Lidhja e Prizrenit
Lidhja e Prizrenit
 
Lidhja u formua pas Traktatit të Shën Stefanit, i cili iu kishte dhënë tokat shqiptare Bullgarisë, Malit të Zi dhe Serbisë pas Luftës Ruso-Turke të vitevete ashtuquajtur Kriza Lindore 1877-1888. Prijësit shqiptarë nga Peja, Gjakova, Gucia, Luma, Dibra dhe Tetova u takuan në një qendër të Vilajetit të Kosovës që sot gjendet në Maqedoni, për të diskutuar rezistencën. Italia përkrahu një komitet italo-shqiptar për të zgjeruar nacionalizmin shqiptarë dhe fituar aleatë në Ballkan, kurse Porta e Lartë bëri të njëjtën me Komitetin Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave Shqiptare në Stamboll më 1877. Anëtarët e Komitetit ishin Sulejman Vokshi, Zija Prishtina, Sami Frashëri, Jani Vreto, Pashko Vasa, dhe Abdyl Frashëri. Manifesti i këtij komiteti u bë statusi i Lidhjes.
 
Lidhja Shqiptare e Prizrenit u mendua si një organizatë politiko-ushtarake që do ti ndihmonte shqiptarët për të fituar përkrahje ndërkombëtare, megjithëse së pari si regjion autonom. Traktati i Shën Stefanit u zëvendësua nga Traktati i Berlinit pas ndërhyrjes së Austro-Hungarisë dhe Britanisë. Edhe Traktati i Berlinit iu ndau tokat shqiptare fqinjëve Ballkanikë. Në korrik 1878, bordi 60 anëtarësh i Lidhjes, i udhëhequr nga Abdyl Frashëri, iu dërgoj një letër Fuqive të Mëdha në Kongresin e Berlinit, duke kërkuar zgjidhjen e çështjeve shqiptare pas luftës Ruso-Turke. Memorandumi u injorua nga Kongresi, i cili iu japi tokat shqiptare Serbisë dhe Malit të Zi. Lidhja brengosej se shqiptarët do të humbnin edhe Epirin ndaj Greqisë, prandaj edhe organizuan rezistencë të armatosur në Janinë, Guci, Shkodër dhe Prizren. Rezistenca ishte e fuqishme sa për të ndryshuar kufijtë e vendosur nga Forcat e Mëdha dhe për të kthyer disa prej tokave të humbura, megjithëse disa toka iu dorëzuan prapë se prapë Greqisë më 1881. Lidhja e Prizreni kishte 16,000 anëtarë të armatosur nën kontroll të cilat ia kthyen armët forcave të Sulltanit të Perandorisë Osmane pas nënshtrimit të saj në Kongresin e Berlinit dhe urdhrit të saj për shpërbërjen e Lidhjes nga frika se shqiptarët do të kërkoni pavarësi të plot. Forcat shqiptare arritën të vrasin Mehmet Ali pashën (tek shqiptarët i njohur si Maxhar Pasha) në Gjakovë në gusht 1878. Lidhja morri kontrollin nga forcat e sulltanit në qytetet e Vushtrrisë, Pejës, Mitrovicës, Prizrenit, dhe Gjakovës. Lidhja hodhi poshtë autoritetin e sulltanit dhe kërkoj ndarje të plotë nga Perandoria Osmane. Perandoria Osmane dërgoj prapë 15 batalione të rregullta osmane në krye me Dervish Pashën(Ahmet Muhtar Pasha), të cilat u stacionuan në Pejë, Gjakovë dhe Prizren në prill të 1881-ës. Më këtë ai i kishte shkëputur furnizimin frontit në Plavë e Guci. Pasi që forcat osmane nuk dëshronin të i ndihmonin malazezët më shumë edhe përkundër presionit të Rusis, forcat e lidhjes mbesin të pa furnizuara në front kundrejt forcave malazeze.
 
 
Ora
 
Data
 

Web design tools, Small Website Calendar, ArtDigitalDesign.com

Lajmet
 
Vizitorë
 
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden