Hysen Çelaj - një jetë e tërë në shëbim të kombit dhe të Shqipërisë etnike
Nga Ibrahim METAJ
Më 12 gusht të këtij viti të mundimshëm e me vap të madhe u nda nga gjiri familjar atdhetari i devotshëm dhe veterani i BESLIDHJES KOMBëTARE SHQIPTARE Hysen Çelaj, i njohur me nofkën "Çami" apo edhe "Megasuli", në qytetin Ängelholm të Suedisë ku jetonte dekada me radhë.
Vdekja e tij e qetë në prehrin e bijës së tij atdhetares Sanije, e shqetësoi jo vetëm rrethin familjar por tërë shoqërinë dhe bashkatdhetarët e tij që e njohë dhe që kanë bashkëpunuar me të ndjerin vite e dekada me radhë.
Po kush ishte ky burrë i moshuar dhe çka dihet për jetën veprën dhe luftën e tij për lirinë dhe pavarësinë e trojeve shqiptare?
Hysen Çelaj kishte lindur në fshatin Golem të prefekturës së Gjirokastrës në një familje të njohur bujare të Lifto Çelajt, më 15 gusht 1919. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa gjimnazin "Zosimea" në Janinë që ishte me famë njëlloj si Normalja e Elbasanit. Pasi diplomoi me sukses të shkëlqyeshëm u regjistrua në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Athinës. Kishte prirje për gjuhët e huaja, por ajo kryesore që e shtyre Hysenin e ri të studijë gjuhët dhe historinë e vjetër ishte kureshtja e tij për të mësuar sa më shumë mbi prejardhjen e të parëve tanë iliro-pellazgjik. Kureshtjen e konsumoi më së shumti duke hulumtuar në Biblotekën kombëtare të Athinës deri sa nuk e zbuluan nënpunësit e kësaj bibloteke se çfarë librash po lexonte ky student që vetëm nga pamja fizike jipte të kuptohej se nuk është grek, sepse gjuhën greke e zotëronte më mirë se çdo grek i shkolluar. Për këtë u alarmua polocia sekrete greke dhe nuk vonoi shumë dhe ndodhi ajo që ky nuk e priste. E larguan nga Universiteti në prag të mbarimit të studimeve dhe deshën ta akuzonin për vepra që nuk i kishte bërë kurrë në jetë, se ka mbledhë shenime të veçanta që sigurisht i shërbejnë për ndonjë shërbim të huaj "spiunazhi". Më në fund që nuk patën argumenti valid e larguan nga Greqia si person "nongrata". U kthye në Shqipëri në fillim të vitit 1939 dhe nuk vonoi kur Italia fashiste e okupoi Shqipërinë. Hyseni si i ri që ishte dhe dinamik kërkoi nga shokët dhe miqtë që ta organizojnë rezistencën kundër këtij okupatori dhe kështu u lidh me atdhetarin e mirënjohur Hysni Lepenicën dhe krijuan një "çetë" të vogël guerile për t'i treguar anmikut se bijtë e shqiponjës nuk pajtohen me robërine e imponuar. Mirëpo, ato aksione aso kohe ishin të vogla dhe nuk bënin jehonë derisa më vonë dual në shesh një lëvizje me një emër pompez dhe joshës për shumë të rinj shqiptarë. Ishte "Lëvizja nacionalçlirimtare" që vetë emri jep të kuptohet se bëhet fjalë për një lëvizje për çlirimin kombëtar dhe ky Hyseni me shumë shok u inkuadrua menjëherë në radhët e Brigadës së parë të cilën e udhëhiqte aso kohe Mehmet Shehu. Propaganda ndër radhët e kësaj brigade ishte e madhe dhe njerëzit besonin se janë duke luftuar për çështjen e shenjtë kombëtare - çlirimin e trojeve shqiptare, dhe nuk e dinin se kjo "Lëvizje" ishte pjellë e farës së kuqe ruse dhe vetëm atëherë kur erdhi urdhëri që në kapelat e luftëtarëve në vend të shqiponjës dykrenare ta venin yllin e kuq me drapër e çekan, atëherë Hyseni me shumë shok u distancuan ketegorikisht duke thënë: "Ne kemi dalë në mal të luftojmë okupatorin fashist, por jo ta sjellim okupatorin tjetër komunist" dhe aty u ndanë duke përdorë armët ku vetë Hyseni mori plagë në këmbën e djathtë nga ish shokët e tij që deri në atë moment paraqiteshin si atdhetarë të devotshëm. Kur organizata Balli Kombëtar formoi çetat e veta në Shqipëri dhe komandant i përgjithshëm i këtyre trupave u emrua pa! trioti Hysni Lepenica. Hysen Çelaj u gjind në radhët e para të kësaj ushtrie kombëtare dhe u emërua komandant i një batalioni ballistësh, i cili luftoi kryesisht në zonat jugore të Shqipërisë deri në mbarim të luftës së dytë botërore, kur nacionalizmi shqiptar humbi prestigjin dhe fitoi ideja komuniste e fshehur pas emrit joshës. Atëherë Hyseni me zemër të thyer për humbjen e lirisë së Shqiperisë, sepse aso kohe në atë gjendje konfuzione qe mbretëronte në radhet e nacionalizmës shqiptare edhe nuk dinin në jug çka po ndodh në veri të Shqiperisë e aq ma pak në Kosovë e cila digjej flakë nga hordhitë karpatjane. Hyseni me një grup shokësh kaloi kufirin shqiptaro-grek dhe kurkoi strehim politik ne Greqi. Grekët nuk qenë aspak të kënaqur me ardhjen e tij, por disi e toleruan dhe pas disa kohësh ky kaloi në Itali, për të vazhduar pastaj në Gjermani e më në fund në Norvegji ku jetoi disa vjet, deri sa kah fundi i të 60-tës kaloi në Suedi për t'u vendosur definitvisht me gjithë familje. Mirëpo Hyseni ku do që ishte asnjëherë nuk e ndërpreu aktivitetin e tij politik për çështjen kombëtare dhe kështu vite me radhë mbante korrespodencë me personalitete të shquara të politikes shqiptare. Në Norvegji filloi bashkë me disa shokë të idealit ta nxjerrin revistën "Ushëtima e mërgimtarit", e cila aso kohe luajti një rol të madh në edukimin e nacionalizmës shqiptare për idealet e larta të çlirimit dhe të ribashkimit të trojeve etnike arbërore. Si shtetas i Suedisë, Hyseni në fillim të vitit 1970 e vizitoi Kosovën për herë të parë dhe atje u njoftua me shumë patriotë kosovarë e posaçërisht me një grup studentësh e patriotë. Edhe pse UDB-a i kishte sytë e veshët të hapur në çdo këndë të Kosovës, Hyseni depërtonte pa lënë gjurmë dyshimi falë humorit të tij dhe aftësisë që bisedën në çastin e duhur ta kthejë në një drejtim krejt të papritur. Hyseni gjet miq e dashamirë sidomos në trevën e Shalës së Bajgorës ku në Mitrovicë u njoftua me disa veprimtarë të organizatës rinore VOTRA KOSOVARE- NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE. Ata e njohën Hysenin me programin e kësaj organizate dhe i treguan se përfaqësuesi i saj është arratisur nga Kosova para pak muajve e taní gjendet në Gjermani. Hyseni e lexoi me vëmendje programin e kësaj organizate dhe mbeti shume i kënaqur, duke thënë "Po", brenda pak kohësh Hyseni u lidh me Abën Kosovën (pseudonim i dyte i kryetarit të BKDSH-së Emin Fazliut). Në lidhje me veprimtarinë e Hysenit prej asaj dite e deri në çastin kur ky u sëmur, ekziston në Arkivin e BKDSH-së një grumbull dosjesh prej 5 radhorëve me korrespodencë personale dhe partiake.
Hyseni muar pjesë në mbledhjen historike të ristrukturimit të LËVIZJES PËR LIRIMIN E TOKAVE SHQIPTARE më 16 gusht 1972 në Vushtrri, kur e tërë lëvizja e përbërë nga disa organizata dhe grupe politike iliegale muar një emer të ri - atë BESELIDHJA KOMBETARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE –BKDSH. Hyseni ynë, vëllai i Çamërisë martire, e udhëhoqi edhe kongresin e parë të kësaj besëlidhje, i cili u mbajt me 26 e 27 nentor 1977 në Donzdorf të Gjermanis derisa ishte iniciatori dhe agjitatori kryesor për themelimin e degeve të BKDSH-së në Suedi dhe në Danimarkë. Ka qenë gjithmonë i palodhshëm në aktivitete kombëtare dhe ka qenë një kënaqësi e veçantë për bashkëpunëtorët dhe anëtarët e BKDSH-së me bashkëpunuar me këtë burrë të madh dhe atëdhetar që e deshi Kosovën njëlloj si Çamërinë. "Kosova dhe Çamëria janë dy krahët e shqiponjës", thoshte Hyseni.
Në Fkrankfurt mbi Majnë të Gjermanisë në prill të vitit 1979, Hysen Çami u zgjodh komanadant i Këshillit Ushtarak, i cili Këshill kishte për detyrë të organizojë kuadro në radhët tona që kishin profesione ushtarake dhe ashtu ky kuadër të jetë e gatshëm që mumentin e duhur të japë kuadro të veta për luftën e paevitueshme kundër okupatorëve të trojeve tona etnike dhe ky kuadër u inkuadrua në radhët e UÇK-së asaj të UÇPMB-së dhe UÇ KOMBËTARE, por jo si njësi speciale apo të ndara nga hierarkia ekzistuese, por si persona që dhanë kontributin e tyre të çmueshëm në luftën e shenjtë dhe disa prej tyre dhan jetën në altarin e lirisë në fushat e betejave për të mos vdekur kurrë.
Hysen Çelaj është marrë edhe me shkrime. Ka shkruar shumicën e rasteve me pseudonime "Megasuli", "Sulioti", "H.Çami, "Golemi" etj. Ka qenë vite me radhë kryeredaktor i Organit të Besëlidhjes "Besa shqiptare". Ka përkthyer shumë artikuj nga greqishtja në shqip dhe ka dhënë komente nëpër gazeta. E ka dashtë Kosovën si sytë e ballit dhe këtë dashuri të tij të pashuar e ka shprehur shpeshherë ne vargje mallëngjyese por shumë kuptimplote. Ka qenë një bashkëpunëtor i devotshëm dhe tolerant. Kurrë nuk është zemëruar në shokë e bashkëpuntorë nëse ka ndodhë rasti që ndonjëherë nuk i kane pëlqyer sygjerimet e tij, por me gjakftoftësi duke i shoshitor bashkërisht, kanë gjetur gjuhë të përbashkët. Hyseni ka pasë marrëdhënie e bashkëpunim të ngushtë me të gjithë veprimtarët. |