë anëtarët e Kryesisë mund të emërohen edhe Nënkryetarë të K.K. nëse mungojnë tre të parët për fushat e caktuara.
Neni 4:
FUSHËVEPRIMI i KRYESISË SË
KOMITETIT KOMBËTAR TË L.B.K.D.SH.
Kryesia e Komitetit Kombëtar:
a) Merr vendime politike nga fushëveprimi i kompetencave të veta, në emër të mbarë Partisë sonë;
b) përcakton nomenklaturën për punë teknike të Kryesisë;
c) formon komisione dhe seksione profesionale;
ç) harton Raportin e punës së vet dhe ia paraqet Kuvendit
Kombëtar për shqyrtim dhe miratim;
d) kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i Kryesisë duke u angazhuar edhe në projektimin e veprimtarisë së Këshillit Ushtarak, i cili vepron vetëm në zonat e pushtuara të atdheut, pra në mënyrë ilegale. Kryesia e K.K. në këtë drejtim i koordinon aktivitetet e saj me Këshillin Ushtarak “Mbrojtja e Shqipërisë Etnike”.
Neni 5:
KRYETARI I KOMITETIT KOMBËTAR TË LEVIZJES B.K.D.SH.
Përfaqëson Lëvizjen tonë brenda dhe jashtë trojeve etnike;
5. 2. Thërret Mbledhjen e Kryesisë së K.K., mbarë Komitetit
Kombëtar si dhe lëshon Dekretin për thirrjen dhe
mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm Kombëtar.
5. 3. Në raste të veçanta kur nuk funksionon Kryesia e një prej
tre Komiteteve Drejtuese, Kryetari i K.K. ka të drejtë të
urdhërojë mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të atij
Komiteti përkatës për t’u evituar pengesat e lindura në
mirëvajtjen e punës partiake;
5. 4. Udhëheq Mbledhjet e Kryesisë së K.K., ato të Kuvendit
Kombëtar ndërmjet dy Kuvendeve Zgjedhore si dhe
mbledhjet vjetore të K.K.;
5. 5. Nënshkruan akte të Partisë, BKDSH;
5. 6. Depoziton nënshkrimin e tij në Bankë dhe Kontabilitetin
shoqëror për nevojat partiake të BKDSH;
5. 7. Koordinon punën në mes të tre Komiteteve Drejtuese:
Shqipërisë, Kosovës dhe viseve të tjera të okupuara, si
dhe atë të Mërgimit që bashkarisht janë pjesë përbërëse të
Komitetit Kombëtar të BKDSH;
5. 8. Kryetari i BKDSH merr masat e duhura sanksionuese
ndaj Kryetarit (të Këshillit Drejtues) si dhe ndaj mbarë
Këshillit Drejtues të ndonjë Aktivi, Nëndege, Dege apo
edhe ndaj Komiteteve Drejtuese, nëse ata, secili në postin
e vet, nuk i zbatojnë detyrat e ngarkuara, pengojnë
zhvillimin e aktivitetit, rebelohen ose nuk tregojnë jetë
partiake.
Në raste të tilla, ata shkarkohen nga detyra me dekret të Kryetarit të K.K. dhe njëkohësisht kërkohet nga instanca më e lartë se ajo e inkriminuara, që në ato raste të ndërhyjë me thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, qoftë të Aktivit, Nëndegës, Degës apo Komitetit Drejtues. Këta elementë të shkarkohen nga çdo funksion e në vend të tyre të zgjidhen njerëz vullnetmirë që i kryejnë obligimet partiake dhe nuk nxjerrin pengesa të panevojshme dhe dëmprurëse për tërë Besëlidhjen.
Urdhri i Kryetarit, i lëshuar me shkrim bëhet ligj partiak i BKDSH, i cili duhet zbatuar patjetër.
5. 9. Kryetari i Lëvizjes, me dekret të veçantë miraton listën e
kandidatëve të Komitetit Drejtues, të cilën e ka
përgatitur në bazë të propozimeve të marra nga Degët
për zgjedhjet lokale dhe parlamentare në vend.
Pa nënshkrimin e miratimit të Kryetarit të BKDSH, kandidatura e çdonjërit është e pavlefshme.
5. 10. Në rast se ndonjë kandidat i BKDSH fiton zgjedhjet,
qofshin ato lokale apo parlamentare dhe gjatë
legjislacionit të tij, largohet nga vija programore e
BKDSH dhe, e keqpërdor pozitën e fituar duke e
dëmtuar Partinë apo kalon në ndonjë parti tjetër politike,
atëherë atij i merret mandati i partisë dhe me një shkresë
të Komitetit Kombëtar njoftohet Parlamenti (Kuvendi
Popullor), gjegjësisht forumi shtetëror lokal se, atij
personi i është marrë mandati dhe nuk është më
përfaqësues i BKDSH në atë funksion që ushtron. Kjo
bëhet e plotfuqishme vetëm atëherë kur nënshkruan
edhe Kryetari i Lëvizjes, BKDSH.
5. 11. Çdo anëtar i Komitetit Kombëtar, si dhe çdo anëtar pa
marrë parasysh a ka funksion apo jo, duhet patjetër të
ketë nënshkruar Dëshminë e Betimit dhe pajiset me
Librezë të rregullt të anëtarësisë të cilën e lëshon
Kryesia e K.K. të BKDSH.
Libreza duhet të jetë e nënshkruar nga Kryetari i Partisë, ose në mungesë të tij, nga i autorizuari i tij.
Bëhen lëshime vetëm ndaj atyre anëtarëve të Komitetit Kombëtar si dhe anëtarëve të thjeshtë që jetojnë ndër trojet e okupuara dhe që atje veprojnë ilegalisht. Ata nuk janë në gjendje të posedojnë Libreza të Anëtarësisë, për shkak të sigurisë së tyre personale.
5. 12. Kryetari i LBKDSH gëzon të drejtën që në mënyrë
simbolike me anë të ndonjë dhurate apo
Fletëfalenderimi të shpërblejë ndonjë anëtar, Aktiv,
Nëndegë, Degë apo Komitet Drejtues si dhe ndonjë mik
a simpatizant të BKDSH për veprimtarinë e tyre
patriotike e kombëtare që kanë zhvilluar në mjediset e
tyre apo më gjerë. Kjo bëhet në mënyrë publike dhe
ceremoniale.
5. 13. Kryetari i LBKDSH, në bazë të Nenit 4, alineja 5 e kësaj
Rregulloreje, merr pjesë aktive në punët e Këshillit
Ushtarak “Mbrojtja e Shqipërisë Etnike” dhe
bashkërendon veprimtarinë e tij sipas Rregullores së
veçantë të këtij Organi.
Në raste të veçanta, Këshilli i lartpërmendur e emëron edhe për Komandant të Përgjithshëm të forcave luftarake të BKDSH, kur komandanti i zgjedhur mungon ose vritet në aksione konkrete.
Neni 6:
FUSHËVEPRIMI i tre NËNKRYETARËVE
TË KOMITETIT KOMBËTAR
6. 1. Nënkryetari i Parë (nga Shqipëria), në rast mungese të
Kryetarit, i merr të gjitha prerrogativat dhe udhëheq
Komitetin Kombëtar për aq kohë sa Kryetari të mos jetë
në gjendje t’i kryejë detyrat e veta.
Në rast pengese të justifikueshme, ai e udhëheq K.K. deri në zgjedhjet e ardhshme kur zgjidhet problemi i Kryetarit, qoftë me shkarkimin e tij, dorëheqjen apo vdekjen dhe që zgjidhet Kryetari i ri.
6. 2. Nënkryetari i Dytë (nga Kosova dhe viset shqiptare nën
ish-Jugosllavi) përfaqëson dhe jep urdhra në emër të
Kryetarit për atë hapësirë që mbulon Komiteti Drejtues i
atyre trevave.
6. 3. Nënkryetari i tretë (nga Mërgimi) vepron në Mërgim me
pjesën e Komitetit Kombëtar si dhe Komitetin Drejtues të
Mërgimit sipas urdhrave që merr nga Kryesia dhe vet
Kryetari i Komitetit Kombëtar të BKDSH.
Neni 7:
FUSHËVEPRIMI I SEKRETARIT TË
PËRGJITHSHËM TË B.K.D.SH.
7. 1. Sekretari i Përgjithshëm përfaqëson BKDSH, Komitetin
Kombëtar, kur mungon prezenca e Kryetarit dhe tre
Nënkryetarëve; administron punën e Kryesisë së
Komitetit Kombëtar të BKDSH në tërësinë e saj;
7. 2. Koordinon punët e Kryesisë së Komitetit Kombëtar me
ato të tri Komiteteve Drejtuese si dhe bashkërendon
aktivitetin e F.G dhe F. R të BKDSH.
7. 3. Angazhon bashkëpunimin me partitë simotra;
7. 4. Nënshkruan aktet e ndryshme zyrtare partiake të cilat
bëhen ligj për zbatim nga BKDSH pasi të jenë miratuar
edhe nga Kryesia;
7. 5. Deponon nënshkrimin në Bankë dhe Kontabilitetin
shoqëror - ekonomik bashkë me Kryetarin dhe Arkëtarin
kryesor të BKDSH;
7. 6. Në gjendje të jashtëzakonshme, kur Kryetari dhe tre
Nënkryetarët nuk janë në gjendje t’i ushtrojnë detyrat e
veta, atëherë Sekretari i Përgjithshëm e merr mbi vete
udhëheqjen e tërë Partisë për aq kohë sa këta të katër të
sipërpërmendurit të mos jenë në gjendje t’i kryejnë
detyrat e veta sipas funksioneve që kanë.
7. 7. Sekretari i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga
funksioni që ka, vetëm atëherë kur:
7.7. 1. ky shkel rregullat dhe normat ligjore të Statutit,
Programit dhe Parimeve Themelore të BKDSH;
7.7. 2. Vet jep dorëheqje me shkrim dhe e arsyeton demisionin
e vet;
7.7. 3. Vdes; ose sëmuret rëndë që për shkaqe shëndetësore
është e pamundur të kryejë detyrën e vet;
7.7. 4. Kur nuk tregon kurrfarë aktiviteti politik dhe nuk e
kryen detyrën e ngarkuar si duhet.
7. 8. Në raste të tilla të sanksionuara në pikën 7 të këtij Neni,
Kryetari i Lëvizjes në marrëveshje me Kryesinë e
Komitetit Kombëtar dhe pëlqimin e tyre të plotë, emëron
ushtruesin e Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm për një
periudhë të shkurtër, derisa të mbahet mbledhja e parë
(gjatë legjislacionit 4 vjeçar mbahen 4 mbledhje të tilla,
pra p.sh. mund të jetë e 4-ta nëse kjo ndodh nga fundi i
skadimit të legjislacionit) e Komitetit Kombëtar ku në
rend dite, si pikë e parë do të jetë zëvendësimi i Sekretarit
të Përgjithshëm të deriatëhershëm dhe zgjedhja e një tjetri
nga ky Komitet deri në zgjedhjet e ardhshme të Komitetit
Kombëtar të BKDSH. Në këtë normë ligjore që ka
karakter të përhershëm partiak mund bëhen ndryshime
mbi këtë Rregullore në të ardhmen.
7. 9. Sekretari i Përgjithshëm e ka për detyrë të organizojë
edhe Konferenca shtypi në emër të BKDSH e posaçërisht
të ndërhyjë atje ku duhet, pra tek organet shtetërore që
Kryetari i Lëvizjes me asistimin e Sekretarit të Përgjithsëm,
të mbajë Konferenca shtypi të rregullta si dhe mitingje,
protesta publike, manifestime, seminare kulturore,
sportive, etj.
Neni 8:
FUSHËVEPRIMI i ARKATARIT KRYESOR TË KOMITETIT KOMBËTAR TË LËVIZJES B.K.D.SH.
8. 1. Arkëtari Kryesor, në bashkëpunim të ngushtë me tre
anëtarët e Seksionit për çështje ekonomiko-financiare,
harton planin buxhetor për çdo vit kalendarik dhe jep
shumat e kërkuara për nevoja zyrtare të Lëvizjes.
8. 2. Meqenëse ende Lëvizja jonë nuk arriti të hyjë në
Parlamentin shqiptar dhe, nuk ka kurrfarë subvencioni
financiar nga shteti shqiptar, as nga ndonjë sponsor,
donator, kështu që krejt veprimtaria jonë e deritanishme
është zhvilluar me mbulimin e shpenzimeve vetëm nga
anëtarësia vjetore dhe kontributet financiare të vjela nga
anëtarët tanë nga Mërgimi dhe, për këtë arsye deri më sot,
funksionarët e BKDSH, nuk marrin paga nga Arka e
BKDSH por tërë veprimtarinë e tyre e kanë zhvilluar, në
baza vullnetare e pa pagesë.
Atë ditë që do të na jepet mundësia për të poseduar fonde të tilla nga shteti shqipatr, do të ndahen drejt nëpër dikastere të ndryshme partiake në përputhje me ligjin mbi financimin e Partive politike të akorduara nga shteti shqiptar.
8. 3. Arkëtari kryesor, në bashkëpunim edhe me arkëtarët e
Komiteteve Drejtuese të Shqipërisë, të Kosovës dhe
Mërgimit, pasi t’i ketë vjelë në Arkën e Komitetit
Kombëtar të ardhurat vjetore, bën pagesën e shpenzimeve
zyrtare si: të shtypit, pagesën e qirasë vjetore për selinë e
Komitetit Kombëtar, shpenzimet e udhëtimeve zyrtare të
Kryesisë së K.K., pagesën e shpenzimeve të tjera zyrtare
që i paraqet Komiteti Kombëtar, etj.
8. 4. Për çdo pagesë që bëhet nga Arkëtari Kryesor, duhet të
ekzistojë Fletëpagesa që ruhet në Librin e Arkës
kryesore.
8. 5. Arkëtari Kryesor përgatit Raportin financiar në fund të
çdo viti kalendarik dhe në formë kronologjike i paraqet
të ardhurat dhe shpenzimet e bëra vjetore të Komitetit
Kombëtar. Ky raport paraqitet në mbledhjet vjetore të
Komitetit Kombëtar dhe pasi të shqyrtohet nga të
pranishmit, aprovohet.
Aprovimi i një Raporti të tillë bëhet me shkrim në formë të Procesverbalit, të cilin e nënshkruan Kryesia e Punës së asaj Mbledhje Vjetore të K.K. dhe një kopje e këtij miratimi në formë të Procesverbalit, i jepet Arkëtarit Kryesor për ta depozituar në Librin e Arkës kryesore.
8.6. Arkëtari Kryesor me anë të Qarkoreve të ndryshme, apelon nëpër bazat e Lëvizja si p.sh. në Aktive, Nëndegë, Degë si dhe në vet Komitetet Drejtuese që të merren masat e duhura për grumbullimin e mjeteve financiare, qoftë me anë të pagesës së rregullt të anëtarësisë, qoftë përmes ndonjë fushate të shpejtë për grumbullimin e mjeteve financiare, në formë kontributi për realizimin e ndonjë projekti me rëndësi të madhe mbarëkombëtare që e ka nisur Kryesia e K.K. përmes Këshillit Ushtarak, apo për ndonjë formë tjetër, po ashtu me rëndësi të veçantë për mirëvajtjen e punës së tërë Lëvizjes sonë.
8.7. Veprimtaria materialo-financiare e BKDSH zhvillohet në rregull e me përputhshmëri me Nenet 34 e 35 të Statutit përderisa të mos bëhet ndonjë ndryshim pozitiv në tërë Statutin, të cilat mund t’i bëjë vetëm Kuvendi Kombëtar (Kongresi), Partiak i BKDSH.
Neni 9:
FUSHËVEPRIMI I SEKRETARIT TË SEKSIONIT PËR ÇËSHTJE IDEORE E POLITIKE
9.1. Detyra e tij kryesore është që në bashkëpunim të ngushtë me Kryesinë e Komitetit Kombëtar si dhe me të gjitha Seksionet e tjera, t’i koordinojë veprimet dhe të hartojë Platformën e veprimtarisë ideologjike e politike për tërë Partinë dhe atë Platformë, të aprovuar nga Kryesia e K.K., ta verë në zbatim që nga baza e deri tek organet më të larta partiake;
9.2. Të ruajë format juridike të mosdevijimit të Parimeve Themelore, por të bëjë adaptimin e tyre në të gjitha mjediset ku vepron BKDSH;
9.3. Të japë sugjerime Kryesisë së K.K. për ndonjë aktivitet konkret politik si p.sh. të hartojë projektin për fushata elektorale në terren, të bashkëpunojë me kandidatët potencialë që do të kandidohen në parlamentin shqiptar si dhe me ata në organet e pushtetit lokal, të ndihmojë në hartimin e fjalimit të tyre gjatë fushatës zgjedhore e shumë të tjera;
9.4. Të marrë iniciativën për hartimin e Platformës ideore e politike në gjerësinë mbarëkombëtare e kurrsesi të mos kufizohet vetëm në një gjerësi të caktuar si p.sh. për Republikën e sotme të Shqipërisë, sepse BKDSH nuk është Lëvizje regjionale por është Lëvizje mbarëkombëtare, gjithëshqiptare. Prandaj edhe Fushëveprimi i të gjitha Seksioneve të këtij Komiteti Kombëtar duhet të bazohet në këto argumente.
Neni 10:
FUSHËVEPRIMI i DREJTORIT TË SEKSIONIT PËR INFORMIM DHE PROPAGANDË
10. 1. Këtë Seksion për Informim dhe Propagandë e përbëjnë:
10. 1.1. Drejtori i shtypit dhe Këshillit botues,
10. 1. 2. Kryeredaktori,
10. 1. 3. Sekretari i Kolegjiumit,
10. 1. 4. Redaktorët dhe gazetarët bashkëpunëtorë brenda dhe
jashtë shtetit shqiptar.
10.2. Drejtori i Seksionit për Informim dhe Propagandë mban
përgjegjësinë morale dhe juridike për çdo artikull, trakt,
broshurë apo libër që botohet në kuadër të kësaj
Redaksie që njihet me emrin e organit qendror partiak
“Besa Shqiptare”.
10.3. Për artikujt e botuar me emrin e plotë të autorit,
përgjegjësinë e mban autori, ndërsa për ata që botohen
me iniciale, pseudonime apo pa autor, përgjegjësinë e
merr drejtori i këtij seksioni.
10. 4. Nuk mund të angazhohen as t’u jepen funksion në këtë
Seksion për Informim dhe Propagandë personave që
nuk janë anëtarë të rregullt të BKDSH.
10. 5. Mund të bashkëpunojnë; pra të shkruajnë artikuj të
ndryshëm me karakter politik, edukativ, shkencor,
gazetarë dhe shkencëtarë të ndryshëm që nuk janë
anëtarë të BKDSH dhe punimet e tyre që botohen në
faqet e shtypit tonë, shpërblehen me honorar sipas
dispozitave ligjore të shtetit shqiptar.
Gjithashtu, janë të mirëseardhur për bashkëpunim me shtypin tonë shkrimtarë, poetë, prozatorë, esseistë, piktorë, dramaturgë dhe shkencëtarë të fushave të ndryshme shkencore dhe filozofike, ku punimet e tyre, sipas mundësive tona materiale e teknike do të botohen dhe do të shpërblehen konform ligjit shtetëror shqiptar për këto lami ose gjini.
10. 6. Drejtoria në fjalë, punon dhe zhvillon aktivitetin e saj
nën mbikëqyrjen dhe udhëzimet e Kryetarit të Lëvizjes si
dhe të Sekretarit të Përgjithshëm.
Në rast nevoje, mund të angazhojë edhe Anëtarë të tjerë nga radhët e Partisë sonë sipas aftësive të tyre profesionale. Ata kanë përgjegjësitë e tyre profesionale duke mos pasur të drejtë të marrin pjesë në vendimet e kësaj Drejtorie.
Neni 11:
SHTYPI I B.K.D.SH.
11. 1. Shtypi ka rëndësi të veçantë ideo-politike për Lëvizje
tonë kombëtare, politike, demokratike mbarëshqiptare e
cila ushtron në gjirin e saj një disiplinë ushtarake ndaj
anëtarëve të saj për të ruajtur karakterin mbarëkombëtar
e posaçërisht atë çlirimtar të trojeve etnike që ende
gjenden të okupuara nga shtetet fqinjë.
11. 2. Shtypi duhet të jetë i gjallë dhe i fuqishëm, kompetent
dhe të reflektojë në çdo kohë mendimin dhe qëllimin e
Qarkut që e boton, që d.m.th. se është Zëri - (Organi)
zyrtar i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare.
Nuk lejohet të botohen artikuj fyes, përçarës e sharës kundër ndonjë individi apo kundër ndonjë partie simotër. Gjithashtu, shtypi ynë duhet të ruajë formën etike, morale e ndërgjegjen kombëtare të të gjithë shqiptarëve si dhe të shtetasve të Shqipërisë Etnike.
Nuk lejohet botimi i ndonjë shkrimi me karakter antikombëtar, amoral, racist, antifetar si dhe të tillë që dëmtojnë moralin dhe nderin e familjes shqiptare dhe që favorizojnë ideologji të huaja totalitare antishqiptare.
11. 3. Cilidoqoftë botimi që BKDSH do të vendosë të jetë Zëri
i Saj, ai duhet të përkrahet dhe të mbahet gjallë nga të
gjithë Anëtarët tanë aktivë kudo qofshin, që punojnë dhe
jetojnë.
11. 4. Nuk duhet harruar se SHTYPI, nga ana tjetër, duhet të
jetë i rregullt dhe shumë serioz me frymë të shëndoshë
kombëtare dhe me parim të shëndoshë
DEMOKRATIK,dy pika bazë që duhen për t’u zbatuar
në jetë.
11. 5. Shtypi qendror i BKDSH do të drejtohet sipas Nenit 10,
Pika 1 e kësaj Rregulloreje nga organet e Seksionit për
Informim dhe Propagandë, drejtuar nga Drejtori i këtij
Seksioni si dhe Kolegjiumi i Redaksisë, në të cilin
përfshihen, qoftë në forma konsultative, qoftë në formë
të veprimit aktiv, përveç Drejtorit të shtypit,
Kryeredaktorit, Sekretarit të Kolegjiumit botues,
Redaktorëve dhe gazetarëve bashkëpunëtorë të
përhershëm brenda dhe jashtë shtetit shqiptar, edhe:
a. Përfaqësuesi i Seksionit për çështje ideore e politike;
b. Përfaqësuesi i Seksionit për çështje organizative dhe të anëtarësisë;
c. Përfaqësuesi i Seksionit për marrëdhënie me botën;
ç. Përfaqësuesi i Seksionit për çështje statutore;
d. Përfaqësuesi i Seksionit për çështje Juridike;
dh. Përfaqësuesi i Seksionit për Kulturë, Shkencë,
Sport dhe Edukatë fizike;
e. Përfaqësuesi i Seksionit për çështje Fetare/Kanunore dhe
Përfaqësuesi i Gjyqit të Nderit të Komitetit
Kombëtar.
Gjithashtu, ky Shtyp do t’i ketë Korrespodentët e vet nga radhët e BKDSH në rrethe të ndryshme të të gjitha trojeve etnike si dhe në mërgim, të cilët raportojnë mbi aktivitetin e BKDSH në terren. Punimet e tyre shpërblehen me një honorar simbolik deri sa të krijohen kushtet e mira financiare për pagesa adekuate.
11. 6. Të gjithë funksionarët e Kolegjiumit të Shtypit i emëron
Kryetari i K. K., në marrëveshje të plotë me Kryesinë e
Komitetit Kombëtar.
11. 7. Kryetari i BKDSH ka të drejtë të shkarkojë nga
funksioni çdo anëtar të këtij Kolegjiumi në rast se ai
(anëtari apo funksionari i lartë i këtij Kolegjiumi), nuk i
zbaton normat ligjore të Statutit dhe të kësaj
Rregulloreje, si dhe në rast, kur qëllimisht i shkel
Parimet Themelore dhe të punës së këtij organi apo
mosaktiviteti konkret.
Në rastin e fundit, personat që nuk tregojnë interes të mjaftueshëm dhe nuk i kryejnë obligimet si duhet, shkarkohen nga ajo detyrë dhe në vend të tyre, emërohet një tjetër që do t’i kryejë ato obligime konform me frymën e kësaj rregulloreje.
11. 8. Në mërgim, përkohësisht botohet një Organ zyrtar i
pjesës së BKDSH, qoftë ai si organ i ndonjë Dege apo
Komiteti Drejtues, nëse paraqitet nevoja për diçka të
tillë, për çka e merr përgjegjësinë morale dhe materiale,
Kryesia e Komitetit Drejtues të BKDSH.
11. 9. Në mërgim, në rast nevoje e për arsye mungese të
kapacitetit profesional e kulturor të BKDSH, Komiteti
Drejtues i kësaj pjese të partisë sonë mund të thërrasë
dhe emërojë çdo shqiptar të ndershëm, anëtar të kësaj
partie, pa marrë parasysh shkallën hierarkike të tij, por
që është me ndjenja të pastra kombëtare dhe aftësi
profesionale, për ta ngarkuar me rregullimin e Shtypit
tonë në Mërgim.
Ky shtyp i përkohshëm duhet të jetë në frymën e Organit qendror të BKDSH.
Organi kryesor i BKDSH është organ zyrtar për të gjitha Grupet, Organizatat dhe pjesët e saj të bashkuara: Shqipëri, Kosovë dhe Mërgim që e përbëjnë këtë Parti politike.
Ky Organ i përbashkët dhe qendror mban titullin: “BESA SHQIPTARE” dhe prezanton mbarë Besëlidhjen Kombëtare Demokratike Shqiptare.
Çdo Degë e BKDSH si dhe të tre Komitetet Drejtuese të saj, kanë të drejtë botimi të organeve të veçanta (përkatëse) nëse kanë mundësi financiare dhe kuadrin e duhur. Gjithashtu këto organe periferike dhe regjionale, kanë të drejtë botimi të trakteve të ndryshme, proklamatave, broshurave, buletineve apo edhe të ndonjë gazete me tituj të ndryshëm, por që bazohen dhe frymëzohen në Parimet Themelore, Statutin dhe Programin e BKDSH.
“BESA SHQIPTARE” pra është Organi zyrtar i Komitetit Kombëtar të Lëvizjes “BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE” - BKDSH, që ka si moto (mbititull) këtë shprehje:
SHQIPËRIA ETNIKE E SHQIPTARËVE!
ADRESAT PARTIAKE
“BESA SHQIPTARE” e ka selinë në Prishtinë.
Adresa: rruga “Ismail Dumoshi”, 36, apartamenti nr. 8, 10040, Prishtinë.
Tel: 00 377 44 672 480
Xhirollogaria: “BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE”, Banka DARDANIA: 3720-04-0145
Telexi: 2298 DB BANK AB, Frankfurt am Main
Kontonumri i DARDANIA BANKËS në Frankfurt është: 08 000.93100
Neni 12:
FUSHËVEPRIMI I SEKRETARIT TË SEKSIONIT PËR ÇËSHTJE ORGANIZATIVE DHE TË ANËTARËSISË
12. 1. Ky Organ vepron në kuadër të Komitetit Kombëtar në
drejtim të organizimit sa më të mirë në bazë, duke
projektuar Platforma të përshtatshme në terren për
zhvillimin dhe aktivizimin e anëtarëve të BKDSH në atë
mjedis ku jetojnë dhe veprojnë;
12. 2. Merret me çështjen e anëtarësisë: masivizimin e radhëve
të BKDSH; sigurimin e mjeteve financiare për
ekzistimin dhe zhvillimin e jetës politike të njësive
partiake në terren, me grumbullimin e anëtarësisë
vjetore (të detyrueshme), me vjeljen e kontributeve të
ndryshme, me gjetjen e sponsorëve dhe donatorëve në
terren, me zhvillimin e aktiviteteve ekonomike që
sjellin të ardhura, qoftë në formë kontributi apo page të
detyrueshme, sipas kushteve të marrëdhënieve
ekonomike të trigut të lirë, etj.
12. 3. Harton Planprogramin e punës së këtij dikasteri dhe ia
paraqet në aprovim dhe miratim Kryesisë së Komitetit
Kombëtar, ku, pas shqyrtimit dhe miratimit të këtij
Planprogrami edhe vihet në zbatim në jetën e
përditshme partiake.
Neni 13:
FUSHËVEPRIMI I SEKRETARIT TË SEKSIONIT PËR MARDHËNIE ME BOTËN
13.1.Detyra kryesore e këtij organi partiak është që, në
bashkëpunim të ngushtë dhe drejtpërsëdrejt me
Kryetarin e Partisë, të veprojë për gjetjen e mënyrave
më të përshtatshme për sensibilizimin e çështjes
mbarëshqiptare para qarqeve të ndryshme diplomatike
ndërkombëtare, qoftë me anë të kontakteve të
drejtpërdrejta me personalitete të shquara të jetës
politike ndërkombëtare, qoftë me anë të shkresave e
memorandumeve të ndryshme që u drejtohen në emër të
mbarë BKDSH.
13. 2. Kontaktet personale me persona të ndryshëm të jetës
politike ndërkombëtare kanë një rëndësi të veçantë ku
përveç Kryetarit të Lëvizjes dhe Sekretarit të
Përgjithshëm, për këtë fushë ngarkohet edhe ky Seksion
me detyrë të caktuar për organizimin e takimeve të kësaj
natyre si dhe për hartimin e teksteve përkatëse për
bisedime dhe shqyrtime në kuadër ndërkombëtar.
13. 3. Sekretari i këtij Seksioni ka për detyrë të hartojë një
Planprogram pune të këtij dikasteri dhe atë të ia
paraqesë në shqyrtim Kryesisë së Komitetit Kombëtar, i
cili pasi të aprovohet, shërben si ligj me obligim zbatues
për këtë organ.
Neni 14:
FUSHËVEPRIMI I SEKRETARIT TË SEKSIONIT PËR ÇËSHTJE STATUTORE
14. 1. Detyra primare e këtij organi është mbrojtja e Statutit
dhe Programit të BKDSH si dhe zbatimi i këtyre
normave në jetën e përditshme politike, shoqërore,
kulturore, etj.
14. 2. Ka për detyrë të reagojë dhe të marrë masa urgjente për
ndalimin e keqpërdorimit të normave Statutore të
cilitdo qoftë organ drejtues apo individ nga radhët e
Lëvizjes sonë.
14. 3. Mbron të drejtat ligjore dhe Statutore të tërë Lëvizjes
sonë pranë organeve shtetërore qoftë në atdhe si dhe te
organet e atij shteti në botën e huaj ku vepron partia
jonë.
14. 4. Jep sugjerime dhe propozime konkrete për ndryshimin,
modifikimin e ndonjë Neni, qoftë të Statutit, Programit,
Parimeve Themelore ose të Rregullores së Brendshme të
Punës si të Komitetit Kombëtar po ashtu edhe të
Rregullores së Punëve të Degëve, Nëndegëve, Aktiveve,
Komiteteve Drejtuese, etj.
Ndryshimet, modifikimet, shtojcat apo anulimet në këto akte zyrtare bëhen vetëm në Kuvendin e Përgjithshëm (Kongresin) e BKDSH, në rast se këto propozime i ka aprovuar më parë Kryesia e Komitetit Kombëtar.
14. 5. Sekretari i këtij Seksioni ka për detyrë që të hartojë
Planprogramin e punës së këtij dikasteri dhe atë të ia
paraqesë Kryesisë së Komitetit Kombëtar për shqyrtim
dhe aprovim.
Pasi të jetë miratuar nga Kryesia e Komitetit Kombëtar dhe të jetë nënshkruar nga Kryetari i Lëvizjes , ky Planprogram hyn në fuqi dhe duhet zbatuar në forma ligjore.
Neni 15:
FUSHËVEPRIMI I SEKRETARIT TË SEKSIONIT PËR POLITIKË SOCIALE
15. 1. Ky Organ partiak ka për detyrë që konform Programit
partiak dhe normave ligjore të shtetit tonë shqiptar të
bëjë çmos që edhe partia jonë të japë kontributin e saj
maksimal në ruajtjen e ambientit sipas normave
standarde evropiane;
15. 2. Përmes këtij organi partiak duhet ndikuar, sidomos në
anëtarët e BKDSH që të respektojnë ligjin shtetëror për
ruajtjen e Ambientit; të luftohet alkoolizmi,
prostitucioni, droga, ndërtimi i objekteve të banimit
kundër standarteve urbane dhe atyre ekologjike, etj.
15. 3. Të hartojë rregulloren e punës së këtij organi në bazë të
normave ligjore të shtetit duke u bazuar në standardet
më të reja evropiane.
Neni 16:
FUSHËVEPRIMI I SEKRETARIT TË SEKSIONIT PËR POLITIKË SOCIALE
16. 1. Ky organ ka për detyrë kryesore: kujdesin dhe obligimin
moral që të krijojë mjetet financiare për ndihme sociale
atyre anëtarëve të BKDSH që mund të jenë në gjendje
kritike qoftë materiale apo shëndetësore; t’ua sigurojë
mundësitë përmes organeve lokale shtetërore që ajo
familje apo person i rrezikuar të marrë asistencë sociale,
ndihmat mjekësore: ilaçe e shërim pa pagesë si dhe të
moshuarve që nuk kanë strehim, t’ua mundësojë
strehimin në shtëpitë e pleqve, etj.
16. 2. Gjithashtu ky organ, përmes deputetëve të BKDSH që
do të hyjnë në Parlamentin shqiptar, do të bëjë çmos që
të legalizohet dhe me ligj të sanksionohet kujdesi i
Qeverisë për njerëzit me të meta psikike, fizike dhe për
të pastrehët.
16. 3. Duhet të aderojë në hartimin e ligjeve që kanë të bëjnë
me politikën sociale dhe në rast se aprovohen ligje që i
cënojnë interesat e njerëzve të kësaj sfere, të
kundërshtojë fuqishëm për anulimin e tyre dhe
aprovimin e ligjeve të përshtatshme që përputhen me
normat e ligjeve në botën e lirë e demokratike.
16. 4. Në asnjë mënyrë nuk guxon ose nuk duhet të cënohet
liria dhe e drejta e njeriut në fushën e politikës sociale.
Kjo vlen për të gjithë shtetasit e Shqipërisë Etnike.
Ky Organ ka për detyrë të raportojë Kryesinë e Komitetit Kombëtar mbi çdo gjë që i përket fushëveprimit të këtij Seksioni dhe të kërkojë ndihmë, kur ajo nevojitet nga Kryesia për aplikimin e ndonjë Programi të veçantë të hartuar nga ky Organ.
Neni 17:
FUSHËVEPRIMI I SEKRETARIT TË SEKSIONIT PËR ÇËSHTJE JURIDIKE
1. 1. Ky Seksion ka për detyrë, në radhë të parë, të mbrojë ligjshmërisë e interesave partiake pranë organeve lokale, shtetërore dhe atyre ndërkombëtare, në rast se atakohet Lëvizja jonë nga kushdoqoftë që tenton të njollosë veprimtarinë e saj patriotike dhe mbarëkombëtare, ose në rast se dikush spekulon me emrin, Statutin, Programin, Parimet Themelore dhe Rregulloren e Brendshme të të gjitha kategorive të kësaj Lëvizje.
Mbrojtja e interesave partiake bëhet përmes organeve legjitime të shtetit shqiptar: organeve të Rendit publik, Prokurorisë publike, Gjykatave të të gjitha instancave shtetërore të Shqipërisë etnike si dhe pranë organeve ndërkombëtare.
17. 2. Në rast se ndonjë person i papërgjegjshëm dhe pa
ndjenja kombëtare tenton të uzurpojë emrin e Lëvizjes
duke e shpallur veten e tij në mënyrë të paligjshme si
përfaqësues apo kryetar Partie edhe nëse ai person me
kohë është përjashtuar nga radhët e Lëvizjes për tradhti,
vjedhje, sabotim etj., atëherë, bashkë me Kryesinë e
Komitetit Kombëtar duhet të ndërmerren masa të duhura
që personat të tillë që gënjejnë opinionin publik dhe
shtetëror, të demaskohen me fakte në shtyp dhe të
denoncohen në instancat përkatëse gjyqësore siç është
rasti i kriminelit A. N. dhe bashkëpunëtorit të tij B. D.
17. 3. Jep këshilla juridike anëtarëve dhe asociacioneve të të
gjitha kategorive hierarkike të BKDSH. Posaçërisht kur
ndonjë anëtar apo ndonjë organ drejtues, duke filluar
nga baza e gjer te organet më të larta të BKDSH, ka
vepruar kundër Statutit dhe Programit për t’i evituar
pasojat, i drejtohet Gjyqit të Nderit të shkallës përkatëse
(Degëve, Komiteteve Drejtuese ose atij të Komitetit
Kombëtar), që të hapin procedurën gjyqësore dhe të
mbyllet në mënyrë ligjore ajo dukuri negative që
rastësisht mund të shfaqet në radhët e Lëvizjes sonë,
BKDSH.
Neni 18:
FUSHËVEPRIMI I SEKRETARIT TË SEKSIONIT PËR KULTURË, SHKENCË, SPORT DHE EDUKATË FIZIKE
Ky Organ harton Planprogramet e punës në kuadër të mbarë BKDSH për këto fusha:
18. 1. Planprogramin e zhvillimit të jetës kulturore në terren
kudo që gjenden dhe jetojnë anëtarët e BKDSH. Ky
aktivitet duhet t’i përshtatet mjedisit ku zhvillohet dhe
nuk guxon ose nuk duhet të ndjekë drejtim të ngushtë
ideologjik por duhet të jetë mbarëkombëtar dhe i
përshtatshëm për të gjithë shtetasit e Shqipërisë Etnike
si dhe për Mërgimin shqiptar.
Në këtë fushë ose lami duhet të hartohet një program pune i gjerë dhe i ndërtuar nga njerëz kompetentë për këtë fushë.
18. 2. BKDSH përkrah çdo iniciativë kombëtare në kuadër të
shtetit për zhvillimin e shkencës në shërbim të njeriut
dhe të shoqërisë; angazhon nga radhët e BKDSH njerëz
me kualifikime të larta dhe me prirje shkencore që të
japin kontributin e tyre për ngritjen e shkencave
teknike, shoqërore, juridike, filozofike, shpirtërore
(fetare) dhe asaj të mjekësisë. Përkrah çdo evolucion
teknik e shkencor në favor të njerëzimit dhe shoqërisë.
Dënon dhe distancohet në mënyrë kategorike nga ata persona, forume, koorporata apo institucione që shkencën dëshirojnë ta keqpërdorin kundër njerëzimit dhe kundër rendit demokratik e shoqëror.
Shkenca duhet të shërbejë për mirëqenien njerëzore e jo për shkatërrimin e qenies njerëzore dhe jetës në këtë planet.
18. 3. Organizon në mënyrë ligjore ushtrimin e sportit dhe
edukatës fizike duke krijuar Klube e shoqata sportive të
çdo lloji në terren, duke përfshirë anëtarët e BKDSH
që janë të aftë për një veprimtari të tilla dhe që këto
veprimtari do t’i zhvillojë në kuadër të bashkësive
lokale ku jetojnë pa pretendime të mbylljes në guaskën
partiake, por duhet të jenë të hapura dhe të
bashkëpunojnë me çdo qytetar pa dallim përkatësie
partiake sepse “SHPIRTI I SHËNDOSHË NË TRUP
TË SHËNDOSHË”, dhe kjo për shtetasit shqiptarë ka
vlerë primare e me interes mbarëkombëtar.
Ky Seksion duhet t’i studiojë të gjitha ligjet e shtetit shqiptar që kanë të bëjnë me kulturën, shkencën, sportin dhe edukatën fizike dhe në bazë të tyre të hartojë Planprogramin e punës së këtij Seksioni, të cilin do ta aprovojë Kryesia e Komitetit Kombëtar dhe vetëm pas aprovimit do të vihet në qarkullim me detyrë për zbatim.
Neni 19:
FUSHËVEPRIMI I SEKRETARIT TË SEKSIONIT PËR ÇËSHTJE FETARE - KANUNORE
19. 1. Në bazë të Nenit 3 të Parimeve Themelore thuhet se:
“TË SIGUROHET E DREJTA E BESIMIT SIPAS
NDËRGJEGJES SË INDIVIDIT DHE E ÇDO TË
DREJTE TJETËR QË NUK BIE NË
KUNDËRSHTIM ME INTERESAT
KOMBËTARE”. BKDSH përmes gjithë organeve të
saj pra, edhe të këtij Seksioni, lufton për realizimin e
këtij parimi me rëndësi të veçantë për popullin dhe
shtetin shqiptar.
19. 2. Meqenëse në radhët e BKDSH bëjnë pjesë njerëz të
besimeve të ndryshme, ata trajtohen njëlloj të barabartë
në çdo pikëpamje dhe në asnjë mënyrë nuk lejohet
keqtrajtimi i ndonjë personi nga anëtarët e BKDSH për
shkak të bindjeve fetare. Në rast se ndonjë anëtar i yni
ka vepruar në kundërshtim me këto qëndrime partiake
duke ofenduar anëtarin tjetër apo, ndonjë qytetar të
shtetit shqiptar për shkak të bindjeve fetare, ai anëtar do
të ndëshkohet me masat më të rrepta disiplinore; me
përjashtim nga radhët e BKDSH, sepse BKDSH nuk
toleron grindje, mostolerancë apo shantazhe në asnjë
fushë e aq më pak në fushën e besimit fetar, sepse
çdonjëri, femër apo mashkull, ka të drejtë të besojë apo
të mos besojë në Zot dhe nuk i takon BKDSH që të
ndërhyjë në ndjenjat shpirtërore të askujt.
19. 3. Në lidhje me veprimtarinë e këtij organi partiak, do të
hartohet Kodeksi i punës konform ligjit të shtetit
shqiptar.
Neni 20:
FUSHËVEPRIMI I SEKRETARIT TË SEKSIONIT PËR ÇËSHTJEN E RINISË
20. 1. Ky Seksion ka për detyrë të koordinojë punën e
FORUMIT RINOR TË BKDSH dhe të organizojë
aktivitete të ndryshme me ta, për sensibilizimin e
Programit dhe Statutit të BKDSH.
20. 2. FORUMI RINOR i BKDSH, organizohet në bazë të
normave ligjore të parapara në Nenin 33 të Statutit dhe
Neni 12 të Rregullores së Brendshme të BKDSH duke
përpiluar një RREGULLORE PUNE (të veçantë), të
këtij Forumi e cila nuk duhet të jetë në kundërshtim me
Parimet Themelore, Statutin dhe Programin e BKDSH.
20. 3. Rregulloren e Punës së Forumit Rinor e harton Kuvendi
i këtij Forumi dhe ia paraqet Kryesisë së Komitetit
Kombëtar për miratim.
Me nënshkrimin e Kryetarit të Komitetit Kombëtar të BKDSH, kjo Rregullore hyn në fuqi dhe veprohet sipas saj, sepse bëhet LIGJ PARTIAK për Forumin Rinor të BKDSH.
Neni 21:
FUSHËVEPRIMI I SEKRETARIT TË SEKSIONIT PËR ÇËSHTJEN E GRUAS NË KUADËR TË BKDSH APO FORUMI I
GRUAS SHQIPTARE NË KUADËR TË BKDSH
21. 1. Ky Seksion ka për detyrë të koordinojë punën dhe
veprimtarinë e Komitetit Kombëtar me Forumin e Gruas
Shqiptare në kuadër të BKDSH dhe të organizojë
aktivitete të ndryshme me këtë Organizatë partiake për
sensibilizimin e Programit dhe të Statutit të BKDSH në
çdo pikëpamje.
21. 2. Forumi i Gruas Shqiptare organizohet si organizatë e
veçantë me të gjitha organet drejtuese që parasheh
Statuti dhe Rregullorja e Brendshme e Punës së BKDSH
por që vepron me të njëjtin Program dhe Statut të tërë
BKDSH.
Nuk lejohet anarki e as keqpërdorime në këtë organizatë si dhe në organet e tjera që përbëjnë BKDSH.
21. 3. Rregulloren e Punës së Forumit të Gruas Shqiptare në
kuadër të BKDSH, e harton Kuvendi i këtij Forumi dhe
pasi ta ketë miratuar Kuvendi në fjalë, i dorëzohet
Kryesisë së Komitetit Kombëtar për aprovim.
Me nënshkrimin e Kryetarit të Komitetit Kombëtar të BKDSH, kjo Rregullore hyn në fuqi dhe veprohet sipas saj, sepse bëhet ligj partiak për këtë Forum të Gruas shqiptare të BKDSH i cili duhet zbatuar në jetën politike partiake.
Neni 22:
FUSHËVEPRIMI I SEKRETARIT TË SEKSIONIT PËR ÇËSHTJE DISIPLINORE
22. 1. Ky Seksion ka për detyrë të krijojë Gjyqin e Nderit të
Komitetit Kombëtar që është organ i pavarur dhe
vepron në bazë të normave ligjore për të mbrojtur
ligjshmërinë e Statutit, Programit, Parimeve Themelore
dhe akteve të tjera juridike të kësaj Partie.
22. 2. Gjyqi i Nderit i Komitetit Kombëtar përbëhet nga:
22. 2. 1. Kryetari i Gjyqit të Nderit të K.K.
22. 2. 2. Tre gjykatësve nga territori i Republikës së Shqipërisë
22. 2. 3. Një gjykatës nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare
nën ish-Jugosllavi.
22. 2. 4. Një gjykatës nga Mërgimi.
22. 2. 5. Një Sekretar të Seksionit për çështje disiplinore, i cili
ka për detyrë t’i regjistrojë të gjitha aktet që i
drejtohen këtij Gjyqi për shqyrtim dhe të mbajë
korrenspodencë me palët e interesuara në konflikt.
Sekretari nuk ka të drejtë të votojë pro apo kundër
vendimeve të Gjyqit në seancat përkatëse. Puna e tij
në raste të tilla është administrative që do të thotë se
sekretari mban Procesverbalin e Seancave gjyqësore
dhe i përpilon Vendimet gjyqësore në formë juridike,
kështu që, pasi të jenë nënshkruar nga Kryetari i
Gjyqit, bëhen fuqiplotë dhe duhen zbatuar.
22. 3. Gjyqi i Nderit i Komitetit Kombëtar ka vulën e vet me
stemën partiake me këtë mbishkrim “BESËLIDHJA
KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE”, (ky
tekst vjen në rrethin e dytë), Gjyqi i Nderit i Komitetit
Kombëtar - Tiranë, Shqipëri (n[ mes të vulës është
Stema, kurse përfundi vjen teksti: Tiranë - Shqipëri).
Gjithashtu edhe Gjyqet e Nderit të Komiteteve Drejtuese kanë vulat e veta përkatëse me mbishkrime adekuate ose me mbishkrimet e duhura si dhe ato të Degëve, për të cilat do të caktohet në Rregulloren e punës së këtyre organeve të pavarura juridiko-politike.
22. 4. GJYGJI I NDERIT i KOMITETIT KOMBËTAR të
BKDSH, themelohet në bazë të Nenit 31, Pika 14 e
Statutit si dhe Nenit 3, Pika 22 e kësaj Rregulloreje dhe
vepron i pavarur nga shërbimet e tjera përkatëse të
Komitetit Kombëtar. Është i pavarur dhe autonom në
marrjen e vendimeve përkatëse juridike, politike,
disiplinore dhe ato bëhen ligj me nënshkrimin e
Kryetarit të kësaj Gjykate.
Është instanca e fundit juridike e BKDSH.
22. 5. Ky institucion juridiko - politik ka për detyrë mbrojtjen
ligjore dhe morale të dispozitave kanunore të Parimeve
Themelore, Programit, Statutit, Rregulloreve të
Brendshme të punës të çdo instance kur ato Rregullore
janë miratuar në mënyrë ligjore e sipas hierarkisë
politike si dhe AKT-THEMELIMIN e BKDSH të
miratuar më 12 shtator 1943 dhe rikonfirmuar me 16
gusht 1972.
22. .6. Zgjidhet dhe formohet nga anëtarët besnikë të Komitetit
Kombëtar, pa dallim Grupi, Organizate apo Forumi të
bashkuar në BKDSH. Zgjedhja bëhet vetëm në bazë të
vlerave morale dhe kapacitetit intelektual dhe në raste
të volitshme: profesionit juridik të secilit anëtar të këtij
Gjyqi më të lartë në kuadër të BKDSH.
22. 7. Detyrat e këtij Gjyqi suprem janë:
22. 7. 1. Të mbrojë ligjshmërinë Kanunore të kësaj Partie në
suazat e Akteve themelore të BKDSH pa dallim dhe
pa interes personal; para organeve shtetërore,
kombëtare dhe ndërkombëtare, në rast se cënohet
nderi dhe interesi i kësaj Partie nga ndonjë organ i
pushtetit lokal, krahinor apo shtetëror, duhet
menjëherë të ndërmerren masat e duhura për
demaskimin dhe denoncimin e këtyre cënuesve duke
iu drejtuar organeve juridike shtetërore me Aktpadi
të nevojshme dhe të argumentuar juridikisht e me
fakte të vërteta.
22. 7. 2. Të merren masa të ndryshme disiplinore ndaj
anëtarëve të Komitetit Kombëtar, pa dallim gjinie
dhe hierarkie, që kanë vepruar në kundërshtim me
frymën e Parimeve Themelore dhe të Statutit; që
kanë keqpërdorur pozitën dhe funksionin e tyre ose
janë rrebeluar kundër vendimeve të organeve
drejtuese përkatëse.
22. 7. 3. Ky Gjyq, vendos si Instanca më e lartë juridike, në
konfliktet e krijuara në Organet Drejtuese (në të tri
rastet) ose Gjykatave të këtyre forumeve, kur ato
marrin vendime arbitrare e në kundërshtim me
kërkesat e bazës (Aktiveve, Nëndegëve, Degëve,
Forumit të Gruas, Forumit Rinor, etj.).
Vendimet që merr ky Gjyq janë të paapelueshme dhe ato hyjnë në fuqi në datën që cakton ky Gjyq në Aktvendimin e tij dhe që e ka firmosur Kryetari i këtij Gjyqi.
22. 7. 4. Masat disiplinore që jep ky gjyq janë:
a) Vërejtja,
b) Pezullimi i përkohshëm nga detyra e ngarkuar,
c) Pushimi nga ofiqi por jo përjashtim nga Partia,
ç) Përjashtim nga radhët e BKDSH.
22. 7. 5. Masat disiplinore nuk mund të shqiptohen e as të
ekzekutohen pa u argumentuar fajësia e të akuzuarit.
Për çdo masë që merr ky Gjyq, duhet lajmëruar të pandehurin me shkresë zyrtare dhe të firmosur (nënshkruar) nga trupi Gjykues që ka shqyrtuar lëndën dhe ka marrë vendimin përkatës.
Kundër vendimeve të këtij Gjyqi nuk lejohet ankesa pasi është organi më i lartë juridiko - politik i BKDSH.
22. 8. Në raste të jashtëzakonshme si p.sh. në rast lufte,
sidomos në trevat e okupuara shqiptare, Gjyqi i Nderit i
Komitetit Kombëtar, ka të drejtë dhe ngarkohet me
detyrë që të shqiptojë edhe dënime të tjera duke
ndërmarrë masa ndëshkimore.
Masat ndëshkimore merren kur:
Një nga anëtarët e kësaj Lëvizjes, pa dallim gjinie e hierarkie, qëllimisht shkel dhe tradhton BESËN e dhënë peng, karshi kësaj Partie me nënshkrimin e tij të Dëshmisë së Betimit, duke injoruar të gjitha Parimet e shëndosha morale e njerëzore të BKDSH dhe në çast rreziku dhe lufte bëhet vegël qorre e armikut të huaj dhe okupatorëve të Atdheut tonë mbarëshqiptar; duke dëmtuar moralisht, materialisht, politikisht dhe fizikisht tërë Lëvizjen tonë mbarëkombëtare - BESËLIDHJEN, duke u marrë me vepra spiunimi në dëm të atdheut dhe kombit, duke kryer vepra sabotimi e diversioni kundër objekteve vitale të industrisë shqiptare dhe duke dëmtuar ekonominë shqiptare, ky person po të zihet i gjallë, do të sillet para këtij Gjyqi dhe pasi të jetë argumentuar faji i tij, do të dënohet me dënim kapital: vdekje.
Në rast se i pandehuri largohet dhe nuk ekzistojnë mundësitë të kapet dhe të sillet para këtij Gjyqi, kjo Gjykatë do të shqyrtojë aktakuzën kundër atij personi dhe pasi të ketë argumentuar në tërësi Aktakuzën, do të sjellë vendimin përkatës, të cilin ia përcjell KËSHILLIT USHTARAK të BKDSH me urdhër të prerë për zbatim në rastin më të volitshëm kur i pandehuri të kapet nga organet tona ndjekëse.
22. 9. Ky Gjyq do të hartojë një Kod të punës së vet gjyqësore
konform me normat ligjore të shtetit shqiptar për
veprimtarinë e Tij të lirë në Republikën e sotme të
Shqipërisë, ndërsa Pika 8 e këtij Neni nuk ka të bëjë me
gjendjen e sotme në Shqipëri, por ka të bëjë me gjendjen
në trevat e pushtuara shqiptare si dhe parashikimet tona
gjatë një periudhe (së shpejti) të ardhshme e që duhet
pasur mundësi veprimi dhe zbatimi të urdhrave dhe
vendimeve për ekzekutim.
Neni 23:
Anëtarët e Komitetit Kombëtar që nuk janë përfshirë në një nga Shërbimet apo Organet e lartpërmendura, janë në dispozicion të Kryesisë së K.K. për çdo detyrë që mund t’iu ngarkohet sipas nevojës ose rastit dhe që ata mund t’i përballojnë me zotësitë e tyre.
Këta anëtarë të Komitetit Kombëtar në dispozicion, mund të ngarkohen me ofiqe dhe detyra të ndryshme në të gjitha Seksionet e Komitetit Kombëtar si dhe në Sekretarinë e Përgjithshme, kur për arsye dhe rrethana të justifikuara mungojnë persona të zgjedhur në këtë ofiq. Atëherë, automatikisht aktivizohen këta anëtarë që gjenden në dispozicion të Kryetarit të Komitetit Kombëtar i cili për t’ua ngarkuar dikujt prej tyre një detyrë të tillë, duhet të lajmërojë anëtarin/en me shkrim (dekret), pa pasur nevojë të thërrasë Mbledhjen Vjetore apo Kuvendin e Përgjithshëm (Kongresin) e Komitetit Kombëtar të BKDSH.
Neni 24:
KËSHILLI USHTARAK “MBROJTJA E SHQIPËRISË ETNIKE”
24. 1. Në bazë të Nenit 4, alineja 5 e kësaj Rregulloreje,
aktivizohet Këshilli Ushtarak “MBROJTJA E
SHQIPËRISË ETNIKE” ,krijuar me 16 gusht 1972, i
cili vepron vetëm në zonat e pushtuara të Atdheut; pra
në mënyrë ilegale.
24. 2. Kryesia e Komitetit Kombëtar i koordinon aktivitetet e
saj në këtë drejtim me Këshillin Ushtarak
“MBROJTJA E SHQIPËRISË ETNIKE”.
24. 3. Në këtë këshill, angazhohen njerëz me përvojë
(profesionistë) ushtarake edhe nëse nuk janë anëtarë të
BKDSH por që i rekomandon Qeveria e Republikës së
Shqipërisë së bashkuar dhe që argumentohet se
angazhimi i tyre është në interes mbarëkombëtar.
24. 4. Ky organizëm do të veprojë pavarësisht nga Partia
(BKDSH) deri sa të zgjasë koha e parapërgatitjeve
ushtarake, ndërsa gjatë aksioneve konkrete luftarake,
përfshin gjithë ata anëtarë të BKDSH që janë të aftë për
luftë dhe që kërkojnë vullnetarisht të rreshtohen në
formacionet ushtarake të këtij këshilli.
24. 5. Ky këshill ushtarak do ta ketë edhe Gjyqin e vet
Ushtarak, i cili gjatë luftës do të veprojë rreptësisht
kundër atyre që dezertojnë, sabotojnë aksionet ose vihen
në shërbim të armiqve okupatorë. Këta dezertorë,
sabotatorë apo bashkëpunëtorë, Gjyqi Ushtarak i këtij
Këshilli do t’i dënojë me metoda drakonike dhe të
pamëshirshme.
24. 6. Ky këshill do të përpilojë një Kodeks të punës së tij si
dhe gjithë dokumentacionin ushtarak, taktik dhe
strategjik për çdo aksion.
Këto janë dokumente sekrete që nuk kanë të drejtë përdorimi nga asnjë person tjetër përveç atyre që janë të autorizuar për punë të tilla. Pra nuk mund të publikohen në asnjë mënyrë derisa të mos arrihet qëllimi final: çlirimi i të gjitha trojeve të okupuara shqiptare dhe ribashkimi i tyre me Mëmën Shqipëri.
Neni 25:
FONDI PËR SHQIPËRINË ETNIKE
25. 1. Komiteti Kombëtar i BKDSH me qëllim të ndihmës
financiare dhe materiale të popullit shqiptar, qoftë në
Kosovën Lindore e okupuar dhe viset e saj etnike nën
okupimimet sllave, qoftë në Çamëri apo edhe në shtetin
Amë - pra edhe në Shqipëri, kërkon nga Komiteti
Drejtues i BKDSH në Mërgim që të hapë një FOND të
VEÇANTË me emrin: “FONDI PËR SHQIPËRINË
ETNIKE“.
25. 2. Ky Fond do të ketë xhirollogarinë e veçantë, kurse
mjetet që grumbullohen në këtë Fond, në raste të
jashtëzakonshme, do të vihen në dispozicion të
Këshillit Ushtarak “MBROJTJA E SHQIPËRISË
ETNIKE”.
25. 3. Në kushte paqësore, ky Fond do të përdoret për ndihma
humanitare në zonat e ndryshme të Atdheut kur ndonjë
familje është rrezikuar materialisht nga pasoja të
ndryshme të natyrës, nga sëmundja, nga vërshimi, nga
djegia e shtëpisë, nga vrasja e familjarëve nga bandat
terroriste të armiqve, etj.
Pra ky Fond u dedikohet të gjitha viseve shqiptare, aty ku lind nevoja urgjente për ndihma të tilla.
25. 4. Ky Fond do të regjistrohet si “FOND HUMANITAR“
pranë organeve përkatëse financiare gjermane.
25. 5. Fondi do të ketë Komisionin (Qendror) Mbikëqyrës të
emëruar nga Kryesia e Komitetit Drejtues të BKDSH
për Mërgim prej 5 (pesë) anëtarëve aktivë të BKDSH,
qofshin ata anëtarë të Komitetit Drejtues në Mërgim apo
të Degës së BKDSH nga Gjermania, ku ky fond do ta
ketë selinë e vet.
25. 6. Ky Fond është i hapur për çdo shqiptar pa përjashtim
përkatësie partiake, gjinie, krahine, intelekti dhe do t’i
jetë mirënjohës çdo kontribuesi.
Çdo shqiptar/e që ndihmon këtë Fond ka të drejtë që të kërkojë llogari për ndihmën e grumbulluar gjatë periudhës së paqes, ndërsa në rast lufte kur fondi i jepet Këshillit Ushtarak, nuk do të publikohet shkaku i pretendimit të atyre mjeteve, por do të mjaftojë Dëftesa e Pagesës e firmosur nga i Autorizuari i Këshillit Ushtarak “MBROJTJA E SHQIPËRISË ETNIKE”.
25. 7. Komisioni Mbikëqyrës i këtij Fondi është i obliguar që
të japë llogari para të gjithë atyre që kanë ndihmuar
Fondin sa herë që kërkohet një gjë e tillë.
Ky Komision do të mbajë evidencën e saktë e të dokumentuar për çdo të ardhur financiare si dhe për shpenzimin e tyre.
25. 8. Fondi do të jetë i hapur deri sa të ketë Shqipëria Etnike
nevojë për të, kurse në momentin kur ai shuhet,
anëtarësia do të informohet publikisht.
25. 9. Fondi do të ketë FLETËPAGESAT e veçanta, ndërsa
shumëzimi i tyre është rreptësisht i ndaluar dhe i
sanksionuar me ligjet e çdo shteti strehimdhënës e
posaçërisht në atë Gjerman.
25. 10. Degët, Nëndegët dhe Aktivet e BKDSH në Mërgim do
të formojnë Këshillat e tyre për grumbullimin e
mjeteve financiare për këtë Fond.
Këto Këshilla përbëhen nga 3 (tre) anëtarë dhe janë përgjegjës të Këshillit qendror mbikëqyrës të këtij Fondi.
Ndihmat financiare të dedikuara këtij fondi nuk pjesëtohen, as degëzohen si ato të anëtarësisë vjetore. Ato dërgohen të gjitha në xhirollogarinë e veçantë të këtij Fondi.
Çdo anëtar i BKDSH mund të bëjë edhe “DAUERAUFTRAG” d.m.th. POROSI TË VAZHDUESHME pranë Bankës ku e ka kontonumrin e vet dhe këto të holla vijnë direkt në kontonumrin e vetëm të këtij FONDI. Nuk mund të hapen kontonumra të tjerë përveç atij të Komisionit (Qëndror) Mbikqyrës të këtij Fondi.
25. 11. Aktivat e BKDSH mund të grumbullojnë ndihma financiare për këtë Fond vetëm nën juridiksionin e atij Aktivi ku vepron dhe kurrsesi edhe nëpër krahinat dhe qytetet e tjera që nuk bien nën juridiksionin e tyre.
25. 12. Nëndegët e BKDSH në Mërgim mund të tubojnë
ndihma vetëm në krahinën e vet; pra aty ku vepron dhe
kurrsesi edhe nëpër krahinat dhe qytetet e tjera që nuk
bien nën juridiksionin e asaj Nëndege.
25. 13. Dega e BKDSH në Mërgim organizon grumbullimin e
këtyre mjeteve financiare në kuadër të juridiksionit që
mbulon ajo Degë dhe i urdhëron Nëndegët e Aktivat e
saj që të përhapin dhe të kontribuojnë për këtë fushatë.
Këshilli Mbikëqyrës i kësaj Dege në fund të çdo viti kalendarik e njofton me shkrim KËSHILLIN QËNDROR MBIKQYRËS me seli në Gjermani se sa ka kontribuar ajo Degë e tyre për këtë Fond me rëndësi të veçantë mbarëkombëtare.
25. 14. Në rast se keqpërdoren këto mjete financiare, personi
apo Këshilli për grumbullimin e tyre që ka keqpërdorur
ato, do të denoncohet publikisht dhe do të paraqiten
para organeve të shtetit strehimdhënës për shqiptarët në
Mërgim duke e akuzuar për shumën e abuzuar.
25. 15. Ndalohet rreptësisht që mjetet financiare për Fondin
Humanitar të Shqipërisë Etnike t’i tubojnë persona të
paautorizuar.
Ndihmat financiare apo çfarëdo lloj kontributi për BKDSH e veçanërisht për FONDIN E SHQIPËRISË ETNIKE mund t’i mbledhin vetëm personat që kanë autorizimin me shkrim nga Komiteti Drejtues i BKDSH në Mërgim ose vet Kryetari i Komitetit Kombëtar të BKDSH.
Autorizimi duhet të jetë i vulosur dhe të ketë formën juridike. Në rast të keqpërdorimit të një dokumenti të tillë, keqpërdoruesi do të denoncohet publikisht dhe do të ndiqet edhe penalisht.
Neni 26:
URDHËRI I KOMITETIT KOMBËTAR TË BKDSH
26. 1. Urdhri i Komitetit Kombëtar të BKDSH me
nënshkrimin e Kryetarit të këtij Komiteti bëhet detyrë
ushtarake (ligj), për çdo anëtar aktiv në lëvizje, mision
ose në çdo barrë që i ngarkohet dhe i detyruari (pa
marrë parasysh funksionin që ushtron në kuadrin e
BKDSH), do të japë llogari të sinqertë për çdo aktivitet
që ka kryer, ose që nuk ka mundur të kryejë, Kryesisë së
Komitetit Kombëtar e cila e ka ngarkuar me atë mision.
Ky Komitet, pasi të shqyrtojë veprimin e çdo anëtari, funksionari apo edhe përkrahësi, mund t’i japë sanksione ose shpërblime morale.
26. 2. Edhe Komitetet Drejtuese të BKDSH, ai në Shqipëri,
Kosovë dhe viset e tjera shqiptare të okupuara si dhe në
Mërgim, kanë të drejtë të japin SHPËRBLIME
MORALE çdo Anëtari aktiv që tregon aktivitet të
jashtëzakonshëm me kapacitet me inteligjencë, guxim,
trimëri, kulturë, atdhedashuri dhe veprime tjera
humanitare e kombëtare.
Një anëtar/e të tillë (që shpërblehet) bëhet kandidat për Anëtar të Këshillit Drejtues të Degës që i përket, e në raste të veçanta mund të propozohet për kandidat të drejtpërdrejtë të Komitetit Drejtues (në të tri rastet), për legjislacionin e ardhshëm. Pra për Kuvendin e ardhshëm zgjedhor të këtyre forumeve.
Neni 27:
PAGESA E ANËTARËSISË VJETORE (E DETYRUESHME) SI DHE DHËNIA E KONTRIBUTEVE FINANCIARE NË BAZË VULLNETARE OSE NË RASTE TË JASHTËZAKONSHME: KONTRIBUTE PËR NDONJË FUSHATË ME RËNDËSI MBARËKOMBËTARE
27. 1. Çdo anëtar aktiv i BKDSH e ka për detyrë të
domosdoshme, pa asnjë arsye amnistie, aq sa ka
mundësi e që caktohet nga Organet Drejtuese rajonale,
ku ai anëtar gjendet e jeton, të paguajë anëtarësinë
vjetore.
Vlera e anëtarësisë vjetore caktohet me shkrim nga Këshilli Drejtues i çdo Dege (kjo vetëm për Mërgim).
Në Shqipëri e cakton Komiteti Drejtues i BKDSH për Shqipërinë, ndërsa për Kosovën dhe viset shqiptare nën okupimin e ish-Jugosllavisë, Komiteti me seli në Prishtinë.
Të gjitha këto vendime për përcaktimin e lartësisë së anëtarësisë vjetore marrin formën realizuese dhe bëhen fuqiplotë pasi të jenë miratuar nga Kryesia e Komitetit Kombëtar dhe, të kenë nënshkrimin e Kryetarit të BKDSH.
Anëtarësia vjetore për Degën e Gjermanisë është caktuar: 120 Euro në vit ose nga 10 EURO çdo muaj.
Degët e tjera të BKDSH në Mërgim ende nuk ia kanë paraqitur Komitetit Drejtues të Mërgimit e as atij Kombëtar Vendimin e secilës Degë për lartësinë e pagesës mujore apo vjetore të anëtarësisë vjetore.
Kjo duhet bërë brenda një kohe sa më të shkurtër.
27. 2. Vjelja e anëtarësisë mujore ose vjetore në të trija rastet,
kryhet sipas dispozitave ligjore të Rregullores së
Brendshme të Punës së mbarë Lëvizjes BKDSH,
aprovuar me 16. 05. 1992.
27. 3. Pagesa e anëtarësisë vjetore si dhe e kontributeve bëhen
përmes xhirollogarisë së Komitetit Drejtues për
Shqipëri, në Tiranë kurse për Mërgim, në xhirollogaritë
e Arkëtarit kryesor ose atë të Kryetarit të Komitetit
Kombëtar (Donzdorf).
Gjithashtu pagesa mund të bëhet përmes Arkëtarëve të Aktiveve, Nëndegëve, Degëve si dhe atyre të Komiteteve Drejtuese. Për pagesa të tilla, Arkëtarët përkatës duhet të lëshojnë FLETËPAGESËN e vulosur dhe të nënshkruar në formë zyrtare. Çdo formë tjetër është jashtëligjore dhe nuk lejohet.
27. 4. Të ardhurat nga anëtarësia vjetore e detyrueshme do të
ndahen në këtë mënyrë:
27. 4. 1. Në Shqipëri 10% i mbesin Aktivit që i ka grumbulluar
në gjirin e vet, kurse 90% të asaj shume ia përcjell
Nëndegës së rajonit që ai Aktiv i takon.
Nëndega pasi t’i ketë mbledhur të gjitha të hollat nga aktivet si dhe ata anëtarë që bëjnë pjesë në atë Nëndegë por nuk kanë Aktiv në vendin ku jetojnë, nga ajo shumë e përgjithshme do t’i ndalë për nevoja të veta zyrtare 20%, kurse 80%, ia përcjell Arkës së Degës që i takon ajo Nëndegë.
Për çdo pagesë që bëhet në këto relacione duhet lëshuar dokumenti i pagesës: paguesi e mban origjinalin e Fletëpagesës ndërsa marrësi i të hollave merr kopjen, po ashtu të vulosur dhe të nënshkruar nga të dy palët.
27. 4. 2. Çdo Degë në Shqipëri, pasi t’i ketë vjelë anëtarësitë
mujore ose vjetore nga të gjitha Nëndegët, Aktivet si
dhe individët që bëjnë pjesë në atë Degë por që nuk i
takojnë asnjë Aktivi ose Nëndege për shkak të
vendit, gjendjes politike apo ekonomike, bën bilancin
përfundimtar të të ardhurave nga pagesa e anëtarësisë
së detyrueshme dhe tërë shumën e ndan (të
kuptohemi) atë që disponon, pasi që e kanë dorëzuar
instancat më të ulta të juridiksionit të asaj Dege, dhe
që ato e kanë ndalur përqindjen që iu takon, tani këtë
shumë të përbashkët plus anëtarësia individuale e
paguar, ndahet në këtë mënyrë: 30% i mbesin Degës
kurse 70% i dorëzohen Komitetit Drejtues për
Shqipërinë.
27. 4. 3. Komiteti Drejtues i BKDSH për Shqipërinë pasi t’i j
ketë mbledhur të ardhurat e detyrueshme vjetore nga
të gjitha Degët, në rast se në ndonjë rreth, komunë
apo lokalitet nuk ekzistojnë kushtet për krijimin e
Degës, mund të ekzistojë vetëm Nëndega e në raste të
veçanta edhe vetëm Aktivi, që janë lidhur direkt me
Komitetin Drejtues. Pra kur t’i mbledhë të gjitha këto
të ardhura dhe të bëjë bilancin vjetor, ato të ardhura
pjestohen në këtë mënyrë: 50% i mbeten Komitetit
Drejtues të BKDSH për Shqipërinë, ndërsa 50% nga
këto të ardhura, derdhen në Arkën e Komitetit
Kombëtar të BKDSH.
27. 4. 4. Në Kosovë e viset e tjera shqiptare të okupuara
ekziston një rregull i veçantë dhe meqenëse BKDSH
atje vepron akoma ilegalisht, edhe nuk mund të
veprohet si në rastin e mësipërm. Për këtë e vendos
Komiteti Drejtues i atyre trevave me Dekret të
veçantë.
27. 4. 5. Në Mërgim
a. Në ato shtete të Perëndimit ku ekzistojnë vetëm Degët e nuk janë organizuar Aktivet dhe Nëndegët, pagesa e anëtarësisë bëhet drejt në Arkën e Degës. Kjo Degë, pasi t’i ketë grumbulluar gjithë të ardhurat nga ai shtet apo rajon ku vepron, i pjeston në këtë mënyrë: 20% i ndan për nevoja zyrtare të asaj Dege, kurse 80% i dërgon në Arkën e Komitetit Drejtues të BKDSH për Mërgim.
b. Në Gjermani, ku ekzistojnë Aktivet, Nëndegët në shumë krahina (Lander) të asaj Federate gjermane, vjelja e anëtarësisë së detyrueshme do të bëhet në këtë mënyrë:
AKTIVI: çdo aktiv i BKDSH pasi t’i këtë tubuar pagesat nga anëtarët e Aktivit të vet dhe të mbyllë bilancin, të hollat i ndan në këtë mënyrë: 10% i ndal për nevoja zyrtare të Aktivit, kurse 90% ia përcjell Arkës së Nëndegës, e në rast se ai Aktiv është krijuar në një Land ku akoma nuk është krijuar Nëndega, atëherë të hollat i dërgohen arkëtarit kryesor i cili njëkohësisht është edhe Arkëtari i Degës së BKDSH për Gjermani.
Në rast se Aktivi i takon një Nëndege, atëherë ia dërgon arkëtarit të nëndegës e ky i fundit ia përcjell arkës së degës pasi të ketë zbritur përqindjen për nevojat e nëndegës.
ANËTARËT QË NUK JANË TË ORGANIZUAR NË AKTIVE APO NËNDEGË nga Gjermania, pagesën e bëjnë direkt në kontonumrin e Kryesisë së BKDSH ose tek Arkëtari Kryesor pa kurrfarë zbritjesh por dërgojnë pagesën e plotë 120 euro në vit.
NËNDEGA: çdo arkëtar i nëndegës nga Gjermania, e në rast se krijohen aktive dhe nëndegë edhe në shtete të tjera, atëherë ky rregull vazhdon për të gjithë Mërgimin, pasi t’i ketë mbledhur të gjitha të hollat e anëtarësisë nga të gjitha aktivet si dhe nga anëtarët që rajonalisht i takojnë asaj Nëndege por, që nuk janë përfshirë në ndonjë aktiv për arsye të justifikuara, nga kjo shumë e përgjithshme do t’i ndalë për nevoja zyrtare të asaj nëndege vetëm 15%, kurse 85% do të ia përcjellë arkës së degës, gjegjësisht arkëtarit kryesor për në Gjermani, mërgim dhe për mbarë Komitetin Kombëtar.
DEGA E GJERMANISË: Arkëtari kryesor që është njëkohësisht edhe arkëtari i kësaj dege, pasi t’i ketë mbledhur nga Arkëtarët e Nëndegëve, Aktiveve dhe individëve të paangazhuar në Aktive dhe Nëndegë të kësaj Dege, do të bëjë bilancin e të ardhurave nga kjo Degë dhe do të ndajë këtë shumë në dy pjesë: 30% për nevoja zyrtare të Degës dhe 70% për nevoja të Komitetit Drejtues të BKDSH në mërgim.
KOMITETI DREJTUES I BKDSH PËR MËRGIM: përderisa BKDSH në Shqipëri të mos ia arrijë qëllimit që të marrë pjesë në Parlamentin (Kuvendin) Shqiptar si dhe në subvencionet financiare nga shteti si çdo parti tjetër parlamentare e Shqipërisë, Komiteti i Mërgimit detyrohet t’i heqë shpenzimet e shtypit të përbashkët: gazetës “BESA SHQIPTARE” e cila është organi qendror (zyrtar) i tërë Partisë si dhe ta ndihmojë Komitetin Drejtues në Shqipëri me ndihma të ndryshme financiare e sidomos heqjen e shpenzimeve për pagesën e qirasë për zyrat e selisë së BKDSH si dhe shpenzime të tjera të domosdoshme. Këto shpenzime, nëse nuk mbulohen me të ardhurat e anëtarësisë vjetore nga Mërgimi duhet të mbulohen me anë të fushatave të ndryshme për ndihma që do të hapen në Mërgim. Posaçërisht një Fond i caktuar mujor që do të mblidhet në konto të veçantë.
27. 4. 3. Gjithashtu, Komiteti Drejtues i BKDSH në Mërgim
obligohet që, qoftë përmes anëtarësisë vjetore të
detyrueshme apo fushatave të ndryshme për
kontribute, ta ndihmojë financiarisht edhe Komitetin
Drejtues të BKDSH në Kosovë dhe viset shqiptare të
okupuara nga ish-Jugosllavia.
Kjo duhet të jetë detyrë parësore për shkak se Kosova Lindore dhe viset e tjera shqiptare, gjenden të okupuara dhe se atje sundon dhuna dhe terrori, ndërsa anëtarët tanë nuk janë në gjendje t’i përballojnë as kushtet e jetës familjare për shkak të papunësisë dhe dhunës së përditshme nga okupatorët sllavë. Atyre duhet gjithsesi t’u ndihmohet e për t’u ndihmuar financiarisht, duhet të krijohet një Fond i posaçëm për ndihma financiare nga kontributet e ndryshme të anëtarëve të BKDSH.
27. 4. 4. Kontributet që mblidhen nga baza: Aktivet, Nëndegët
dhe Degët nuk pjesëtohen si anëtarësia vjetore në
kurrfarë përqindjesh por i dorëzohet qendrës me
dokument përkatës si KONTRIBUT PËR
KOSOVËN LINDORE, nëse i dedikohet Kosovës
LINDORE ose KONTRIBUT PËR SHQIPËRINË,
nëse i dedikohet Shqipërisë.
27. 4. 5. Për të gjitha të ardhurat: anëtarësia vjetore ose
kontributet, do të regjistrohen në Librin e Arkës dhe
ato të dhëna janë në dispozicion të mbarë Komitetit
Drejtues të Mërgimit si dhe të çdo anëtari, nëse ky
shpreh dyshim se mjetet e grumbulluara janë
keqpërdorur nga arkëtari, Kryetari ose ndonjë
funksionar tjetër i BKDSH.
LIBRI I ARKËS duhet të jetë i qartë dhe i dokumentuar me dokumente si për të ardhurat ashtu edhe për daljet. Shpenzimet në këtë Libër duhet t’i verifikojë në fund të çdo viti kalendarik, Komisioni Kontrollues i Arkës dhe pasi të ketë përfunduar verifikimi, ky komision duhet të lëshojë një Procesverbal të veçantë të firmosur nga të gjithë anëtarët e Këshillit Kontrollues të Arkës, Arkëtarit si dhe Kryetarit të Mbledhjes së Komitetit Drejtues kur në atë mbledhje shqyrtohet çështja e arkës dhe gjendja e saj financiare.
27. 4. 6. KONTRIBUTET PËR SHQIPËRI DHE PËR
KOSOVË duhet të regjistrohen, secila veçmas, në
libër të veçantë të arkës dhe ato libra gjithashtu
kontrollohen dhe verifikohen njëlloj si ato të të
ardhurave nga anëtarësia vjetore e detyrueshme.
27. 4. 7. FONDI HUMANITAR PËR SHQIPËRINË
ETNIKE nuk ka të bëjë me Kontributet që do të
mblidhen për Kosovë veçmas, e për Shqipëri, veçmas.
Ky Fond, siç është theksuar në Nenin 25, Pika 2., 6., etj., kanë karakter mbarëkombëtar shqiptar e kurrsesi vetëm partiak edhe pse BKDSH është parti mbarëkombëtare. Këto fonde mund të përdoren në raste të veçanta për ndihma urgjente edhe personave që nuk janë fare anëtarë të BKDSH por që kryejnë ndonjë mision me karakter të madh për çështjen kombëtare shqiptare. SQARIME MË TË HOLLËSISHME JANË TË PANEVOJSHME PËR RASTE TË TILLA!
Neni 28:
MARDHËNIET NDËRMJET ANËTARËVE
AKTIVË TË B.K.D.SH.
Marrëdhëniet ndërmjet anëtarëve të besëlidhjes sonë shqiptare janë të drejta, shoqërore, vëllazërore, në bazë të BARABARËSISË.
Në relacionet zyrtare (shkresa zyrtare në relacionin Aktiv - Nëndegë - Degë - Komitet Drejtues - Komitet Kombëtar), anëtarët e BKDSH njëri me tjetrin drejtohen me Besnik - (e) sipas gjinisë së anëtarit të kësaj Partie.
Posaçërisht duhet pasur kujdes në relacionin e shkresave zyrtare që mos të ndodhë si deri tani ku, shumica e funksionarëve për hipokrizi përdorin termat: “shok, shoqe, zotëri etj.”. Kjo na ndodh edhe në mbledhje e aq më keq edhe në Kuvende, qofshin ato të rangut të Komitetit Drejtues apo edhe të Komitetit Kombëtar.
Në relacione zyrtare (jo private) përdoret termi:BESNIK –BESNIKE, e ky rregull është vetëm për relacione interne brenda rradhëve të BKDSH-së e kurrsesi kjo nuk qëndron edhe në relacione me partitë politike simotra si dhe me organizatat e shtetit. Me ta komunikojmë me terma të përbashkëta: “zotëri, zonjë, zonjushë!”.
Për shkak se fjalët: shok, shoqe, edhe pse kanë karakter të lartë, thjesht shqiptar, e kanë keqpërdorur, deri në korruptim, për qëllime ideologjiko - demagogjike, pasuesit e politikës pansllaviste-bolshevike, ndërsa shprehjet: “zotëri, zonjë, zonjushë”, ne të BKDSH nuk mund t’i përdorim në qarkullim intern partiak sepse kanë karakter dhe kuptim të klasës privilegjuese dhe këto privilegje injorohen dhe hidhen poshtë nga Parimet tona Themelore që flasin për një shoqëri demokratike dhe, se BKDSH lufton për një barazi dhe drejtësi të plotë kombëtare ku nuk do të ketë shfrytëzues dhe të shfrytëzuar; ndaj është zgjedhur kjo mënyrë dhe formë e relacioneve zyrtare në mes anëtarëve dhe funksionarëve të BKDSH. Me këtë gjest, BKDSH tregon karakterin e saj të lartë demokratik dhe tejet KOMBËTAR (edhe kjo eshte shprehje ideologjike), si dhe një rregull dhe disiplinë ushtarake.
Do të merren masa disiplinore ndaj gjithë atyre anëtarëve dhe funksionarëve të BKDSH që nuk i respektojnë këto rregulla dhe forma të komunikimit intern partiak.
Neni 29:
PRANIMI i ANËTARËVE NË RRADHËT E
PARTISË SONË B.K.D.SH.
29. 1. Në radhët e BKDSH pranohen Anëtarë/e të gjithë ata
shqiptar/e, që kanë mbushur moshën 18 vjeçare, që
gëzojnë dhe plotësojnë të gjitha cilësitë morale dhe që
frymëzohen nga Parimet Themelore, nga Statuti dhe
Rregullorja e Brendshme e BKDSH.
29. 2. Personat që dëshirojnë të anëtarësohen në radhët e
BKDSH, duhet të kryejnë formalitetet e parapara me
Statut dhe Rregullore të Brendshme të kësaj Partie;
duhet të plotësojnë fletëparaqitjen dhe duhet të
nënshkruajnë Betimin.
Nuk mund të jenë anëtarë të BKDSH ata persona që nuk kanë kryer këtë formalitet. Pra, pa nënshkrimin e Betimit asnjë person nuk konsiderohet anëtar i BKDSH.
Fleta e Betimit si dhe ajo e regjistrimit është botuar dhe ka formë të prerë që duhet zbatuar në mbarë shtrirjen e BKDSH.
NUK TOLEROHEN LËSHIME NË ASNJË MËNYRË SA I PËRKET FORMULËS SË BETIMIT!
Neni 30:
DISA NDRYSHIME NË RREGULLORËN E BRENDËSHME TË PUNËS SË B.K.D.SH. aprovuar më 16.05.1992 në
Esslingen/Zell të Gjermanisë
30. 1. Ndryshohet vetëm alineja e 3 e Nenit 19 të asaj
Rregulloreje dhe do të ketë këtë përmbajtje:
Në radhët e BKDSH pranohen si anëtar/e të gjithë ata persona me origjinë shqiptare që kanë mbushur moshën 18 vjeçare, gëzojnë dhe plotësojnë të gjitha cilësitë morale e patriotike dhe që përvetësojnë Parimet Themelore, Statutin, Programin dhe dokumentet e tjera ligjore të kësaj Besëlidhje.
Nuk mund të pranohen në radhët e BKDSH, persona amoralë si dhe ata që kanë kryer vepra tradhtie ndaj kombit dhe atdheut shqiptar duke i shërbyer armikut okupator kundër interesave të larta kombëtare. Pra, nuk pranohen në radhët tona spiunët si dhe ata që kanë përlyer duart me gjakun e pafajshëm të shqiptarëve.
30. 2. Ndryshohet alineja 2 e Nenit 24 si dhe alineja 3 e të
njëjtit nyje dhe merr këtë formë:
Neni 24, alineja e 2-të:
AKTIVI: (vlen vetëm për Mërgim dhe jo edhe për Shqipëri dhe Kosovë) përbëhet prej (së paku) 15 anëtarëve aktivë.
Neni 24, alineja e 3-të:
NËNDEGA: (poashtu vetëm për Mërgim) përbëhet prej (së paku) tri (3) Aktivave dhe nuk ka numër të kufizuar.
Neni 31:
MASAT PËRFUNDIMTARE
Kjo rregullore e Brendshme e Punës së Komitetit Kombëtar të BKDSH u aprovua në Mbledhjen e Dytë të Komitetit Kombëtar, mbajtur më 13 korrik, 1995, në Tiranë.
Anulimin e kësaj Rregulloreje mund ta bëjë vetëm Kuvendi i Përgjithshëm Kombëtar i BKDSH.
|