Shefqet Qerreti


 
SHEFQET QERRETI


    
1972 - 1997

  Veprimtar i dalluar i Besëlidhjes Shqiptare
 
Në një aksident të rëndë automibilistik në autostradën Vöcklabruck – Atnang-Pucheim,me datë 30.11.1997 rreth orës 20-të,u plagos rëndë dhe më vonë vdiq në spital të Wels-it i riu Shefqet Qerreti nga Peja.
   Shefqeti si një i ri patriot e veprimtar shumë aktiv i Besëlidhjes,kishte shumë shokë e dashamirës,të cilët lajmi i kobshëm i tronditi thellë dhe pa vonesë u grumbulluan për të përgatitur dërgimin e kufomës në vendlindje.
 
Dhimbje e lotë,solli mëngjezi i 1 dhjetorit kur morën vesh se Shefqeti i tyre kurrë nuk do të ishte më në mes shokëve të punës,jetës dhe idealit të tyre.Para spitalit të Welsit u grumbulluan anëtarë e simpatizantë të Besëlidhjes. Ata,me lot në sy i jepnin lamtumirën e fundit atij që pa u lodhur punoi e luftoi për të vënë në jetë programin e Besëlidhjes për bashkimin kombëtar.Atij që kurdoherë e kishin patur pranë,që me dinamizmin,besimin,vendosmërinë e kishte frymëzuar vite me radhë.
 
            Shefqeti lindi në fshatin Krushec të Pejës më 18 mars 1972. Qysh i ri Shefqet karakterizohej nga atdhedashuria e patriotizmi. Ai hapur demostronte pakënaqësitë ndaj qëndrimit fashist të pushtuesve sllavë.
 Si shumë të rinj të tjerë kosovarë,edhe Shefqeti u detyrua të linte Kosovën e tij të dashur e të merrte rrugën e kurbetit,për ti ardhur në ndihmë familjes së tij. Fillimisht punoi në Zvicër.Më vonë për mungesë dokumentash u detyrua të kalojë në Austri ku u punësua.
Aty, u lidh me besnikë të Besëlidhjes Shqiptare, me të cilët e lidhi besa e ideali i bashkimit kombëtar,të cilin Besëlidhja e aspiron.Shpejt besnikët e Besëlidhjes e kuptuan se kishin gjetur të riun që i bënte ballë punës dhe nuk tërhiqej në vështirësitë që i dilnin përpara.
 
Me vdekjen e Shefqet Qerretit, familja humbi njeriun e vet të dashur,shokët besnikun e tyre,Besëlidhja veprimtarin e madh.

 

 
SOLIDARITET E DHEMBJE MES MËRGIMTARËSH
 
   Jeta në mërgim ka vuajtje,ka dhimbje,ka fatkeqësi që duhet përballuar. A jemi të predispozuar të përballojmë fatkeqësitë e mërgimit?Ne shqiptarët po.Jemi të gatshëm të japim gjithçka varet prej nesh, që të tregojmë humanizmin që karakterizon popullin e shumëvuajtur shqiptar.
 
Shqiptari nuk ndihmon për ti bërë reklamë vetes. Kurrë!
 
 Në orën 22 të datës 30 nëntor, u nda nga shokët e të dashurit e tij i riu Shefqet Qerreti ,i cili vdiq nga një aksident automobilistik.
Data 1 dhjetor 1997.Shumë shqiptarë që morën vesh,mbushën oborrin e spitalit dhe me lot në sy e keqardhje të pakufishme për viktimën, u preokupuan të ndihmojnë që trupi i pajetë i Shefqetit të dërgohej në vendlindje, të prehej aty ku preheshin të parët e tij, atje ku dhe balta është më e ëmbël se mjalti…
 
Jo me llafe, jo me bujë,po me vepra, me ndihmë të pakursyer materiale,me një dëshirë të zjarrtë që shqiptarët të mos mbeten në dhe të huaj.Të gjithë të gatshëm për ndihmë.
 
Para nisjes së arkivolit një afërm i të ndjerit që arriti nga një shtet tjetër u shpreh:“Me këtë nder që po i bëhet djalit tonë nga bashkëatdhetarët e tij ,ai nuk ka vdekur…“ Shumë lot u derdhën me 3 dhjetor 1997, kur i ndjeri u nis për në vendlindje. Erdhi me këmbë, u kthye kufomë.Ky është fati i keq i një kombi të pushtuar përgjysëm.Kjo dhimbje,këta lotë që sot u derdhën,le të jenë burim i gurrës së luftës për liri për mbarë trojet etnike.
 
 
 
Artikujt u muarën nga gazeta Besa Shqiptare nr52 ,janar 1998


Shkruar nga Jup Ukshini
 

 

 
Ora
 
Data
 

Web design tools, Small Website Calendar, ArtDigitalDesign.com

Lajmet
 
Vizitorë
 
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden