Prof. Ymer Berisha

 

PROFESOR YMER BERISHA
 
UDHËHEQËSI DHE FARKËTARI I DENJË I IDEALIT KOMBËTAR PËR RIBASHKIMIN E TROJEVE ETNIKE SHQIPTARE NË NJË SHTET ETNIK, DEMOKRATIK DHE PËRPARIMTAR
 
Tëflasësh dhe të shkruash për figurën e madhe, të ndritshme dhe kolosale të një atdhetari të kulluar, siç ka qenë i pavdekshmi profesor YMER BERISHA, nuk është lehtë, sepse ai ishte KOMANDANTI i FUNDIT i FORCAVE TË ARMATOSURA të GUERILES kombëtare Shqiptare dhe KRYETARI i FUNDIT i Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare-LpLTSH- gjëgjesisht LËVIZJES NACIONAL-DEMOKRATIKE SHQIPTARE-(LNDSH-së), por sidoqoftë do të përpiqem që në këtë Akademi Përkujtimore të së DJATHTËS SHQIPTARE t’i paraqes disa të dhëna, historikisht të pamohueshme, edhe pse burimet arkivore për gjurmuesit nacionalistë shqiptarë kanë qenë për 50 vjet me rradhë të mbyllura hermetikisht, madje edhe sot mungon vullneti te një pakicë fare e vogël studiuesish shqiptarë që t’i përvishen kësaj teme mjaft të komplikuar duke iu “falenderuar” edhe disa pështjellimeve të qëllimshme apo jo të qëllimshme që publikohen kohëve të fundit në shumë versione dhe krijojnë huti të lexuesi i vëmendshëm. Do të përpiqem të jap një kronologji të shkurtër mbi jetën, veprimtarinë politike, arsimore, kulturore, humane dhe ushtarake të të ndritshmit atdhetar, profesor YMER BERISHËS me fakte dhe data, sa të jetë e mundur, të sakta të ngjarjeve kryesore në jetën e tij të shkurtër, por mjaft të bujshme.
 
PO KUSH ISHTE PROFESOR YMER BERISHA ?
 
Ymer BERISHA lindi më 13 maj 1912, në fshatin GJURGJEVIKU I MADH i Prekorubës së Dukagjinit, në përbërje të rrethit të Pejës. Ishte i biri i SHABAN BERISHËS dhe nënës FAZË, e bija e Jetish TAFILIT, nga Turiçefci i Drenicës. Familja prej së cilës rrjedh profesor Ymer BERISHA, është familje e vjetër vendase - fshatare e formuar në frymën patriarkale me traditë, bujare e mikëpritëse, e cila ishte shembull për të mirë. Për nga fisi ishte BERISHË, si na mëson edhe vet mbiemri i kësaj familje.
 I pari i gjeneratës së pestë te mëparshme quhej ÇERKINI, prej nga po e fillojmë hartimin e kësaj Kumtese, Çerkini pas vetes la pasaardhës nga të cilët do te formohën dy familje: ÇERKINI – MUSTAFA – HAJDINI – MUSTAFA - MUJA dhe brezi i tashëm ose i sotëm: Mustafa me vëllezër dhe motra. Ndërkaq zhvillimi gjenealogjik i familjes së Ymer Berishës zhvillohet si vijon: ÇERKINI – ILIJAZI - SHABANI dhe brezi i Ymerit me vëllezër dhe motra. Familja BERISHA merrej me punë bujqësore dhe blegtorale. Kjo familje posedonte sipërfaqe të konsiderueshme toke. Ndonëse kishte tokë të mjaftueshme, pjesa më e madhe e saj ishte pasive, ndërsa më pak kishte tokë të plleshme dhe bukëdhënëse. Tokat e tyre në truallin shkëmbor të maleve të Gllarevës, për të dhënë rendimente të duhura, kërkonte plehërim dhe punë te mundimshme.
 
QENDRIMI I FAMILJES BERISHA NDAJ PUSHTUESVE TË HUAJ
 
Familja Berisha e Gjurgjevikut të Madh, ndaj çdo pushtuesi ka mbajtur qëndrim urrejtës, vetëm pse ishin pushtues të trojeve tona. Pinjojtë e kësaj familje u gjetën në Kuvende e fronte lufte, ku kishte të bëjë në lidhje me çështjen tonë kombëtare: në BESËLIDHJEN SHQIPTARE të PRIZRENIT më 1878-ën, në Kuvendet e Pejës e të Junikut, në atë të Mitrovicës më 1903 të organizuar nga Isa BOLETINI, etj. Familjet Berisha, – ajo e SADIK RAMËS dhe e Shaban ILIJAZIT, nuk ishin përkrahëse të reformave të osmanëve të viteve 1902-1908, të imponuara nga Rusia dhe Austro-Hungaria. Në të kundërtën, ata ishin shumë aktivë në Kryengritjen e vitit 1903, në Drenicë e Mitrovicë kundër vendosjes së konsullit rus, Shqerbinit në Mitrovicë. Këta, në krye të luftëtarëve të regjionit të Prekorubës, bashkë me Drenicën, i hynë aksionit të luftës në veri. Këtë qëndrim edhe më armiqësor e të ashpër do të mbajnë ndaj Serbisë e Malit të Zi gjatë Luftës së Parë Ballkanike më 1912 dhe gjatë Luftës së Parë Botërore ( 1914-1918 ), kundër Bullgarisë. Në veçanti urrejtja dhe qëndresa e tyre shtohet kundër shtetit të Mbretërisë Serbo – kroato - sllovene dhe më vonë, e quajtur “jugosllave”, mbretëri e cila në të gjitha mënyrat shtypte popullsinë liridashëse shqiptare; u’a merrte tokat dhe ua ndante kolonistëve. Kështu, gjatë tërë kohës së sundimit të Jugosllavisë monarkiste, familjet Berisha të Gjurgjevikut të Madh, e hapen frontin e luftës me këta pushtues të egër. Pas vrasjes së kryetarit serb të Komunës së Zllakuqanit Den RIBAÇIT nga Shaban Berisha, për shkak se regjimi serb me urdhërin e kryetarit Den RIBAÇI, likuidoi familjen 23 anëtarëshe të Zeqë Isufit në pranverën e vitit 1919 duke i djegur në një shtëpi të ngujuar, që e kallën, e dogjën kriminelët sllavë. Familjet Berisha, deri në rënien e mbretërisë jugosllave, qenë të detyruara të jetonin herë në Shqipëri e herë në Kosovë. Ndërkaq ILIJAZI i Çerkinit i la tre djem: ADEMIN, SHABANIN – ( babai i Ymerit ) dhe ASLLANIN. Shabani i kishte tre djem: YMERIN, BINAKUN dhe SAHITIN. Ymeri, që kur ishte fëmijë, ishte inteligjent, i mençur dhe i shkathët, i qetë dhe logjik. Gjithmonë fliste prajshëm, butë dhe qartë dhe në mënyrë të kontrolluar. Ky ishte i dalluar në mes të moshatarëve të tij. Pas vrasjes së kriminelit me damkë DEN RIBAÇIT, Shabani u detyrua të kalojë në ilegalitet, mirëpo duke qenë i shqetësuar për familjen e tij se mund ta pësonte nga kriminelët serbë, vendosi të marrë gruan, vajzën dhe djalin e madh, Ymerin, që asokohe akoma nuk i kishte mbushur 7 vjet, dhe të kalojë në Shqipëri. Në fillim u vendos në Krumë e pastaj në Fushë-Krujë. Dy vëllezërit e vegjël të Ymerit: Binaku dhe Sahiti, mbetën në Kosovë bashkë me xhaxhallarët, Ademin dhe Asllanin. Rrjedha jetësore e Shaban Berishës, babait të profesor Ymerit, ndërlidhet me qëndrimin mohues të regjimit serb dhe me vrasjen e kryetarit të komunës së Zllakuqanit. Ai u detyrua, siç u theksua më lart, që të kalojë në Shqipëri ilegalisht. Bëri një jetë dramatike e shumë të rëndë, por të ndershme. Ymer Berisha, qysh si fëmijë ishte shumë i zgjuar e inteligjent. Shkollën fillore e kreu në Fushë-Krujë, ndërsa Normalen në Elbasan. Ishte nxënës i shkëlqyeshëm dhe me prirje të mëdha për aktivitete të tjera jashtëmësimore. Që kur ishte nxënës, nisi të bashkëpunojë me fletushkën e Shkollës - “MËSUESI” dhe atë “NORMALISTI”. Duke mos qenë i kënaqur vetëm me kryerjen e shkollës së mesme, i etur vazhdimisht për dituri, Ymer Berisha shkoi në Itali dhe u regjistrua në Universitetin e Firences, në Fakultetin e Shkencave Natyrore, ku studioi paralelisht historinë dhe Gjeografinë. Për shkuarjen e tij me studime në Itali, duhet falenderuar në radhë të parë “Homeri” Shqiptar, pra At Gjergj FISHTA, i cili ndërhyri për t’ia siguruar bursën e shtetit Shqiptar. Ymer Berisha më vonë, studioi edhe në Akademinë Ushtarake në Romë të cilën e kreu, poashtu, me sukses të shkëlqyeshëm dhe u gradua me gradën e majorit të Ushtrisë këmbësore. Më pas studioi edhe gjuhën e Letërsinë italiane. Ishte njëri ndër studentët më të dalluar të brezit të tij dhe studimet arriti t’i përfundojë me rezultate shumë të larta dhe në kohën e caktuar. Gjatë qëndrimit të tij në Itali, Ymer Berisha asnjëherë nuk i shkëputi lidhjet shpirtërore me Kosovën. Atë e mbante në mendje e në zemër. Zjarri i dashurisë, kujtimi për të e digjte si prush. Ymer Berisha i mbaroi studimet në Fakultetin e Shkencave Natyrore, Degën e Historisë e Gjeografisë më 1936-ën. Supozohet se po të njëjtin vit e ka kryer edhe Akademinë Ushtarake. Veten e konsideronte një student të përjetshëm, prandaj menjëhere shkoi në Sorbonë të Francës, ku studioi edhe shkencat filologjike. Nuk dimë sa qëndroi në Universitetin e Sorbonës, por e dimë se, porsa Italia fashiste okupoi Shqipërinë, ai i ndërpreu studimet dhe u kthye ne Shqipëri. Nuk u inkuadrua në Ushtrinë Shqiptare, e cila në realitet ishte nën komandën e fashizmit italian, por e filloi punën si mësimdhënës në fshatrat e Fushë-Krujës, Kukësit, Peshkopisë, Lushnjës e Beratit. Në të gjitha këto lokalitete ai formoi koleksione muzeale, grumbulloi lëndë arkeologjike, mblodhi dhe botoi lëndë folklorike në revistën e mirënjohur “VISARET E KOMBIT” dhe në periodikun tjetër shqiptar, që akoma nuk është grumbulluar për tu shqyrtuar dhe studjuar në mënyrë shkencore. Krahas punës edukative - arsimore në shkollë, Ymer BERISHA angazhohej me tërë qenien për të ndihmuar edhe popullatën shqiptare në Kosovë, e cila vuante e torturohej çnjerëzisht nga regjimi serb. Parashikimi i tij se do të sulmohej e pushtohej edhe Jugosllavija, doli i vërtetë. Duke i njohur mirë rrethanat e kohës, ai u bëntë thirrje gjithë përfaqësuesve të inteligjencës shqiptare-kosovare dhe asaj mbarëkombëtare që të mobilizohen, të bashkohen dhe të punojnë të gjithë si NJË për RIBASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE, të cilat ishin prerë padrejtësisht nga trungu kombëtar: Sanxhakun, Janinën, Preshevën, Bujanofcin, Kumanovën, Kërçovën, Ohrin, Manastirin, Plavën, Gucinë, Tivarin, Ulqinin, etj. Profesor Ymer BERISHA, i cili kishte mbaruar dy fakultete dhe dy të tjera të nisura e në prag të mbarimit, ishte përgatitur shumë mirë në aspektin shkencor e politik. Ishte njëri ndër intelektualët më të respektuar. Me qëllim që t’i ndihmojë më shumë çështjes shqiptare në përgjithësi dhe çështjes së Kosovës në veçanti, Ymer Berisha aderoi në KOMITETIN E KOSOVËS. Fill pas kapitullimit të Jugosllavisë monarkiste, kthehet në Kosovë me disa anëtarë te Komitetit dhe me shumë mësues, të cilët erdhën këtu me iniciativen e Ministrit të Arsimit, Ernest KOLIQI. Në Kosovë gjatë periudhës së mbretërisë karagjorgjeviçiane, nuk kishte funksionuar asnjë shkollë shqipe. Mbi 95% e popullsisë shqiptare ishte analfabete. Duke parë këtë gjendje dhe duke ndjerë nevojën për hapjen e shkollave në gjuhen shqipe, Ymer Berisha me mësues të tjerë, u hyri punëve për shkollimin e rinisë sonë, për organizimin dhe ngritjen e arsimit. Pas hapjes së Gjimnazit dhe të Normales – (LICEUT), “SAMI FRASHËRI” në Prishtinë, Ymer Berisha u inkuadrua si mësimdhënës, ku ligjeroi dy lëndë: Gjuhën dhe Letersinë shqipe si dhe historinë. Profesor Ymer BERISHA duke qenë një njohës i mirë i gjuhës dhe letersisë shqipe, historisë kombëtare dhe historisë së popujve të tjerë të botës, duke pasur një diapozon shumë të gjerë të njohurive edhe në fusha të ndryshme, ishe një pedagog i mrekullueshëm, interpretues shembullor i njohurive të thella shkencore, poliglot, njohës i disa gjuhëve që i fliste dhe i shkruante rrjedhshëm, si italishten, frengjishten, gjermanishten, anglishten, latinishten, greqishten, spanjishten e serbokroatishten, fitoi admirimin e nxënësve dhe të gjithë atyre që arritën ta njohin. Ai nuk pushonte kurrë.Vazhdimisht studionte, vazhdimisht lëvizte nga një vend në tjetrin duke u marrë edhe me hulumtime arkeologjike. Gërmoi nëpër lokalitete të vjetra, kryesisht në fshatrat e Prekorubës - Drenicë, në ÇABIQ dhe AÇAREVË. Gjatë punës hulumtuese gjeti, mblodhi dhe grumbulloi shumë eksponatë të kulturës sonë si monedha, armë, vegla pune, stoli, etj. Këtë thesar material dhe shpirtëror të popullit tonë që nga parahistoria, e mblodhi, e sistemoi dhe e studioi duke dëshmuar kështu për lashtësinë e popullit shqiptar, autoktoninë e tij. Mblodhi e shënoi të dhëna historike nga kujtesa e popullit, shumë legjenda, këngë, etj., që dëshmojnë për kulturën, besën, trimërinë, traditën tonë shekullore dhe etnopsikologjinë. Rrefimet e njerëzve i shënonte besnikërisht, i sistemonte dhe i studionte me kujdes ato kujtime që ishin ruajtur e ishin përcjellë brez pas brezi. Njerëzit me kujtesë të fortë i konsideronte “ARKIVA TË GJALLA QË LËVIZIN”!.
 
PROFESOR YMER BERISHA NË KUJTESËN E BASHKËLUFTËTARËVE DHE
MOSHATARËVE TË TIJ
 
Figurën e shumëanëshme të profesor Ymer Berishës më së miri e ka përshkruar një bashkëveprimtar dhe bashkëluftëtar i tij, nën pseudonimin “KOSOVARI”, që në realitet ka qenë atdhetari i mirënjohur, Prof. ZEF NEKAJ, emigrant politik në SHBA, i cili, me rastin e 20-Vjetorit të vrasjes tragjike të të nderuarit profesor Ymer Berishës, botoi një artikull përkujtimor në Revistën kulturore – shoqërore – fetare, “JETA KATOLIKE SHQIPTARE” q, botohej asokohe nga atdhetari, Monsignor Dr. ZEF OROSHI. Aty, ndërmjet të tjerash thuhet: “...Ymer Berisha, shkurtalaq, i ngjeshun, fytyrëzeshkan i pikalosun lije, hundëshkabe e syzi, me nji vezëllim sa të preftë e të shpejtë, aq edhe të ambël e tërhjekës; sa i përvujt e fjalëmatun deri në pikën ku njeriut i duket se po ka turp me folë, aq edhe shkamb i patrandun në idealin e tij. Ky qe profesor Ymer Berisha nga Dukagjini dardan; ky qe malësori i thjeshtë me të thjeshtit, vëlla me vëllezërit, shkollar me shkollarët, por edhe armik me armiqtë e përbetuar. Ky qe njani nga prijësat, në mos prijësi ma në za, kah i cili i kishin hapë sytë e veshët shumica dërrmuese e kosovarëve mbas luftës së hatashme të Drenicës në dimnin e vitit 1945. Kjo luftë që kryesue prej heroit, po, prej heroit ambicioz, SHABAN POLLUZHËS. Mu aty ku u duk se te gjitha shpresat e qëndresës kundër brigadave hakmarrëse të kombinueme shqiptaro - jugosllave do të ishin të kota, mu aty, nga rrënojat e djegiet, e regjun në gjak e flakë, shkrumb, fytyra e dlirtë e Profesorv Ymer BERISHËS shkëlqeu me organizimin, strategjinë dhe largëpamësinë e tij. Ai, si parabolë ylberore ngashëruese e mishnonte në vetëvete idealin e kombit. Për këtë ideal ai u ba si zjarrmi i pashuem i trungjeve të nëndheshme shqiptare që duel si te krishtenët nga katakombët e Romës, për t’a shpërda edhe njihere dritën e SHPRESËS SË LIRISË...”. Kërkush nuk ua mohon se trevat shqiptare që u rimposhtën nga terrori komunist jugosllavo - shqiptar gjatë 1944 e 1945-ës, nuk dhanë dëshmorë të pavdekshëm si: HAKI TAHËN, Ibrahim LUTFIUN, Azem MORANEN, Gjon SERREQIN, Ajet GËRGURIN, Mulla IDRIZ GJILANIN, Ndue PËRLLESHIN, Xhemë GOSTIVARIN, Ahmet SELACIN, Ukshin KOVAÇICËN, Bislim BAJGORËN, Haradin VIDISHIQIN, Halim ORANËN, Halim SPAHINË, Alush SMAJLIN - QERRATANË, Qazim BAJRAKTARIN e Astrazubit, Marije SHLLAKUN, Atë BERNARD LLUPIN, Prof. Kolë PARUBIN, Gjergj MARTININ, Vocajt e Shalës së Bajgorës, Mefailët e ZAJAZVE e shumë prijësash të tjerë të gjallë e të vdekur, të cilët çdo kosovar e ka për detyrë t’i verë në pah për hir të atdheut të përbashkët. Asnjërit prej tyre s’duhet t’i mohohet as guximi, as flijimi, as pastërtia e qëllimit të shenjtë, por në të gjithë këtë ARADHË MARTIRËSH, prof. YMER BERISHA dallohet si më stoiku e vetëmohuesi, si më organizuesi e më i urtui, më i dashuri e më i matuni, më i vëndosuri e më i pamposhturi. Pikërisht për këto veti, ai qe pranuar prej shumicës së luftëtarëve nacionalistë, pa kqyrur anime partiake, si udhëheqësi i PËRGJITHSHËM për çlirimin e krahinave shqiptare nga zgjedha e re komuniste sllave. Mjerisht profilin e këtij idealisti e luftëtari të flakët nuk e ka vënë ende askush në pah si e sa duhet. “... unë jam i bindur...”, shkruante më 1966 – ën, atdhetari Zef NEKAJ. "Profesor Ymer Berisha përmblidhte në vetëvete cilësite ma të spikatuna të dëshmorëve shqiptarë antikomunista. Atij mund t’i mvishet pa drojë, filozofia patriotike e Anton HARAPIT, urtia e Lef NOSIT, dufi shpirtëror i Kolë TROMARËS, guximi, durimi e vetëmohimi i Alush LESHANAKUT, takti organizues e pajtues i Dr. Mark GJOMARKAJT. Ai qe shembull, si student në atdhe e jashtë, shëmbull si profesor në Normalen e Prishtinës dhe shembull i shembujve në mal e në luftë, tue u ba kështu prototipi i patriotit kosovar. Gjithë ata që e njifshin e patën fatin të punojshin me të në fushën arsimore e kombëtare, vëjshin re se ai ndryshonte në vete parimin e moralistit të flijuar, për një çështje drejtësie e humanitare”. Krahasimi i martirizimit të kosovarëve me martirizimin e Jezu KRISHTIT, Profesor Ymer Berisha vetë e theksonte haptazi se ishte frymëzue nga parimi i SHPETIMTARIT të krishtërimit, JEZU KRISHTI, të cilin e quantë si moralistin ma të madh që ka pasë bota ndonjiherë. Ai e kishte bindë veten se duhej medoemos me i përngja këtij moralisti – ( Jezu KRISHTIT ); prandaj parreshtun ua përmendte bashkëluftëtarëvet myslimanë, se rruga dhe shembulli ma i qartë i flijimit për një ideal te lartë, qoftë humanitar, qoftë patriotik, është vetë KRISHTI – ( Hazreti Isaja- siç e interpretonin luftëtarët e tij, emrin e Krishtit/E.F.). Ndër mundimet e vuajtjet tona, përsëritke ai me ngulmim, na duhet në çdo rast me mendue Krishtin e pafaj, sepse vetëm kështu mund të vdesim të qetë si Ai, dhe vetëm kështu do të fitojë drejtësia mbi persekutorët.
Me te vërtetë, Profesor Ymer BERISHA të jepte përshtypjen, sikur po shpërndante rreze dashurie e vllaznimi, sikur ndrynte në vetvete gurra të pamata freskuese, ishte ngrohtë kur ishte ftohtë, shëndriste kur ishte terr dhe sillte hare kur mbretëronte zymtësia. Teorinë nacionaliste, ai e kishte bërë bindjen e tij hyjnore duke u bazuar në një personifikim hyjnor, dhe flijimin e kishte bërë mjetin për të arritur vëllazërimin shqiptar e njëherësh, për ta bindur armikun mbi të drejtën tonë, për të jetuar më vete. Ja disa veti të këtij udhëheqësi kosovar në jetën praktike të malit: ai gjithmonë e shtinte i mbrami ose i fundit kafshatën e bukës në gojë. Gjithmonë pinte ujë i mbrami.Vetë ndante gjellen a bukën dhe vetes i linte gjithmonë më pak se të tjerët. Rrinte roje vetë më shumë se çdokush tjetër. I mjekonte e u rrinte te kryet të plagosurve e të sëmurëve dhe, në rast rreziku, si Prometeun e lidhur i mbante vetë në shpinë bashkë me çantën e rendë plot letra e shkresa. Vetë mbante më pak se çdo tjetër luftëtar municion. Për këtë, shokët e vet bënin humor duke thënë se kishin frikë se Profesori do të dorëzohej pa pushkë të shtime ose pa shkrepur pushkë pasi KRISHTI s’ka qenë i zoti të vriste as një pulë. Ymeri mbante me vete, si punë hajmalie, disa speca të thatë djegës dhe kur afrohej mbarimi i bukës, i shtypte dhe i fuste dy a tre kësi specash në mataren apo shishen (pagurën), me ujë. Ky ishte ushqimi i tij i vetëm, ndërsa të tjerëve u ndante me kujdes çka kishte mbetur nga ushqimet. Në dimrin e vitit 1945, kur Ymeri me shokë jetonin nëpër shpella në rrethinë të Istogut, për katër ditë rresht vetëm me këtë lloj lëngu specash (kos i holluar me ujë me kripë dhe me speca) e mbante shpirtin, ndërsa të tjerët kishin ende diçka me përçapë apo për të përtypur. Duke ia njohur për së afërmi këto veti të pashoqe si dhe rrezikun që mund t’i sillte rendit te ri komunist, një mishërim i tillë vetëmohimi, si kryetar, thuaja, shpirtëror i luftëtarëve kosovarë, komunistët e ndoqën Ymer Berishën me natë e ditë e si askënd tjetër. Në rrethimin që ra tash e 58 vjet më parë, më 11 korrik 1946, në fshatin HEREQ, ndërmjet Junikut e Skivjanit, do të flasim më vonë, por një gjë është më se e vërtetë se ai u vra tradhëtisht nga spiunët shqipfolës që ishin vënë në shërbim të armikut dhe okupatorit sllavokomunist.
 
PROFESOR YMER BERISHA DHE ANGAZHIMI I TIJ NE POLITIKEN KOMBËTARE PËR SHPETIMIN E KOSOVËS NGA RIPUSHTIMI SLLAVOKOMUNIST
 
Si filloi angazhimi i Profesor Ymer Berishës në rrjedhat e çështjës politike për çështjen e madhe kombëtare, posaçërisht pas kthimit të tij nga studimet jashtë vendit, pas okupimit të Shqipërisë nga Italia fashiste më 1939-ën dhe kthimi i tij në Kosovë më 1941, pas kapitullimit të Jugosllavisë monarkiste e deri përfundimisht me vrasjen e tij tragjike, duhet shumë kohë dhe duhen shfletuar e studiuar me kujdes shumë dokumenta që gjënden nëpër arkivat e ndryshme të botës si dhe posaçërisht në ato të Beogradit, Prishtinës, Shkupit, Zagrebit, Tiranës, Berlinit dhe Romës. Kësaj rradhe do të kënaqemi ose do të mjaftohemi vetëm me pak argumenta aq sa e lejojnë mundësitë e një Kumtese të tillë. Porsa u kthye në atdhe, Ymer Berisha një ditë duke kalur në një rrugë të Tiranës, pa pritur takon mikun e tij të vjetër dhe bamirësin e madh që ia mundesoi shkollimin jashtë vendit me ndërhyrjen e tij te organet e duhura të shtetit shqiptar. Pra u takua me poetin e madh At Gjergj Fishtën, ku pasi u përshendetën, Ymeri e ftoi bamirsin e tij në një kafe dhe Fishta pranoi dhe hyjnë kështu në një kafe, u ulën në një qoshe dhe ashtu vetëm këta të dy ia nisin bisedës e cila qe shumë interesante dhe aq më tepër vendimmarrëse për ardhmërinë e Ymer Berishës. Ymeri kishte miqësi të vjetër me Fishtën që nga koha kur Ymeri ishte nxënës në Normalen e Elbasanit. Edhe Gjergj Fishta, që në takimin e parë, para shumë vitesh, me Ymerin, e kishte kuptuar apo më drejt me thënë: e kishte parandierë se te Ymeri fshihet një THESAR i pallogaritshëm për të mirën e kombit dhe të atdheut. Prandaj edhe pati ndërhyrë që t’ia siguronte bursën shtetërore nga Mbretëria Shqiptare për studimet e Ymerit në Itali. Në këtë takim rasti në Tiranë, Fishta në mënyrë miqësore i thotë Ymerit duke pirë kafe bashkarisht: “... More Imer-djali, a po e sheh se çka e gjetë Shypninë nga zhabaxhitë italianë dhe a po e parasheh se çka do ta gjejë edhe Kosovën? Lufta do të plasi nl krejt botën e kulshedra e kuqe e miskovit (Moskës - v. E. F) po i hapë krahët e saj e po vjell zjarr helmues mbi krejt njerëzimin. Pra, mendo mirë në të ardhmen, sepse ke nji barrë të randë mbi shpinën tande, se je e nji DERE të madhe, të familjes zamadhe të Gjurgjevikut që e njeh jo vetëm Kosova por e njeh mbarë shyptaria. E pra, e ke për detyrë morale e njerëzore me u angazhue për shqiptarizëm, por në radhë të parë për Kosovën. E për me mujtë me i dal zot kësaj pune, ti duhet ta krijojsh nji 0rganizatë politiko-ushtarake për Kosovë e viset e tjera nën robninë e kralit të Jugosllavisë. 0rganizata e jote duhet të jetë e tipit të BESËLIDHJEVE TË MOÇME GJITHËSHQIPTARE, siç ka qenë BESËLIDHJA E Haxhi Zekës, për mos me i përmend të gjitha 0rganizatat e Besëlidhjet e ma hershme, që mjerisht nuk i patën krijue njerzit e shkolluem e të pajisun me dituni jo vetëm shkencore por edhe ushtarake. Kurse Ti, biri i im, të gjitha këto virtyte i posedon, sepse e ke krye edhe Akademinë Ushtarake. Dhe këtë ja ke borxh Kosovës, ja ke borxh SHYPNISË ETNIKE”!.
Dhe kështu pra, qysh më 1939-ën, lindi ideja për formimin e 0rganizatës patriotike, politiko -ushtarake, e cila do të zerë vend për realizimin e kësaj ideje vetëm më 12 shtator, 1943-ën, kur Ymer Berisha, bashkë me disa shokë e miq idealistë, krijoi kushtet për thirrjen e një Mbledhje, thuajse në mënyrë ilegale në Pejë. Dhe në atë takim u vendos që të themelohet 0rganizata “BESA KOMBËTARE”. Ndaj, me t, drejtë duhet konstatuar se “BESA KOMBËTARE” është themeluar më 12. 9. 1943, por nuk është publikuar askund dhe është mbajtur fshehur deri më 28. 11. 1944 kur del në shesh ekzistimi i kësaj 0rganizate, pikërisht në fshatin Abria e Epërme të Skenderajt ku Ymer BERISHA me pasuesit e vet, mbajti KUVENDIN e PARË të O. P. U (Ogranizata Politiko – Ushtarake) “BESA KOMBËTARE” në ndërtesën e Shkollës fillore të këtij fshati, për çka historianët tanë, janë të rrallë ata që e përmendin këtë ngjarje dhe atë, vetëm shkarazi, duke mos u lëshuar në hollësira që provokuan mbajtjen e këtij Kuvendi.
 
SI U FORMUA ORGANIZATA PATRIOTIKE “BESA KOMBËTARE”
 
 Për ta përshkruar, sadopak e në pika të shkurtëra, veprimtarinë atdhetare dhe politike të Profesor Ymer BERISHËS si gjatë LDB, po ashtu edhe pas mbarimit te saj, deri në vrasjen e tij kobzezë për mbarë kombin shqiptar, duhet të rikthehemi së pari te MBLEDHJA E PARË-(Themeluese) të 0rganizatës “BESA KOMBËTARE”, 0rganizatë e cila së shpejti do të shëndrrohet në LËVIZJE MBARËKOMBËTARE që u mbajt në Pejë më 12.9.1943, ku përveç Ymer Berishës, merrnin pjesë edhe disa figura të shquara kombëtare si: At Bernard LLUPI, Kolë PARUBI, Marije SHLLAKU, Zhuk Haxhija, Ukë SADIKU, Mehmet Agë Rashkoci, Qazim Bajraktari i Astrazubit, Bislim Bajgora me tre shokë, Zef Gjidoda e disa të tjerë; si dhe shkaqet apo motivet që e detyruan Profesorin e nderuar Ymer Berishën të marrë një hap të tillë. Duke mos patur informata që pas katër ditëve, në Prizren, XHAFER DEVA do ta krijonte 0rganizatën “LIDHJA E DYTË E PRIZRENIT”, si dhe duke u brengosur thellësisht nga zhvillimet e ngjarjeve politike, jo vetëm në Kosovë, por në tërë Ballkanin dhe botën dhe, duke pasur gjithmonë ndërmend porosinë, patriotike të Gjergj FISHTËS, qysh nga viti 1939, kur Ymeri u kthye nga mërgimi, vendosi, bashkë me shokët e miqtë e sipërpërmendur që kishte rreth vetës, që t’i verë themelet 0rganizatës politiko-ushtarake “BESA KOMBËTARE”, ku edhe u paraqit në pika të shkurta, PROJEKTPROGRAMI i kësaj 0rganizate plotësisht ilegale, i cili u aprovua nga të pranishmit e kësaj Mbledhje dhe që më vonë, kjo Mbledhje do të hyjë në analet e historikut të kësaj 0rganizate. Siç u theksua, pas katër ditëve, filloi punimet Mbledhja historike në Prizren për themelimin e LIDHJES SË DYTË TË PRIZRENIT, Mbledhje të cilën e organizoi patrioti Xhafer Deva dhe pikërisht për këtë për 50 vjet me radhë qe i anatemuar nga regjimi okupues i trojeve shqiptare, e besa edhe sot, disa (një pakicë) “historianë” e politikanë shqiptarë e kanë njëfarë averzioni ndaj emrit dhe veprës së shkëlqyer atdhetare të Xhafer Devës. Përkrah këtyre dy ngjarjeve kaq të mëdha e me rëndësi, për të cilat, të parën –(BESA KOMBËTARE) as që u fol në 0pinionin e atëhershëm, ndërsa për Lidhjen e Dytë të Prizrenit, forcat shoviniste sllavomadhe e posaçërisht, ato komuniste të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë, nuk lanë gjë pa thënë e akuzuar këtë 0rganizatë mbarëkombëtare së cilës i frigoheshin për shkak të Planprogramit të saj gjithëpërfshirës të çështjes sonë kombëtare.
 
MARIJE SHLLAKU DHE PROFESOR YMER BERISHA
Nuk është sqaruar deri sot se qysh u afruan dhe çka i lidhi këta dy persona ndërmjet vetes aq thellë si dhe bashkëpunimin reciprok. Marije Shllaku, një vajze e re nga Shkodra, lindur më 22. 10. 1922, e bukur si “zana”, siç shprehet populli ynë, dinamike, trimereshë, e zgjuar, e shkolluar, studente në Universitetin e Romës, asokohe e punësuar në Prizren, pasi i ndërpreu studimet, e dashuruar në Kosovën - Nanë deri në misticizëm, e vendosur të bëhet kurban për lirinë e pavarësine e trojeve etnike shqiptare, sidomos për Kosovën martire të shkëputur e të lënë në kthetrat serbe. Ndërsa Ymer Berisha aso kohe 31 vjeçar, i angazhuar tërësisht pas çështjës kombëtare ishte i pamartuar. Por këta të dy nuk i lidhte kurrfarë dashurie erotike, por i lidhte dashuria e atdheut. Marija te Ymer Berisha shihte vëllanë e saj të madh që mund e duhet me çdo rast t’i dalë në ndihmë motrës së vogël, e motra duhet të sakrifikohet për vëllanë e madh. Ndërsa Ymeri te Marija shihte së pari prototipin e femrës iliro-shqiptare që është në gjendje te bëjë çdo sakrificë për ruajtjen e nderit, besës dhe trojeve etnike. Ai e shihte Marijen si një Teutë të diteve tona, si një Zhan d”Ark të Arbërisë, si një Luaneshë të Sulit epirot, si një Tringë të Malësisë, si një SHOTË të Drenicës dardane dhe kishte rrespektin më të lartë ndaj saj dhe çmonte deri në idolatrinë e një atdhetari me përvoje të madhe politike. Arrestimi i Marijes nga bandat sllavokomuniste pas luftës heroike në Siçevë e goditi shumë rëndë Ymerin dhe lotoi si për motrën e shpirtit duke paramenduar se çfarë torturash do të përjetojë kjo engjellushë e shqiptarizmës së vërtetë nga xhelatët e pashpirt sllavokomunistë. Edhe Marija kur e mësoi lajmin trishtues për vrasjen e Komandantit të saj, qau me lotë zemre, por dhimbjen e saj e shprehu me një këngë kushtua Heroit kombëtar Ymer Berishës, të cilën e këndonte më zë buçitës në qeli, në burgun e Prizrenit. Këta të dy persona përbënin një simbiozë të Shqiptarizmës që lindin vetëm njëhere në qindvjeçarin e krajatave kombëtare.
 
S Q A R I M:
 
Për të përfshirë aktivitetin e gjerë politik e kombëtar të Prof. Ymer Berishës, duhen sqaruar rrjedhat historike kronologjikisht e që janë të lidhura ngushtë me Profesorin dhe 0rganizatën e tij “BESA KOMBËTARE”, që e themeloi dhe udhëhoqi deri në fund. Prandaj, këtu do t’i paraqesim në vija të shkurtëra zhvillimet politike në Kosovë dhe viset e saja. Këtu bëhët fjalë për themelimin, zhvillimin dhe aktivitetin e LËVIZJES për LIRIMIN e TOKAVE SHQIPTARE - LpLTSH, respektivisht për LËVIZJEN NACIONAL - DEMOKRATIKE SHQIPTARE – LNDSH-në, të cilën e njohim me disa emra të ndryshëm, por që në esencë bëhet fjalë për të njëjtën Lëvizje. Po fillojmë nga themelimi i kësaj Lëvizje e deri me 1953, kur defakto pushoi rezistenca e armatosur shqiptare kundër okupatorëve sllavokomunistë.
 
 
 
KUVENDI I PARË I KOMITETIT NACIONAL-DEMOKRATIK
SHQIPTAR - KNDSH-së
 
Më 27 nëntor 1943, në shtëpinë e Hasan Beg Kryeziut do të takohen: Halim SPAHIJA, Selman RIZA, Hasan REMA dhe tre oficërë anglezë si dhe disa burra të tjerë. Aty do të debatohet se çka duhej të bëjnë shqiptarët pas kapitullimit të Italisë fashiste më 8 shtator 1943 dhe pas fillimit të humbjeve në frontet e Wehrmachti-t gjerman. Aty do të bëhet fjalë edhe për çështjen e interesave gjeostrategjike të Fuqive të Boshtit për Ballkanin, si dhe do të përcaktohet taktika e luftës që duhet të ndjekin shqiptarët e Kosovës për të mbetur me Shqipërinë. Për të kryer këtë mision, Tubimi merr qendrim se kush duhet të ishte bartës i luftës për realizimin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës. U aksentua ky qëndrim: Ballistët ( 0rganizata “BALLI KOMBËTAR” e themeluar në tetor 1942-ën), Legalistët (“LËVIZJA E LEGALITETIT”), themeluar më 26 dhjetor 1942 në Zall të Herrit dhe “LIDHJA E DYTË E PRIZRENIT” (e themeluar më 16.9.1943-ën) qenë të lidhur në një mënyrë me Fuqitë e Boshtit që po e humbnin luftën – insistonin oficerët anglezë. Dhe, si humbës te luftës, “nuk do të pyeten për asgjë”- theksonin me ngulm anglezët. Përkundrazi, do të shndërrohen në problem, si ta shpëtojnë kokën, duke u arratisur nga vendi. Prandaj, që të realizohet ideja për bashkimin e Kosovës me Shqipëri, - ju shqiptarët duhej vepruar ndaraz: kundër gjermanëve dhe kundër rusve, por pro anglezëve- ngulnin këmbë oficerët anglezë.
 
Me propozimin e Selman RIZËS, 0rganizata që do ta merrte përsipër bashkimin e Kosovës me Shqipërinë e që do të mbështetej nga demokracia anglo-amerikane do të quhej: KOMITETI NACIONAL - DEMOKRATIK SHQIPTAR – ( KNDSH ). Kjo 0rganizatë për t’ia arritur qëllimit, do të fokusohet për të vepruar në dy fusha. Në fushën politike, 0rganizata do të drejtohet nga KOMITETI QENDROR i KNDSH-së. Këtë Komitet, deri sa të mbahet KUVENDI i PËRGJITHSHËM, do ta kryesojnë: HALIM SPAHIJA, SELMAN RIZA dhe HASAN REMA. Ndërkaq, në aspektin ushtarak do të drejtohet nga EJUP BINAKU, i cili u autorizua që të strukturohet me kuadro të shkolluara në akademitë ushtarake, duke themeluar në fillim Grupe e Çeta të armatosura, krejt me qëllim që të ndihmohet irredenta politike shqiptare në Kosovë. Gjithashtu, me kohë do të shtrohet nevoja që një anëtar i Grupit Nismëtar për ndërtimin e Komitetit Qendror të KNDSH-së të punojë me inteligjencinë shqiptare në përgjithësi. Me këtë detyrë u ngarkua SELMAN RIZA. Intelektualët e parë që do t’i bashkohen KNDSH-së, në dhjetor të vitit 1943, qenë Sokol Dobroshi dhe Sadik TAFARSHIKU. Por sa më tepër që zgjerohej veprimtaria, çështja nuk shkonte si duhej, pa u siguruar mjetet financiare. Prandaj, në janar të vitit 1944, veprimtarisë politiko-ushtarake të KNDSH-së do t’i shtrohet si nevojë obligimi ndaj çështjes ekonomike - financiare. Për këtë u caktua Hasan REMA. Ky veprimtar politik nga Gjakova do të drejtohet në Pejë, ku gjeti përkrahje të fuqishme te Emrush Miftari dhe Qazim Bajraktari i Astrazubit. Kështu, deri në fund të marsit 1944, pjesa e madhe e Rrafshit të Dukagjinit do të inkuadrohet në aktivitete politike, ushtarake dhe ekonomiko-financiare. Në këto përmasa, Komiteti i NDSH-së do të marrë pozitë aktive, sidomos me inkuadrimin e Tahir DEDËS, i cili, Komitetit të NDSH-së do t’i sigurojë, jo vetëm simpatizues, por edhe aktivistë të tjerë të denjë, në Rahovec, Dragash, Suharekë dhe në shumë lokalitete të këtyre qendrave. Veprimtaria e KNDSH-së, nga fillimi zhvillohej në ilegalitët të thellë, sepse orientimet angleze luftoheshin nga Qeveria e Rexhep Mitrovicës. Idetë e tyre luftoheshin edhe nga “Wehrmacht-i” gjerman, si dhe posaçërisht, luftoheshin nga komunistët e asaj kohe.
 
 
 
KUVENDI I DYTË I KNDSH-së
 
 Në saje të inkuadrimit më të gjërë politik, KNDSH në fillim të shkurtit do të përpilojë një elaborat, nga i cili, më pas, do të nxirren detyra politike, ushtarake dhe kulturore, për të depërtuar në popull. Ky elaborat do të paraqitet për aprovim në Kuvendin e Dytë të KNDSH-së, të mbajtur më 26 ( dhe 27 ) shkurt 1944 në shtepinë e Dan Dobroshit, në Rogovë te Hasit. Kuvendi do të mbahet në këtë vend për shkaqe sigurie. Në Kuvend morën pjesë njëmbëdhjetë përfaqësues të viseve të ndryshme të Kosovës, si Halim Spahija, Shefqet Shkupi, Selman Riza, Hasan Rema, Sokol Dobroshi, Sadik Tafarshiku, Hamit Emini –“Doktori”, Emrush Miftari, Rexhep Broja, Ejup Binaku dhe Tahir Deda. Kuvendin e drejtonte Halim Spahija. U shqyrtua Rendi i ditës, i cili u aprovua njëzërit për debat dhe marrje vendimesh. Pasi qe konfirmuar se në Kuvend qenë te pranishëm përfaqësuesit e te gjitha rajoneve, u konstatua se mund të punohet me vendime të plotëfuqishme. Në Kuvend morën pjesë 11 përfaqësues nga viset e robëruara shqiptare, të cilat synonin të luftojnë me çdo mjet që Kosova, pas mbarimit të luftës, t’i bashkangjitet Shqipërisë. Përfaqësimi ishte bërë me vështirësi, sepse nuk kishte mundësi të depërtohej sidomos në Prishtinë dhe Veri të Kosovës, por këto vise i mbulonte Hamit Emini - “Doktori”, përfaqësues i Arbërisë së Vogël, Drenicës, që kishte autorizimet e Adem Vocës dhe te Ahmet Selacit. Halim Spahija kishte folur shkurtër, duke theksuar se gjermanët po e humbin luftën (... ). Pas diskutimit të shkurtër të Halim Spahisë, fjalën e merr Selman Riza, duke e paraqitur në pika të veçanta orientimin kombëtar e politik të KNDSH-së:
1.      KNDSH do të luftojë kundër çdo zaptuesi të huaj qe ne e konsiderojmë si okupator;
2.      KNDSH luftën do ta drejtojë kundër kufijve të vjetër të Jugosllavisë të pa drejtë, të bëmë kundër neve shqiptarëve dhe tokave tona stërgjyshore;
3.      Këto dy luftëra do të bëhën krah për krah dhe jo njëra pas tjetrës.]
 
Në ditën e dytë (më 27.02.1944 ), Kuvendi i Dytë i KNDSH-së do të debatojë për përpilimin e Statutit. Këtu do të aprovohet Statuti i KNDSH-së. Sipas Statutit të porsaaprovuar, u caktua që 0rganizata të mbajë emrin Komiteti Nacional-Demokratik Shqiptar - (KNDSH). Kuvendi më i lartë i KNDSH-së u vendos të quhet Kongres. Kongresi i përbërë, nga përfaqësuesit e të gjitha krahinave të robëruara shqiptare, e zgjidhte Kryetarin dhe dhjetë – ( 10 ) anëtarë të tjerë, të cilët do t’i drejtojnë resurset përkatëse të punës. Veprimtaria e Komitetit Qendror të KNDSH-së zhvillohej, pos në nivel të viseve të robëruara si tërësi, edhe nëpër rrethe, komuna dhe fshatra ku do të veprojnë Komitetet e rangut përkatës të KNDSH-së që në vend që të quhen “Degë”, “Nëndege” etj., u emërtuan “Komitete”. Ishte vendosur që anëtarët e Komitetit të NDSH-së të vepronin me pseudonime, për të mos u zbuluar se kush janë dhe për çka punojnë. Me Statut ishte caktuar që të mbahej evidencë e saktë për të hyrat dhe të dalat financiare të Komitetit NDSH. Gjithashtu, Statuti përcaktonte, që 0rgani i Komitetit Qendror të KNDSH-së të quhej “DARDANIA”. Në këtë Kuvend pjesëmarrësit u njoftuan edhe për inkuadrimin e Ibrahim FEHMIUT për anëtar të K.Q. të KNDSH-së, i cili do ta autorizohet të punojë në lëmin e arsimimit kombëtar. Po ashtu, u njoftuan se, KNDSH ka krijuar lidhje të ngushta bashkëpunimi me Profesor Ymer Berishën dhe 0rganizatën e tij “BESA KOMBËTARE”. Tahir DEDA ishte caktuar të punojë në fushën e organizimit, duke e lidhur Komitetin Qendror me Nënkomitetet nëpër rrethet ku do të formohen degët e kësaj 0rganizate (KNDSH-së). Maliq BALIU ishte autorizuar të punojë në drejtim të sigurimit të mjeteve për ekzistencë për të gjitha familjet e anëtarëvë të K. Q. të KNDSH-së me një anë dhe për tu ndihmuar patriotëve që dëshironin të anëtarësoheshin dhe atyre që kishin shprehur simpati dhe admirim për NDSH-në. Ishte vendosur gjithashtu që Tahir DEDA të merrej me studimin e gjendjes në frontet e luftës, në mënyrë që t’i ndihmohet Ejup Binakut të veprojë sipas nevojës, sa më shpejt që e kërkonte ajo. Por në të vërtetë, ky Komitet nuk do të pranojë të konfrontohert me forcat gjermane në asnjë mënyrë, sepse dihej se do të sulmohej edhe nga ushtria shqiptare, e cila komandohej nga Lidhja e Dytë e Prizrenit, kuptohet ne rrafshin politik. Në fillim të marsit 1944, Halim Spahija, me kërkesën e oficerëve anglo-amerikanë do të largohet nga Prizreni dhe do të vendoset në Kukës. Në të njëjten kohë, Komiteti Qendror i KNDSH-së do të autorizojë anëtarin e saj Xhemil Flukun që ky t’i organizojë Nënkomitetet e KNDSH-së nëpër rrethe. Kështu, në fillim Nënkomiteti i KNDSH-së u themelua në Prizren, duke u drejtuar nga Xhemil FLUKU e Sefedin AHMETI (saraçë), Sylejman MALTA (tregtar), Sheh Hasani, Abdyl Hajrullahu (bukëpjekës), Sinan HAZIRI- (zdrukthëtar), dhe po ashtu, këta themeluan Nënkomitetet e KNDSH-së edhe ne Suharekë, Rahovec, Zhur, Bllacë, etj.
 
Komiteti Qendror i KNDSH-së me qendër në Prizren mori për obligim ta studiojë rrjetin e kriminelëve srbë që kishin vrarë shqiptarë dhe ua kishin grabitur pronat. Komiteti ishte zotuar se do t’i hulumtojë të gjithë ata shqiptarë që janë spiunë të vjetër të serbëve. Komiteti kishte vendosur që anëtarët e tij, të futen në pushtet dhe në tërësi ta marrin “kalanë përbrenda”. Këtë orientim, Komiteti Qendror i NDSH-së do ta mbështesë edhe pas 23 nëntorit 1944, kur u larguan forcat gjermane nga Kosova dhe në vend të tyre ishte vendosur pushteti çetniko - komunist serb. Nënkomiteti i KNDSH-së ne Gjakovë do të drejtohet nga patrioti Sylejman LLESHI. Në Pejë, fillimisht Nënkomitetin e KNDSH-së do ta drejtojë Emrush MIFTARI, ndërsa pas shtatorit 1944 – At Bernard LLUPI dhe MARIJE SHLLAKU.
 
 Komiteti i NDSH-së nga maji i vitit 1944 nuk do të mund të sigurojë asnjë mundësi që të zgjerohet, sepse komandën për mbrojtjen e Kosovës e kishte marrë Xhafer DEVA, i cili, si ish-ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Rexhep Mitrovicës do të largohet nga Tirana e do të vendoset në trekëndëshin: Prizren – Gjilan - Mitrovicë. Ai do të marrë njëherit edhe tërë rrjetin organizativ të “Lidhjes së Dytë të Prizrenit” në duart e veta, sëbashku me tre oficerë gjermanë, të cilët drejtonin njësitet SS-“Scanderbeg” dhe “SCHOLZ”, ”Bredor” dhe “Langer”.
 
KUVENDI I TRETË i KNDSH-së
 
Një sqarim:
Z. Ethem Çeku në librin e tij “Mendimi politik i Lëvizjes ilegale në Kosovë 1945-1981”, në faqen 95, flet për “Kuvendin e Tretë të NDSH-së” por nuk jep kurrë datën se kur u mbajt ky Kuvend, vetëm se thotë: “...u mbajt në Prizren, dhe se në këtë Kuvend ishin të pranishëm 7 anëtarë të Lëvizjes ilegale proangleze dhe dy anglezë, emrat e të cilëve nuk janë shënuar në materialet arkivore që kanë mbetur...” Sipas këtyre te dhënave, Kuvendin do ta drejtojë Halim Spahija me Selman RIZËN. Për të shpëtuar nga më e keqja, Tubimi (Kuvendi, pra, i Tretë i KNDSH-së) ishte përcaktuar që aktiviteti i Komitetit të NDSH-së të shtrihej në rrafshin e Kosovës në të gjitha lokalitetet. Aktivitetin për veprim në terren në rajonin e Gjilanit do ta marrin Mulla Idriz Gjilani dhe pas një kohe, i riu Hamdi Berisha. Në rajonin e Llapit, në Mitrovicë dhe Vushtrri, në aktivitetin mbrojtës do të aktivizohen: Ibrahim Lutfiu, Jahja Fusha, Ajet Gërguri dhe Ramadan Ajvazi. Në Prishtinë do të përfitohet përmes profesor Ymer Berishës, autoriteti i pakontestuar intelektual i Ali Sylejmani – “Drini”, profesor, i cili do të mbetet në LNDSH me tërë qenien në të gjitha etapat. Ky organizim do të përfitojë në cilësi, meqë ishin lidhjet e mira me Drenicën, përmes Liman Isufit, në Kijevë përmes Bardhec Dodës, në Banjë përmes Bislim Hajrizit, në mënyrë që të mbesin lidhjet me Kabashin afër Prizrenit me Rexhep Avdylin.
 
 Në historiografinë tonë kombëtare janë krijuar disa paqartësi, që lexuesin e brezave të ardhshëm e hutojnë, duke iu “falendëruar” disa historianëvë tanë që nuk kanë bërë dallimin ndërmjet 0rganizatës së Ballit Kombëtar dhe Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare-LpLTSH, - gjëgjesisht: Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare-LNDSH, e cila mori këtë emër pas përhapjes së gjerë të Komitetit Nacional-Demokratik Shqiptar, fillimisht e menduar si 0rganizatë e më vonë si 0rgan udheheqës i tërë Lëvizjes, kështu që Kuvendet e KNDSH-së, respektivisht të LNDSH-së, në shumicën e rasteve i quajnë “Kongreset e Ballit Kombëtar”, kur dihet botërisht se 0rganizata “Balli Kombëtar” në Shqipëri (por jo edhe në Kosovë) ka mbajtur vetëm një kongres, Kongresin e Parë të 0rganizatës “Balli Kombëtar”, në Berat, kurse të dytin, të tretin, e të tjerët me rradhë i ka mbajtur në mërgim. Kongresi i Dytë i Ballit Kombëtar është mbajtur më 1946 në Itali. Ndërsa prof.dr. Muhamet Pirraku në librin e tij “MULLA IDRIZ GJILANI DHE MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS LINDORE 1941-1951”, në faqën 323, shkruan:... “Në gushtin e vitit 1945 Shtabi Suprem i Kosovës (i Adem Gllavicës), do ta ftojë një takim të përfaqësuesve të Gueriles shqiptare dhe të 0rganizatave (duhet të jetë: Degëve, ver.ime:E.F.) të NDSH-së. Takimi do të mbahet në Kopilakë, më 15-16 gusht 1945, midis Moravës së Epërme e Karadakut të Shkupit. Midis krerëve, në këtë takim shquheshin : Hysen Tërpeza, Adem Gllavica, Ibrahim Hakiu-Kelmendi, Luan Gashi, Tefik Tanisheci, Hasan Kabashi/Vitia, Din Hoxha-Kaçaniku, Qazim Sefë Llugaxhia, Qazim Sopa-ZEKBASHA dhe rreth 25 veta të tjerë si: Hajriz Kajolli, Sylë Hotli etj. Të tjerët ishin kryesisht delegatë të 0rganizatave – ( Degëve, v.ime E.F.) te NDSH-së, ose veprimtarë të NDSH-së. Komitetin e Shkupit, i konsideruar si Komiteti Qendror i NDSH-së, e përfaqësuan Kemal Aliu – Skënderi, Mexhit Haki Zyberi dhe Xhemë Bllaca. Askund nuk bëhet fjalë se çka ndodhi me Komitetin Qendror të LNDSH-së nga Prizreni, a u shua fare apo u shkri në Komitetin e Shkupit. Këtë sqarim, historianët tanë ia kanë borxh lexuesve dhe 0pinionit te gjerë shqiptar (verejtja e autorit të këtyre rreshtave). Më tutje, autori i lartëpërmendur shkruan se: ËMbledhja u mbajt në shtëpinë e Zylbehar Kopilakut, siç konstaton Kemal Skenderi”. Ndërsa në lidhje me të njëtën ngjarje, z. Mehmet Dushku në librin e tij “LËVIZJA NACIONAL-DEMOKRATIKE SHQIPTARE 1943-1965”, thotë se Takimi (Kongresi) u mbajt në shtëpinë e Tefik Tanishefcit. Sidoqoftë, të dy pohojnë se në Mbledhje përpos të tjerëve, folën Luan Gashi, Adem Gllavica dhe Ibrahim Kelmendi, tre intelektualë të shquar të kohës. Mbledhja zhvilloi punimet dy ditë, dhe për shkak te rëndësisë që pati për Lëvizjen e Rezistencës Shqiptare në përgjithësi, do të konsiderohet si “Kongresi i Tretë i Ballit Kombëtar”. 0ratorët e zënë ngojë, siç shihet nga të dhënat e shtypit serb me rastin e gjykimit të anëtarëvë të KQ të NDSH-së, në janar të vitit 1947, i raportuan Kongresit për aktivitetin e Komiteteve shqiptare në Itali dhe në Greqi dhe për lidhjet e udhëheqjes së Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare në viset nën robërinë jugosllave, me Mit”hat Frashërin në ekzil. Kongresi i Kopilakës apo i Tanishefcit... mori vendime të rëndësishme: Emërtimi i “Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare”me emrin: “LËVIZJA për LIRIMIN e TOKAVE SHQIPTARE” – ( LpLTSH ); për shkak se emri i “Ballit Kombëtar” është kompromentuar në sytë e aleatëve, si 0rganizatë profashiste gjatë LDB dhe kjo sëpaku për nga botëkuptimet e anglo-amerikanëve...”Një ndërhyrje e autorit të këtyre rreshtave: Dihet botërisht se tërë kohën sa ka zgjatur sundimi komunist në ish-Jugosllavi, propaganda e tyre sllavokomuniste, të gjithë Luftëtarët e Lirisë për tokat shqiptare i ka quajtur “ballista”, edhe ata që kane pasur orientime majtiste dhe kjo si duket ka ndikuar te disa historianë te rinj shqiptarë që e përdorin të njëjtin term që në këtë rast konkret nuk duhet të përdoret - autori: Emin FAZLIJA.
 Lëvizja... me emër te ri, duhet t’i bashkojë të gjitha 0rganizatat dhe rrymat politike antikomuniste dhe antijugosllave nën një Flamur- të çlirimit dhe të bashkimit të Shqipërisë Etnike. Balli Kombëtar këtë punë nuk mund ta realizoje” – shkruante Dr. M. Pirraku.
 Ndër vendimet e tjera të Kongresit të Parë te LpLTSH- LNDSH-së janë :
1.      Komiteti Qendror i LNDSH-së në Shkup është 0rgani politik më i lartë i LpLTSH-së dhe lidhje e vetme e Lëvizjes... me Komitetet shqiptare ne Greqi dhe ne Itali ;
2.      Guerila shqiptare, ballistët, etj., të quhen : USHTRIA POPULLORE DEMOKRATIKE SHQIPTARE – UPDSH ;
3.      Kongresi emëroi “Shtabin e Luftës” dhe ne saje te guximit që tregoi ne takimin me Shefqet Peçin, Komandant Suprem i UPDSH-së. u emërua Hysen Tërpeza, kurse Komandantë te Batalioneve: Hasan Kabashi - VITIA, Bajrush XHAKLI, Rexhep 0kllapi, Shaban Haliti dhe Din Hoxha-Kaçaniku. Në Shtabin e Luftës të UPDSH-së ishin edhe Adem Gllacica, i ngarkuar për propagandë, si dhe Ibrahim Kelmendi dhe Luan Gashi ;
4.      Ibrahim Kelmendi do të delegohet për propagandë ne viset e Shkupit dhe Tetovës ;
5.      kurse Luan Gashi ne viset e Suharekës e Prizrenit ;
6.      Në Kongresin e Kopilakës ishte i pranishëm edhe i deleguari i posaçëm i Mulla Idriz Gjilanit, pikërisht Salih Sadik Gjyrishefci, ilegal për vet kongresistët.
7.      Kongresi aprovoi platformën për një THIRRJE që SHTABI SUPREM i UPDSH-së së Kosovës duhej t’ia lëshonte popullit”.
 
Ndërsa për të njëjtën ngjarje, pra për Kongresin e Parë (apo të Tretin ? –v.E.F.) të LpLTSH- LNDSH-së, z. Mehmet Dushku, në librin e tij të lartëpërmendur, ndërmjet të tjerash shkruan: “Kongresi i Parë i Lëvizjes NDSH në Tanishec të Shkupit, me iniciativën e ideologëve të LNDSH-së: Ibrahim Lutfiut, profesor Ymer Berishës, Gjon Serreqit dhe, në marrëveshje me anëtarët e Komitetit ( Qendror) të Shkupit, u vendos që Kongresi i Parë i LNDSH-së të mbahet në fillim te gushtit të vitit 1945. Për vendin dhe mënyrën e organizimit te Kongresit të Parë të LNDSH-së, u ngarkua Kemal Skënderi, ndersa për rendin e ditës, programin dhe materialin e Kongresit u ngarkuan nga prof. Luan Gashi, Halim Orana dhe Azem Morana. Kongresi i Parë i LNDSH-së u mbajt ne fillim të muajit gusht të vitit 1945 (nuk e jep daten e mbajtjes së këtij Kongresi - v. E. F.) në fshatin Tanishefc të komunës së Shkupit. Ky fshat gjendet ne malin KOPILAÇË dhe shtrihet ne hapësiren midis Shkupit dhe Vitisë në Kosovë. Kongresi u mbajt në shtepinë e Tefik TANISHEFCIT. Te pranishëm ishin 20 pjesmarrës, ndër ta edhe: Adem Gllavica, Prof. Luan Gashi, Ibrahim Kelmendi nga Presheva, Hysen Tërpeza, Hasan Bilalli, mësues nga Shkupi, Hafuz Mexhit Zyberi, i lindur në fshatin Tanishefc, me banim në Shkup, Din Hoxha nga Kaçaniku i Vjetër, Hasan Kabashi nga Kabashi i Vitisë, Hajriz Kajolli, i lindur nga Gjylekara e Vitisë, me banim ne Shkup, Qazim Sefë LLUGAXHIA nga fshati Llugaxhi i Lipjanit, kapiten Hysni RUDI, nga Gjakova, kapiten MEHMET BUSHI nga Mati i Shqipërisë, Mahmut Fazliu nga Bllaca e Hanit të Elezit dhe Xhemail Hasani, po nga Bllaca e Hanit të Elezit, etj. Gjatë punimeve të Kongresit, referatin për GJENDJEN POLITIKE AKTUALE e paraqiti prof. Luan GASHI, ndersa referatin për Luftëtarët e Lirisë ne malet e Kosovës e paraqiti inxh. Adem Gllavica.
 Pas mbajtjes së këtij Kongresi, për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe terrorit të paparë ne Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Shqipërinë komuniste, aktiviteti i Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare e ndali turrin dhe u paraqit nevoja qe Kongresi i Dytë te thirret 10 muaj më vonë. Ndërkohë, një pjesë e udhëheqjës se Lëvizjes NDSH dhe e FORCAVE të saja të ARMATOSURA u tërhoq në Greqi”...
 Me sa u tha më sipër, lexuesi i vemëndshëm do të hasë ne paqartësira dhe mund të krijojë një pasqyrë te gabueshme sa u përket ngjarjeve historike ne trojet tona etnike gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe pas saj. Andaj apeloj te historianët tanë, që të organizojnë një TRYEZË TË RRUMBULLAKËT për t’a shqyrtuar këtë anomali dhe, në bazë te fakteve historike të krijojnë një KRONOLOGJI të qëndrueshme të këtyre ngjarjeve, duke i emëruar secilen sipas vleres dhe meritës së vërtetë, duke mos ia mveshur herë njërës e herë tjetrës 0rganizatë politike te asaj kohe, meriten apo mosnjohjën e saj - ( merites) asaj qe e ka merituar.
 
BASHKËPUNIMI NDËRMJET
PROF. YMER BERISHËS, HALIM SPAHIUT DHE FERAT DRAGËS
 
 Në verë të vitit 1944 fati i Luftës së Dytë Botërore dihej. Nazizmi gjerman po pësonte humbje në të gjitha frontët. Prandaj, duke synuar që te analizohej fati i kombit shqiptar, Halim Spahija, sëbashku me prof. Ymer Berishën do të kërkojnë takim me Ferat Dragën. Ferat Draga ishte një politikan i vjetër me një përvojë brilante, të cilit i kishte shkuar për doresh që ta amortizojë politiken kriminale serbe kundër popullit shqiptar për 22 vjet me rradhë. Takimi do të mbahet më 1 shtator 1944 në një lagje të Prizrenit. Aty do të diskutohet përvoja e Partisë “Xhemijeti”- (“Bashkimi” ) në kushte te okupimit serb 1918-1941. Aty do të analizohet programi kombëtar i veprimit të politikës shqiptare ne ilegalitet. Së dyti, do të analizohet ne detaje se një pjesë e politikanëvë shqiptarë janë ngjizur keq me serbët në politikë duke propaganduar “vëllaznim-bashkimin”. Kjo shtresë politikanësh, u tha aty, me shpirt është nacionaliste, por me fjalë është internacionaliste. Me fjalë të tjera, kjo shtresë është kthyer nga mbeturinat e Kominternit – (ishte shuar me 1943-ën) që do të thotë se bërthama e veprimit të këtij establimenti politik është Rusia dhe “Serbia e Madhe” me Jugosllavinë e “vogël” për të cilën luftojnë”... Mjerisht, në këtë pozicion është fuqishëm e orientuar një shtresë, jo e vogël, në Shqipërinë Bregdetare, e drejtuar nga Partia Komuniste e Shqipërisë, e cila, për filozofi kombëtare ka denacionalizimin e kombit dhe internacionalizimin e interesit. Me këtë kurthim politik, ne shqiptarët, si komb, do te jemi asgjë në asgjë- tha Ferat Draga. Ne këtë takim, Halim SPAHIA ishte shprehur së e njihte veprimtarinë e Mehmet HOXHËS deri në detaje, por nuk mund të pajtohej me veprimet e tij dhe te atyre qe e rrethojnë, se Kosova me te gjitha ato plagë që ia kishin shkaktuar serbët, të pajtohet edhe një herë të “bashkëjetojë” me sllavë, siç kishte ngjarë gjatë viteve 1912-1941. Taborri tjetër politik që njëherit ishte kundërshtari i të parit, ishin te gjithë ata shqiptarë që rrinin pranë Gjermanisë, me qendrime pacifiste. Këtë rol e luanin të gjithë ata që ishin fokusuar në “Lidhjen e Dytë të Prizrenit” dhe në institucionet e saj. Meqë dihej se çka do të ngjajë me nazizmin dhe bashkëmendimtarët e tij, sepse forcat anglo-amerikane po marshonin gjithnjë e më tepër drejt Europës Qendrore, me qëllim që ta zhduknin nazizmin gjerman. Halim SPAHIJA ishte prononcuar se shqiptarët si popull autokton, duhet te orientohen kah këto forca, duke e luftuar njëherit në rend të parë politikisht me tërë fuqinë orientimin prorus, duke i luftuar të gjithë socialbolshevikët komunistë, te cilët nuk janë gjë tjetër përpos se një varfërim i trurit të njëllojtë në politikë. Lidhur me këtë, Halim Spahija kishte theksuar se “Aty ku ka politikë të njëllojtë, shoqëria mund të bartet “përpara” me dhunë, por përparim nuk ka. Së dyti, duhet të luftohet me të gjitha mjetet edhe orientimi progjerman. Ne e diumë, do të artikulojë Halim Spahija, se shqiptarët asgjë nuk kanë te bëjnë me nazizmin, por duhet të dihet së shqiptarët i respektojnë gjermanët si popull, por i gjykojnë veprimet e nazistëve. Shqiptarët nuk pranojnë te vritet fëmija para nënës, plaku para familjes, gruaja para burrit dhe popullsia në masë të torturohet si ka ngjarë në shumë vise të Shqipërisë Etnike. Prandaj, kthimi kah anglo-amerikanët i politikës sonë kombëtare, është një kthim që sjell mbështetje të sigurtë për popullin tonë
 të përvuajtur, si në kohën sa do të zgjasin operacionet, ashtu edhe pas mbarimit të luftës”. Në takimin e Prizrenit, Ferat Draga, i cili ishte në një gjendje të rëndë shëndetësore kishte deklaruar: “Me komunistët nuk bëhet punë ne asnjë lëmi. Nuk bëhet punë, sepse ata do të na grabisin tërë pasurinë ne emër të kolektivizimit, siç kanë bërë rusët në viset e tyre. Sigurisht se këta “komunistët tanë” nuk do të zhvillojnë politikë më liberale. Me kolektivizimin kolonistët serbë, masovikisht do të aderojnë në atë parti që do të ngjitet ne pushtet. Serbët do ta zëvendësojnë kolonizimin me kolektivizim, dhe në këtë mënyrë familja jonë shqiptare do të varfërohet dhe do të bëhet pesë pare. Komunistët, me politiken e tyre, do t’i nacionalizojnë edhe të gjitha ato pak punëtori që janë ne Kosovë. Ata, për ta mbajtur Kosovën si koloni (nga viti 1912 deri më 1941) kurrë nuk kanë investuar asgjë, vetëm kanë marrë prej saj. Puna e tyre me pazaret që i kanë bërë me Trepçen (1927) na ka sjellë ne shqiptarëve shqetësim kurdoherë se nuk do të mundemi të ngjitemi në asnjë shkallë të përparimit pa u varur nga Beogradi. Prandaj, konsideroj se orientimi i Lëvizjes sonë nga anglo-amerikanët është rrugë e drejtë dhe shpëtimtare për popullin shqiptar në përgjithësi”.
Në temen e orientimit të veprimit politik të LËVIZJES NACIONAL-DEMOKRATIKE SHQIPTARE, i fundit në këtë takim ishte prononcuar profesor Ymer Berisha: “Për ta shkelur sjelljen e gjermanit nuk jam, por për te vrapuar pas tij, siç po veprojnë disa, nuk mund të gaboj. Jam edukue në Përendim, në shkollat që i kanë dhuruar njerëzimit kapital për të jetuar njeriu i lirë në mendime, në veprime dhe në jetë, në përgjithësi. Fati ynë kombëtar është një tragjedi, të cilën tani për tani nuk mundet ta vizatojë asnjë gazetë apo libër i shkruar. Po e thrm këtë, sepse kurrë, me sa më kujtohet, nuk kemi patur shtet të mirëfilltë kombëtar, përpos ato vitet kur sundoi Mbreti Skënderbe. Po, edhe ato vite ishin të luftës dhe të gjakut të derdhur lumë, kuptohet për liri. Ju miqtë e mi të nderuar, i dini pozicionet e mia. Do të pajtohem me ju që të lidhemi pas “qerres anglo-amerikane”me një kusht, që ne shqiptarët te trajtohemi si komb i ndarë e të na jepet shansi të jetojmë sëbashku në të gjitha trojet etnike shqiptare. Kjo është kërkesa e parë. Kërkesa e dytë është se me serbët ne mund te jetojmë si fqinj fshati, qyteti, por jo ne si koloni e tyre. Ky parim duhet t’u thuhet anglo-amerikanëve me kujdes, sepse ata janë te ndjeshëm në fjalën “koloni”, e sidomos janë te ndjeshëm anglezët. Dhe, për të qenë çështja më e komplikuar, anglezët në viset shqiptare janë në misionë të dyfishta, edhe për të na lënë me Serbinë, por edhe për të na lënë me grekun, në mënyrë që te mbesim koloni e dyfishtë. Mandej, duhet të dihet së anglezi, nesë njëhere i ke kundërshtuar, ai në mënyrë indirekte të dënon. Anglezët duhet ta kuptojnë se ne e kemi përnjëmend dhe se jemi të dakorduar se flasim në emër të ndonjë institucioni. Në këtë drejtim jemi vonuar. Jemi vonuar, sepse anglo-amerikanët as nuk do të na e pranojnë Konferencën e Bujanit, për çka komunistët po propagandojnë parajsë në Kosovë, e as nuk do të na e pranojnë “LIDHJEN E DYTË TE PRIZRENIT”, sepse siç e dimë, nuk na e kanë pranuar as atë të famshmen e Ymer Efendi Prizrenit me 1878. Nuk është këtu çështja e territoreve, por është çështja, thjesht te përcaktimi i politikës angleze që t’i plotësojnë orientimet ruse, të cilat i kanë pëlqyer dikur dhe ua kanë dhënë vulën pikërisht pas Luftës së Krimesë dhe që Rusia të mbetet padron i të krishterëve në Ballkan. Kjo filozofi, të paktën me këtë luftë duhet të copëtohet, por me rreshtimin e forcës sonë në të gjitha trojet etnike, zor se do të ndodhë”. Profesor Ymer Berisha, në përmbyllje të diskutimit te tij kishte thënë se: “... mendimtarisht dhe politikisht të veprojmë me tërë forcën qe te ndertojmë e te lidhemi kah ‘qerrja anglo-amerikane’.... “Për të dalë nga kjo gjendje që jemi, kur Xhafer Deva po vrapon ngado e kudo nëpër Kosovë me moton: “TA MBROJMË KUFIRIN”, duke i shfrytëzuar forcat e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit”, të provojmë një kontakt sado vëllazëror me ato forca, sepse kthimi i tyre kah pozicioni neutral ndaj Gjermanisë dhe aktiv ndaj Anglisë, do të na kthente alternativisht neve si komb, në luftë qytetare, të cilën ne nuk e dëshirojmë. Si ta bindim Devën pra, vetëm duke e shtruar interesin e ngushtë kombëtar. Xhafer DEVA kishte thënë: ”Sot është koha për politikë te niveleve e jo te oazave”. Por ne do t’i përgjigjemi me gjakftohtësi, se Gjermanija është logjika jonë, por nuk është tani për tani logjika e historisë dhe politikës nga po shënohen kthesa të mëdha në tërë botën. Do të provojmë pra ta bindim Devën, si kryetar të “Lidhjes së Dytë të Prizrenit”, jo t’i bashkangjitemi (fakt, këtë që nuk duhet t’ia themi), por të na bashkangjitet, krejt me mundësi që ai qoftë edhe të na prin”. Në këtë nyje të bisedes, do të ndërhyjë Ferat DRAGA: “Po të na prinë, por padronë janë anglezët dhe ata e dinë sjelljen e tij. Nuk do te pajtohen”. Atëhere, do të ndërhyjë Prof. Ymer Berisha: “Çështja e jonë kombëtare është vënë me fajin tonë në kurth, në gërshërë, me vetë sjelljet tona politike, sjellje këto që i kanë të ngjashme pak a shumë të gjithë ballkanasit. Atëherë, e vetmja shpresë për ne në Kosovë mbetet ndërhyrja e Mbretit Ahmet ZOGU te anglezët, për ta kuptuar se do të jemi lojalë Lartmadhërisë së Tij, dhe kështu do të shpëtojmë ate që duhet. Partitë dhe tarafet pastaj le ta thejnë qafën me kërkesat e veta, por populli dhe mbretëria të mos preken.” ...
Profesor Ymer Berisha, interesin e atdheut dhe të kombit shqiptar i ve mbi çdo interes tjetër, qoftë partiak, ideologjik apo çfarëdo tjetër dhe ky qendrim i tij e vulos atdhetarizmin e tij te pavdekshëm si politikan, strateg dhe udhëheqës i pakompromituar.
 
 
 
DISA PAQARTËSIRA RRETH MBAJTJES SË KONGRESIT TE TRETË TË LNDSH - së
 
Janë krijuar ne historiografinë tonë shqiptare disa paqartësira që historianët tanë kosovarë nuk ja arritën për 50 vjet për t’i sqaruar dhe argumentuar historikisht dhe kronologjikisht. Për mendimin tim personal, ne bazë te dokumenteve historike, Mbledhja e Komitetit Qendror të NDSH-së, e mbajtur ne ilegalitet të thellë me 28 nëntor 1944, në Prizren, duke përkujtuar Festen e Ditës së Flamurit, duhet te quhet KONGRESI I TRETË I KNDSH-së, mirëpo fjalën e fundit për këtë duhet ta thotë TRYEZA e RRUMBULLAKËT e historianëvë shqiptarë ne të ardhshmen. Argumentet e mija bazohen ne te dhënat, punën dhe konkluzionet e kësaj Mbledhje, të cilat paraqiten si vijon :
 
Aty, pra ne këtë Mbledhje, do te bëhet njiherit BETIMI para FLAMURIT se do te luftohet me pendë dhe me pushkë për realizimin e qëllimeve politike te Nacional Demokratikes Shqiptare drejt krijimit te një Shqipërie të Lirë, etnike, demokratike dhe te mosvarur. Te njëjten ditë, pra me 28 nëntor 1944, ne fshatin Abria e Epërme të komunës së Skenderajt, ne ndërtesen e Shkollës fillore te këtij fshati, profesor Ymer Berisha, me shumë shokë e miq dhe me disa nxënës të Shkollës Normale-Gjimnazit “SAMI FRASHËRI” nga Prishtina erdhën këtu, organizuan dhe e mbajtën: KUVENDIN E PARË TË ORGANIZATËS “BESA KOMBËTARE”
·        Ky Kuvend u mbajt si rrjedhojë e parapregaditjeve të bëra qysh ne Mbledhjen konstituive – apo: themeluese te 12 shtatorit 1943-ës që u mbajt ne Pejë, për çka kemi folur më heret. Ne Kuvendin e Drenicës- siç theksojnë disa pjesëmarrës te këtij Kuvendi, qe akoma jetojnë edhe pse ne pleqëri te thellë, morën pjesë shumë delegatë te Besës Kombëtare si dhe mysafirë e te ftuar, ne radhët e te cilëve dalloheshin : kolonel Sylejman Shkoza, tribuni Shaban Polluzha, Bislim Bajgora, Ukshin Kovaçica, Ahmet Selaci, Adem Voca, Haradin Vidishiqi, Mulla Mustafë Fazliu, Sherif Tërstena, Aziz Zhilivoda, Lahë Luboveci, Ismail Murtez Lushta, Miftar Bajraktari, Mehmet Gradica, Ndue Përlleshi, Qazim Bajraktari i Astrazupit, Zef Gjidoda me çeten e tij luftarake, Marije Shllaku, heroina shkodrane, e cila edhe e mbajti Procesvërbalin e këtij Kuvendi si dhe mbajti një fjalim patriotik te zjarrtë, Mehmet Gradica, ndersa Ukë Sadiku me Çeten e tij i siguroi rojet për mbajtjen e këtij Kuvendi pa pengesa. Aty ishin edhe Sadik Lutani, Rexhep Gjeli, Sadik Zeneli, Hamit Emini – “Doktorri”, Alush Smajli – “Qerrataja”, Feriz Boja, Mulla Ilijaz Broja e shumë të tjerë e sidomos përfaqësuesit e Drenicës së Epërme. Ne Kuvend u ftuan edhe mysafirë të tjerë, kështu që numri i pjesmarrësve ne këtë Kuvend arriti ne 243 veta. Ne Kuvend u vendos qe te punohej për shkeputjen e përhershme te Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare nga Serbia dhe Jugosllavia; te sabotohej çarmatimi i popullit shqiptar nga pushtuesit e rinj, e që do të bashkohej me Ushtrinë e ardhshme kombëtare shqiptare. Këtu, në këtë Kuvend u zgjodh edhe Kryesia e 0rganizatës “BESA KOMBËTARE”, me kryetar Prof. Ymer Berishen, Sekretar Ismail Ymer THAÇI nga Zakuti i Podujeves së Llapit si dhe funksionarë te tjerë, konform Statutit të 0rganizatës, si dhe u aprovua një PROGRAM i qartë kombëtar dhe u caktuan kahet e organizimit për shtrirjen organizative te saj, sidomos ne radhët e rinisë kosovare.
·        Shkuarja e prof. Ymer Berishës nga Prishtina në Drenicë bashkë me një grup nxënësish dhe disa mësues, kishte për qëllim zhvillimin e aktivitetit politik e ushtarak në ato fshatra, por edhe aktivizimin e lidhjeve të vjetra të luftës së përbashkët të Drenicës dhe anës se rrafshit të Dukagjinit, por edhe të Mitrovicës, Vushtrrisë, Shalës së Bajgorës dhe Llapit. Ndërsa në Prishtinë kishte vënë lidhje edhe me ADEM GLLAVICËN, ngaqë ai ishte kryetar komiteti. Prof. Ymer Berisha në Prishtinë bëri përgatitjen e nevojshme: siguroi armatim të nevojshëm dhe njerëz që do të shkonin në Drenicë. Në Prishtinë thyen një depo të ushtrisë gjermane dhe u furnizuan me armë, municion dhe veshmbathje. Bashkë me Ymerin për në Drenicë shkuan:
·        1.ISMAIL Ymer THAÇI nga Zakuti ( Podujevë ), mësues në Podujevë prej vitit 1942 deri në nëntor të vitit 1944.
·        2. ADEM Ymer THAÇI nga Zakuti, xhandar në nënprefekturën e Llapit, vëlla i ISMAILIT, truproje e prof. Ymer Berishës ;
·        3. SHAQIR GJATA i Bajqinës, sekretari Komunes së Dumnicës së Poshtme;
·        4. QAZIM STUBLLA nga Lluzhani, i cili ishte mësues në Lluzhan prej vitit 1942 - 44.
·        5. NUHI GASHI nga fsh. BRADASH, nxënës i Shkollës “SAMI FRASHERI” të Prishtinës.
·        KUVENDI u mbajt në Shkollen Fillore të Abrisë së Eperme te Drenicës me 28 nëntor 1944.
·        Kuvendin e shpalli të hapur Prof. Ymer Berisha. Menjëhere u zgjodh edhe KRYESIA E PUNËS së Kuvendit dhe u aprovua RENDI I DITËS me këtë përmbajtje:
·        1. Fjala e Prof. Ymer Berishës për rëndësinë e formimit të “BESËS KOMBËTARE” si 0rganizatë politike - ushtarake ;
·        2. Zgjedhja e Kryetarit dhe sekretarit të 0rganizatës P.U. “BESA KOMBËTARE”;
·        3. Miratimi i vendimit për FORMIMIN e USHTRISË KOMBËTARE për mbrojtjen e pavarësisë së trojeve etnike shqiptare;
·        Pas kësaj fjale, prof. Ymer Berisha, i cili edhe e elaboroi programin e 0rganizatës, e cila u vendos të quhej “BESA KOMBËTARE”. Ndërsa parulla mobilizuese e saj ishte: “BESA KOMBËTARE - LIRIA SHQIPTARE!”. Kuvendin e përshendetën përfaqësuesit e kuvendeve të krahinave shqiptare. Në emër të Drenicës kuvendin e përshendeti atdhetari SADIK ZENELI, ndërsa në emër të rinisë së Llapit, Kuvendin e përshëndeti NUHI GASHI. Filluan propozimet. Ramadan Kastrati në emër të 10 shokëve. propozoi që për kryetar të zgjidhet prof. YMER BERISHA, ndërsa për SEKRETAR të zgjidhej ISMAIL THAÇI, nga Zakuti i Podujeves. Ky propoztim u pranua me duartrokitje frenetike nga të pranishmit. Nga rajoni i Llapit në punën e KUVENDIT themelues të “Besës Kombëtare” moren pjesë :
1.      ISMAIL THAÇI, mësues nga Zakuti i Podujevës,
2.      2.QAZIM STUBLLA, mësues nga LLUZHANI,
3.      SHAQIR GJATA nga Bajqina,
4.      NUHI GASHI nga Bradashi,
5.      EJUP HAXHA nga Lluzhani, si dhe
6.      ADEM THAÇI, truprojë i Prof. Ymer Berishës.
·        Ndërsa për lidhjen me Lipjanin u vendos të caktohej Nuhi Gashi, si njeri i guximshëm dhe i mençur, shkruan prof. Adem AJVAZI në librin “NDSH-ja NË LLAP (1945-1949 )
·        Posaçërisht ky Kuvend historik ka mbetur në kujtesën popullore fjalimi i një vajze te re shqiptare, e veshur me rroba ushtarake, e armatosur me automatik dhe pistoletë, ndërsa mbi kokë i shëndrriste kësula e bardhë kosovare me një shqiponjë dykrenore. Ishte kjo heroina e Shkodrës, MARIJE SHLLAKU. Ajo tha, ndërmjet të tjerash :”Vllazën, koha ka ardhë qe trojet tona te lame me gjak, vite me rradhe, te shlirohen dhe te rikthehen ne gjirin e atdheut tonë - tek NANA SHQIPNI...”! Mirëpo rrjedhat historike u zhvilluan ndryshe; gjatë gjysmës së parë të dhjetorit dhe ne fillim te janarit 1945, forcat partizane e vendosën pushtetin okupues ne këto treva. Prandaj “Besa Kombëtare”si dhe te gjitha formacionet e tjera patriotike kombëtare u detyruan te kalojnë ne ilegalitet. Veprimtarët e 0P “BESA KOMBËTARE” moren pjesë aktive ne Kryengritjen e Drenicës, te udhehëqur nga tribuni Shaban Polluzha, kurse pas shpartallimit të kësaj kryengritje, ata që e përjetuan këtë katrahurë, u riorganizuan dhe u përqendruan kryesisht ne Rrafshin e Dukagjinit dhe te Shalës së Bajgorës te rradhitura ne Çeta dhe grupe te vogla kryengritëse.
 
Te rikthehemi prap te Mbledhja e Komitetit Qendror te LNDSH-së, te mbajtur ne ilegalitet të thellë, ne Prizren me 28 nëntor 1944. Ne këtë Tubim do te marrin pjesë: Halim Spahija, Hasan Rema, Selman Riza, Fehim Ibrahimi, Ali Riza ( nga Shqipëria), Nijazi Alishani, Shefqet Shkupi, Rexhep Broja, Rexhep Krasniqi, Haki Taha, Xhemil Fluku, Sefedin Ahmeti, Izja Shehu, Hajrullah Abdullahu, Sylejman Mallta, Tahir Deda, Kadri Ramadani, Abdullah Zanita etj. Në këtë Tubim ishte paraparë qe te marrin pjesë edhe disa intelektualë të tjerë, por për shkak te moszbulimit, pjesmarrja e tyre ishte menjanuar. Pas tubimit, me detyra që duhej te kryhen ne aspektin politik dhe ushtarak, me 28 nëntor 1944, do te kërkohet nga Komitetet nëpër rrethe dhe komuna fshatare qe ta festojne DITËN E FLAMURIT ne mënyrë te denjë. Ky Tubim i KQ të LNDSH-së, mori këto vendime programore instruktive, politike dhe ushtarake :
 PIKA E PARË: Grumbullimi i te gjitha te dhënave për të vrarët dhe te pushkatuar nëpër katunde dhe komuna, duke shënuar emrin dhe mbiemrin, prej nga është dhe vitet e vjetërsisë si dhe shenime të tjera rreth çdo rasti si ka ndodhur vrasja e tyre.
 
 PIKA E DYTË : Te themelohet një Këshill i ngushtë prej gjashtë deri ne shtatë anëtarë, te cilëve do t’u jepen detyra aq sa munden për t’i kryer. Detyrat e tilla ishin: Pranimi dhe shpërndarja e “parullave”- ( trakteve propagandistike – vër.ime: E.F.) si nga Komiteti i Komunës, ashtu edhe nga ai i fshatit. “Parullat” – ( Traktet) duhet të përmbajnë çdo gjë qe ka qenë deri me tash dhe qe mund te ndodhë pastaj.
- Asgjë nuk guxon të punohet nga ana e te besuarve pa
   lejen e Komitetit te fshatit ose të komunës. Veprimi
   duhet te lejohet nga Qendra.
- Asnjë lëvizje nuk guxon te ndërmerret pa u lejuar nga
 Qendra dhe qendra e rrethit. Të gjitha aksionet tona
 duhet te vihen ne lidhmëri me Lëvizjen ( NDSH ) jashtë, e
 cila nuk guxon te ndërmarre asgjë, por duhet te qendrojë
   ne pritje ;
- Informatat dhe çdo lëvizje tjetër duhet t’i vihen në
   sherbim Komitetit te Rrethit. Me këtë detyrë duhet te
   vihen ne aksion femrat e besuara.
- Te gjitha forcat qe gjenden ne mal, duhet te organizohen
   në Njësi ushtarake: Dhjetëshe, Çeta etj.
- Tërë armatimi dhe ushqimi duhet te kontrollohet dhe te
   vihet për nivelin dhe kualitetin e çdo njësie nga Qendra –
 (KQLNDSH ) në Prizren.
 
Meqë grupi i profesorëve nacionalistë ishte skajuar nga lëvizja publike, me organizimin ushtarak ne Qarkun e Kosovës do të dallohen: Azem Bellaçefci për lidhje me Shalën e Bajgorës, Ajet Gërguri për lidhje me Llapin ; Hilmi Zariqi për lidhje me Drenicën dhe rajonin e Pejës me tërë Rrafshin e Dukagjinit.
Tani ngadale, por sigurt, Drenica po bëhej qendër e luftës për liri. Kështu ne këtë trevë do të aktivizohen: Ahmet Selaci, përfaqësues i Shalës së Bajgorës ne kryesinë e 0P “BESA KOMBËTARE”, Ajet Gërguri dhe Hilmi Zariqi.Këta pas pak kohë do të lidhen me Sokol Ibrahimin nga Zabeli i Ultë si dhe më Arif Shalën e Smajl Rashidin nga Çirezi, Sherif Tërnaven nga Vushtrria me detyrë për te venë lidhje me Llapin përmes Fazli Ukës. Ky aktivitet mbështetej në një program, i cili ishte pëlqyer më vone nga te gjitha Komitetet e LNDSH-së. Komiteti Qendror i kishte njoftuar ne fillim te vitit 1945 komitetet ne terren se Lëvizja NDSH do te shtrihet edhe ne rajonin e Maqedonisë, ku shqiptarët janë ne trojet e veta. Lëvizja NDSH atje do te drejtohet nga Komiteti i Shkupit. Por, te dy Komitetet – ( KQ i NDSH-së i Kosovës, me qendër ne Prizren dhe KQ i LNDSH-së i Maqedonisë, me qendër ne Shkup) do të bëjnë betimin dhe do ta pajtojnë këtë Program politiko - ushtarak.
 
              B E T I M I
 
Bëtohem ne Librin e shënjtë, (myslimanët ne Kuran, kurse të krishterët ne Biblen e shënjtë- verejtja e autorit), në gjakun shqiptar, ne Flamurin Kuq e zi, se do të qëndroj dhe do të bëhem besnik ne 0rganizaten tonë kombëtare për çlirimin e atdheut. Jetën do ta sakrifikoj nëse bie ne duar të armikut. Për pjesëmarrësit e 0rganizatës nuk do të deklaroj asgjë! Do te mbështetem ne te gjitha ligjet, që i mbeshtet 0rganizata. Me çmim të jetës do ta kryej çdo detyrë qe ma parashtron 0rganizata dhe do ruaj çdo sekret qe më besohet! BETOHEM me BESA-BESËN SHQIPTARE. BETOHEM!!!
 
 
 
 
Nga Takimi i lartpërmendur u aprovua edhe ky :
 
P R O G R A M
 
Luftojmë për Shqipërinë Etnike dhe kufijtë e saj, për ekonominë dhe politikën demokratike;
01.    Luftojmë për demokracinë përmbajtësore ;
02.    Forma e regjimit, sipas deshirës së popullit, duke e marrë parasysh shumicën ;
03.    Pakicat e ndryshme nacionale do t’i kenë te drejtat e barabarta, do të thotë të drejta te barabarta me ata që e kanë ngritur shtetësinë shqiptare ;
04.    Që te respektohet vëllazerimi i popujve të Ballkanit;
05.    Liria e kultivimit te fesë dhe të ngjashme;
06.    Rregullimi i reformës agrare ;
07.    Te aplikohen reforma te cilat e pengojnë zbatimin e ligjeve kolonialiste serbe që pengojnë përparimin e shoqerisë shqiptare për te shkuar përpara ne çdo lëmi ;
08.    Ndërprehet hakmarrja rreptësisht ;
09.    Kush e pengon punën dhe nuk angazhohet në detyrat, te cilat i caktohen nga ana e 0rganizatës, denohet me dënimin më të rëndë – ( vdekje) ;
Që sa më parë te kërkohet lidhja me udhëheqësinë qendrore – (KQ të LNDSH-së).
 
Këto janë detyra te çdo shqiptari, në mënyrë që ta kuptojë pse lufton dhe me këtë luftë t’i tregohet tërë botës për luftën e popullit të Kosovës. Këtë Program e kishte përpiluar Istref Sheqa dhe 0rganizatori i LNDSH-së në këtë trevë Hamit EMINI, doktori i maleve të lira të krahinës së Drenicës dhe Shqipërisë Etnike. Ndërsa grupi i Beqë Mehmetit, Qerim Çitakut dhe Abdullah Rexhepit e kishte për detyrë te instruktojë Programin ne të gjitha viset e Kosovës. Në vend të parë ky Program ishte distribuar ne rrethin e Llapit. Nga Llapi Programi u distribua në Shkup.
Ne realizimin e Programit të luftës për Shqipërinë Etnike, ne Shalë të Bajgorës kishte filluar te rekrutoheshin anëtarët e rinj të LNDSH-së, sikurse edhe ne territorin e Zveçanit. Ne Shalë të Bajgorës vepronte një Nënkomitet i LNDSH-së, i cili drejtohej nga Bislim Bajgora dhe Haradin Fazliu - Vidishiqi. Dokumentet arkivore i zbulojnë personalitetet që ishin ne krye të LNDSH-së, ne qarkun e Mitrovicës me te gjitha kompetencat politike dhe ushtarake. Në krye të Komitetit për rrethin e Mitrovicës ishte ende Ibrahim Lutfiu. Për ta luftuar rezistencën shqiptare, Shtabi Suprem i Jugosllavisë që drejtohej nga Josip Broz Tito, në viset e robëruara shqiptare (Kosovë etj.) kishte angazhuar Divizionin e 46 serb, si dhe Brigadat 25, 26, 27 te cilat do te bëjnë plojë ose masakër nëpër fshatrat shqiptare; Divizionin 41, Divizionin 24, Divizionin 52 te Kosovës ( Brigadat I, II, IV, ) si dhe Grupin e Brigadave te Kosovës: III, V, VII, VIII dhe KNOJ-in famëkeq. Te gjitha këto forca kishin për detyrë vendosjen e pushtetit serb në Kosovë, në mënyrë qe çështja e Kosovës te vihet para aktit të kryer. Për t’u mbrojtur nga ky sulm brutal serbokomunist, Komanda Shqiptare për mbrojtjën e kufijvë Etnik e kishte organizuar mbrojtjen pa asnjë ndihmë nga ndonjë fuqi aleate apo gjermane. Kështu i tërë territori kufitar ishte ndarë në katër Zona mbrojtëse.
ZONA E PARË :
 
Zona e Parë përfshinte territorin kufitar nga Karadaku e deri ne Gallap dhe Jabllanicë. Në këtë Zonë komandonte Shefqet Shkupi. Zona, sipas dokumentevë, ishte ndarë në tre Sektorë. Në Sektorin e Parë: Elez-Han-Kaçanik, komandonte: Abdyl DURA. Në Sektorin e Dytë: Karadak-Preshevë, komandonte: Mulla Idriz Gjilani. Në Sektorin e Tretë: Hogosht-Prapashticë, komandonte Sylë ZARBINCA.
 
ZONA E DYTË :
Në Shtabin “Mbrojtja Kombëtare” ishte cilësuar vija kufitare nga Struga në vargmalet lindore të Tetovës drejt Shkupit. Me këtë Sektor komandonte Fuad Osmani – (DIBRA). Ky Shtab i kishte nën komandë tre batalione. Komandant i Batalonit të Parë ishte Jusuf Gjylbeqaj, komandant i Batalionit të Dytë ishte Sylejman Malaj nga Tepelena, komandant i Batalionit të Tretë ishte Isan HUTI, nga Elbasani, të gjithë oficerë karriere.
ZONA E TRETË:
 
Zona e Tretë përfshinte territorin kufitar të Drenicës Veriore nga Lugina e Ibrit ne veri të Mitrovicës – Çakorrit - Bjeshkët e Nemuna. Ne këtë Zonë përfshihet edhe Plava e Gucia me vijën kufitare deri ne Tivar. Ishte paraparë të komandojë profesor Ymer Berisha, i cili njëkohësisht kishte gradën e majorit te ushtrisë këmbësore.
 
Ndarjen e Sektorëve e kishte bërë Aqif Blyta me parinë e Pejës, ku fjalën kryesore e kishin Emrush Miftari, Sefedin Begu, ish-senator, Xhevat Begu dhe Zhuk Haxhija.
ZONA E KATËRT :
 
Zona e Katërt përfshinte territorin kufitar nga Prapashtica - Përpellaci- Veriu i Shalës së Bajgorës - Lugina e Ibrit. Me këtë Zonë komandonte Ahmet Selaci. Ne Sektorin: Prapashticë-Përpellac komandonte Ramë Maqastena me Hysen Gërdofcin dhe Rrahim Ratkocerin; me Sektorin: Përpellac-Shalë e Bajgorës komandonte Metë Podjeva me Lam Bajçinofcin; me Sektorin: Shalë- Lugina e Ibrit komandonte Bislim Bajgora e Adem Voca.
 
E tërë forca mbrojtëse e këtyre Zonave kufitare duhej te ishte ne një madhësi prej 42. 000 ushtarësh. Rekrutimin për këtë forcë duhej ta kryente Adem Gllavica, komandant i Prapavijës kufitare. Ne fakt, për shkak të përçarjes që pësuan shqiptarët, KNDSH nuk arriti të aktivizojë as 10.000 ushtarë.
 
Nga kjo forcë nëpër njësitë ishin te sistemuara forcat e rajonit të Prishtinës, ku çetat i drejtonin Ajet Gërguri, Kadri Beba, Nezë Buniaku, Azem Bellaçefci, Islam Domaneku, Shemsi Azir Mramori, Musli Dumoshi, Hakif Rimanishta. Ne rajonin e brendisë së Mitrovicës vepronin çetat e Ukshin Kovaçicës, Bislim Bajgorës, kapiten Ali Rizës-Zhabarit, Isuf Boletinit, Adem Vocës, Ahmet Selacit. Ne rajonin e Vushtrrisë vepronin çetat e Aziz Zhilivodës, Osman Bunjakut dhe Hoxhë Strofcit. Ne rajonin e Llapit vepronin çetat e Bahtir Dumnicës, Ukë Ahmet Pollatës, Jusuf Dubovës, Ukë Tovërlanit, Mehmet Gjakës. Ne rajonin e Drenicës vepronin çetat e Sadik Lutanit, Ukë Sadikut, Sherif Tërstenës. Ne rajonin e Rahovecit vepronin çetat e Mustafë Ibishit nga Kramoviku, Qazim Bajraktarit, Alush Smajlit – Qerratasë. Ne rajonin e Istogut vepronin çetat e Ndue Përlleshit, Feriz Bojës, Tal Kurteshit. Ne rajonin e Pejës vepronin çetat e Fetë Ukellës, Demë Ajdinit, Tahir Sulejmanit. Ne rajonin e Gjakovës vepronin çetat e Metë Hasanit, Ali Bokshit, Elez Myrtës, Demë Ali Pozharit, Ejup Binakut. Ne rajonin e Prizrenit vepronin çetat e Hysen Kabashit, Nijazi Alishanit, kapiten Ali Rizës dhe Hajdar Malokut-Planëja. Ne rajonin e Ferizajt vëpronin çetat e Riza Gogës, Hamdi Jasharit, Hoxhë Krasniqit, Qazim Avdisë, Ahmet Ajdinit. Ne rajonin e Kaçanikut vepronin çetat eDin Hoxhës, Sait Terisë, Arif Dragomancës, Din Durës. Ne rajonin e Gjilanit vepronin çetat e Shyt Marefcit, Shaban Smirës, Lotë Vakës, Hetë Kokës, Hasan Kabashit-Vitia, Hasan Remnikut, Hajriz Kajollit, Ajet Kosovicës, Ali Stanecit, kapiten Bajrush Xhaklit, hoxhë Lipovicës ; Hajdar Tugjefcit, Hysen Tërpezës, Mulla Idriz Gjilanit etj.
 
 Njësitë që kanë krijuar histori te mirëfilltë mbrojtëse, sipas dokumentave, ishin këto: Brigada e Adem Vocës ne Shalë të Bajgorës, Brigada e Drenicës, ne krye me Shaban Polluzhën. Njësia e Shaban Bunjakut ne Vushtrri, njësia e Demë Ali Pozharit dhe Mehmet Agë Rashkocit ne Bjeshkët e Nëmuna; Njësia e Ukë Sadikut dhe Qazim Bajraktarit ne rajonin e Rahovecit; Njësia e Mulla Idriz Gjilanit dhe Hysen Tërpezes ne Karadak-Ferizaj; Njësia e Sylë Zarbincës ne Gallap. Te gjitha këto njësi do te luftohen ne forma te ndryshme egërsisht nga okupatori deri më 1953.
 
VIZIONI I PROFESOR YMER BERISHËS PËR TE ARDHMEN E SHQIPËRISE ETNIKE
 
Ymer Berisha, si profesor i gjeografisë, e donte shumë këtë lëndë. E donte atdheun, e donte token, malet, lumenjtë, liqenet, bukuritë natyrore, etj. Ai me ëndje e vullnet u shpjegonte nxënësve per bukuritë natyrore te atdheut tonë, për kushtet e zhvillimit historik e tregtar, për rëndësinë ekonomike, gjeostrategjike, etj. Gjatë orëve të mësimit ai u shpjegonte nxënësve edhe per mundësitë e zhvillimit te turizmit detar, te turizmit malor, duke përmendur Durrësin, Shëngjinin, Saranden, Brezovicën, Alpet shqiptare, liqenin e Plavës, Ohrit, Komanit, Shkodrës, etj. Toka shqiptare është shumë e pasur me xehë ose minerale, theksonte Ymer Berisha. “Trepça, thoshte ai, ka rezerva të mëdha te arit, zinkut, plumbit etj., dhe shfrytëzimi i saj do ta zhvillojë atdheun tonë. Edhe ne Shqipëri gjenden vëndburime te ndryshme me bakër, krom, plumb, hekur etj. Këto pasuri duhet t’i shfrytëzojë shteti Shqiptar. Ato duhet t’i gëzojnë shqiptarët, të cilët janë banorë te stërlashtë te këtyre hapësirave. Profesor Ymer Berisha kishte një vizion te qartë sa i përket çështjes se ku duhet te rreshtohen shqiptarët. Bota demokratike përendimore po i shtron detyra të domosdoshmë që Shqipërinë ta zhvillojë ne shumë drejtime. Zhvillimi i komunikacionit ujor e tokësor është një nevojë shum e madhe. Që sa herë trajtohet plani i lidhjes së Detit Adriatik me Detin Bosfor e atë Mesdhe, duke zhvilluar komunikacionin tokësor: Durrës - Qafë - Thanë - Kërçovë - Gostivar - Shkup - Sofje - Stamboll; varianti i dytë: Durrës, ose Shëngjin – Prizren – Prishtinë – Shkup - Stamboll. Zhvillimi i komunikacionit do të mundësojë, sipas Ymer Berishës, jo vetëm zhvillimin ekonomik, por edhe do te ndikojë ne prosperitetin e shqiptarëve në shumë drejtime: ne zhvillimin arsimor, kulturor dhe të vetëdijësimit kombëtar.
 
ROLI I YMER BERISHËS NË ORGANIZIMIN E LËVIZJES PËR ÇLIRIM DHE BASHKIM KOMBËTAR
 
Prof. Ymer Berisha ishte njëri nder mësimdhënësit më të përgatitur, ndër edukatorët më të dashur e me të çmuar. Ai ishte shumë i afërt e i dashur me nxënës. Shquhej për takt pedagogjik. Edhe kolegët e tij, mësimdhënësit e Gjimnazit - Normales “Sami Frashëri” në Prishtinë, si Luan Gashi, Dr. Rexhep Krasniqi, prof. Ibrahim Kelmendi, prof.Vasil Andoni, etj., e çmonin shumë. Ymer Berisha ishte i thellë ne mendime, kishte qartësi politike dhe guxim intelektual për veprim. Me mësimdhënësit e lartëpërmendur formoi 0rganizaten Balli Kombëtar ne Shkollë dhe organizoi edhe demonstrata antifashiste. Prof.Ymer Berisha u angazhua me tërë qenien dhe punoi pa u lodhur për realizimin e çështjes së çlirimit dhe te bashkimit kombëtar. Deri me 12 shtator 1943 kur organizoi Mbledhjen e fshehtë ne Pejë për themelimin e 0rganizatës politiko - ushtarake “BESA KOMBËTARE”, pra deri ne kohën kur Italia fashiste kapitulloi, kreu detyra nga procesi politik dhe arsimor, u muar me hulumtime shkencore nga disciplina të ndryshme, sidomos me çështje te historiografisë, arkeologjisë, etnologjisë. Shkroi një sërë artikujsh e studime nga fusha e historisë, duke gjetur ato elemente qe lidhin kulturen shqiptare me atë te paraardhësëve tanë ilirë. Pas kapitullimit te Italisë fashiste, Ymer Berisha u angazhua edhe më shumë ne jetën politike dhe luftarake.U bë njëri nder udhëheqësit shpirtëror dhe prijsit të Lëvizjes Kombëtare ne Kosovë. Punën dhe angazhimin më me përkushtim e imponuan disa faktorë, sidomos përhapja dhe shtrirja e ideologjisë komuniste. Ate e cilësonte si mortajë te kuqe, e cila do te zhbejë popullin shqiptar nëqoftë se nuk do te parandalohej. Profesor Ymer Berisha ishte i kudondodhshëm. Vepronte jo vetëm ne Prishtinë e qytete te afërta, por edhe ne Shkup, Kërçovë e mjedise të tjera si ne Rozhajë, Sjenicë, Novi Pazar, Plav e Guci, Shalë të Bajgorës, Llap e Gollak dhe ne Preshevë. Kudo shtronte nevojën për mobilizim te mirëfillte për ta luftuar ideologjinë komuniste. “Komunizmi proklamon demokracinë, lirinë, mirëqenijën, ndërsa ofron mashtrimin, tradhtinë, likuidimet, vrasjet e te gjithe atyre që nuk e mbështesin, nuk e përhapin dhe nuk i bashkangjiten”- thoshte Ymer Berisha. Ideologjia komuniste ishte kundër bashkimit kombëtar. Ithtarët e saj likuiduan te gjithë kundërshtaret, pra patriotët te cilët luftonin për bashkimin kombëtar, pra i luftonin planet pushtuese komuniste-pansllaviste, aspiraten e modifikuar te intërnacionalizmit proletar.
 
 Ne fillim të dhjetorit te vitit 1944, prof. Ymer Berisha, Ukë Sadiku, Ndue Përlleshi dhe Feriz Boja shkuan sëbashku ne Rezallë te Drenicës. Ne kullë te Zymer Hamitit ishte vendosur Shtabi i Brigadës së Shaban Polluzhës. Ne atë kohë, Ndue Përlleshi ishte endë kryetar komune në Budisalc, por kishte ardhur të konsultohet rreth bashkimit të forcave në luftë kundër pushtuesit te ri komunist, i cili kishte filluar t-i shtrintë krihët kudo në Kosovë. Aty u mbajt një takim i përbashkët me Shaban Polluzhen dhe Shtabin e tij.
 
 Ne Kuvendin e Drenicës, të mbajtur me 20 nëntor 1944 në fshatin Polac, i cili vazhdoi punimet deri ne janar te vitit 1945, ne kuadër te shumë vendimeve të tjera, u mor edhe ky: “Në Shtabin Suprem, përveç anëtarëve te deritashëm te Brigadës së Drenicës, kooptohen :1 Prof. Ymer Berisha, 2. Marije Shllaku, 3.Adem Voca nga Shala e Bajgorës, 4. Rifat Maloku nga Samadraxha, 5. Ndue Përlleshi nga Jagoda, 6. Ukshin Kovaçica nga Shala e Bajgorës, 7. Hashim Gjaka nga Ashlani dhe 8. Feriz Boja nga Kërnica. Kuvendi i Drenicës i përfundoi punimët me 17.01.1945, në orën 15:oo.
 
 Duke parë aneksimin e Kosovës nga Serbia dhe dhuna qe ushtrohej në çdo formë ndaj popullatës shumicë shqiptare nga regjimi sllavo-komunist në Kosovë, e tërë kjo ndikoi
që në Kosovë te formohen dhe te veprojnë shumë Organizata patriotike – politike shqiptare. Njëra nder këto Organizata që zhvilloi veprimtari te dëndur, pasi doli nga ilegaliteti i thellë, që la gjurmë, e bëri jehonë, ishte Organizata patriotike-politike “BESA KOMBËTARE” e udhëhequr nga strategu i luftës guerile ne Kosovë dhe patrioti i nderuar, profesor Ymer Berisha. Kjo Organizatë ishte formuar kryekëput kundër ideologjisë komuniste që nga dita e parë e themelimit të sajë me 12.9.1943, dhe qellimi i saj suprem ishte RIBASHKIMI I TË GJITHA TROJEVË SHQIPTARE. Përndryshe, fillet e kësaj 0rganizate janë përshkruar më lartë, dhe, për mos me ui përseritë gjitha ato çka janë thënë për këtë Organizatë te rëndësishme politike, duhet cekur rrethanat politike që u krijuan në vazhdimësi te kohës. Deri ne muajin mars te vitit 1945, 0rganizata “Besa Kombëtare” si subjekt politik më vete, kishte zhvilluar shumë pak aktivitete qe vlen te shënohen si aktivitete te saja, me përjashtim te mbajtjes së KUVENDIT të PARË me 28 nëntor 1944 ne Shkollen e fshatit Abria e Epërmë te Komunës së Skenderajt si dhe te pjesmarrjes masive të anëtarëvë te sajë ne Kryengritjën e Drenicës, ku shum prej tyre u vranë dhe disa u zunë rob lufte dhe pastaj pësuan denime drakonike nga Gjygjet sllavokomuniste, ndërsa ne pjesen e dytë te vitit 1945 “BESA KOMBËTARE” zhvilloi aktivitet te dëndur dhe luajti një rol te rëndësishëm ne aktivitetin e ilegales shqiptare. “BESA KOMBËTARE”- Degët e saja për Llapushë dhe Rrafsh te Dukagjinit bashkë me kryetarin e sajë, prof. Ymer Berishën, mbajtën një Mbledhje ne një luginë mali mbi fshatin Llapçevë, qe disa historian, këtë Mbledhje e konsiderojnë si diten kur u krijua “BESA KOMBËTARE”, çka është një gabim i pafalshëm, ne mars te vitit 1945, ku mërrnin pjesë udhëheqësit e Grupeve të Armatosura te trekëndëshit : Klinë-Rahovec-Gjakovë. Mbledhjen e kryesoi prof. Ymer Berisha, ndërkaq moren pjesë krerët e luftës çlirimtare: Ukë Sadiku me të vëllanë Shabanin, Qazim Bajraktari, Alush Smajli - QERRATAJA, Ndue Përlleshi, Marije SHLLAKU, Mehmet Aga i Rashkocit, Demë Ali Pozhari, Feriz Boja, Mal Bashota, Zef Gjidoda dhe Ali Meta. Aktiviteti politik, patriotik e luftarak i kësaj 0rganizate ishte tejët i madh dhe bëri ndikim te masat e gjëra popullore shqiptare që t’i bashkangjiten rradhëve te saj dhe ta ndihmojnë ne çdo mënyrë.
 
KUVENDI I DYTË I ORGANIZATËS “BESA KOMBËTARE”
                                    
0SE K U V E N D I     I      D O B Ë R D O L I T
 
NGJARJE E RËNDËSISHME HISTORIKE PËR MBARË KOSOVËN
 
 Kuvendi i Dobërdolit është një ngjarje me rëndësi te madhe ne historiografinë shqiptare, i ciliu mblodhi krerët e gjithë Lëvizjes për Çlirimin dhe Bashkimin e Trojevë Etnike Shqiptare. Këtu, për herë të fundit u provuan forcat gjithëshqiptare që te riorganizohen ne luftë kundër armikut serbo-sllav. Një nevojë e tillë u ndie që ne fillim te vitit 1945, sidomos pas shpartallimit te Brigadës së Shaban Polluzhës, ne Tërstenik te Drenicës ( 18-21 shkurt 1945 ), në luftë me gjashtë brigadat partizane-çetnike, luftëtarët e së cilës, grupe-grupe, te ndjekura këmba-këmbës u detyruan te kalojnë ne rajonin e Krahinës së Llapushës, te Rrafshit te Dukagjinit, e disa te ikin edhe në shtetin-amë. Ne këto kushte, ishte nevojë e domosdoshmë për një organizim te denjë te një takimi të përbashkët të të gjithë udhëheqësëve te çetave kryengritëse shqiptare në Kosovë dhe ne Shqipërinë Verilindore, ne mënyrë qe me forcat e përbashkëta t’i përballojnë te gjitha sulmet e brigadave partizane-çetnike ne Kosovë dhe te brigadave partizane-komuniste nga Shqipëria. Muajt maj dhe qershor te vitit 1945 ishin plot vështirësi për çetat e rezistencës kombëtare shqiptare, por edhe për grupet më te vogla që ndiqeshin këmba-këmbës nga brigadat partizane-çetnike, nga OZN-a dhe nga “vullnetarët” e mobilizuar me dhunë, te ndodhur ne këtë gjendje, popullata shqiptare e Kosovës kishte një urrejtje ndaj partizanëvë, por edhe një frikë se çdo të ndodhte ne te ardhshmen.
 
 Pas shumë bredhjesh ilegale ne shumë rajone të Kosovës, prof. Ymer Berisha, patriot i shquar dhe strateg i luftës guerile ne Kosovë, ne konsultim me Ukë Sadikun, prijës dhe luftëtar i njohur që nga Lufta e Shaban Polluzhës ne Drenicë dhe më parë ne luftërat që i udhëhoqi i ati i tij, Sadik Rama, ndërmori këtë iniciativë. Për ta përballuar armikun shumë herë më të fortë në numër njerëzish dhe me arme, duhej të bashkohëshin krerët shqiptarë dhe te bashkëpunonin rreth një organizimi më të ngjeshur politik e ushtarak.
 
MBLEDHJA E PLLAÇICËS - PARAPËRGATITJE PËR KUVENDIN E DOBËRDOLIT
 
 Ne mbledhjen e krerëve prijës te Çetave kryengritëse te Llapushës dhe te Drenicës, mbajtur me 4 korrik te vitit 1945, ne fushëgropën e quajtur “Livadhi i Hajdinit” ne male te Pllaçices, te cilën e kryesoi Qazim Bajraktari i Astrazupit, u moren vendime te rëndësishme, ne mes të tjerash, edhe për kohën e mbajtjes së KUVENDIT TË DYTË te 0rganizatës “BESA KOMBËTARE”, Kuvend i cili do të mbahet ne Dobërdol. Kuvendi duhej te mbahej pikërisht ne Llugën e Dan Pjetrit. Pas përgatitjevë te nevojshme dhe ftesave që iu bënë krerëve te Çetave kryengritëse shqiptare, sipas vlerësimëve që vinin nga terreni, situata për mbajtjën e Kuvendit të Dobërdolit ishte e mirë. Ishte caktuar data: 4 gusht 1945 dhe vendi i mbajtjes së tij, ku do te merrnin pjesë 19 grupe ilegale me përcjellësit e tyre, ndër te cilët edhe përfaqësuesit prej Rozhaje, Sjenicë, Plavë, Gucie dhe Tregut të Ri, Shalës së Bajgorës, Llapit, Gallakut, Karadakut, Shkupit, Tetovës, Kuma - Novës, Gostivarit, Kërçovës dhe Shqipërisë Veriore (londineze).
 Profesor Ymer Berisha, edhe pse ne kushte tejet te vështira, zhvilloi një aktivitet te dendur politik ne çdo pëllëmbë toke te Rrafshit te Dukagjinit dhe te Kosovës ne tërësi. Ai punonte me ngulm dhe me vendosmëri që te bënte lidhjen e te gjithë krerëve te Rezistencës shqiptare si ne Kosovë ashtu edhe ne Shqipëri. Këtë qellim ai e arriti me kontaktimin e Pashuk Bibë Mirakajt nga Iballa e Pukës, i cili ishte njëri nder udhëheqësit më me ndikim ne lëvizjen e rezistencës shqiptare që zhvillohej ne Shqipërinë e Veriut. Ne mars të vitit 1945, Pashuk Bibë Mirakaj ia dërgon një letër prof. Ymer Berishës, me te cilën kërkon te takohej me te. Duke ia dërguar letrën, ne rrugë e sipër, korrierët bien ne pritë, dy prej tyre vriten, ndërsa njëri shpeton dhe ik, megjithatë, letra i ra ne dorë prof. Ymer Berishës. Takimi ne mes tyre realizohet, por me vonesë, e çdo vonesë ishte e dëmshme për Lëvizjen NDSH.
 
 Pas takimit që pati prof. Ymer Berisha me Pashuk Bibën, me 20 korrik të vitit 1945, ne fshatin Vogovë te Hasit (jo larg Gjakovës), rezultatet ishin prezente, ngasë aty u mor qëndrimi per lidhjet e te gjitha grupeve ilegale që vepronin ne Kosovë, Maqedoni e Shqipëri. Pastaj Pashuk Mirakaj e njoftoi prof. Ymer Berishën me shokë, se kishte rënë ne kontakt me një MISION perëndimor, që përkrah Lëvizjen shqiptare antikomuniste.
 
Dhe u vendos që diku në fillim te shtatorit te atij viti të mbahet një takim i të gjitha grupeve ilegale të Shqipërisë ne Mirditë, ku u kërkua që te marrin pjesë edhe grupet ilegale nga Kosova. Kur u kthye ne Gjurgjevik të Madh, profesori e njohu Ukë Sadikun për tërë atë që u tha dhe çka u vendos ne takimin e Vogovës. Te dy bashkë, caktuan korrierët dhe ua dërguan ftesat te gjithë udhëheqësve te formacioneve ilegale kryengritëse që te marrin pjesë ne Kuvendin e Dobërdolit, që do te mbahet me 4 gusht 1945, ne vendin “LLUGA E DAN PJETRIT” ne Dobërdol te Llapushës.
 
 Në Kuvendin e Dobërdolit, përveç krerëve: prof. Ymer Berishës, Ukë Sadikut, Marije Shllakut dhe Qazim Bajraktarit, rol te madh luajti edhe trimi, Alush Smajli – Qerrataja, i cili, përveç luftëtarëve te tij, solli edhe FLAMURIN Kombëtar Shqiptar (te gjatë tetë metra), e vuri ne Dardhen e Madhe, dhe caktoi rojet e nderit gjatë tërë kohës së mbajtjës së Kuvendit. Ne këtë Kuvend u gjendën: Ukë Sadiku me të vëllanë Shabanin dhe të birin Skënderin, prof. Ymer Berisha, Qazim Bajraktari i Astrazupit me luftëtarët e tij, Alush Smajli-Çerrataja i Llazicës me luftëtarët e tij, Ndue Përlleshi i Paskalicës me të vëllanë, Zefin dhe luftëtarët e Çetës së tij, Marije SHLLAKU, Mehmet Aga i Rashkocit, Demë Ali Pozhari, Prekë Shyti nga Prizreni ( më parë ishte ne Brigaden e Shaban Polluzhës ne Drenicë), Bajraktari i Uçes, Zef Gjidoda nga Plançori i Gjakovës, Sadik Lutani i Turiçefcit te Drenicës, Ali Meta ( i biri i Met Imerit nga Gjurgjeviku i Madh ), Ferat Kotorri, Adem Shala, Nijazi Alishani, Zhukë Haxhia, Islam Tabaku, Aziz Zhilivoda nga Artakolli i Vushtrrisë, Sherif Tërstena nga Shala e Bajgorës, dy përfaqësues anonim te Ahmet Selacit, për shkak se te dy këta pjesëmarrës bënin pjesë ne “Doren pastruese” te 0P “BESA KOMBËTARE”, e ata ishin: Haradin Vidishiqi dhe Bektesh Mehmeti, te dy nga Shala e Bajgorës, Rexhep Gjeli nga Likoshani, Hamit Emini – “doktorri” nga Baica e Lypjanit, Mulla Ilijaz Broja me përcjellës, Lah Luboveci, Malë Bashota i Caravikut, Bik Pazari - Dresheviçi nga Tregu i Ri, i cili me vete kishte sjellë edhe katër te arratisur nga Sanxhaku, Feriz Boja, Muharrem Bajraktari i Lumës me përcjellës, Mustafë Ibishi me luftëtarët e tij nga Kramoviku i Anadrinisë, Përfaqësuesit e Mirditës (Pashuk dhe Noc Kolë Biba-Mirakaj) nga Iballa e Pukës me përcjellës, Shaban Boshnjaku nga Tregu i Ri bashkë me 800 luftëtarët e tij, ndërkaq përfaqësuesit e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Shalës së Bajgorës nuk u prezentuan publikisht për shkaqet e lartpërmendura, kurse përfaqësuesit e Ferizajt, Gjilanit dhe Kaçanikut nuk arriten te marrin pjesë ne këtë Kuvend, ngase brigadat partizane-çetnike ua kishin zënë rruget përgjatë maleve te Drenicës dhe vështirë kalohej ne ato terrene. Per njoftim te vendimeve te marra ne Kuvendin e Dobërdolit, më vonë i ka njoftuar profesor Ymer Berisha me shkrim. Meqënëse çështjet që duhej te trajtoheshin ne këtë Kuvend ishin tepër te rëndësishme, pjesëmarrësit u pajtuan që ai te zgjasë dy ditë (me 4 e 5 gusht). Ne Kuvend morën pjesë një oficër anglez dhe një nga Shqipëria që gjendej ne mal i përndjekur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.
 
 
P U N I M E T E K U V E N D I T
 
 Kuvendi i filloi punimet ne kohën e paraparë. Ate e hapi Ukë Sadiku, duke i përshendetur te pranishmit, ndërkaq fjalën hyrëse e mbajti prof. Ymer Berisha. Procesmbajtëse e Kuvendit ishte caktuar MARIJE SHLLAKU, ish-studente, nga Shkodra dhe ish-sekretareshë e Ilaz Agushit dhe pastaj Xhafer Devës, e cila ne atë kohë po qendronte ilegalisht ne shtepinë e Dan Pjetrit në Dobërdol. Gjatë punës së Kuvendit folen shumë pjesmarrës. Ukë Sadiku foli për qendresen heroike te popullit shqiptar ndaj hordhive partizane-çetnike sllavo-komuniste kudo ne trojet shqiptare te Kosovës. Veçmas u ndal për heroizmin e trimave te Drenicës ne krye me tribunin popullor Shaban Polluzhen, si dhe luftën e Adem Vocës me vëllezër e nipa ne kullen e tij ne Pasomë te Vushtrrisë, cilën e shëndrroi ne kullen e barotit si 0so Kuka ne Vraninë te Shkodres. Ndërkaq, Prof. Ymer Berisha foli për nevojen e ngutshme: “JA TANI – JA KURRË!”, per organizimin e përbashkët ne luftë te vendosur kundër brigadave partizane-çetnike dhe pushtetit te ri sllavokomunist, te instaluar me dhunë ne Kosovë, i cili per çdo ditë po maltretonte, burgoste, plaçkiste popullaten e pafajshme te Drenicës e te trevave të tjera ne trojet shqiptare; në Drenicë janë masakruar gra, femijë e pleq dhe janë hedhur ne puse e ne lumenj, tha prof. Ymer Berisha, dhe vazhdoi : “Nuk kemi se ç’te presim! Te gjithë si një do t’i mbrojmë vatrat tona, trojet tona ilire-dardane...”!
 
 Per shkak te sigurisë, dita e dytë e këtij Kuvendi vazhdoi punën ne një lokalitet tjetër (afro 1, 5 km) më larg nga “lluga e Dan Pjetrit”, ne vendin e quajtur “Ndërmjet lugjeve”, lendinë ndërmjet fshatrave Dobërdol, Zabërxhë, Gllarevë dhe Gjurgjeviku i Madh. Diten e dytë mbledhjen e hapi Ndue Përlleshi. Ai prap ia dha fjalën prof. Ymer Berishës. Profesori ne fjalen e tij i kushtoi rëndësi te veçantë bashkimit te forcave gjithëshqiptare ne te gjitha viset etnike shqiptare ne Ballkan, ne luftë te përbashkët kundër sllavo-komunizmit, qe kishte okupuar çdo pjesë te Kosovës trime, që po përkrahëshin edhe nga shumë kolltukxhinj partizanë shqiptarë, qe historia nuk do t-ua fale kurrë! Fjala e Profesorit ishte e zjarrtë, ishte kushtrim per kryengritje, per lirinë e trojeve shqiptare, per bashkimin e tyre ne një trung te vetëm ne Ballkan. Ymer Berisha e paraqiti edhe skemen se si duhet sot te krijohet SHTABI I PËRGJITHSHËM I FORCAVE KOMBËTARE dhe përveç udhëhëqjës së 0rganizatës “Besa Kombëtare”, duhet te përcaktohen edhe 12 Sektorë politiko-ushtarake që do ta mbulojnë tërë territorin e Kosovës dhe ato u caktuan si vijon: Kuvendi ne fjalë, emëroi Shtabin e Përgjithshëm te Ushtrisë Kombëtare Shqiptare per Kosovë dhe per komandant të Përgjithshëm te këtij Shtabi u zgjodh UKË SADIKU, ndërsa Profesor Ymer Berisha u zgjodh udhëheqës politik i SH.P te UKSHK-ës dhe njëkohësisht edhe Kryetar i 0 P “BESA KOMBËTARE” per mbarë territorin e Kosovës dhe viseve te saja nën okupimin jugosllav. Ne këtë Kuvend, Kosova dhe Dukagjini u ndanë ne 12 Sektore territoriale, ku edhe u emëruan 12 Komandantë dhe po aq Komesarë politik. Ky strukturim u quajtë : 12 Këshillat”. Përveç Shtabit te Përgjithshëm që përbehëj prej 12 vetash, ne mënyrë aktive vepronin edhe katër Grupe ne kuadër te këtij Shtabi, e ato ishin :
1.      ROJA BESNIKE, qe ishte një grup pranë SH.P. me detyrë ruajtjen dhe sigurimin e Shtabit të Përgjithshëm te 0.P. “BESA KOMBËTARE” me besnikëri fanatike ;
2.      URDHËRDHËNËSIT – merrnin dhe përcillnin porositë për SH.P. dhe nga SH.P.
3.      ATENTATORËT – te caktuar nga SH.P. për ekzekutimin e njerëzve te caktuar nga pushteti si dhe ndonjë tradhtar te popullit shqiptar ;
4.      DORA PASTRUESE – kishte per detyrë likuidimin e tradhtarëve dhe bashkëpunëtorëve te OZN-as jugosllave.
Ky Grup përbëhej nga “treshat” e luftëtarëve te zgjedhur, cilët, ne shumicën e rastevë vepronin secili (individualisht) veçmas, por kishte raste edhe kur kryenin detyra te përbashkëta. SH.P. kishte caktuar disa grupe ne “treshe” te tilla, cilat vepronin ndaras njëra nga tjetra.
 PËRBËRJA E UDHËHEQËSVE POLITIK DHE USHTARAK NË 12 SEKTORE TE KOSOVËS
Ne Kuvendin e Dobërdolit u formuan 12 Shtabe te “Beses Kombëtare” ne 15 rrethe.Ndërkaq 0.P. “BESA KOMBËTARE” kishte kryesinë që numëronte 12 anëtarë. Përbërja e Shtabeve te Sektorëvë ishte si vijon:
01.Për Prizren : Nijazi Alishani dhe kapiten Ali Riza ;
02.Për Gjakovë: Mehmet Agë Rashkoci dhe Demë Ali Pozhari ;
03.Për Rahovec : Qazim Bajraktari dhe Alush Smajli – Qerrataja ;
04.Për Pejë : Zef Gjidoda dhe Ndue Përlleshi,
05.Për Rugovë : Islam Tabaku dhe Zhukë Haxhija ;
06.Për Istog : Adem Shala dhe Feriz Boja ;
07.Për Drenicë : Mulla Ilaz Broja dhe Sadik Lutani ;
08.Për Suharekë : Sali Rama dhe Mehmet Sherifi ;
09.Për Sanxhak : Sadik Radavci dhe Bik Pazari – Dresheviqi ;
10.Për Prishtinë : Ismail Gorani dhe Luan Gashi ;
11.Për Mitrovicë, Vushtrri dhe Podujevë : Ahmet Selaci ;
12.Për Gjilan, Ferizaj dhe Kaçanik : Adem Gllavica.
 
 Per Sektorët 11 dhe 12, mbetej që vetë Komandantët ushtarakë të atyre Sektorëve t-i caktojnë njerëzit e merituar ne ato poste me rëndësi, sidomos kur është fjala per udhëheqësit politik te Sektorëve ne fjalë.
 
TUBIMI I KATËRT I LNDSH-së, ose: “BESËLIDHJA E MADHE SHQIPTARE”
 
 “Për shkak të zbulimit nga organet e pushtetit komunist, Kongresi i Katërt i LNDSH-së, - (Ballit Kombëtar) u mbajt në shpejtësi me 1 maj 1946.”... thekson i nderuari prof.dr. Islam Dobra ne librin e tij :”Prof. YMER BERISHA, KRYETAR i LËVIZJES NACIONAL-DEMOKRATIKE SHQIPTARE DHE KOMANDANT I USHTRISË POPULLORE PËR KOSOVË DHE MAQEDONI PËRENDIMORE”, Prishtinë, 2002, ku thot : ... “Ai u mbajt ne malin Kosmaq te Drenicës. Kongresi i Katërtë, ndryshe quhej “KONGRESI I BESËLIDHJES SË MADHE SHQIPTARE”. Përsonalitetet, që e udhëheqnin këtë Kongres ishin: Ajet Gërguri, kryetar i Komitetit Nacional-Demokratik Shqiptar, Gjon Serreçi, sekretar i KQ te LNDSH-së dhe i Kongresit te –IV-të, Hilmi Zariqi, kryetar i Komitetit te LNDSH-së per Drenicë. Ata me përkushtimin maksimal organizuan punën parakongresianë te “Besëlidhjes së Madhe”.Pergaditjet ishin bërë ne nivel te duhur. Ne këtë Kongres ishin ftuar mbi 100 veta. Më poshtë po sjellim emrat e disa pjesëmarrësve ne këtë kongres: Jetullah Muharremi nga Rezalla, i cili ishte kryesuesi i grupit te “Besa Kombëtare” te Radishevës, Kotorrit dhe Drenicës Përendimore ; Bajram Hajrizi nga Radisheva, Rifat Halimi, Sylë Ferizi, Ramadan Nura, Rexhep (Hajdin) Hajrizi dhe Kamber Haliti nga Kotorri, Zeqir dhe Hysen Lutani nga Turiçefci, Ilmi Zariqi, Haxhi Selmani, Zukë Xani, Sinan Vinarci, Ali Shabani, Salih Behrami, Rexhep Gjeli, Nezir Shaku, Rifat Avdyli, Ibrahim Luta, Murat Nika, Istref Sheqa, Fazli Dobroshefci, Milazim Mehmet Bunjaku nga Krasmirofci, Sahit Bucolli nga Pokleku etj., që te gjithë nga rrethi i Drenicës. Nga anët tjera po sjellim emrat e disa pjesëmarrësve: Aziz Zhilivoda, Ahmet Selaci, Sherif Tërstena, * ne këtë listë te librit nuk përmendet emri i Haradin Vidishiqit apo “Din Shalës”-ver. E ime E.F. – edhe pse ekziston fakti se ka marrë pjesë), Ismet Boletini, Osman dhe Shaban Bunjaku nga Samadrexha, Rrahman Selaci, Musli Dërvina, Feriz Boja, Ukshin Kovaçica, Shaban Dobreva, Isuf Hajdar Bylykbashi, Azem Bellaçefci, Ukë Sadiku, Bali Ali Meti, Sokol Bolljaku, Ndue Përlleshi, Smajl Kapterri e të tjerë.Ne përgaditjen e fundit që po bëhej për fillimin e Kongresit vijnë Ajet Gërguri, Gjon Serreçi e disa te tjerë, te cilët kishin qenë vendosur ne kullën e Fejzë Orllatit ne Domanek. Para fillimit te Kongresit ishin bërë te gjitha përgaditjet e duhura:sigurimi i rojës ne te gjitha anët, pastaj tërë materiali zyrtar dhe propagandistik etj. Kongresin e hapi Ajet Gërguri, kryesuesi dhe Komandant i forcave balliste. Ne fillim ai propozoi një minut heshtje për martirët e kombit e pastaj vazhdoi referimin për pune dhe aktivitetin. Ja esenca e tij : ... “Ne sot, ne momentin më te duhur, jemi tubuar këtu ne Kosmaq te Drenicës legjendare, që te vazhdojmë rrugen tonë luftarake deri ne çlirimin e plotë të të gjitha tokave shqiptare dhe ta formojmë shtetin tonë gjithëshqiptarë”. Ai mëtej sjell te dhëna se “Lëvizja demokratike për çlirim dhe bashkim gjithëkombëtar” do te këtë forca që t-i kundërvihet tradhëtisë komuniste ne Kosovë e ne Shqipëri dhe te çlirojë vendin, duke aluduar ne përkrahjen e aleatëve perëndimorë dhe ne urrejtjën e tyre qe kanë ata ndaj komunistëvë si ne Kosovë, Shqipëri, Jugosllavi dhe ne vetë Bashkimin Sovjetik, ku e ka burimin e gjithë ideologjia komuniste. Ajet Gërguri me një ton rë ashpër shton : “”Tradhtia e Enver Hoxhës e bëri te luftohet Mit-hat Frashëri dhe ballistët, qe te vriten pas shpine. Ai e la Drenicën e shkoi ne Sanxhak dhe e tradhtoi Shaban Polluzhen per interesa komuniste...”. I nderuari Profesor Islam Dobra ne librin e tij të lartpërmendur nuk jep te dhëna se çfar konkluzione dhe vendime muar ky Kongres. Por sipas fakteve te paraqitura më lartë, ky do te jetë “Kongresi i TRETË i LNDSH-së e që z. I.Dobra e quan “Kongresi i Katërtë” nese anashkalojmë ate (Kongresin apo Kuvendin) te Prizrenit që u mbajtë me 28 nëntor 1944. Gjithashtu ne historiografinë tonë te asaj kohe e kemi edhe një Kongres tjetër që quhet “KONGRESI I KATËRT” i “Ballit Kombëtar” apo i DYTI i Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare që u mbajt ne Shkup me 1 qershor 1946,pra vetëm një muaj pas këtij te Kosmaqit *( ?!... )
 
 Me t’u kthyer Halim 0rana ( nga paraburgimi i parë ne Beograd ), ne Shkup, Komiteti Qendror i LNDSH-së u hyri përgaditjeve për thirrjen dhe mbajtjen e Kongresit te Dytë ( -IV-të ). Ne grupin për konceptimin e dokumenteve, te cilat duhej t-i aprovontë Kongresi, u caktuan : Halim Orana, kapiten Hysni Rudi, mësuesi Azem Morana dhe rrojtari Kemail Skënderi, i cili, prapë, kishte rolin e lidhjes me veprimtarët nga terreni. Realisht, siç shihet nga procesvërbali i marrjës ne hetuesi i Ajet Gërgurit, me 9 shkurt 1947, adresa e Komitetit Qendror te LNDSH-së, per veprimtarët dhe Komitetet Qarkore ne terren ishte: KEMAL BËRBERI, SHKUP. Ngase ne Kongres nuk erdhën pjesa më e madhe e te ftuarve, mund të konkludohet se ky u thirr me nguti dhe ne kohë te papërshtatshme, kur ishte intensifikuar dhuna e OZN-ës ndaj grupeve guerile dhe jataqevë te tyre. Sipas te dhënave nga hetuesia e anëtarëve te K.Q. te LNDSH-së, ne Shkup, shihet se Kongresi u mbajt me 1 qershor 1946 brenda ne Shkup. Ne punimet e Kongresit moren pjesë vetëm 12 veta, kryesisht anëtarë te K.Q. dhe ndonjë veprimtarë nga viset e Shkupit. Sipas Kemail Skënderit, disa delegatë paten nga dy vota, kurse disa nga tri vota.Për shembull: Mehmet Bushi përfaqësonte Gostivarin dhe Kërçovën, Osman Ahmet Cami përfaqësonte Strugen dhe Dibren, Kemail Skënderi përfaqësonte Reonin e –III-të dhe –IV- te Shkupit, Azem Morana përfaqësonte Reonin e –II-të te Shkupit, Ferizajn dhe Kaçanikun, Hasan Hamit Bilalli përfaqësontë Reonin e –I-rë te Shkupit dhe 0hrin, mandej tri vota kishte përfaqësuesi i Prishtinës, Jusuf Agushi me pseudonimin “Faiku”, Haki Efendi Hogoshtin e shoqëroi ne Kongres Mumin Jakupi, dhe pati dy vota : për Kamenicë dhe Gjilan. Kapiten Hysni Rudi përfaqësoi Gjakoven dhe Pejën. Ne Kongresin e Dytë te “LËVIZJES PËR LIRIMIN E TOKAVE SHQIPTARE”, respektivisht te “Katërtin e LNDSH-së, u zgjodh Sekretariati i Komitetit Qendror te LNDSH-së; Halim Orana, kryetar, Kemail Skënderi, zëvendës- kryetar dhe Azem Morana sekretar, kurse per anëtarë te K.Q. te LNDSH-së u zgjodhen : Jonuz Balla, Mehmet Bushi, Hamdi Berisha, Hysni Rudi, Mehmet Dumani, Osman Cami, Mit-hat Tërshana, Hasan Bilalli, Haki Efendi Hogoshi. Per delegat per lidhje te K.Q. te LNDSH-së me komitetet qarkore te Gjilanit, te Kaçanikut, te Ferizajt, te Prishtinës, te Vushtrrisë dhe te Mitrovicës u caktua Hamdi mulla Imer Berisha i Gjilanit, i cili, përnjëhere pas këtij Kongresi, siç ka konstatuar Ajet Gërguri ne hetuesi, i ngriti komitetet Qarkore ne qytetet e zëna ngojë dhe ate mbi platformen e re organizative te LNDSH-së. Ne Kongresin e Dytë te LpLTSH, - gjegjësisht te “Katërtin e LNDSH-së”, mori pjesë edhe Luan Gashi, sekretar i Komitetit te Ballit Kombëtar ne Perugjë te Italisë ( thuhet se kishte ardhë ilegalisht dhe prap u kthye ilegalisht nëpër Greqi- ver. E ime : E.Fazlija ). Dokumenti më i rëndësishëm, i aprovuar ne këtë Kongres, është SHEMA E ORGANIZIMIT dhe PROGRAMI i LËVIZJES PËR LIRIMIN E TOKAVE SHQIPTARE – LpLTSH; Meqë këto dokumente i konceptoi gjilanasi Halim 0RANA, jeta dhe vepra e te cilit, ne rend të parë, i përket visit prej te cilit doli, këtu po sjellim pa asnjë ndërhyrje.
 
S K E M A E O R G A N I Z I M I T, (parashihte):
 
01.   Ne çdo vend (qytet e katund) formohet “Komiteti i vendit për Lirimin e Tokave Shqiptare”;
02.   Per koordinim pune ne mes të ktyne komiteteve te vendit, janë “Komitetet epruer”
03.   Komiteti Epruer mvaret nga Komiteti Qendruer.Te parët janë ne lidhje me komitetet Epruer e kta me Komitetin Qendruer;
04.   Çdo Komitet formohet nga : kryetari, sekretari, antari i Parë, antari i dytë. Dhe përgjegjës te ndryshëm simbas nevojës;
05.   Këta i ndajnë detyrat dhe përgjegjësinë simbas nevojes e zotësisë. Drejtimin e përgjithshëm e mban kryetari, administron dhe zbaton urdhënat e Komiteteve Eprorë;
06.   Sekretari, bashkë me dy antarët kanë : Sherbimin e propagandave te lajmeve, edhe si detyrë kryesore, ndërlidhjen, ashtu edhe Sherbimin ekonomik dhe politik;
07.   Shërbimit politik i takon kujdesja e posaçme. Per këtë çdo Komitet formon nji trup nen emnin “SIP” – ( SIGURIMI POLITIK ). SIP-i e ka per detyrë mbledhjen e informatave mbi përsonat e ndryshëm dhe heton siguriumin e mirvajtjës së veprimtarisë së komiteteve;
08.   Komitetet e Vendit veprojnë ne marrëveshje ne mes t- antarve;
09.   Komitetet Eprorë kanë po këta përsona; por nga shkaku se do te kenë ma shumë punë, antarët do t-i ndajnë detyrat dhe ne rast nevoje te formojnë Seksione me referentë dhe përgjegjës. Dokumenti tjetër, më rëndësi shumë te madhe per mendimin politik shqiptar, është: PROGRAMI I “LËVIZJES PËR LIRIMIN E TOKAVE SHQIPTARE”, i cili përmban këto pesë pika:
 
P R O G R A M I
 
01. Liri dhe pamvarsi te plotë me te drejtë vetqeverimi ne bazë te vullnetit te popullit, te çfaqun lirisht;
02. Nën “tokat shqiptare” kuptohen krejt vendet ku banojnë shqiptarët ne 60 %, pa dallim se si quhet krahina e vendi dhe nga kush asht i pushtuem ;
03. “Lëvizja për Lirimin e Tokave Shqiptare” nuk ka qendrim anmiqsuer kundër asnji populli fqij, as kundër partive politike, vetem insiston ne menyre kulturale dhe me arme do te përpiqet me arrijte idealit shekullor te kombit shqiptar qi te jetë i lirë dhe vetësundues ne shtet te vet me kufij ethnik ;
04. Mbasi te vendosen kufijt etnik, pa marr parasysh tjerat kushte te kufijve si jane : strategjik, ekonomik, politik etj., ne mënyrë miqsore do te shkëmbehet popullata e pakicave nacionale, tue i terhëqë shqiptarët qi do te mbetin jasht kufijve ne vend t-atyne qi do te shpërngulen dhe do te përcjellen jashtë;
05. Ne kohë paqe, LpLTSH nuk do te pushojë por do te vazhdoi si SHERBIM ROJE te te drejtave te popullit shqiptar, si t-atyne të mbrenshmëve, ashtu edhe t-atyne te jashtmve, nderkomtare tue u organizue për regjim me te vërtetë demokratik dhe per relacione miqsore me popujt fqi ballkanik.
Nga Kongresi i Katërt i Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare.
 
Rroftë Shqipnija e vërtete me kufijt e sajë etnikë!” – përfundon ky Program.
 
KONGRESI I LIPOVICËS
  
APO KONGRESI I TRETË – ( i- V-të) i LËVIZJES PËR LIRIMIN E TOKAVE SHQIPTARE- LpLTSH, respektivisht te LËVIZJES NACIONAL-DEMOKRATIKE SHQIPTARE – LNDSH-së
 
Kongresi i –III-të i LpLTSH apo i – V-ti i LNDSH, shkurt: Kongresi i Lipovicës, tani Blinajës, punimet i filloi me 25 korrik 1946,me një vonesë te madhe për disa shkaqe:
01. E para, gjatë ardhjes së delegatëve te Degëve te NDSH-së, si dhe te Grupeve te armatosura ne vendin ku do te mbahej Kongresi, u hetuan lëvizje te mëdha te forcave te KNOJ-it dhe te OZN-ës ;
02. E dyta: nuk arriten delegatët as përfaqësuesit e grupeve te Guerillës shqiptare nga Dukagjini ;
03. E treta: nuk arriti përfaqësuesi i K.Q. te LNDSH-së te Shkupit, Kemail Skënderi
04. E katërta : nuk arriti Profesor Ymer Bewrisha, kurse një “letër” që i arriti Kongresit ne emër te tij, nga OZN-a, se nesë Ai ( pra Y.Berisha ) nuk do të arrintë, ne vend të tij te fliste Hilmi Zariqi” – ishte farë i dyshimte, dhe :
05. E pesta :Njësiti gueril i Jetullah Zabelit te Rezallës dyshoi ne besnikërinë e korrierit per lidhje midis Hilmi Zariqit dhe “Profesor Ymer Berishes” dhe pikërisht ne Rexhep Alushin nga Carrabregu i Deçanit, te cilin e arrestoi dhe te lidhur e sollën ne vendin e Kongresit.
 
Ky Kongres u mbajt ne lendinën “TE VORRI I HOXHËS” në Lipovicë ( Blinajë),
Midis fshatrave: Risinoc, Kroimirë dhe Fushticë.
Kongresi i Lipovicës i zhvilloi punimet e veta me këtë :
 
R E N D    D I T E
 
01.  Hapja e Kongresit dhe fjala përshendetëse e kryesuesit te Kuvendit ;
02.  Raporti i K.Q. te LNDSH-së per ushtrinë – UPDSH-së, fjala e delegatit te K.Q. nga Shkupi, i cili nuk arriti, sepse ndërkohë ishte arrestuar, dhe pjesmarrësit as qe e dinin, prandaj ky Raport nuk u mbajtë fare;
03. Nuk u mbajt as referati për punën e 0.P. “BESA KOMBËTARE”, qe ka pasë te flasë prof. Ymer Berisha, por ai, mjerisht ishte vrarë qysh me 11 korrik 1946, mirëpo kongresistat akoma nuk e dinin, por shpresonin se ndoshta do te arrije profesori, ndoshta edhe me një vonesë te konsiderueshme ;
04. Raporti i punës së 0rganizates Nr.2 te LNDSH-së nga Ajet Gërguri ;
05. Pergjigjja e përgaditur e 0rganizates Nr.2 te NDSH-së, ne letrën e ardhur nga Komiteti ne Greqi Komitetit Qendror te LNDSH-së ne Shkup te datës 5 korrik 1945, ku ata nga Greqia kërkonin qe Forcat e armatosura te maleve dardane te braktisin jeten e maleve e te emigrojnë ne Greqi, ku Kongresi me shumicë votash e hodhi poshtë me motivacion se NUK LIHEN TROJET TONA DHE FAMILJET NËN KËMBËT E GJAKSORËVE SLLAV!- “Te mbrojmë atdheun, nderin e familjeve e vorret e të parëve deri ne pikën e fundit te gjakut tonë!”- tha para kongresistëve atdhetari Ukshin Kovaçica ;
06. Lëvizja balliste- “Lëvizja për Lirimin e Tokave Shqiptare” prej tash e tutje te quhet :”LËVIZJA NACIONAL-DEMOKRATIKE SHQIPTARE”- LNDSH ;
07. Forcat e Armatosura te Gueriles Shqiptare dhe Ushtria balliste e bashkuar, te quhet:USHTRIA POPULLORE NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE- UPNDSH ne Malet e Lira te Kosovës ;
08. Profesor Ymer BERISHA, emërohet Kryekomandant i UPNDSH-së dhe Kryetar i tërë LËVIZJES NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE, ( zgjedhja e Komandantit Suprem dhe ndarja e Ushtrisë sonë kombëtare ne 5 Divizione si dhe rregullimin disciplinor te ushtrisë sonë ) ;
09. Zgjedhja e Komitetit Qendror të LNDSH-së, kryetar Prof. Ymer Berisha, Nënkryetar: Ajet Gërguri, Sekretar: Gjon Serreçi dhe anëtarët tjerë te K.Q. ;
10. Emërimi i SHTABIT SUPREM TË UPNDSH ne Malet e Kosovës dhe përcaktimi i Zonave 0perative si dhe ristrukturimi i hierarkisë ushtarake : Njësiti më i vogël te quhet :Çetë, kurse sipas zhvillimeve ne terren, mund te krijohen edhe Batalionë, Brigada e deri ne Divizione; si dhe rregullimi disciplinor i Ushtrisë Popullore NDSH-së, Gjygjet disciplinore ne çdo hierarki ushtarake si dhe atij ( Gjyqi) penal ne kuadër te brigadave ;
11. Përcaktimi i Rregullorës për çështjet me rojen, furnizimin me ushtrimin dhe pajisjen e ushtrisë me armatime te nevojshmë ( pritej përgjegjëja e Komisionit te Veçantë te K.Q. te LNDSH-së, qe kishte lidhje me Misionin ushtarak anglo-amerikan ne Tiranë, Shkup, Athinë dhe Romë.
 
       M b y l l j a   e   K o n g r e s i t .
Ky rrefim i shkurtër historik i Lëvizjes sonë kombëtare gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj, ka për qellim që brezave të tashëm dhe atyre qe do të vijnë, t’ua paraqesë pak a shumë, besnikërisht kronologjinë e atyre ngjarjeve më të rëndësishme, në mënyrë që lexuesit ta kuptojnë dhe te mësojnë historinë tonë te idhtë kombëtare, e cila, për një gjysmë shekulli ka qenë e anatemuar. Te mësojmë se si janë bërë përpjekje mbinjerëzore nga patrioti dhe atdhetari më i shquar që ka pasur ndonjëhere Kosova, siç ka qenë profesor Ymer Berisha. Për të shkruar për tërë veprimtarinë e gjithanshme atdhetare të të pavdekshmit prof. Ymer Berisha, nuk mjaftojnë vëllime te tëra librash e jo më te përfshihen te gjitha te bëmat e tij ne një Kumtesë te tillë, te përkufizuar me 0rar pune te kësaj Tribune Përkujtimore të të Djathtës Shqiptare, por sadopak nuk mund te tejkalohet pa u cekë dukshëm angazhimi i Ymer Berishës për strukturimin e një LËVIZJE mbarëkombëtare, ne gjirin e së cilës do te veprojë USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE, siç ishte vendosur ne Kuvendin historik te Dobërdolit, Ndërkohë, prof. Ymer Berisha krijoi lidhje dhe marrëdhënje te mira e vëllëzerore me te gjithë prijsat e Çetave luftarake si dhe me prijës tjerë politik an e kënd Kosovës, u lidh edhe me çetat luftarake te Xhemë Gostivarit, Mefailët e Zajazit, Sylë HOTLIN, me Çeten e Lamë Breznicës, me ate të Bahtir Dumnicës, Shyt Marefcit, Bislim Bajgorës, Ukshin Kovaçicës, Ahmet Selacit etj. Njëkohësisht Ymer Berisha vuri marrëdhënje dhe bashkëpunim me luftëtarët e Lumës, respektivisht me prijsin e BESËLIDHJES SË LUMES, Muharrem Bajraktarin, me Pashuk Kolë Mirakajn e Pukës dhe me Komandantin e Forcave te BESËLIDHJES së MALËSISË DHE TE SHKODRËS, Dr. Mark Gjomarkajn, me te vetmin qellim që gjitha forcat nacionaliste te jenë te bashkuara ne një FRONT te vetmin dhe te krijojnë një Komandë te vetme Supreme, e cila do te prezentojë denjësisht ushtrinë kombëtare shqiptare ne luftë kundër komunizmit dhe kundër sllavizmit.Ndërkohë, Ymer Berisha u lidh edhe me Misionin ushtarak anglez në Tiranë dhe atij i dërgonte raporte te hollësishme duke e njoftuar mbi luften çlirimtare te Forcave Kombëtare ne malet e Dardanisë, dhe i kërkontë z. HADSON ne letrën e datës 22 tetor 1945,qe ky te ndërhyjë te qeveria e tij ne Londër si dhe te ajo e SHBA qe te përkrahin luftën tonë te drejtë, antikomuniste, dhe te na furnizojnë me mjete dhe armatim për me mujtë me përmbysë sa mëpara regjimin gjakatar komunist, dhe instalimin e shtetit demokratik, ashtu siç janë ato te demokracisë perëndimore. Gjatë këtyre përpjekjeve, kur ky, bashkë me Komandantin e Përgjithshëm te UPDSH-së dhe shokun e luftës Ukë Sadikun ishin ne udhëtim e sipër për ne Shqipëri, ndodhi tragjedia e luftës së SIÇEVËS me 12 shtator 1945 ku u vranë luftëtarët më të mirë te Çetës së Ukë Sadikut dhe Ymer Berishës, bashkë me Zëvëndëskomandantin e sajë Shaban Sadikun, vëllaun e Ukës, dhe u plagos rëndë heroina e kombit MARIJE SHLLAKU, cilën, pastaj, me tradhëtinë e disa bukëshkelësave, e zuri OZN-a sllavokomuniste, dhe ashtu te plagosur e dërguan sëpari në Skenderaj e pastaj ne burgun famkeq te Mitrovicës ku e malltretuan kriminelët antishqiptar: Gojko Medenica, Spasoje Gjakoviqi dhe tradhtari i kombit :”Kapiteni Nisim”, alias Nazmi KURSANI qe pastaj ta dërgojnë ne Gjykaten krahinore ne Prizren, ku bashkë me tre atdhetarët shkodran: At Bernard Llupin, Kolë Parubin dhe Gjergj Martinin do te denohen me vdekje për t-u ekzekutuar natën e 24 nëntorit 1946 diku ne paragjet e Prizrenit ku sot e atë dite nuk u dihen varret këtyre heronjve te kombit, ndersa 23 djelmosha, kryesisht nga Peja dhe Prizreni, qe ishin akoma adoshelent dhe nxënës te Gjimnazit te Ultë, u denuan me burgim ne kohëzgjatje te ndryshme, sepse paskan pasë formuar 0rganizaten e Rinisë “BESA KOMBËTARE” dhe paskan botuar revisten ilegale “DRITA E LIRISË”.
 
 Marije Shllaku, për profesor Ymer Berishen ishte një sinonim i krenarisë, trimërisë, mënçurisë, besnikërisë dhe atdhedashurisë së femrës shqiptare. Ishte “Orleana” e Shkodres, ishte “Janica” e Sulit, ishte “Shota” e Drenicës, ishte “Teuta ilire!” Prandaj e nderonte dhe e çmontë këtë vajzë mëtepër se ta kishte motër, dhe ndjeu dhimbje te thellë kur mësoi për fatin e saj tragjik.
 KUSH ISHTE “DURIM VULLNETI”?
 
 Durim Vullneti ka qenë pseudonimi i Profesor Ymer Berishës, me te cilin ky ka nënshkruar disa dokumente me rëndësi te veçantë, cilat disa prej tyre janë ruajtur deri ne ditët e sodit nga besnikët e “Besës Kombëtare” e qe i ka zbuluar publicisti i mirënjohur kosovar Jetish Kadishani.
 
SI NDODHI VRASJA E PROFESOR YMER BERISHËS ?
 Siç dihet deri sot, Ymer Berisha u vra ne fshatin HEREÇ, te Gjakovës me 11 korrik 1946, duke u kthyer me shokët e tij nga një takim qe patën me përfaqësuesit e Rezistencës kombëtare nga Puka dhe Luma dhe me qëllim që të vazhdonin rrugën drejt vendit ku do te mbahet Kongresi i –III-të, apo i –V-të i LNDSH-së, qe te jenë sa më afër vendit te takimit për të mundur të marrin pjesë me kohë. Deri sot qarkullojnë tri versione të kësaj vrasje. Por një fakt është i pakundërshtueshëm, spiuni i OZN-ës, Rexhep Alush Beka, nga fshati Carrabreg i komunës së Deçanit u fut ne radhët e luftëtarëve te Ymer Berishës dhe Ndue Përlleshit, dhe fillimisht u tregua shum aktiv, deri sa e fitoi besimin e plotë të të gjorit profesor, dhe, bile edhe u bë korrieri i tij, kurse letrat qe ia jepte Ymer Berisha për t’i dërguar ne destinacione te ndryshme të bashkëpunëtorëve te vet, ky far korieri, para se t’i dorëzonte ne adresat e caktuara, shkonte dhe ia jepte t’i lexojë 0znashi Gojko Medenica ose Spasoje Gjakoviçi. Këta kriminelë, pasi i lexonin mirë, i fotografonin letrat, sepse asokohe nuk ekzistonin aparatet e fotokopjimit, tani letrën ja jepnin “korierit” e ky e dërgonte ku duhej dhe aty priste me marrë përgjegjen për Profesorin, me te cilën, vepronte ne të njëjten mënyrë si më parë me letren e Ymer Berishës.
 Ne një takim qe kam patur me atdhetarin Istref Sheqa - Hoti, ne Kavajë, me 28 nëntor 1996, me pat treguar, tani veç i ndjeri Xhaxhi Istref, se si ka qenë pjesmarrës i Kuvendit te Lipovicës si dhe, ky bashkë me tre shokë te tjerë, kanë qenë anëtarë te Gjygjit Ushtarak te Kongresit te Lipovicës dhe si i kanë zhvilluar hetimet për fajin dhe shqiptimit te denimit, spiunit jugosllav, njëfarë mbeturine e quajtur Rexhep Alush Beka nga Carrabregu i Deçanit, i cili e pranoi para këtij Gjygji, pasi ja zunë një letër- LEJËQARKULLIMIN e lëshuar nga shefi i Ozn-ës së Kosovës, Spasoje Gjakoviçit, dhe ma ne fund ky tradhtar deklaron: “se me doren time e kam vra Ymer Berishen si dhe deri tash i kam vra mbi 20 shqiptar –armiq te regjimit te ri komunist”... “Tradhtari – tha Xha Istrefi, e mori denimin e merituar dhe shkoi si qeni ne rrush.”... Ndërsa, ne dy librat e botuar kohëve te fundit ne Kosovë, ai i publicistit te mirënjohur Jetish Kadishani, me titull: “NDUE PËRLLESHI, TRIMI I DUKAGJINIT”, e përshkruan ngjarjen tragjike te vrasjes së Ymer Berishës sipas të dhënave autentike te dëshmitarëve që akoma janë gjallë, por është diçka, që mua, si gjurmues i kësaj historie tragjike, po me mundon shum kohë, rasti i mësuesit gjakovar FEHMI KURA,ku z. Kadishani, sipas dëshmitarëve, thotë se Ndue Përlleshi ja ka dhënë çanten e Prof. Ymer Berishës, ne te cilën ka qenë DITARI i tij i Luftës, si dhe disa libra e materiale tjera, duke i thënë: “Merre këtë çantë se ti je mësues e ndoshta din me e dëshifruar Ditarin e Profesorit qe e ka shkruar te shifruar dhe me një dorëshkrim fare te pakuptueshëm per të tjerët”...- dhe shton: se aty Fehmi KURA u nda prej Ndue Përlleshit dhe shokve te tjerë dhe u nis drejt Gjakovës, ku jo shum larg, ra ne pritë te partizanëve dhe ata e vranë duke menduar se është Ymer Berisha ne bazë te çantës së Ymerit qe e kishte me vete”... Ndërsa per të njëjtin rast e te njëjtën ngjarje, Prof.dr. Islam Dobra, ne librin e tij: “Profesor Ymer Berisha, Kryetar i Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare dhe Komandant i Ushtrisë Popullore për Kosovë dhe Maqedoni Perëndimore”, ne faqen 205 të këtij libri, dukë përshkruar vrasjen e Ymer Berishës, qe pak a shumë përputhet me përshkrimet e bëra nga z.Kadishani, ky, ne vend te mësuesit FEHMI KURA, përmend mësuesin SAMI PURA, i cili, sipas disa versioneve, ky far Samiu nuk paska qenë i pastërt dhe dyshohet se ky nuk u vra atë ditë, siç thekson Kadishani, por i qenka dorëzuar vet organeve te ndjekjes dhe se “Sot e ate dite, nuk e ka parë askush, as te gjallë e as te vdekur, pa xhenaze, pa varr, pa nishan...”. Kurse ne kujtimet e z. Skënder Berisha, djalit te komandantit Ukë Sadikut, thuhet se atë çantë me ato dokumenta e ka marrë Uka dhe e ka pas fshehur diku afër një lisi, ne dhe, dhe sot nuk e di askush se ku mund te ketë qenë ky vend, sepse koha e ka bërë të veten dhe ai Ditar ka humbur, që sigurisht per brezat e ardhshëm dhe sidomos per historinë tonë kombëtare dhe historianët kishte me pas një vlerë jashtzakonisht te madhe, sepse, sigurisht se ka pasë te dhëna te sakta e me rëndësi te veçante. Sidoqoftë, Profesor Ymer Berisha ka vdekur siç vdesin trimat dhe luftëtarët ne mision per bashkimin e forcave kombëtare, dhe sot nuk i dihet varri i saktë, pasiqe okupatorët dy here e varrosen dhe e çvarrosen, që per te treten here, natën, hajdutçe, siç e kanë zanat vetëm kriminelët e çveshur nga çdo ndjenje njerëzore, shkuan e nxoren kufomen nga ai varr dhe e treten ose e humbën dhe që sot e atë ditë nuk dihet se ku pushojnë eshtrat e këtij martiri. Mirëpo ka mbetur e gjallë IDEJA e TIJ çlirimtare, ide të cilën me besnikërinë më të madhe e ka ndjekur dhe do ta ndjekë deri në frymën e fundit BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE, trashëgimtarja e vetme legjitime e Organizatës “BESA KOMBËTARE”. Dhe kjo BESËLIDHJE, si subjekt politik, deri më sot, në të gjitha aktivitetet e saj gjithmonë është prirë nga PARIMET THEMELORE dhe BETIMIT, të trashëguara nga i pavdekshmi Profesor Ymer Berisha dhe bashkëluftëtarët e tij, trima e besnikë, që dhanë jetën e tyre në Altarin e Lirisë për pavarësinë dhe tërësinë e trojeve etnike shqiptare. Besëlidhja jonë e mori këtë emër me 16 gusht 1972, kur u shkrinë në Një, gjashtë Organizata politike ilegale të Kosovës dhe të Maqedonisë Perëndimore dhe aty u vendos që ky UNIZIM i këtyre forcave patriotike-politike të pagëzohet me emrin e përcaktuar qysh nga heroi dhe strategu ynë, Ymer Berisha, e ai emër ishte: BESA (BESËLIDHJA) KOMBËTARE, duke ia shtuar edhe VIRTYTIN dhe PËRKATËSINË, pra: DEMOKRATIKE SHQIPTARE. Kjo Besëlidhje, që nga ristrukturimi i saj më 1972, ne Kosovë nuk pati shans të veprojë për shkak të ndjekjeve dhe persekutimeve të bëra nga pushtetmbajtësit gjakpirës, por aktivitetin e saj politik dhe patriotik e shtriu në diasporë, sidomos në Europën Përendimore, ku edhe luajti një rol shumë të rëndësishëm, duke i treguar botës se shqiptarët që jetojnë në robëri, tani të ish-Jugosllavisë, nuk janë terroristë, por janë të okupuar e të shtypur barbarisht dhe kërkojnë që të lirohen nga këto pranga te robërisë. Po ashtu, e kemi bindur Perëndimin se nuk janë kosovarët të gjithë marksistë-leninistë, siç na akuzonte Beogradi, por shumica dërmuese, gati 95% e luftëtarëve të lirisë jemi NACIONALISTË, ndërsa pas luftës heroike të UÇK-ës dhe ndërhyrjes së NATO-s me 1999-ën, në Kosovë, u vërtetua se as 5% e Luftëtarëve nuk i takojnë asaj ideje kobzezë, pra marksizëm-leninizmit. Sot ne Kosovë janë shtuar shumë parti politike dhe Shoqata, 0rganizata qeveritare e joqeveritare etj., por për çudi, janë të pakta ato rryma që kanë një Program të PËRAFËRT, sepse identik jo se jo, me atë të BESËLIDHJES KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE e cila ka si parim kryesor: RIBASHKIMIN E TROJEVE ETNIKE SHQIPTARE. Politikanët tanë ne Kosovë, përt të mos i prishur marrëdhëniet e tyre të mira me UNMIK-un dhe KFOR-in nuk kanë dëshirë ta zenë në gojë KËRKESEN E PËRHERSHME të popullit për liri, demokraci, ribashkim kombëtar, sepse ata duhet t’i përmbushin 8 Pikat e STANDARTEVE për të fituar pushtetin, kurse ÇLIRIMIN dhe RIBASHKIMIN E TROJEVE ETNIKE as që e përmendin, duke e quajtur edhe herezi një kërkesë të tillë.
 
Ajo më tragjikja që sot shfaqet anë e kënd Kosovës, është neglizhenca e Organeve qeverisëse të Kosovës që asnjë prej tyre nuk u kujtua t’a ndriçojë figurën e ndritshme të Profesor Ymer Berishës. Sot në Kosovë ndahen medalje e mirënjohje në baza partiake e jo në baza të merituara kombëtare. E kush ka qenë më i merituar se sa Ymer Berisha? Pse sot në kryeqytetin e Kosovës, por edhe në asnjë qytet tjetër, asnjë shesh nuk e mban emrin e këtij Heroi ? Askund në Kosovë nuk gjendet një përmendore, se SHTATORE, jo se jo, e Ymer Berishës (!?...). SA rrugë në qytetet e Kosovës mbajnë emrin e Ymer Berishës, Ukë Sadikut e të MARIJE SHLLAKUT?!. As vendvarrimi i parë i Ymer Berishës në fshatin HEREÇ të Gjakovës nuk u shënua, së paku me një pllakë përkujtimore!?. I gjori Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë popullore Demokratike Shqiptare! Pse vallë kështu!? A nuk është mëkat që turpin po e mbulojmë me heshtje! Kur e qysh do t’ia lajmë BORXHIN këtij VIGANI, që në moshën 34 vjeçare dha jetën për lirinë dhe pavarësinë e atdheut – DARDANISË ILIRE. A do të kontribuojë kjo Tribunë e sotme që t’i zgjojë ndërgjegjiet e fjetura të atyre që duhet ta lajnë borxhin në mënyrë simbolike e kombëtare. Uroj që të jetë kështu siç dëshirojmë, jo vetëm unë, si ushtar i përvuajtur i Idesë së Tij të lartë, të dlirtë dhe humane, por i të gjithë atyre shqiptarëve atdhetarë kudo që janë. Uroj që brezat e ardhshëm të mësojnë të vërtetën reale mbi veprimtarinë kolosale të Komandantit legjendar të Maleve Dardane, DURIM VULLNETIT, alias Ymer BERISHA, politikan, strateg, ushtarak, filozof, gjuhëtar, historian, gjeograf, arkeolog, e mbi të gjitha: NJERI HUMAN.
 
LAVDI EMRIT DHE VEPRËS SË HEROIT KOMBËTAR PROFESOR YMER BERISHËS!
 
E m i n F A Z L I J A
alias
EMIL KASTRIOTI, kryetar i BESËLIDHJES KOMBËTARE
DEMOKRATIKE SHQIPTARE - B.K.D.SH.
 
 
Ora
 
Data
 

Web design tools, Small Website Calendar, ArtDigitalDesign.com

Lajmet
 
Vizitorë
 
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden